Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, tha se sonte kishte shikuar adresimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në një media serbe dhe kishte vërejtur ndryshimin e disponimit të tij, që nga dita e djeshme dhe sot, kur e gjithë bota e gjykoi, sepse kishte shpallur ditë zie për terroristët që kishin sulmuar Policinë e Kosovës, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Zëvendëskryeministrja Rexhepi tha se asgjë nuk mund të ndodhte pa dijeninë e presidentit serb, Vuçiq, sepse e bënë njerëzit e tij.
Ajo thotë se është në rrjedha dhe ka qenë e përshirë që nga fillim, kur Lista Serbe ka filluar të veprojë në Kuvendin e Kosovës dhe si kolege ka qenë e gatshme të bashkëpunonte me ta për shumë ligje që kishin të bënin me interesin e komunitetin jo shumicë.
“Lista Serbe kurrë s’e ka pasur unin e vet, as në Kuvend, as nuk vepronte në institucione, por gjithmonë ishte e dirigjuar nga Vuçiqi. Ajo çfarë ka ndodhur gjithsesi nuk i shkon përshtati as presidentit të Serbisë, sepse po duket që atij i ka humbur kontrolli në këtë situatë që ka ndodhur”, tha Rexhepi.