Heqja e masave nga BE, Stano: Ende s’ka ndodhur deeskalimi kuptimplotë

Bashkimi Evropian thekson se masat ndaj Kosovës s’janë hequr pasi ende s’ka ndodhur deeskalimi kuptimplotë.  Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se shtetet anëtare ende nuk kanë parë mjaftueshëm hapa nga Kosova për “një deeskalim kuptimplotë”, dhe kjo është arsyeja pse masat janë ende në fuqi.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano në konferencë për media, ka theksuar se palët duhet t’i kthehen dialogut dhe se nuk ka rrugë tjetër. Stano ka thënë se qysh në fillim është thënë se masat mund të vendosen ndaj të dyja palëve e po ashtu se masat janë fleksibile dhe mund të hiqen nëse shihet e nevojshme.

Sa i përket hetimit për sulmin në Banjskë ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u lënduan policë tjerë të Kosovës, Stano, ka thënë se po presin rezultatin përfundimtar të hetimeve. Ai ka ripërëritur se BE-ja pret  bashkëpunim të plotë e të pakusht të Serbisë”.

“Se si do ta bëjë këtë, mbetet te Serbia që të vendosë. Ka shumë rrugë të mundshme. Partnerët tanë në Serbi e dinë se çfarë duhet dhe çfarë pritet të bëjnë”, ka theksuar  Stano.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e kaluar ka thënë se mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës të vendosura nga BE-ja.RTKLive

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit