7.1 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 1414

Kurti paralajmëron Vuçiqin: Lufta kundër terrorit sponzoruar nga Serbia vazhdon, do përfundojë doemos me fitoren e Kosovës

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka paralajmëruar Serbinë e Aleksandar Vuçiqit se lufta e krimit dhe terrorit të sponzorizuar nga Beogradi zyrtar, do vazhdojë dhe do përfundojë padyshim me fitoren e Republikës së Kosovës.

Këtë koment, Kurti e dha sot para të pranishmëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa foli për sulmin terrorist kriminal që ngjau më 24 shtator në Banjskë, ku u vra heroikisht, polici Afrim Bunjaku, transmeton klankosova.tv.

”Lufta kundër krimit e terrorit të sponzoruar nga Serbia vazhdon dhe ajo do të përfundojë doemos me fitoren e shtetit tonë të pavarur, Republikës së Kosovës, vlerave dhe interesave të saj, të qytetarëve të saj të të gjitha komuniteteve pa dallim”.

Ai mes tjerash u shpreh se i gjithë armatimi i konfiskuar, ishte arsenal armësh i prodhuar nga Serbia, ndaj dhe përgjegjësia e saj është e pashmangshme madje siç përmendi edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë.

”Pra, i gjithë ky armatim i konfiskuar, është prodhim i Serbisë, erdhi nga Serbia dhe ishte armatim aq i madh për nga lloji dhe sasia për një ushtri të tërë. Prandaj, fajësimi i Serbisë është i paevitueshëm dhe i pashmangshëm madje edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë”.

Sipas Kurtit, ajo nuk ishte vetëm një bandë e thjeshtë, por grup profesioniste me trajnime luftarake nga shteti serb.

”Bëhet fjalë për një bandë kriminale dhe terroriste e cila nuk ishte bandë e kontrabandës dhe as qytetarë që kanë kapur armët, por profesionistë me trajnime luftarake me së paku me lloje të armatimeve që origjinën e kanë nga Serbia. Serbia ua dha pajisjet ushtarake, ua kreu trajnimet luftarake dhe gjithashtu qëllimet politike e mbështetjen logjistike.

Kurti u shpreh tutje se e gjithë kjo nuk nisi të dielën që e lëmë pas, transmeton klankosova.tv.

”Ne të gjithë e dimë së bashku se kjo nuk ka filluar të dielën e 24 shtatorit. Në Leposaviq na i rrëmbyen tre policë më 14 qershor. Kemi konfiskuar sasi të madhe të armatimit në Zveçan edhe më 23 qershor në një automjet me targa të Beogradit që ishte pronë e hekurudhave të Serbisë edhe në një shtëpi në Zveçan sërish më 5 shtator”.

”E para kësaj, kishim tri javë të 16 barrikadave në dhjetor të vitit të kaluar, sulme më 26 dhe 29 maj të këtij viti në Zveçan që lanë me dhjetëra ushtarë të KFOR-it, policë të Kosovës, e gazetarë të mediave të plagosur e të lënduar. E gjithë kjo tregon se kishim një kronikë të paralajmëruar të vrasjes së heroit tonë Afrim Bunjaku më 24 shtator”.

I pari i Qeverisë së Kosovës, u shpreh mirënjohës edhe ndaj shteteve që dënuan ashpër sulmin agresiv serb të 24 shtatorit por edhe mbështetjen që ia ofruan Kosovës.

”Me këtë rast falënderojmë të gjitha shtetet që e dënuan ashpër këtë sulm terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit si pasojë e aktit agresiv të Serbisë dhe për mbështetjen që ato na e kanë dhënë neve”.

”Falënderoj edhe të gjithë qytetarët e Republikës për solidaritetin me Policinë e Kosovës dhe institucionet tona të shtetit. Ju falënderoj edhe juve deputetë të nderuar për kontributin tuaj duke qëndruar pranë qytetarëve dhe me qëndrime të qarta dënuese ndaj Serbisë, në këto momente tejet të vështira por edhe të rëndësishme për Republikën tonë dhe të ardhmen tonë”.

”Ju falënderoj dhe lavdi, Afrim Bunjakut”.

PDK-ja mbështet rezolutën për dënimin e sulmit terrorist, kërkon ekstradimin e terroristëve nga Serbia

0

Partia Demokratike e Kosovës e ka mbështetur propozimin për rezolutën për dënimin e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës që ngjau të dielën në Banjskë të Zveçanit.

“Sot kjo nuk mund të jetë një seancë e zakonshme sic nuk mund të jenë të zakonshme as fjalimet tona. Andaj në emër të Partisë Demokraitke të Kosovës ne mbështesim propozimin për një rezolutë të përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të dënuar sulmin terrorist në vendin tonë”, ka thënë kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, në Kuvend.

“Sot para së gjithash nuk do të flasim për betejat e brendshme politike sepse e kemi një temë më të rëndësishme përpara, Kosovën shtetin tonë. E Kosova kolegë të nderuar sot është nën sulm dhe ne të gjithë pa përjashtim duhet të jemi në krye të detyrave hde përgjegjësive tona”.

“Mposhtja e grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit nuk është përfundimi i qëllimeve dhe synimeve të Serbisë karshi Kosovës e që është destabilizimi i skajshëm i vendit tonë. Për mua dhe Partinë Dmeokratike të Kosovës është krejtësisht e qartë se organizimi dhe orkestirmi i uslmit terorrit mbi republikën tonë adresën kryesore e ka në Beograd”.

“Konfirmimi i përfshirjes së Milan Radojiçiqit në këtë aksion, armatimi i sofistikuar dhe i shumtë terorrist, strehimi më pas i tyre në Serbi, lartësimi i tyre si heronj nga institucionet zyrtare të Serbisë përfshirë shpalljen e ditës së djeshme atje si ditë zie tregojnë për lidhjen e fortë të këitj gurpi terrorist me shtetin serb”.

“Është e rëndësishme që Kosova të kërkojë ekstradimin e teroristëve që planifikuar që realizuan sulmin mbi shtetin tonë”.

“Në këtë aspekt kërkojmë edhe mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë  që duhet të rrisin presionin mbi Serbinë për t’i dorëzuar ata sepse ata duhet të marrin dënimin e merituar për krimin që relaizuan në Kosovë”.Klan Kosova

Abdixhiku: Atë që fituam në Banjskë, ta fitojmë në politikë dhe diplomaci

0

Kështu ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit, ku po diskutohet rreth votimit të një rezolutë të përbashkët që e dënon sulmin terrorist të së dielës, raporton Klan Kosova.

“LDK me gjitha kapacitetet e saja do të mbështesë gjithherë institucionet e Kosovës në përballje të tilla. Sot na duhet mençuri, atë që fituam në Banjskë, duhet ta fitojmë në politikë dhe diplomaci. Është përgjegjësi e qeverisë, që këtë situatë ta kthejë në avancim të pozicionit tonë ndërkombëtar”, ka thënë i pari i LDK-së.

Sipas tij, bashkërendimi me aleatë është jetik për Kosovës.

“Për Kosovën do të ishte e pafalshme që të humbte nja përballje diplomatike. Jemi në moment të mirë, jemi në moment tonin”, ka thënë Lumir Abdixhiku.

Ai tha se LDK-ja e mbështet rezolutën që dënon sulmin terrorist të Serbisë në Kosovë.Klan Kosova

Haradinaj: Ta pranonte Kurti planin e amerikanëve, asnjë terrorist nuk do të mund ta kalonte kufirin

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka dënuar edhe njëherë sulmin terorist ndaj Policisë së Kosovës duke ia lënë fajin Serbisë.

Sidoqoftë, ai drejtoi gishtin kah kryeministri Albin Kurti, i cili sipas Haradinajt i prishi raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kishin propozuar një marrëveshje e cila po të pranohej, nuk do të kishte mundësi të ndodhte sulmi terrorist i së dielës.

“Po të implementohej marrëveshja e arritur, Kosova do ta kishte të nënshkruar partneritetin për paqe. Dy vjet përpara i kam dërgu letër Kurtit, presidentes Osmani edhe ja ku është dita kur duhet me i folë këto”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.

“Ua kam kërku, mbështetnu te Uashingtoni për marrëveshje. Kryeministri Kurti e ka zgjedhur të kundërtën, Borellin dhe Lajçakun, dhe i ka ikë Uashingtonit, i ka prishë marrëdhëniet me ta, dhe e ka prishë besimin me ta”.

“Pse zgjodhi Kurti Borellin dhe Lajçakun dhe jo Uashingtonin ju lutem para dy vjetësh?”

“Sikur Kurti, Osmani e Konjufca ta kishin zgjedhur Uashingtonin dy vjet më herët, do ta kishim marëveshjen për njohje me Serbinë.

“Sikur ta pranonte planin e amerikanëve për tabela në veri do ta kishim veriun e integrum dhe nuk do të kishim përballje me terroristët, do ta kishim partneritetin për paqet të nënshkrum dhe Kosovën në proces të anëtarësimit në NATO. Do të patrullohej vija e gjelbër e kufirit me Serbinë, me KFOR-in dhe me policinë tonë dhe sot nuk do të kishte mundësi asnjë terrorist me e kalu kufirin dhe me e rreziku Kosovën”.

Pas 17 vitesh, Milani e mbyll bilancin financiar me fitim

0

Milan-i rikthehet për të mbyllur bilancin me fitim për herë të parë që nga viti 2006.

Të mërkurën, Bordi i Drejtorëve të klubit kuqezi është mbledhur për llogaritë e sezonit 2022-23 raporton “Calcio e Finanza” dhe buxheti ka përfunduar me rezultat pozitiv neto prej 6 milionë eurosh.

Shifra e 6 milionëve është në përmirësim të qartë krahasuar me humbjet mbi 66 milionë euro në sezonin e kaluar.

Më pas buxheti do të kalojë për miratim në mbledhjen e aksionerëve, e cila me siguri do të zhvillohet në fund të tetorit.

Një rezultat i shkëlqyer për klubin kuqezi, i cili nuk ishte regjistruar fitim që nga viti 2006, kur bilanci (i cili në atë kohë ishte caktuar të mbyllej më 31 dhjetor) tregonte një fitim prej gati 2.5 milionë euro. Që atëherë, mes drejtimeve të Berlusconi-t dhe Yonghong Li, Milan-i ka përfunduar gjithmonë në të kuqe dhe vetëm puna e “Elliott” (dhe tani “RedBird”) e ka kthyer klubin në shinat e qëndrueshmërisë.

Një rrugë që klubi synon të përfundojë me ndërtimin e stadiumit të ri në zonën e San Donato Milanese. Parashikohet një investim prej të paktën 1 miliard eurosh, me synimin që të fillojë puna në tetor 2025 dhe të fillojë të luajë në objekt nga sezoni 2028-29.

Duke u kthyer në bilanc, në detaje, të ardhurat në sezonin 2022-23 kaluan 400 milionë euro (297 milionë në 2021-22), duke vendosur kështu një rekord të ri në historinë e Milan-it. Shifra është nxitur nga një rritje në të ardhurat komerciale dhe sponsorizuese, me 44 milionë në krahasim me sezonin 2021-22, dhe nga ecuria e shkëlqyer në edicionin e fundit të Champions League, ku kuqezinjtë ishin protagonistët deri në gjysmëfinale.

Megjithatë, nuk kanë munguar investimet e pronarëve në skuadër. Së fundi, kapitali neto i konsoliduar më 30 qershor 2023 është 177 milionë euro, një rritje e ndjeshme krahasuar me gjendjen prej 131.23 milionë euro më 30 qershor 2022.Albanian Post

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se katër vite më parë kanë bërë shpërlarje të parave

0

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, pasi që të njëtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “shpërlarje të parave”.

Ngjarja kishte ndodhur më datën 1 qershor 2019, ndërkaq të dyshuarit një mashkull dhe një femër janë arrestuar ditën e djeshme.

“Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Arrestohen tre person të kërkuar në Prizren

0

Tre person janë arrestuar në Prizren.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të gjykatës.

Ata janë dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan ‘PrizrenPress’

 Malësi e Re-Prizren 27.09.2023-13:50. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje te dënimit.

 Malësi e Re-Prizren 27.09.2023-09:50. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje te dënimit.

Rr.Bekim Berisha-Prizren 27.09.2023-19:55. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje te dënimit.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Rexhepi: Lista Serbe ka qenë gjithherë e dirigjuar nga Vuçiqi

0

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, tha se sonte kishte shikuar adresimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në një media serbe dhe kishte vërejtur ndryshimin e disponimit të tij, që nga dita e djeshme dhe sot, kur e gjithë bota e gjykoi, sepse kishte shpallur ditë zie për terroristët që kishin sulmuar Policinë e Kosovës, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi tha se asgjë nuk mund të ndodhte pa dijeninë e presidentit serb, Vuçiq, sepse e bënë njerëzit e tij.

Ajo thotë se është në rrjedha dhe ka qenë e përshirë që nga fillim, kur Lista Serbe ka filluar të veprojë në Kuvendin e Kosovës dhe si kolege ka qenë e gatshme të bashkëpunonte me ta për shumë ligje që kishin të bënin me interesin e komunitetin jo shumicë.

“Lista Serbe kurrë s’e ka pasur unin e vet, as në Kuvend, as nuk vepronte në institucione, por gjithmonë ishte e dirigjuar nga Vuçiqi. Ajo çfarë ka ndodhur gjithsesi nuk i shkon përshtati as presidentit të Serbisë, sepse po duket që atij i ka humbur kontrolli në këtë situatë që ka ndodhur”, tha Rexhepi.

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius.

Sot dhe nesër mëngjeset e hershme mund të  shoqërohen me mjegull të radiacionit si pasojë e rënies së temperaturave minimale, thuhet në njoftimin e IHMK.

79 vjet nga vdekja e Petro Poga, një nga figurat e rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare

0

Përkujtojmë sot më 27 shtator 1944 ndarjen nga jeta të patriotit e burrit të shtetit Petro Poga, një nga figurat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe më pas ministër i shtetit shqiptar.

Mësimet e para i ndoqi në Erind të Gjirokastrës. Studimet e larta i kreu në Stamboll në shkollën e drejtësisë “Mestebi Sultan” më 1883. Njihte mirë disa gjuhë të huaja si frëngjisht, gjermanisht, greqisht dhe turqisht. Në Stamboll bashkëpunoi me vëllezërit Naim Frashëri, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, si dhe me Jani Vreton, Koto Hoxhin, Shahin Kolonjën, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemalin. Në vitin 1884 themeloi dhe botoi gazetën “Drita” të Stambollit, dhe të përkohshmen “Promitheu” në gjuhën greke. Më 1883-1885 vazhdoi rendin e dytë të shkollës së drejtësisë dhe në periudhën 1885-1886 punoi si avokat në kryeqytetin perandorak dhe dha mësim lëndën e historisë në liceun Stavrodhromit në Pera.

Në vitet 1886-1912, Poga punoi si avokat dhe këshilltar ligjor i Prefekturës së Gjirokastrës. Roli i tij qe i rëndësishëm në themelimin e Klubit Patriotik “Drita” të Gjirokastrës, të cilin me vonë e udhëhoqën atdhetarët Hasan Xhiku, Idriz Guri, Hysen Hoxha, Veli Hashorva dhe Elmaz Boçe. Më 1912 qe përfaqësues i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku nënshkroi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, Poga u caktua Ministër i Drejtësisë, si pjesë e Qeverisë së Parë Shqiptare.

Pas veprimtarisë në Vlorë, shkoi në Durrës ku iu dha posti i Ministrit të Drejtësisë në qeverinë Përmeti nën Princ Vidin. Së bashku me avokatët e shquar Kristaq Tutulani dhe Feim Mezhgorani hartoi Statusin që shkëputi Gjykatën Shqiptare nga juridiksioni i Perandorisë Osmane. Mori pjesë në hartimin e Legjislacionit Shqiptar dhe ndërtimit të Kushtetutës së Mbretërisë më 1928. / KultPlus.com