Parlamenti Evropian sot debaton për sulmin e 24 shtatorit në veri

Në selinë e Parlamentit Evropiansot do zhvillohet debat i jashtëzakonshëm lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri, ndërsa pritet së shpejti edhe miratimi i një rezolute.

Debati u iniciua nga socialdemokratët, grupit të dytë me i madh në Parlamentin Evropian.

“Ne dënojmë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, thuhet në paralajmërimin e socialdemokratëve evropian.

Njëri nga iniciatorët e debatit, eurodeputeti Tonino Picula ka deklaruar se rezoluta e cila pritet të miratohet do prezantojë një vlerësim të qartë të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe pas sulmit të fundit terrorist në veri të Kosovës dhe vrasjes së një polici, raporton RTK.

Picula pohon se përpos përgjegjësisë penale duhet të përcaktohet edhe përgjegjësia politike për përshkallëzimin e fundit të dhunës.

Ai paralajmëron se eurodeputetët do reflektojnë në rezolutë edhe pikëpamjet e tyre për rolin e ndërmjetësuesve evropian në dritën e bllokimit evident në zbatimin e planit për normalizimin e marrëdhënieve.

Debati për sulmin do zhvillohet të martën në mbrëmje ndërsa rezoluta pritet të miratohen në seancën e dytë plenare, në gjysmën e dytë të tetorit.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit