6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 1397

Osmani në Kroaci sot i adresohet komunitetit shqiptar

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Zoran Milanoviq sot vazhdon ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kroaci.

E para e vendit sot do të bëjë dekorimin e tre personaliteteve të shquara. Ceremonia do të mbahet në Ambasadën e Kosovës në Kroaci.

Po ashtu Osmani do të ketë një bashkëbisedim me studentët e Libertas University me temën “Udhëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: “Çfarë vjen më pas”?.

Në qytetin e Karlovacit, ajo do të ketë një vizitë në një fabrikë të armëve, raporton RTKlive.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  do të vizitojë edhe statujën e Nenë Terezës.

Në fund të agjendës së takimeve dhe aktiviteteve, Osmani do të ketë takim me komunitetin shqiptar në Kroaci, ku presidentja do t`ju adresohet komunitetit shqiptar.rtk

Vendoset pllaka përkujtimore në shtëpinë e heroit Xhevat Berisha

0

Ndër goditjet e para që regjimi serb i dha shqiptarëve të Kosovës në vitet e ’90-ta, ishte përpjekja për shkatërrimin e arsimit shqip, duke i dëbuar nxënësit e mësimdhënësit nga objektet e shkollave.

Në atë kohë, shumë shqiptarë ndërmorën aktin e rrezikshëm të shndërrimit të shtëpive në shkolla, të cilat më pas ishin edhe objekt i sulmeve serbe dhe mësimi u zhvillua në kushte shumë të vështira.

 

 

Sot, u vendos pllaka përkujtimore në shtëpinë e heroit të Kosovës, Xhevat Berisha, e cila shërbeu në kohërat më të vështira të kombit si shkollë, për ta ruajtur gjallë arsimin shqip.

Gjithashtu, pllakë u vendos në shtëpinë e familjes Fejzullahu në Lagjen e Trimave dhe në Xhaminë e Terxhuman Iskenderit (Dragomanit) në Lagjen Kurilla, që u shfrytëzuan për mësimin e nxënësve shqiptarë.

 

Mbi 200 pllaka përkujtimore Komuna e Prizrenit do t’i vendosë në shtëpitë që mundësuan realizimin e misionit më fisnik të popullit, arsimimin e tij.

 

“Me krenari sot kujtojmë këto shtëpi-shkolla, që edhe pse në kohëra okupuese dhe të vështira, prodhuan profesionistë të të gjitha fushave të cilët kontribuojnë në paqë në zhvillimin e shtetit tonë”, u shpreh kryetari Shaqir Totaj.

 

Çfarë ndodhi sot në Prizren, policia jep informacione për viktimën dhe të dysharit për “vrasjen në tentativë”

0

Policia ka dhënë detaje për “vrasjen në tentativë” të ndodhur sot në rrugën ‘’Transiti i vjetër’’ në Prizren.

Policia njofton se pas një zënke në mes të viktimës mashkull kosovar shqiptar, viti i lindjes 1966 dhe të dyshuarve Sh.M. (viti i lindjes 1993) dhe D.M. (viti i lindjes 1991), dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka arrestuar dy të dyshuar.

Lidhur me rastin është konfiskuar një revole dhe gjashtë fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me  datën 10.10.2023 rreth orës 14:30 Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘’Transiti i vjetër’’ në Prizren pas një zënke në mes të viktimës mashkull kosovar shqiptar, viti i lindjes 1966 dhe të dyshuarve Sh.M. (viti i lindjes 1993) dhe D.M. (viti i lindjes 1991), dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është stabile.

Zyrtarëve policor kanë arrestuar dy të dyshuarit e lartëcekur dhe në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një (1) revole e tipit Cervena Zastava e kalibrit 7.65 mm dhe gjashtë (6) fishekë të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën.

Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante të cilat kanë në vendin e ngjarjes, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vrasje në tentativë’’.

Plagoset një person në Prizren

0
Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prizren.
Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren.

Gashi tha se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

Ai theksoi se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit dhe gjashtë copë fishekë.

“Rasti ka ndodhur në rrugën tranzitore. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe tani po trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren”, tha Gashi.

“Rasti po cilësohet si “Vrasje në tentativë”, theksoi ai.

Heqja e masave nga BE, Stano: Ende s’ka ndodhur deeskalimi kuptimplotë

0

Bashkimi Evropian thekson se masat ndaj Kosovës s’janë hequr pasi ende s’ka ndodhur deeskalimi kuptimplotë.  Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se shtetet anëtare ende nuk kanë parë mjaftueshëm hapa nga Kosova për “një deeskalim kuptimplotë”, dhe kjo është arsyeja pse masat janë ende në fuqi.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano në konferencë për media, ka theksuar se palët duhet t’i kthehen dialogut dhe se nuk ka rrugë tjetër. Stano ka thënë se qysh në fillim është thënë se masat mund të vendosen ndaj të dyja palëve e po ashtu se masat janë fleksibile dhe mund të hiqen nëse shihet e nevojshme.

Sa i përket hetimit për sulmin në Banjskë ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u lënduan policë tjerë të Kosovës, Stano, ka thënë se po presin rezultatin përfundimtar të hetimeve. Ai ka ripërëritur se BE-ja pret  bashkëpunim të plotë e të pakusht të Serbisë”.

“Se si do ta bëjë këtë, mbetet te Serbia që të vendosë. Ka shumë rrugë të mundshme. Partnerët tanë në Serbi e dinë se çfarë duhet dhe çfarë pritet të bëjnë”, ka theksuar  Stano.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e kaluar ka thënë se mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës të vendosura nga BE-ja.RTKLive

Prizreni 13 vjet me Universitet – 62 vjet me arsim të lartë

Prof.dr. Xhafer Beqiraj

Historiku i shukrtër i Universitetit “Ukshin Hoti”

Ky qytet i lashtë i kulturës shqiptare, që nga viti 1961, me iniciativën e organeve të atëhershme për arsim, vendosi themelet e institucionit të parë të Shkollës së Lartë Pedagogjike. Kjo ishte dhe mbetet një ngjarje e shënuar në jetën shoqërore, politike, kulturore dhe arsimore të Prizrenit dhe të mbarë Kosovës, sepse kjo Shkollë luajti një rol të madh në përgatitjen profesionale të kuadrave për arsimin parauniversitar anë e mbanë Kosovës e më gjerë. Ish-Shkolla e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” funksionoi deri në vitin 2002, pas këtij viti u transformua në Fakultetin e Edukimit në kuadër të Universitetit të Prishtinës, dega në Prizren.

Kurse me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, më datën 09 tetor 2009, themelohet Universiteti “Ukshin Hoti”, Universitet i dytë publik në Republikën e Kosovës. Universiteti filloi me gjeneratën e parë të studentëve në vitin akademik 2010/11, përkatësisht më 01 tetor 2010.

Ideja fillestare për themelimin e Universitetit ka lindur si nevojë e domosdoshme e kërkesës së tregut rajonal të Prizrenit për përgatitjen e specialistëve në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm, si në: edukim, gjuhësi, teknologji informative, biznes e menaxhment ndërkombëtar, agrobiznes, shkencat e pyjeve, juridik dhe në fusha të tjera. Programet studimore janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë dhe me përkrahje kombëtare e ndërkombëtare, këto programe të studimit janë në koherencë me trendet e fundit të zhvillimit akademik europian.

Studentët të cilët vijojnë studimet në këtë Universitet vijnë nga rajoni i Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Sharrit, dhe nga rajonet e tjera të Republikës së Kosovës dhe nga disa vende të Shqipërisë së Veriut.

Aktualisht, Universiteti përbëhet nga gjashtë fakultete në të cilat organizohen 21 programe të studimeve, në dy nivele (baçelor dhe master). Njëkohësisht, brenda një periudhe afatmesme, Universiteti planifikon të hapë edhe programet e studimeve të doktoratës, të këshilluara dhe të financuara nga BE-ja. Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi, Universiteti është pjesë e projekteve ndërkombëtar të ndryshme me përkrahjen e donatorëve të huaj nga BE-ja, SHBA-të dhe Turqia.

Universiteti, përveç programeve studimore në gjuhën shqipe, u ofron studentëve edhe programe studimi në gjuhën turke dhe boshnjake. Diversiteti gjuhësor i programeve studimore e bën Universitetin tonë unik dhe njëherazi të krahasueshëm me universitetet e tjera në Kosovë e më gjerë.

Universiteti ka themeluar Qendrën e Karrierës dhe të Alumnit, e cila ka n? fokus krijimin e urës lidhëse ndërmjet punës akademike dhe tregut të punës, përmes orientimit, këshillimit dhe zhvillimit profesional të studentëve.

Stafi akademik i Universitetit ka përgatitje të lartë akademike dhe integritet të lartë etik dhe profesional. Ata marrin pjesë në mënyrë aktive në kongrese, konferenca, seminare dhe në punëtori kërkimore-shkencore. Po ashtu, stafi akademik i Universitetit “Ukshin Hoti” është edhe bashkorganizator i konferencave shkencore rajonale dhe ndërkombëtare.
Për të avancuar punën kërkimore-shkencore, në kuadër të njësive akademike të Universitetit, parashihet themelimi i Instituteve kërkimore-shkencore.

Universiteti ofron shërbime këshilluese dhe ekspertiza profesionale për komunitetin e biznesit dhe organizatat e tjera publike dhe private. Këto shërbime ofrohen në kuadër të Qendrës për Inovacion dhe Punësim. Kjo qendër funksionon në kuadër të Universitetit, me përkrahjen e projektit Erasmus+. Kontributi në komunitet i Universitetit është jetik për zhvillimin e tij. Për këtë qëllim janë themeluar Bordet Këshillëdhënëse Industriale, në kuadër të së cilës njësi akademike. Bordet Këshillëdhënëse Industriale u shërbejnë njësive akademike të Universitetit për komunikim dhe ndërveprim me komunitetin rajonal të biznesit dhe më gjerë. Për më tepër, Universiteti do të kontribuojë aktivisht me kapacitet e veta akademike në përmbushjen e misionit të “Parkut Gjermano-Kosovar të Inovacionit dhe Trajnimeve” në qytetin e Prizrenit. Misioni i themelimit të këtij parku parasheh bashkëpunimin me njësitë akademike, si me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit etj.

Në Universitetin tonë, numri i përgjithshëm i punonjësve – i stafit akademik dhe administrativ – sillet rreth 200. Numri i studentëve aktivë është rreth 3.500, kurse 6.413 janë jo aktivë. Që nga viti 2010 deri më sot kanë diplomuar 6.885 studentë, ndërsa janë regjistruar 25.000 studentë. Në vitin akademik 2023-2024 në Universitetin “Ukshin Hoti” janë pranuar gjithsej 1.245 studentë.
Misioni

Universiteti “Ukshin Hoti” është institucion akademik e konkurrues i orientuar në ofrimin e edukimit cilësor, duke zhvilluar kërkime shkencore dhe duke kontribuar në inovacion, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe të komunitetit në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.

Vlerat
Vlerat mbi të cilat është hartuar Plani Strategjik i Universitetit për periudhën 2020-2024 udhëhiqet në drejtim të përmbushjes së misionit dhe vizionit të tij. Universiteti ynë promovon vlerat universale, grupore dhe individuale, si në vijim:
• Lirinë e shprehjes dhe të punës akademike-shkencore, në mënyrë që të sigurohet shprehja e mendimit ndryshe;
• Ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në procesin e edukimit dhe të punës kërkimore-shkencore;
• Konkurrencën brenda Universitetit si vlerë e shtuar e zhvillimit akademik dhe shkencor;
• Transparencën dhe lirinë e shprehjes e të mendimit kritik;
• Kohezionin me kërkesat e tregut të punës;
• Meritokracinë si vlerë universale e njohjes së kontributeve individuale dhe grupore;
• Diversitetin linguistik, etnik dhe kulturor, si vlerë e shtuar burimore nga makromjedisi i rajonit të Prizrenit;
• Barazinë sociale dhe gjinore si vlerë e fuqizimit të shtresave sociale dhe fuqizimit të rolit të gruas;
• Qëndrueshmërinë financiare nëpërmjet përkrahjes së burimeve për financimin e punës së Universitetit;
• Bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin e biznesit në nivel të rajonit të Prizrenit, në shkallë nacionale dhe më gjerë.

Universiteti “Ukshin Hoti” edhe pse numëron 13 vjet veprimtari, ka arritur të ecë krahë për krahë me universitet e tjera të vendit tonë e më gjerë dhe jo rastësisht konsiderohet Universiteti i dytë në vend.

Besojmë shumë se objektivat e planit strategjik për zhvillimin e mëtutjeshëm të Universitetit “Ukshin Hoti” do t’i arrijmë vetëm me punë, angazhime sistematike, me bashkëveprim e seriozitet, duke filluar nga stafi akademik, stafi administrativ e deri te sukseset e studentëve tanë. Jemi të vetëdijshëm se vetëm kështu e nderojmë e emrin e Profesor Ukshin Hotit, emrin e të cilit me krenari e bart Universiteti ynë, vetëm kështu e nderojmë qytetin historik të Prizrenit dhe këtë tempull të dijes së Republikës së Kosovës.
Prizren, 09.10.2023

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Melinda thumbon keq Dafinën: Ti veç…

0

Situata e krijuar mes Dafinës, Sarës dhe ish partnerit te dikurshëm të këngëtares Ledri Vula, ka bërë buj të madhe në media rozë.

Andaj ndjekësi aluduan se as këngëtarja Melinda Ademi nuk e la pa e komentuar, e cila padyshim ia tha troç Dafinës me një koment ku shprehet “Ti veç feministe sje”.

Duke se në trekëndëshin e krijuar mes personave të përmendur më larg, për një tekst të njëjtë të këngëve, Melinda mbështet Sarën e Ledrit.

Megjithatë, Melinda ende nuk ka marr ndonjë kundërpërgjigje nga asnjëra palë, të paktën publikisht!

Dritan Goxhaj nuk do të ekstradohet në Hagë

0

Gjykata e Apelit ka refuzuar ekstradimin e Dritan Goxhajt në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjyqtari i Apelit ka vendosur njëkohësisht shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Vendimi për ekstradimin është ankimuar nga avokati i Goxhajt, Ardian Visha. Ish-ushtari i UÇK është akuzuar për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë.

Cristiano Ronaldo ‘informon’ Al Nassr dhe Portugalinë për planet e pensionimit

0

Cristiano Ronaldo ka informuar Al Nassr dhe Portugalinë për planet e tij të pensionimit, thuhet në një raport nga mediat spanjolle.

Në janar, kur Ronaldo u largua nga Manchester United për në Ligën Pro Saudite, shumë supozuan se karriera e pesë herë fituesit të Topit të Artë do të përfundonte në Gjirin Persik.

Megjithatë, 38-vjeçari, i cili ka shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asistime në tetë paraqitjet e tij në Arabi këtë sezon, duket se nuk ka plane të pensionohet së shpejti.

Sipas botimit spanjoll “Cadena COPE” Ronaldo i ka thënë Al Nassr se do të dëshironte të nënshkruante një zgjatje të kontratës deri në vitin 2027, kur do të jetë në fillim të të dyzetave.

Kjo marrëveshje do t’i lejonte atij të luante për vendin e tij në një tjetër Kupë Bote, e cila do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika në vitin 2026.

Ronaldo kishte treguar më parë se do të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar pas Kampionatit Evropian të verës së ardhshme. Ai ka bërë tashmë 201 paraqitje për Portugalinë, duke shënuar 123 gola.

Sidoqoftë, nëse ai do ta zgjaste karrierën e tij futbollistike deri në “fillim të vitit 2027”, kur do të jetë 41 vjeç, Ronaldo do të kishte një mundësi tjetër për të një Kupë Bote, një trofe i madh që mungon në kabinetin e portugezit.

Duke folur me gazetarët në korrik, Ronaldo njoftoi planet për të zgjatur karrierën e tij të paktën deri në vitin 2024, duke këmbëngulur se ai kishte ende diçka për të provuar.

Kur u pyet për të ardhmen e tij ndërkombëtare, ikona e Portugalisë tha përmes “Record”: “Unë gjithmonë kam diçka për të provuar, kur nuk kemi asgjë për të provuar, kjo është një shenjë se ne kemi vdekur në jetë”.

“Çdo vit kam gjithmonë diçka për të provuar. Duke provuar se mund të jap një shembull të jetëgjatësisë, në moshën 38 vjeç e gjysmë, mendoj se do të bëj akoma gjëra shumë interesante. Çfarë? Gola, asistime, përgatitje e mirë në përzgjedhje, duke pasur një fazë të mirë kualifikuese, një kampionat të mirë evropian dhe duke vazhduar të bëj atë që kam bërë në karrierën time 21-vjeçare”.

“Do të vazhdoj ta shijoj në të njëjtën mënyrë. Unë ende ndihem i dobishëm dhe mirë. Po vazhdon të shijoj futbollin, gjë që më pëlqen më shumë”, përfundoi ish-ylli i Real Madrid-it.Albanian Post

Turqia sot do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë

0

Nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia. Për këtë sot do të bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Uluta?.

Ndërrimi komandës bëhet në Camp Film City.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me forca ushtarake. Turqia do ta marrë përsipër drejtimin e komandës në kohën e trazirave të Kosovës me Serbinë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, raporton RTKlive.

Ditë më parë Bloomberg shkruan se Turqia ka marrëdhënie me të dyja palët, pasi ka zhvilluar lidhje tregtare me Serbinë, ndërkohë që ka furnizuar me drone luftarake aleaten, Kosovën