8.6 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 1416

Arrestohet shoferi i një autobusi në Prizren – tentoi ta godiste inspektorin komunal

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti kishte tentuar ta godas me autobus inspektorin komunal të Prizrenit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-autobus, nuk i është bindur urdhrit të inspektorit komunal të KK-Prizren për t’u ndalur për kontroll dhe të njëjtin ka tentuar ta godas me automjet”, ka njoftuar policia.

 

Zyrtarit komunal i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Superliga rikthehet me disa duele interesante

0

Skuadrat elitare të vendit tonë, rikthehet këtë mesjave me ndeshjet e javës së shtatë.

Kjo xhiro nis sot pasdite me dy duelet Fushë Kosova-Ballkani, Gjilani-Liria dhe Malisheva-Llapi, ndeshje këto që parashikohet të sjellin sfida interesante pasi që pikët janë tejet të rëndësishme nga këto përballje.

Ndërkohë, të enjten do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë, ku do të ballafaqohen Prishtina-Dukagjini dhe Feronikeli ’74-Drita.

Superliga /Java e shtatë

Sot takohen:

Fushë-Kosova-Ballkani

Gjilani-Liria

Malisheva-Llapi

Nesër takohen:

Prishtina-Dukagjini

Feronikeli ’74-Drita

Mbi 100 të vdekur nga zjarri në një dasëm në Irak

0

Një zjarr në një dasëm në Irakun verior la të vdekur të paktën 100 njerëz dhe lëndoi 150 të tjerë, thanë autoritetet të mërkurën.

Zjarri ka ndodhur në provincën Nineveh të Irakut në zonën e saj Hamdaniya.

Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare për shkakun e zjarrit, por raportet fillestare nga kanali televiziv kurd Rudaë sugjeruan se fishekzjarrët në vendin e ngjarjes mund të kenë shkaktuar flakët.

Zyra rajonale e shërbimit të shpëtimit tha për mediat irakiane se fishekzjarrët çuan në një zjarr brenda sallës së dasmave, duke bllokuar mbi 700 të ftuar dhe duke shkaktuar shembjen e një pjese të tavanit të sallës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Saif al-Badr, dha shifrën e viktimave përmes agjencisë shtetërore të lajmeve të Irakut. “Po bëhen të gjitha përpjekjet për të ofruar lehtësim për ata që janë prekur nga aksidenti fatkeq”, tha al-Badr, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri Mohammed Shia al-Sudani urdhëroi një hetim mbi zjarrin dhe kërkoi nga zyrtarët e Brendshëm dhe Shëndetësor të vendit të ofrojnë ndihmë, tha zyra e tij në një deklaratë në internet.

Najim al-Juburi, guvernatori provincial i Nineveh, tha se disa nga të plagosurit ishin transferuar në spitalet rajonale. Ai paralajmëroi se nuk kishte ende shifra përfundimtare të viktimave nga zjarri, gjë që sugjeron se numri i të vdekurve ende mund të rritet.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Horoskopi 27 shtator 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

0

Dashi

Jupiteri dhe Plutoni do ndikojnë negativisht sot në jetën tuaj në çift. Ka rrezik të keni debate dhe mosmarreveshje. Tregohuni sa më të matur me çdo gjë që do thoni. Beqarët do jenë të vendosur të përfitojnë sa më shumë nga liria e tyre. Tregohuni sa më vigjilentë në planin financiar.

Demi

Venusi do iu sjellë qëndrueshmërinë në çift sot. Si ju edhe partneri/ja juaj do tregoheni më serioze në lidhjen që keni krijuar dhe do thurni plane për të ardhmen së bashku. Beqarët nuk do kenë aventura kalimtare, por më në fund do gjejnë një person me të cilin ia vlen të krijosh një lidhje. Financat nuk do kenë asnjë ndryshim.

Binjakët

Ata që janë në çift do përjetojnë momente shumë të lumtura. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit sepse do ndiheni mjaft mirë. Nëse jeni ende në kërkim të partnerit/es ideal/e, bëhuni gati. Jupiteri do i shtojë mundesitë që të krijoni një lidhje. Financat do jenë të paqëndrueshme.

Gaforrja

Në jetën në çift do keni shumë probleme dhe me zor do kuptoheni. Kujdes me çdo gjë që do thoni dhe mos e humbni për asnjë moment komunikimin. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të filluar një lidhje. Jeta profesionale do iu marrë gjithë kohën qe kane. Bëjini ballë tundimit për të shpenzuar pa pushim.

Luani

Ju dhe partneri/ja juaj do jeni të pandashëm sot ashtu si vëllezërit siamezë. Çdo gjë që do bëni do e bëni bashkë madje do bëni plane edhe për të ardhmen. Beqarët do kenë takime mjaft interesante. Përsa iu përket financave, mos u tregoni aspak të pamatur sepse kjo do iu kushtojë shtrenjtë.

Virgjëresha

Me Uranin dhe Neptunin në krah do kaloni momente të paharruara me partnerin/en tuaj sot. Ambienti do jetë sensual dhe mjaft romantik. Ata që janë të martuar do ripërjetojnë një muaj mjalti. Beqarëve nuk do iu mungojë aspak imagjinata duke qenë se do keni takime me shumicë. Falë vendosmerisë dhe këmbënguljes do i ekuilibroni financat.

Peshorja

Të gjithë planetët do jenë të favorshëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift, por plutoni do jetë ai që do sjellë më shumë të mira. Nëse jetoni bashkë dita do jetë më sensuale dhe e lumtur. Beqarët do ndihen të pashpresë, pa e ditur se një surprizë e madhe i pret në mbrëmje. Në sektorin e financave gjërat do shkojnë mirë.

Akrepi

Jeta në çift nuk do jetë e keqe gjatë kesaj dite por gjithsesi probleme të vogla do të ketë. Mos u mbyllni në vetvete, por shprehuni sa më shumë që të mundeni. Beqarët është më mirë të mos fillojnë një lidhje gjatë kesaj dite sepse më vonë do zhgenjehen tej mase. Në sektorin financiar do keni më shumë fat sesa zakonisht.

Shigjetari

Dielli do e mbrojë së tepërmi jetën tuaj në çift sot. Ai iu premton momente të mrekullueshme të mbushura me bashkëpunim. Shfrytëzojeni sa më shumë të mundni këtë ditë. Edhe beqarët do mund të realizojne disa nga ëndrrat e tyre. Më në fund mund të takoni edhe personin e duhur. Mërkuri, do iu ndihmojë me financat.

Bricjapi

Ju që jeni në çift as që duhet t’i mendoni aventurat jashtë lidhjes suaj. Kushtojini më shumë vëmendje atij që keni në krah dhe do ndiheni edhe vetë mjaft mirë. Zemra e beqarëve do jetë ndërmjet dy personave interesantë. Njihuni mirë me të dy dhe më pas vendosni. Në planin financiar do iu jepen mundësi shumë të mira.

Ujori

Rrethanat do bëjnë të mundur që lidhja juaj të përmiresohet sot. Megjithatë do ketë edhe shumë për të bërë ende. Tregohuni më tolerantë dhe mos kerkoni nga partneri/ja sakrifica. Beqarët do joshin pa pushim por as sot nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Bëni durim! Planetët do iu ndihmojnë në planin financiar.

Peshqit

Marrëdhenia juaj me partnerin/en do të thellohet edhe më shumë sot. Të nxitur nga Venusi ju do tregoheni më të kuptueshëm dhe më tolerantë. Beqarët falë planetëve do jenë edhe më magnetikë. Në çdo vend që do kaloni të gjithë do i kthejnë sytë nga ju. Tek financat Saturni do ndikojë negativisht.

Moti me diell dhe vranësira të pakta

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të pakta

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.”, njofton IHMK.

BQK: Asetet e Fondeve Pensionale arritën në 2.61 miliardë euro

0

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit gusht 2023 kanë arritur vlerën 2.61 miliardë euro, e cila përfaqëson një rritje prej 2.78 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

“Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit  që përbejnë 75.9%  të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në gusht 2023 ka arritur në 1.98 miliard euro, duke shënuar rënie për 10.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”, thuhet në raportin për statistikat për institucionet tjera financiare për muajin gusht 2023 të BQK-së, raporton RTKlive.

Kosova barazon me Bullgarinë në Ligën e Kombeve

0

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar me Bullgarinë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave.

Ndeshja e zhvilluar të martën në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv është mbyllur me rezultatin 0:0.

Të dyja ekipet patën disa mundësi shënimi, por nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.

Kosova bën pjesë në Grupin 5 në Ligën C.

Kosova ndeshjen e dytë e zhvillon më 27 tetor, kur në Shkup, luan ndaj Maqedonisë së Veriut.

Liga e Kombeve tashmë ka filluar edhe në konkurrencën e femrave pasi paraprakisht janë zhvilluar disa edicione në konkurrencën e meshkujve.

Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për ngjarjet në veri

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës është pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd, prandaj kërkon hetim ndërkombëtarë për ngjarjet në veri.

Nëpërmjet përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky ka qenë skenarë për destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por edhe të Ballkanit. “Është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit të situatës…”, ka thënë Haradinaj.

Reagimi i Policisë së Kosovës, sipas tij, është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin.

“Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri”, ka deklaruar Haradinaj.

Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta

0

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ka raportuar për punën e tij në këtë sektor gjatë vitit 2023, ku, siç tha ai, është bërë avancimi i politikave dhe legjislacionit, me ç’rast është vërejtur puna e mirë dhe transparente në terren.

“Si rezultat i këtij angazhimi, 2023-ta është viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta”, deklaroi ministri Peci, derisa përmendi dy nga programet që janë realizuar në këtë periudhë nga Ministria e Bujqësisë, e të cilat janë: programi për pagesa direkte apo subvencione dhe programi për zhvillim rural apo grante.

Në vitin paraprak janë realizuar të gjitha pagesat në grante e subvencione, që sipas ministrit Peci kjo është hera e parë që është realizuar brenda vitit fiskal, ku numri i përfituesve të fermerëve arrin në 32728 sish, e ku shuma e parave që janë ndarë arrin në 59 milionë e 574 mijë euro. Sipas tij, shuma më e madhe u është ndarë bujqve për subvencione brenda vitit.

“Si rezultat i rritjes së mbështetjes së qeverisë kemi një trend pozitiv, ku kjo vërehet në rritjen e sipërfaqeve tokësore në të mbjella, që sillet rreth 63 për qind, në krahasim me vitin 2021”, shtoi Peci.

Tutje ministri i Bujqësisë theksoi se mbështetja në grante në perime, ka ndikuar që eksporti dhe importi të kenë bilancin më pozitiv deri më tani.

Më tej Peci ka folur planin e strategjisë nga kjo ministri 2022-2024, në kuadër të të cilit është aprovuar Ligji por Bujqësi, që ka mundësuar një reformë më të thellë në këtë sektor; programin kombëtar për Bujqësi 2023-2027; programi për grante të vitit 2023, si dhe një sërë udhëzimesh administrative e konceptdokumenteve.

Veç kësaj, ai përmendi edhe punën në sektorin e pylltarisë 2022-2030, ku janë miratuar e hartuar një varg planesh për veprime, si dhe Task Forcën për pengimin e prerjeve ilegale të pyjeve, etj.

Në fund ministri Peci iu përgjigj një varg pyetjesh nga ana e deputetëve të Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Polonia thotë se do të vendosë masa kontrolli për migrantët në kufirin me Sllovakinë

0

Polonia do të vendosë masa kontrolli për automjetet që kalojnë kufirin nga Sllovakia, tha kryeministri i vendit të hënën, në përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve.

Partia nacionaliste në pushtet, Ligj dhe Drejtësi (PiS) e ka kthyer emigracionin në një çështje qendrore në fushatën për të fituar një mandat të tretë në zgjedhjet e 15 tetorit dhe ka përfshirë pyetje mbi këtë temë në një referendum që do të zhvillohet njëkohësisht me zgjedhjet.

Ndërkohë, Sllovakia po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm. Numri i emigrantëve të paligjshëm të ndaluar në Sllovaki është rritur nëntëfish nga një vit më parë në më shumë se 27,000 deri tani këtë vit, sipas ministrisë së brendshme të vendit.

“Unë udhëzova ministrin e brendshëm që të vendosë masa kontrolli për… furgona, makina, autobusë ku ka dyshime se ka emigrantë të paligjshëm,” tha kryeministri Mateusz Morawiecki në një tubim elektoral.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme sllovake nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Zoti Morawiecki foli menjëherë pasi zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller tha se Varshava po shqyrtonte mundësinë e forcimit të kontrolleve në kufi, por se nuk ishte marrë ndonjë vendim pasi donte fillimisht të konsultohej me partnerët.

Zoti Morawiecki reagoi gjithashtu ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili të shtunën i bëri thirrje qeverisë polake të japë sqarime për akuzat lidhur me një skemë për pagesa për dhënie vizash për emigrantët, që ka tronditur politikën polake.

Zoti Morawiecki tha se komentet e zotit Scholz mund të jenë një paralajmërim për mbylljen e mundshme të kufirit me Poloninë.

“Do të ishte më mirë që të informoheshe për situatën aktuale dhe të mos ndërhysh në punët e Polonisë,” tha ai, duke iu drejtuar zotit Scholz.

Zoti Muller ishte shprehur se qeveria nuk përjashtonte as forcimin e kontrolleve në kufirin me Gjermaninë.