7.1 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 1415

Arratisja e Radojiçiqit në vitin 2018, Sylë Hoxha: Ka pasur ‘misionarë’ që t’i hiqet fletëarresti, të vijë në Kosovë

0

Ish kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, në emisionin “Frontal” të T7 u pyet nëse ka pasur mbështetje ose pajtim politik që të mos ndodh arrestimi i Milan Radojiçiq në vitin 2018.

Ai tha se ka pasur “misionarë” që kërkonin që t’i hiqet fletëarresti Radojiçiqit dhe që të kthehet në Kosovë.

Hoxha tregon se si u përgjigj këtyre “misionarëve”.

“Nuk mund ta them, nuk mund të aludojë në diçka të tillë se nuk kam pasur aso informacione. Unë e di që ka pasë lëvizje se qysh me ia bë, le të kthehet, me ia hjek fletëarrestin. Unë iu kam përgjigjur “misionarëve” të tillë se vetëm sipas kodit të procedurës penale, le të bashkëpunojë me drejtësinë, le të dorëzohet, ne do t’ia japim ato prioritetet të cilat i takojnë, përndryshe edhe ai duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdokush tjetër”, tha Hoxha.

Ai tha se ka pasur tentativa prej disa njerëzve, mirëpo shton se kanë qenë të vendosur që të mos lëshojnë pe.

“Ka pasur disa tentativa prej disa njerëzve se a mund të vij ai në Kosovë, a mund të dorëzohet e kështu me radhë. Ka pasur disa tentativa mirëpo ne kemi qenë mjaft të vendosur në atë kohë dhe nuk kemi lëshuar pe se edhe s’kemi pasur arsye as bazë ligjore. Po flas për veprimet e mia që i kam marrë”, tha Hoxha.

Në nëntorin e vitit 2018, Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion për të arrestuar disa persona si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Gjatë këtij aksioni u arrestuan disa persona, por Milan Radojiçiq nuk u gjet në banesën e tij. /GazetaExpress/

Kryeziu: Lista Serbe mund të ç’regjistrohet

0

Shteti serb duket se qëndron pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kështu thonë faktet e paraqitura nga Kosova, konkretisht ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Sot, u bë e ditur se në mesin e të vrarëve nga grupi terrorist serb është edhe Bojan Mijajloviq, i cili kishte qenë truproje e Aleksandar Vulin, shefit të BIA-s (Shërbimit Sekret Serb).

E gjatë së martes, kreu i MPB-së theksoi se sulmin ndaj organeve të rendit e kishte udhëhequr Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe.

Profesori universitar Kadri Kryeziu, tha në Info Magazine në Klan Kosova se kjo parti edhe mund të ç’regjistrohet.

“Kjo për shkak se i ka shkelur rregullat. KQZ bën kërkesë në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo gjykatë është kompetente për me i ç’regjistruar partitë, nëse konsideron se ka cënuar rendin kushtetues, juridik dhe ligjor. E po ashtu nëse konsiderojnë nëse kanë vepruar kundër interesave të publikut”, tha Kryeziu në Klan Kosova.

Zelensky thotë se trupat ukrainase po “përparojnë” në Donjeck

0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ukrainase po bëjnë përparim kundër forcave ruse në rajonin lindor të Donjeckut, përderisa Moska ka kryer sulme të reja me artileri në rajonin jugor të Nikopolit dhe Hersonit gjatë natës, duke plagosur civilë dhe duke shkaktuar dëme nëpër shtëpi dhe infrastrukturë.

“Po përparojmë në drejtim të Donjeckut”, tha Zelensky pas një konference online me zyrtarët e ushtrisë, duke shtuar se ai po ashtu u informua për situatën në rajonin pjesërisht të çliruar të Hersonit, që për muaj të tërë ka qenë cak i granatimeve ruse.

“Rusët po vazhdojnë të terrorizojnë territoret që artileria e tyre mund të arrijë”, tha ai.

Më herët gjatë 27 shtatorit, Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake në Herson shkroi në Telegram se 12 persona janë lënduar në rajon si pasojë e granatimeve ruse.

Ukraina thotë se ka fituar më shumë kontroll në territoret lindore e jugore
Në rajonin e Nikopolit, dy persona janë lënduar nga granatimet ruse tha kreu i administratës ushtarake, Serhiy Lysak.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se forcat e këtij shteti po vazhdojnë operacionet sulmuese në drejtim të qytetit lindor të Bahmutit dhe në rajonin jugor të Melitopolit, duke shtuar se në total janë realizuar 26 beteja në 24 orët e fundit.

Që kur u tërhoq nga marrëveshja për drithërat në korrik, Rusia ka shpeshtuar sulmet ndaj infrastrukturës në portet ukrainase në Odesa dhe Mikolajiv.

Arrestohet personi i kërkuar në Malësi të Re të Prizrenit

0

I kërkuar A. A. është arrestuar sot në fshatin Malësi e Re të Prizrenit.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 1 vite e 6 muaj e 20 ditë burgim”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Çfarë bëri kështu Kida, mahnit me pamjen e re

0

Kida mahnit me pamjen e re.

Kida është njëra ndër artistet që ka ndryshuar më së shumti pamjen.
Edhe kësaj radhe, artistja vendosi të bënte një ndryshim, dhe rezultati është i mahnitshëm.

Ajo ka shkurtuar flokët dhe vendosi një ngjyrë që përshtatet tamam me stinë e vjeshtës.

Ndryshe, Kida ka paralajmëruar shumë këngë të reja pas një sezone goxha të ngarkuar verore.

Plas te Napoli, Osimhen gati të largohet nga klubi

0

Victor Osimhen ka hequr pothuajse të gjitha fotot e tij me fanellën e Napoli-t nga llogaria e tij në Instagram, pas videove të TikTok nga klubi, të cilat dukej se tallnin sulmuesin.

Sulmuesi që e drejtoi Napoli-n në titullin e parë të ligës në mbi 30 vjet sezonin e kaluar, ishte objektivi i një videoje ku u tall nga vetë klubi i tij në mediat sociale të martën. Video ishte e përqendruar rreth humbjes së penalltisë gjatë barazimit pa gola të së dielës kundër Bologna-s.

Ishte një humbje e rrallë për nigerianin, i cili ka shënuar 62 gola në 107 paraqitje për skuadrën e Serie A, megjithatë video duket se e tallte atë për përpjekjet e tij për të bindur arbitrin që të jepte penallti.

Videoja tregoi 24-vjeçarin duke apeluar për një penallti, por duke përdorur një zë të çuditshëm të përshpejtuar me mbishkrimin “Më jepni penallti ju lutem” përpara se ta tregonte atë duke goditur jashtë.

 

Një video e dytë dyshohet se nga llogaria e klubit, e cila ka qarkulluar në internet dhe që atëherë është fshirë, e krahason Osimhen me një “kokos”, që shihet gjerësisht si një sharje racore.

Osimhen ka hequr shumicën e fotove të tij të veshur me fanellën e Napoli-t nga Instagrami, ndërsa i ka mbetur edhe një postim i vetëm.

Tani ekziston një rrezik serioz që Osimhen të vendosë të mos marrë pjesë në ndeshjen e Napoli-t në Serie A kundër Udinese-s të mërkurën mbrëma.

Incidenti ka dyshime serioze mbi marrëdhëniet mes golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A dhe kampionëve në fuqi të Italisë.

Mungesa e dialogut mbi negociatat e kontratës midis Osimhen dhe klubit të Aurelio De Laurentiis ka çuar tashmë në shqetësime për të ardhmen e sulmuesit nigerian.

Kontrata e Osimhen skadon në qershor 2025, gjë që mund të bëjë që Napoli të detyrohet të konsiderojë një shitje ose në afatin kalimtar të janarit ose të verës.

Videot e TikTok të postuara nga llogaria e Napoli-t dhe agjenti i Osimhen, Roberto Calenda, duke kërcënuar me veprime ligjore kundër klubit, kanë krijuar një stuhi mediatike dhe shqetësim në mesin e mbështetësve të klubit.

E gjithë pritshmëria do të kalojë tek ndeshja ndaj Udinese-s për të parë nëse Osimhen do ta fillojë nga minuta e parë apo do ta fillojë ndeshjen në stol.

Përçarja mes lojtarit dhe klubit ka krijuar një situatë të vështirë, e cila ka rritur gjasat që Osimhen të shitet.

Agjenti i Osimhen, Roberto Calenda, ka sugjeruar që Osimhen po shqyrton veprimet ligjore kundër klubit të tij për videon e fshirë tani.

Calenda shkroi në Twitter: “Ajo që ndodhi sot në profilin zyrtar të Napoli-t në platformën TikTok nuk është e pranueshme. Një video që tallte Victor fillimisht u bë publike dhe më pas, por tani me vonesë, u fshi”.

“Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe çdo iniciativë të dobishme për të mbrojtur Victor”, tha ai.

Napoli ende nuk e ka pranuar videon e cila u fshi nga llogaria e tyre TikTok.

Gjithashtu dukej se kishte tension mes Osimhen dhe Rudi Garcia, me sulmuesin që u pa duke qortuar menaxherin e tij të ri pasi u zëvendësua.

Megjithatë, pas ndeshjes u konfirmua se Osimhen i kishte kërkuar falje Garcia-s dhe shokëve të tij të Napoli-t për mënyrën se si ai tregoi zhgënjimin e tij për t’u larguar nga fusha.

Osimhen ka qenë i lidhur me një numër klubesh duke përfshirë Manchester United dhe Paris Saint-Germain kohët e fundit. Sulmuesi besohet se vlerësohet nga klubi i tij në rreth 150 milionë paund.Albanian Post

Rama duhet ta hapë “zarfin sekret” për asocacionin

0

Andi Bushati

Sulmi terrorist serb në afërsi të Zveçanit dhe qëndrimi i pandryshueshëm i Beogradit, për t’a përdorur komunitetin e serbëve të Veriut si mish për top, ka ngritur një pyetje që mund ta hedhë në erë marëveshjen e arritur në bazë të planit Franko- Gjerman. A mundet që, në këto kushte, pala kosovare t’i hapë dritën jeshile themelimit të asocacionit, tani kur janë bërë tejet të forta dyshimet mbi qëllimin për të cilin mund të përdoret ai?

Këtë dilemë, që po e pohojnë me zë të fortë gjithnjë e më shumë specialistë të rajonit, e shtronte në një editorial të saj edhe gazeta serioze londoneze “The Guardian”. Aty theksohej se nuk është fare e çuditshme që, në kushtet kur Uashingtoni dhe Brukseli po përkëdhelin Vuçiçin, Albin Kurti të hezitojë t’i japë asocacionin serbëve me tendenca separatiste. Në editorialin e The Guardian përmblidheshin dilemat që këto ditë po i shtrojnë të gjithë. Po sikur një njeri si Radoiçiçi (linku poshtë portreti i Lapsi.al) të vihej në krye të shoqatës të komunave serbe?

Profil/ Fytyrat e panjohura të Radoiçiçit, që akuzohet se i priu terroristëve serbë
Po sikur policët, komunarët, të zgjedhurit t’i kthenin mjediset e tyre autonome të punës, ashtu siç tentuan të shndërojnë, në depo armësh, manastirin e Banjskës?

Pra çështja përmblidhet: ndonëse një vetëmenaxhim i zgjeruar i komunitetit serb është po aq i duhur, sa dhe i pashmangshëm, a gjendemi në momentin e përshtatshëm për t’a hedhur këtë hap, kur dyshohet se prej tij, rezikon që mos përfitojnë qytetarët , por banditët e Listës serbe?

Për fat të keq, harta e rugës ku po duan ta çojnë marrëveshjen me 11 pika të Brukelit dhe atë të Ohrit ndërmjetësit e dialogut është pikërisht ky drejtim.

Një tjetër analizë e detajuar e The Guardian tregonte me imtësi atë që ndodhi në takimin Kurti-Vuçiç në 14 shtator në Bruksel. Dyshimet janë të forta se Lajçaku dhe Borelli kanë adoptuar linjën serbe-, ndryshe nga premtimi i hershëm që asnjë palë të mos vërë kushtëzime-, për të imponuar asocacionin në qendër dhe pastaj shohim e bëjmë për pikat e tjera, që presidenti serb nuk i nënshkruan dot me “dorë të vrarë”.

Nëse kjo qasje vërtetohet, aq më tepër tani pas aktit terrorist të 24 shtatorit, atëherë dialogut dhe marrëveshjes së arritur i janë vënë minat.

Por, që të kundërshtojë rëshqitjen në skenarin që duan serbët, është detyrë e Albin Kurtit dhe e qeverisë së Kosovës. Ne, në Tiranë, na takon të meremi kryesisht me linjën zyrtare të politikës sonë të jashtme. Pikërisht, këtu, ekziston frika se Edi Rama është konformuar me versionin: asocacioni në qendër dhe pikat e tjera në kalendat greke.

Në momentin kur kryeministri ynë vendosi, t’i jepte një goditje pas shpine Kurtit, me anullimin e mbjedhjes së dakordësuar mes dy qeverieve, duke i shtuar peshën argumentit të Vuçiçit, se me Albinin është e pamundur të bisedohet, ai nuk bëri vetëm këtë mëkat. Po në të njëjtën ditë, në 8 qershor, fiks ashtu siç kërkon Beogradi dhe ata që ndjekin linjën e tij, ai e vuri theksin te krijimi urgjent i asocacionit. Madje Rama shkoi edhe më tej, ai shpalli se ka një draft të vetin, të hartuar nga specialistë të shkëlqyer ndërkombëtarë, për formën që duhet të ketë ky asocacion.

E këtu lindën dyshimet e para. Ç’qe ky draft i beftë për të cilin nga zyra e kryeministrit, nuk ishte shpallur kurrë më parë se ishte ngritur një grup pune? Ç’qenë këta ekspertë me rënome, që kishin frikë të bëheshin publikë? Pse një kryetar qeverie, që thoshte se ka një plan të mrekullueshëm, insistonte se ai duhej mbajtur sekret?

Këto dyshime pillinin të tjera: a mos fshihej dikush tjetër pas planit të cilit i kishte vënë emrin kryeministri dhe a ishte i çertifikuar ky dikush, si mbrojtës i interesit të Kosovës?

Ne ende, tre muaj më pas, nuk kemi marrë përgjigje për asnjë nga këto pyetje. Por ama, këto 100 ditë na kanë shërbyer që të jemi më të qartë së paku për dy gjëra, fillimisht se përse e kërkon Beogradi asocacionin të parin dhe pastaj për versionin më ekstrem për të cilin mund të përdoret themelimi i tij.

Ngjarjet pranë dhe brenda manastirit të Banjskës hodhën më tepër dritë në këtë drejtim. E në këto kushte të reja, për të mos mbajtur mbi vete akuzat se po vë interesat meskine personale mbi ato të Kosovës, kryeministri ynë është i dënuar të japë shpjegime. Ai duhet të shpretet së pari se ç’e detyroi, në fillim të qershorit, të këmbëngulte në kushtin e themelimit të shoqatës së komunave serbe. Së dyti ai duhet të hapë “zarfin sekret” të propozimit të tij. Lë ta shohin specialistët dhe publiku i gjërë se si e ka imagjinuar Edi Rama zgjidhjen e një ngërçi, që sipas tij do hapte rrugën e njohjes përfundimtare nga Serbia. Vetëm kështu dhe jo me hartime kundër ditëve të zisë, ai mund të vërtetojë se nuk donte të bënte dëm, kur shpalli se mban në sirtar një draft të fshehtë. Vetëm duke e parë të gjithë atë që kishte në mendje, ai mund të shpëtojë nga dyshimi se ishte një emisar i një loje të errët. Përndryshe, gjithkujt i lind e drejta të dyshojë se ai u vu në dispozicion, për të dhënë një goditje të keqe, një një moment të vështirë.

22 vjeçari në Dragash humb jetën nga vetaksidenti

0

Një vetaksiedent ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dragash ku ka humbur jetën një 22-vjeçar.

Këtë e konfirmoi, Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Sipas tij, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
———————————————————–

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën Dragash – Radeshë ka ndodhur një vet aksident në trafik dhe si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit. Viktima është mashkull i moshës 22-vjeçare. Automjeti ka qenë me targa vendore dhe viktima ka humbur kontrollin mbi automjet. Si pasojë e plagëve, mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”, tha Gashi.

Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut

0

Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për familjen e rreshterit policor, Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën e 24 shtatorit nga terroristë serbë në Banjskë të Zveçanit. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se është obligim i Kosovës përball vetëmohimit të Afrimit, dhe veprës heroike që ai la.

Kurti ka thënë se pas dokumentit të pjesëmarrjes së Radojiçiqit në sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, është “jetike” pluralizmi politik te serbët. “Pas dokumentimit të pjesëmarrjes së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojciq, është vërtetuar një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve, rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë. Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm, serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë”, tha Kurti.

Kurti: Grupi i armatosur me skenar për gjakderdhje në Kosovë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se grupi i armatosur ka pasur armatim në vlerë mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve dhe me ketë është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë.

 

“Aty janë përshirë individë të sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim nga institucionet e Kosovës të drejtësisë për vepra penale në Kosovë. Ata shfaqin në krah e përkrah në një tryezë në Rashkë e Beograd me presidentin e Serbisë Vuçiq dhe duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejt të shtetit serb në këtë mes”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi profesionalizmin e lartë të Policisë së Kosovës në aksionin kundër terroristëve në veri të vendit.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon