8.6 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 1417

U përkujtua masakra në Gollubovc të Malishevës

0

Sot u bënë 25 vite nga njëra prej ngjarjeve më të rënda në Komunën e Malishevës, “Masakra e Gollubovcit”, ku u vranë dhe u masakruan barbarisht 30 qytetarë, kryesisht të fshatrave Gollubovc dhe Plloqicë.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtor, kanë bërë nderime pranë lapidarit dhe në varrezat e të vrarëve në këtë masakër, e që është njëra prej masakrave më mizore që ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këtë masakër, edhe sot pas 25 viteve nuk është dënuar dhe nuk është mbajtur asnjë proces gjyqësor, ndërsa autorët e këtij krimi, mbeten të lirë dhe për këtë shkak, kryetari Kastrati, edhe njëherë ka kërkuar publikisht, që autorët e këtij krimi makabër,

“Kjo masakër ishte hakmarrje e drejtpërdrejtë dhe gjenocid, pasi forcat pushtuese nuk mund ta ndalnin luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për qëllim kishin gjenocidin, futjen e frikës dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, por pavarësisht këtyre dhimbjeve, ne dolëm fitues të kësaj lufte, sepse ishim në rrugë të drejtë dhe luftuam për liri”, tha mes tjerash kryetari Kastrati, pas homazheve në varrezat e të vrarëve në këtë masakër.

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin në Banjskë

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në Banjskë.

Një muaj paraburgim për Dejan Maksimoviçin për sulmin në Banjskë

(E plotësuar, ora 12:00) Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin Dejan Maksimoviç.

Përfundon seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve për sulmin në Banjskë

(E plotësuar, 11:40) Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj dy të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

Gjatë kësaj seance është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtyre të dyshuarve, teksa pritet të merret vendimi.

Dy terroristët serbë të arrestuar në Banjskë sillen në Gjykatë

(E plotësuar ora 10:00) Dy terroristët e arrestuar në veri të Kosovës sot janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Së shpejti për ta pritet të fillojë seanca për të dyshuarit për krime të rënda ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

 

Sot mbahet seancë për dy të arrestuarit pjesë e grupit terrorist (Ora 06:52)

Sot në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca edhe për dy të pandehurit pjesë e grupit terrorist serb në Banjskë, të cilët të dielën sulmuan Policinë e Kosovës, e për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Ndryshe mbrëmë Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën paraburgimit për të arrestuarin Vlladimir Toniq, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK), duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit V.T, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPKS – së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni129 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.T dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Masa e paraburgimit është caktuar në harmoni me nenin 182 të KPPRK dhe nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 dhe paragrafit 1.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Koloneli Aubrey Herbert, miku i madh i shqiptarëve

0

Më 26 shtator 1923, u nda nga jeta koloneli i nderuar dhe miku i madh i shqiptarëve, Aubrey Herbert. Kontributi i tij për Shqipërinë ishte aq i vyer sa u vlerësua duke iu ofruar dy herë froni i Shqipërisë.

Herbert ishte një ushtar britanik, diplomat, udhëtar dhe oficer i inteligjencës. Ai u bë një mbrojtës pasionant i pavarësisë së Shqipërisë, pasi kishte vizituar vendin në 1907-n, në 1911-n dhe në 1913-tën.

Nga viti 1911 deri në vdekjen e tij, ishte një anëtar konservator i Parlamentit Britanik. Koloneli Herbert vuajti gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij nga shikimi i dobët dhe ishte pothuajse i verbër në moshën 40-vjeçare.

Pas vdekjes së Herbert, nëna e tij Elisabet Karnavon, dha një ndihmë të madhe për Shqipërinë duke ndihmuar në ngritjen e një biblioteke, hapjen e shumë shkollave, në emancipimin e gruas, si edhe u angazhua edhe për sjelljen e ndihmave në fushën e shëndetësisë etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto-portretin e Herbert-it dhe një foto e ballinës së gazetës “Afrimi” me një artikull kushtuar kolonelit në vitit 1924./ atsh

 

 

Sheikh Jassim ‘mund të bëjë ofertë të re për Manchester United’

0

Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani thuhet se mund të bëjë një tjetër ofertë për Manchester United, me Katarin që mendohet të jetë i përgatitur të afrohet me çmimin e kërkuar prej 6 miliardë paundësh të vendosur nga familja Glazer.

Ka kaluar pothuajse një vit që kur familja Glazer sinjalizoi për herë të parë se ishin të përgatitur të hynin në diskutime për një shitje të mundshme të 20 herë kampionëve të Anglisë.

Procesi i blerjes ka ngecur muajt e fundit, por besohet se Sheikh Jassim dhe rivali i tij kryesor për sa i përket kërkuesve, Sir Jim Ratcliffe, kanë ende oferta prej 5 miliardë paundësh në tryezë.

Raportet e fundit kanë pohuar se Glazer po shqyrtojnë pozicionin e tyre, por si Sheikh Jassim dhe Ratcliffe besohet se janë të përgatitur për të luajtur ndeshjen e gjatë për shkak të dëshirës së tyre për të blerë “Djajtë e Kuq”.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, një ofertë tjetër nga Sheikh Jassim, e cila ka të ngjarë të jetë “më afër” me çmimin e kërkuar prej 6 miliardë paund të vendosur nga Glazer, nuk mund të përjashtohet.

“Unë ende nuk mendoj se mund të përjashtojmë një tjetër ofertë nga, në veçanti, Sheikh Jassim”, tha Jacobs për “Givemesport”.

“Na thanë pas ofertës së katërt se kjo do të ishte oferta e fundit, pastaj na u tha pas ofertës së pestë se kjo do të ishte oferta e fundit. Kështu që nuk mund të përjashtoni kurrë një ofertë tjetër”.

“Dhe në fund, nëse Sheikh Jassim në veçanti dëshiron Manchester United, ai përfundimisht mund të duhet të paguajë atë që duhet me atë shifër prej 6 miliardë paundësh”, shtoi ai.

Tifozët e United kanë protestuar sërish kundër Glazer këtë sezon, me një protestë në “Old Trafford” pas përplasjes në Premier League me Nottingham Forest muajin e kaluar.

Pavarësisht raporteve të fundit, pretendohet se as Sheikh Jassim dhe as Ratcliffe nuk janë ndikuar nga fillimi keq i United në sezonin 2023-24.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar tre dhe kanë humbur tre nga gjashtë ndeshjet e tyre fillestare të sezonit të ri të Premier League, përveç humbjes së tyre në ndeshjen hapëse të Champions League ndaj Bayern Munich.

Sheikh Jassim dëshiron të kompletojë marrjen e plotë të United, me bankierin nga Katari i përgatitur gjithashtu të angazhojë fonde të konsiderueshme për të përmirësuar “Old Trafford” dhe terrenin stërvitor të klubit.

Ratcliffe, megjithatë, është vetëm në kërkim të një aksioni kontrollues për momentin, me një blerje të plotë të gjigantëve anglezë që ndodh pas tre vjetësh sipas planit të propozuar.Albanian Post

Vidhet një veturë në Nashec të Prizrenit

0

Një veturë është vjedhur  në fshatin Nashec të Prizrenit.

Policia po e heton rastin.

Nashec, Prizren. 25.09.2023 – 02:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin për të cilën është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Tahiri: Borrell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqje

0

Ish-koordinatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Borrell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqje pas sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Sipas saj, BE duhet të suspendoj Serbinë e terroristëve nga integrimi evropian dhe të shkarkoj dy ndërmjetësuesit.

Arrestohen dy persona të kërkuar në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar dje në Prizren.

Ata kanë qenë të kërkuar nga organet e drejtësisë.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të gjykatës, shkruan ‘PrizrenPress’.

• Rr. Papa Gjon Pali II, Prizren. 25.09.2023 – 10:50. Në bazë të urdhëresave të gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

• Rr. William Wallker, Prizren. 25.09.2023 – 17:40. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Hajnat vjedhin para në një lokal të Korishës së Prizrenit

0

Një lokal ka qenë cak i hajnave në fshatin Korishë të Prizrenit.

Pronari i lokalit ka deklaruar në polici se hajnat kanë arritur të vjedhin një shumë të parave.

Fsh. Korishë, Prizren. 25.09.2023 – 00:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në objekt, respektivisht në zyrën e lokalit dhe sipas ankuesit kanë marrë një shumë të hollash në vlerë të konsiderueshme. Lidhur me rastin në vendngjarj.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Leao ëndërron fitimin e Ligës së Kampionëve me Milanin

0

Rafael Leao vazhdon të jetë lojtari kryesor i Milanit dhe këtë ai e dëshmoi edhe në fundjavë.

Sulmuesi portugez realizoi një gol të bukur të shtunën për t’i dhuruar Milanit të tij tre pikë në përballje ndaj Hellas Veronës.

 

Leao po beson se Milani është në rrugën e duhur dhe është i bindur se shumë shpejtë Rossonerët do ta fitojnë edhe garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

“Unë besoj se klubi është në rrugën e duhur, ne arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Tani objektivi i klubit duhet të jetë të vazhdojë të rritet, të vazhdojë të jetë i fortë. Unë jam i sigurt se Milani së shpejti do t’i rikthehet fitimit të Ligës së Kampionëve, që është qëllimi ynë”, tha Leao.

Anësori këmbëshpejtë thotë se triumfi në ‘Champions’ ka qenë ëndrra e tij që nga fëmijëria dhe synon që ta bëj realitet.

“Unë flas për veten time, jam i ri, jam një lojtar që dëshiron të fitojë gjëra të mëdha, mendoj se Liga e Kampionëve është ëndrra e çdo lojtari dhe ne po punojmë për këtë”, u shpreh Leao. /Telegrafi/

Moti sot me vranësira dhe diell

0
Sot so të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin mes 22-26 gradë Celsius.