7.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 1398

Moti sot, diell e vranësira

0

Sot moti në Kosovë pritet të jetë me diell, por edhe me vranësira të shpërndara.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës

së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi”, thotë Instituti Meteorologjik i Kosovës.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius”.

Në Gjakovë dhe Prizren do të arrijnë maksimalet, 24 Gradë Celsius.

Ndërkaq, në Dragash do të jetë minimalja, 6 gradë Celsius.

‘N’mot shihemi në Prizren’: Fashistët serbë ekzaltohen me sulmin e terroristëve të Hamasit në Izrael

0

Grupe të ndryshme fashiste serbe kanë nisur propagandën të solidarizimin me terroristët e Hamas me retorikën ultra anti-perëndimore e anti-demokratike, transmeton Gazeta Metro.

Kjo retorikë vërehet në ngjashmërinë me propagandën ruse që shtyn një aleance anti-perëndimore mes myslimanëve gjoja të keqtrajtuar nga Perëndimi.  Të njëjtën taktikë propaganduese të ngjashme e ka përdorur federata ruse në territoret e saja si në Çeçeni për të vendosur pushtete diktatoriale më pas e që këto ditë shfrytëzohen si mish për plumba në frontet e tyre.

Ngjarjet e fundit në Naghorno-Kharabak ku Rusia tentoi të paraqesë si një konflikt ku armenët ortodoks u sulmuan nga azerbajxhanasit myslimanë pa iu kthyer fare faktit se ishte pikërisht Rusia që kishte nxitur konfliktin dhe detyruar Armeninë të sulmojë e aneksojë konfliktin kufitar në vitet e 90’ta për llogari të veta. Në të njëjtën kohë bashkëpunimi i Rusisë me Azerbajxhanin në sferat e tjera, posaçërisht ekonomike është në nivelin më të lartë.

Propaganda e ruse në rajone të tjera përshtatet duke iu shmangur përcillet edhe më një thirrje të një pan-sllavizmi të krishterë ortodoks që gjoja na qenka në rrezik të zhdukjes nga influenca kulturore perëndimore. I vetmi vend në botë ku Rusia ka baza ushtarake është në Siri ku i ndihmojnë një pushteti vrastar aleat të Iranit që kreu gjenocid mbi popullatën e vet me helme kimike, derisa mbështetë një regjim shiitë myslimanë që vret myslimanë suni në vende të tjera islamike, si në Siri, Jemen dhe Liban, a gjoja se po i ndihmojnë myslimanëve suni në Palestinë, kur rezultati tregon që kanë arritur të kthejnë gjithë bashkësinë ndërkombëtare kundër tyre, duke dëmtuar rëndë kauzën e një shteti palestinez.

Kriza e fundit në Izrael ku dora e Iranit dihet hapur e taktika ruse e rrenave për të nxitur urrejtjen perëndimore për të hapur një front të ri për llogari të veten shihet qartë.

Në Serbi tolerohen dhe kopjohen influenca të tilla malinje ruse megjithëse dihen dhe iu janë kërkuar masa të shtuara nga BE dhe SHBA. Së fundi vet kreu i agjencisë së inteligjencës së Serbisë, BIA, Aleksandar Vulin, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo shumë kohë më parë ishte sanksionuar edhe Milorad Dodik në Republika Serbe që hapur lartëson presidentin rus Putin.

Influenca e qasja e tillë ruse është vërejtur ë fundi edhe në Mal të Zi kur religjioni keqpërdoret për të nxitur urrejtje ndëretnike për përfitime gjeo-politike. Më 2016’në në Podgoricë pati tentim të dështuar grusht shteti ku ishin të përfshirë agjentë rus të agjencisë famëkeqe të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU. Kjo ngjarje e dështuar ndodhi pak kohë pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Pas forcimit të krahut pro-serb dhe benefiteve politike, ekstremistët e kësaj qasjeje në Serbi janë zëvendësuar nga figura në dukje më të moderuar se të mëparshmet në Mal të Zi që iu duheshin për qëllime elektorale. Në këtë ndërhyrje në Mal të Zi kanë ndihmuar edhe partitë myslimane në Serbi, ato në Novi Pazar që në përçarjen e tyre kanë benefite nga pushteti me koalicione me partinë në pushtet.  Kjo është vërejtur së fundi me ndasitë në rajonin e Sanxhakut në Serbi ku dy krahë politik të minoriteteve janë të përçarë dhe ndihmohen në këtë përçarje edhe nga influenca ruse indirekt e me donacione nga fondacione të diktatorit çeçen Ramzan Kadirov, aleat i ngushtë i Putin që kryen punët e pista për të.

Inkursioni i fundit në Kosovë nga njësiti i konsiderueshëm paramilitar serb përputhet në veprimtari me operacionet e flamujve të rremë e orkestruar për të shkaktuar kriza ndërfetare e ndëretnike që janë parë në rajone me popullatë të përzier e me potencial të shkaktimit të krizave.

“Urra Palestina! Vitin e ardhshëm në Prizren”

Serbia shpesh është akuzuar dhe i është bërë presion që të rreshtohet krah forcave demokratike botërore por ka vazhduar me politikën e ashtuquajtur të neutralitetit, të ngrënies me dy lugë e ulur në dy karrige. Ishte ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, që me të marrë detyrën e herën e fundit si kryediplomat kishte deklaruar se ‘nuk i lëshojmë dorën atyre që po na shpëtojnë nga gremina, pa na e zgjatur dikush tjetër’.

Organizata të tilla në ekstreme të shoqërisë serb megjithëse dënohen në publik nga shteti serb asnjëherë nuk janë penguar në fillet e organizimit por janë ndaluar vetëm në periudha kur ishte në benefit të partisë dhe figurës së presidentit serb Vucic, kur i duhej të paraqitej si pala konstruktive dhe e moderuar në Serbi. Aktiviteti i tillë shpejt shuhej për t’u riaktivizuar kur është në benefit të pushtetit të tanishëm serb.

Serbisë kohëve të fundit iu është bërë e qartë se nevojitet të distancohet nga fashizmi pan-sllav, serb dhe influenca malinje në rajon. Kjo nuk është dëshmuar ende me hapat e duhur që edhe i janë përcaktuar. Ende vazhdohet me pretendimet se Kosova na qenka nyja që po i mban lidhur dhe do të keqpërdoret për benefite politike siç po vërehet deri tani me qasjen paralele të kombinuar të shantazhuesit me kriza rajonale.

Asnjë rast i infektimit me ethe hemorragjike në Malishevë

0

Komuna e Malishevës ka kaluar edhe një sezon që mund të quhet i suksesshëm, sa i përket endemisë me Ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), pasi edh këtë vit, deri më tani edhe kur ka përfunduar shkalla e rrezikshmërisë, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me këtë virus. Kështu ka thënë sot, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha.

 

“Lirisht mund të konsiderohet vit i suksesshëm, pasi edhe këtë vit, nuk kemi të regjistruar asnjë rast të infektimit me EHKK, e aq më pak të vdekjeve eventuale. Për këtë i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në luftimin dhe parandalimin e EHKK”, ka  thënë Berisha.

Sipas tij gjatë sezonit që konsiderohet i rrezikshëm, si komunë kanë qenë të angazhuar, së bashku me stafin e profesionistëve shëndetësorë në Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Sipas njoftimit, gjatë këtij vitit Komuna e Malishevës dhe QKMF në Malishevë, kanë mbajtur ligjërata vetëdijesuese nëpër shkolla, si dhe është vazhduar me spërkatjen apo dezinsektimin, kundër rriqrave si bartës të virusit të EHKK, që është pjesë e kompetencave të nivelit lokal, në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK

Prizren, një person godet me thikë një femër dhe grabit një shumë parash në një lokal

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prizren ka ndodhur një grabitje në një lokal, ku një person ka goditur me thikë një femër dhe më pas ka marrë një shumë parash.

Lidhur me rastin, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ka identifikuar personin e dyshuar, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parash dhe më pas është larguar. Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa si rezultat i një pune intensive hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari lidhur me rastin, i cili ka pranuar kryerjen e veprës gjatë intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”./

AC Milan do të shesë fanellat e “portierit” Giroud

0

Tifozët do të mund të blejnë një fanellë portieri të AC Milan me emrin e Olivier Giroud të printuar në anën e pasme, tha klubi i Serie A pas heroizmit të sulmuesit në portë në fitoren 1-0 në Genoa të shtunën.

Portieri i Milanit, Mike Maignan, iu dha një karton i kuq vonë në përfundim të ndeshjes dhe Giroud zuri vendin e tij, duke bërë një pritje të shkëlqyer duke i mohuar golin George Puscas pak para vërshëllimës së fundit.

Milani gjithashtu shtoi Giroud në listën e portierëve të ekipit të parë në faqen e tyre të internetit.

“Mbrëmë Olivier Giroud u bë pjesë e historisë së Milanit duke mbrojtur me guxim portën e Milanit në minutat e fundit të ndeshjes së kuqezinjve kundër Genoa-s”, tha Milan në një deklaratë.

“Klubi ka vendosur të nderojë performancën e tij në vijën e fundit të mbrojtjes duke e vendosur atë në listën e portierëve. Përveç kësaj, tifozët tani mund të blejnë fanellën e portierit dhe ta personalizojnë atë me ‘Giroud 9?”.

Fanella e portierit vendas në dyqanin zyrtar të Milanit ka mbaruar stokun të hënën. Albanian Post

Arrestohet një burrë në Malishevë, sulmoi fizikisht tri gra

0

Një burrë është arrestuar në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre gra.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së dielës, teksa viktimave u është ofruar ndihma mjekësore për shkak të lëndimeve trupore.

I dyshuari është arrestuar  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Vdes një person në Rahovec pasi u rrokullis me traktor

0

Një person ka humbur jetën të dielën në Rahovec pasi është rrokullisur me traktor në një fushë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas njoftimit, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kompetent, derisa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po hetohet, e ai është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

“Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.

Nis vaksinimi kundër gripit në Kosovë

0

Në Kosovë nga sot do të fillojë vaksinimi për qytetarë në të gjitha qendrat e Mjekësisë Familjare. Zyrtarë nga institucionet shëndetësore të imunizimit, u kanë bërë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetit Publik, ka thënë për Radio Kosovën se program i vaksinimit sivjet nis më herët dhe shkalla e mbulueshmërisë për vaksinim kundër gripit sezonal do të jetë më e lartë. Sipas tij, qytetarët do të kenë mundësi të marrin më herët vaksinën dhe ta krijojnë imunitetin e mjaftueshëm për ta parandaluar gripin.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të fillojë vaksinimi kundër gripit.

Në njoftim thuhet se fillimisht duhet të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar.

“Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme. Nga java që vjen, në Kosovë fillon vaksinimi kundër Gripit. Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK njofton se vaksina kundër Human Papilloma Virusit, vaksina kundër Pneumokokut dhe vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit 2023/2024 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen për të parandaluar sëmundjen, derisa shtojnë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Dita Botërore e Postës

0

9 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Postës.

Shërbimet postare janë shërbimet më të vjetra dhe më të përdorshmet. Ato lindën së bashku me njerëzimin, si një nevojë e domosdoshme e komunikimit midis fiseve, krahinave e rajoneve të ndryshme.

Në periudhën e hershme ato u realizuan në forma të ndryshme duke shfrytëzuar edhe relievin natyror dhe pozicionet gjeografike, duke përdorur sinjale me zë, me zjarre e forma të tjera.

Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, avancuan mënyrat e komunikimit, filluan të përdoren lajmëtarët që lëviznin me këmbë, me ditë të tëra për dërgimin e lajmit, filluan sinjalet me brirë, daulle, sinjale ndriçuese, të cilat përbëjnë edhe fillimin e organizimit të shërbimit postar.

Dokumenti i parë i shërbimit postar është gjetur në Egjipt dhe daton rreth 255 vjet përpara lindjes së Krishtit. Sipas këtij dokumenti, shërbimi postar është prezent në të gjithë kontinentet në formë të mesazheve, për dërgimin e tyre udhëtohej me ditë e muaj nga një kontinent në tjetrin.

Ky lloj shërbimi sigurisht erdhi duke u zhvilluar e përsosur si një nevojë e domosdoshme e komunikimeve universale, ku filluan të përdoren kalorësit dhe karrocat me kalorës dhe në raste të veçanta të shoqëruar  me forca të tjera.

Një rëndësi të veçantë në këtë periudhë mori shpejtësia e dërgimit të mesazheve dhe mbrojtja e lajmëtarëve. Në shumë vende lajmëtarët filluan të shoqëroheshin me mjetet e kohës duke transmetuar lajmin në formë stafete deri në mbërritjen në destinacion.

Në këto momente konfigurohet realisht simboli tani i pa zëvendësueshëm i lajmëtarit (sot shpërndarësi i postës), i cili tani është transmetuesi dorë më dorë i të gjitha mesazheve të shkruara, mesazhe të cilat nuk mundi t’i zëvendësojë  as teknologjia e sotme moderne.

Me lindjen dhe zhvillimin e sistemit kapitalist, shërbimi postar u bë një domosdoshmëri e veçantë komunikimi ndërmjet vendeve që tani kishin një zhvillim të shpejtë industrial.

Rritja e shpejtë e sektorëve të ndryshëm të ekonomive të vendeve të ndryshme e kryesisht atyre të zhvilluara, u shoqërua edhe me dendësinë e madhe të dokumentacionit.

Një tjetër simbol i veçantë i bashkëngjitet simboleve të postës automjete të veçanta për transportin e postave me emblemë e simbole njohëse për publikun. Kërkesa për komunikime me shpejtësi ndërmjet vendeve në kontinente të ndryshme rritën koston e këtij shërbimi. Njëkohësisht filloi të rritej me shpejtësi komunikimi me shkrim ndërmjet  njerëzve si e vetmja mënyrë komunikimi ndërmjet tyre.

Në këto kushte lindi si domosdoshmëri përcaktimi i rregullave universale  të komunikimit dhe mënyrat e pagesave. Në fillim të shekullit 17, filloi shkëmbimi i dërgesave postare ndërmjet vendeve, bazuar në marrëveshje bilaterale ndërmjet tyre, por që vazhdonte të mbetej shqetësim mënyra e pagesës së shërbimit për shkak edhe të kostove të larta të tij.

Futja e teknologjive të reja të komunikimit ndërmjet vendeve dhe njerëzve, diktuan nevojën e përsosjes të mëtejshme te shërbime postare në mbarë botën, duke kaluar në përdorimin e teknologjive moderne edhe për realizimin e shërbimeve postare, të cilat ndikuan shumë shpejt në rritjen e shpejtësisë të lëvizjes së objekteve postare.

Me gjithë shpejtësinë e madhe të zhvillimit të komunikimeve elektronike, roli i postës vazhdon të jetë i pranishëm kudo në botë si një shërbim i domosdoshëm dhe shumë i përdorur në çdo vend.

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

0

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 23 gradë Celsius.

Gjatë pesë ditëve në vazhdim do të fryjë erë nga verilindja  dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s., thuhet në njoftimin e IHMK-së.