Brenda 24 orëve policia ka shqiptuar 2 mijë e 362 gjoba të trafikut.
Ndërsa, për periudhën e njëjtë kanë ndodhur 26 aksidente me të lënduar, njofton policia.
Kurse, pa të lënduar, vetëm me dëme materiale janë 59 aksidente.
Brenda 24 orëve policia ka shqiptuar 2 mijë e 362 gjoba të trafikut.
Ndërsa, për periudhën e njëjtë kanë ndodhur 26 aksidente me të lënduar, njofton policia.
Kurse, pa të lënduar, vetëm me dëme materiale janë 59 aksidente.
Një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se të njëjti në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë mashtruar persona të ndryshëm me qëllim të punësimit të tyre në shtete të ndryshme, duke marrë nga viktimat para në vlerë prej 2500-3000 euro, më qëllim të sigurimit të kontratës së punës.
Vlera e përfitimit të dyshuarve arrin në tetëdhjetë mijë euro.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Një grua ka tentuar t’i jap fund jetës në Prizren.
Ajo ka konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.
Policia po e heton rastin.
Motivi dyshohet të jetë gjendja e rëndë emocionale
Debati u iniciua nga socialdemokratët, grupit të dytë me i madh në Parlamentin Evropian.
“Ne dënojmë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, thuhet në paralajmërimin e socialdemokratëve evropian.
Njëri nga iniciatorët e debatit, eurodeputeti Tonino Picula ka deklaruar se rezoluta e cila pritet të miratohet do prezantojë një vlerësim të qartë të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe pas sulmit të fundit terrorist në veri të Kosovës dhe vrasjes së një polici, raporton RTK.
Picula pohon se përpos përgjegjësisë penale duhet të përcaktohet edhe përgjegjësia politike për përshkallëzimin e fundit të dhunës.
Ai paralajmëron se eurodeputetët do reflektojnë në rezolutë edhe pikëpamjet e tyre për rolin e ndërmjetësuesve evropian në dritën e bllokimit evident në zbatimin e planit për normalizimin e marrëdhënieve.
Debati për sulmin do zhvillohet të martën në mbrëmje ndërsa rezoluta pritet të miratohen në seancën e dytë plenare, në gjysmën e dytë të tetorit.
Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara.
Në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë, raporton RTKlive.
Gjermania vuajti ndarjen e saj në dy pjesë, njëra pjesë u kontrollua nga aleanca perëndimore dhe pjesa lindore e Gjermanisë u pushtua nga trupat ruse.
Për më shumë vite popullit gjerman iu ndalua lëvizja e lirë, ndërsa për ta bërë edhe më të ashpër ndarjen, ish-BRSS ndërtoi murin në Berlin, që e ndante qytetin në mes, i cili u rrënua në nëntor të vitit 1989, për t’ia hapur rrugën bashkimit të vendit.
Për këtë Ambasada Gjermane në Prishtinë sot do të organizojë një pritje me rastin e “Ditës së Bashkimit të Gjermanisë”.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Do të ketë rritje të lehta të temperaturave maksimale.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius”, njofton IHMK
Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se synimet e grupit terrorist që e sulmoi Policinë e Kosovës para një jave në Banjskë të Zveçanit, mund të ketë qenë edhe shkëputja.
Quni tha në Frontal në T7 se ishte i pritshëm sulmi. “Por ka qenë e pamundur të dihet se kur do të ndodhte”, tha ai.
Ai tha se beson që institucionet janë përgatitur për të evituar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
“Besoj që institucionet e sigurisë i kanë marrë masat e nevojshme për t’iu përgjigjur situatave të tilla”, tha ai.
Quni pati kritika për komunitetin ndërkombëtar, duke pyetur se “si nuk kanë pasur informatat e duhura”.
Një shtetas i Liberisë dhe një nga Kosova janë arrestuar të hënën pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin e Shqipërisë me dokumente false.
Ata janë ndaluar nga Policia kufitare, e në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar dokumentet e falsifikuara.
Rasti është iniciuar si “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Edhe zyrtarisht kapiteni i Ballkanit Edvin Kuç, ka marr ftesë nga Kombëtarja e Malit të Zi.
Kuç do të jetë pjesë e skuadrës malazeze për ndeshjet e këtij muaji.
Miodrag Raduloviq, përzgjedhës i Kombëtares së Malit të Zi, të hënën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit, ku ka përfshirë edhe mesfushorin e Ballkanit, Edvin Kuç.
Ai do t’i bashkohet Malit të Zi në grumbullim më 9 tetor, ndërsa pritet të aktivizohet në miqësoren kundër Libanit që luhet më 12 tetor në Podgoricë.
Mali i Zi në tetor do të përballet me Serbinë në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Organizata ETEA ka realizuar një matje statistikore gjatë muajit shtator të vitit 2023, për furnizimin me tekstet shkollore tek klasat 1-5 dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor në fillimin e vitit shkollor 2022/23, duke marrë tashmë të dhëna konkrete mbi situatën aktuale në shkollat fillore të Kosovës, pas vendimit të MAShTI për të ndryshuar procesin për furnizimin me tekste shkollore.
Për të parë se si qëndron situata në shkollat fillore të Kosovës – klasa 1-5 me furnizimin me tekste shkollore dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, organizata ETEA, përmes metodës sasiore, ka grumbulluar të dhëna nga 506 respodentë – të gjithë mësimdhënës/e të ciklit 1-5 – prej komunave nga e gjithë Kosova, përjashtuar komunat me shumicë serbe.
Komunat me numrin më të madh të anketave janë Prishtina me 23.1% dhe Peja me 14.6%. Në nivel klasash, numri më i lartë i respodentëve janë mësimdhënës/e të klasës së 5-të (23.7%), pasuar nga mësimdhënësit/et e klasës së 3-të me (21.3%).
Matjet nga të cilat dalin statistikat në fjalë janë kryer mes datave 14 dhe 22 shtator. Anketimi është kryer në formë elektronike.
Organizata ETEA mëson nga matjet e kryera se një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, 70.6% e nxënësve/eve të Kosovës shkojnë në shkollë pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore.
Mësimdhënësit/et në shumicë prej 52.6% konsiderojnë se vendimi i MAShTI ka pasur ndikim negativ në mbarëvajtjen e procesit mësimor, krahas 14.8% që konsiderojnë se vendimi ka pasur ndikim pozitiv.
Mungesa e teksteve shkollore te fëmijët lidhet me disa arsye, prej të cilave prijnë mungesa e teksteve shkollore nëpër libraritë e qytetit dhe problemet me transferimin e mjeteve financiare përmes platformës Kosova.
Lidhur me vendimin e MAShTI-t për të ndryshuar procesin e furnizimit me tekstet shkollore, 30.4% e mësimdhënësve/eve konsiderojnë se ministria duhet të vazhdojë subvencionimin e prindërve/kujdestarëve/eve për blerjen e teksteve, derisa 69.6% vlerësojnë se MAShTI duhet ta përmbyll këtë proces përmes procedurave të prokurimit.