9.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 1420

Pronari i Golden Eagle kërkon të themelohet fondi për Policinë e Kosovës: Do të ndaj 30 mijë euro

0

Pronari i kompanisë Golden Eagle, Shaqir Palushi ka kërkuar që të themelohet urgjent Fondacioni për Policinë e Kosovës.

Palushi ka njoftuar përmes Facebookut se për këtë fondacion do të ndaj 30 mijë euro.

Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllime për policin i cili është vrarë sot në veri.

Fondacioni Golden Eagle bënë thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës dhe ndan 30,000 euro për këtë fondFondacioni Golden Eagle bënë thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës dhe ndan 30,000 euro për këtë fond

Fondacioni Golden Eagle shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit policor i cili ra në detyrë në mëngjesin e sotëm.

Të vdesësh për atdhe, është sikur të rilindësh përsëri…

Krahas sfidave me ndikim në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe të shoqërisë, Policia e Kosovës duhet të posedojë edhe fondin e saj për ti mbuluar shpenzimet e familjeve të policëve të rënë në detyrë, apo të lënduar dhe atyre që kanë probleme shëndetësore.

Ne si Fondacion do të marrim iniciativën për krijimin e këtij fondi.
Deri në themelim të tijë të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribojnë, mjetet mund ti kalojnë në llogarinë e Fondacionit Golden Eagle.

Së bashku për Kosovën!

Dioqeza Rashkë-Prizren: Personat e armatosur janë larguar nga Manastiri i Banjskës

0

Dioqeza Rashkë-Prizren ka thënë se situata në Manastirin e Banjskës aktualisht është e qetë dhe se personat e armatosur janë larguar nga manastiri.

Dioqeza potencoi se kanë vërejtur prani të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it para portës së hyrjes dhe në oborr të manastirit.

“Dioqeza e Rashkë-Prizren njofton opinionin se gjendja në Manastirin e Banjskës aktualisht është e qetë, ndonëse ende ndihet frika nga ngjarjet e sotme si në rrethinë ashtu edhe në vetë portën e manastirit. Personat e armatosur që depërtuan sot janë larguar nga manastiri dhe aktualisht është vërejtur prania e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it para portës së hyrjes dhe në oborrin e manastirit”, thuhet në njoftim.

“Në konviktin e manastirit ndodhet ende igumeni me vëllezërit e tij, si dhe një grup besimtarësh nga Novi Sadi, mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur. Drejtoria e Manastirit njofton se të gjithë tani për tani janë mirë”.

Feronikeli ’74 me rikthim të çmendur ndaj Lirisë, fitojnë Drita dhe Ballkani

0

Drita dhe Ballkani kanë arkëtuar pikët e plota ndaj Prishtinës, respektivisht Malishevës derisa Feronikeli ’74 bëri një përmbysje të çmendur për pikët e plota kundër Lirisë së Prizrenit.

Derbi më interesant u zhvillua në Gjilan, ku Drita triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Prishtinës.

Ndeshja ishte shumë e barabartë nga minuta e parë, me të dy skuadrat që kishin raste të mira shënimi.

Ishte Almir Ajzeraj që shënoi një gol të bukur dy minuta pasi nisi pjesa e dytë për t’i dhënë epërsinë Dritës.

Ndërsa, epërsinë e dyfishoi ish i Prishtinës Albin Prapashtica, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes mysafire (49’).

Fitoren e madhe të “Intelektualëve” e vulosi Kastriot Selmani (90′).

Drita tani renditet në pozitën e katërt me nëntë pikë derisa Prishtina bie në vendin e pesë me nëntë sosh.

Ndërsa, Feronikeli ’74 ka bërë një rikthim fantastik nga 3:0 në 3:5 për ta mposhtur Lirinë e Prizrenit në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Liria e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi përmes Junior Petrus pas vetëm dy minutave.

Festim Alidema pastaj dyfishoi epërsinë (5’), derisa Prins Tjiuesa realizoi nga pika e bardhë për golin e tretë (13’).

Sidoqoftë, skuadra nga Drenasi nuk u dorëzua duke ngushtuar epërsinë me me Bashare Rrazack (35’), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Feronikeli ’74 pastaj barazoi rezultatin me dy gola të shpejtë brenda një minuti, që u shënuan me Jakup Berishën (59’) dhe Florent Avdylin (60’), ky i fundit realizoi eurogol nga gjuajtja e lirë.

Ndërsa për përmbysjen e madhe u përkujdes vetë Berisha (67’), që ishte goli i dytë i tij personal.

Tani, Feronikeli ngrihet në pozitën e tetë me gjashtë pikë aq sa ka edhe Liria në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Ballkani ka vazhduar me rezultate pozitive duke triumfuar kundër Malishevës me rezultat 3:2.

Malisheva e nisi më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm shtatë minutave me anë të Drilon Hazrollaj.

Ballkani u këndell shpejtë duke barazuar ame Gentrit Halilit, që realizoi me kokë pas harkimit të Thaqit (21’).

Ndërsa, Nazmi Gripshi realizoi një gol të bukur për ta përmbysur epërsinë (29’).

Për golin e tretë u përkujdes Qëndrim Zyba (75’), kurse e tëra që bëri Malisheva ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit me anë të Aliut (77’).

Ballkani tani arkëton 13 pikë në pozitën e dytë aq sa ka lideri Llapi derisa Malisheva renditet në pozitën e tretë me nëntë sosh.

Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin – jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, “jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës”.

“Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë. Faleminderit heronjve tanë në uniformë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, Osmani, ka theksuar se “Kosova është e përjetshme”.

Policia konfirmon: Tre sulmues të vrarë, një i arrestuar

0

Policia e Kosovës konfirmon vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme, transmeton klankosova.tv.

Njoftimi i plotë:

”Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë.

Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur.

Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.

Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.

Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës”.

—-

Vritet njëri prej sulmuesve në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vrarë një nga sulmuesit në Banjskë të Zveçanit.

Sipas policisë, pas rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje, policia është detyar t’i kundërpërgjigjet grupeve kriminale “ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, transmeton Klankosova.tv.

“Persona të armatosur u futën në manastir”, Dioqeza e Prizrenit del me njoftim

0

Dioqeza Rashkë-Prizren ka lëshuar një reagim lidhur me vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ata kanë kanë shprehur ngushëllime për familjen e policit dhe kanë thënë se duhet bërë gjithçka për ta ruajtur qetësinë.

”Dioqeza e Rashko-Prizrenit dënon ashpër sulmin e fundit të ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, afër fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën. Është një incident i rëndë që mund të ketë pasoja të mëdha dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të policit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson që dy të plagosurit të shërohen sa më shpejt’, thuhet në reagim.

Në faqen e tyre zyrtare, kanë thënë se në manastirin e Banjskës në Zveçan janë futur automjetet e blinduara dhe “persona me maska” të cilët janë duke lëvizur në oborrin e manastirit.

Sipas tyre janë duke u dëgjuar edhe të shtëna.

Sipas Dioqezës, në Manastir ndodhen një grup besimtarësh nga Novi Sadi, një prift, abati Danilo dhe pjesëtarë të tjerë të manastirit. Në njoftim thuhet për sigurinë e tyre, besimtarët janë mbyllur në konvikt.

Italia do të prodhojë së bashku me Britaninë dhe Japoninë, aeroplanë të rinj luftarakë

0

Italia ka njoftuar se do të jetë partner i barabartë në programin luftarak të gjeneratës së ardhshme me Britaninë e Madhe dhe Japoninë, pasi negociatat e mëtejshme mbi projektin janë duke u zhvilluar, përfshirë ato në selinë e programit.

Të tre vendet krijuan programin global Combat Air (GCAP) në dhjetor, pasi Britania dhe Japonia ranë dakord të kombinojnë përpjekjet e tyre luftarake në një bashkëpunim inovativ që synon të disponojë një aeroplan të avancuar deri në mesin e dekadës së ardhshme.

Reuters raportoi të enjten se Japonia dhe Britania do të dominojnë projektimin dhe prodhimin, me Londrën që ka më shumë gjasa të udhëheqë organizatën për shkak të përvojës së saj më të thellë dhe më të fundit në zhvillimin e aeroplanëve luftarakë.

“Programi global Combat Air, ose GCAP, është një program tre-kombëtar i bazuar në parimet e ndarjes së barabartë, siç deklaruan kryeministrat në një deklaratë të përbashkët ministrore dhjetorin e kaluar”, tha Ministria italiane e Mbrojtjes.

“Vendimi përfundimtar do të përfshijë një ndarje të barabartë dhe të balancuar të kostove dhe përfitimeve”, u tha ndër tjera.

Reuters raportoi gjithashtu se vendet partnere planifikojnë të zgjedhin Britaninë si selinë e tyre. Italia tha se diskutimet mbi këtë çështje po vazhdojnë midis qeverive dhe partnerëve të industrisë.

“Tre ministritë e Mbrojtjes po kryejnë aktualisht kërkime për lidershipin më të mirë për të arritur objektivin deri në vitin 2035”, njoftoi ministria italiane e mbrojtjes.

17 vjet nga vdekja e Muharrem Qenës, artistit shumëdimensional që ia kushtoi jetën artit

0

Shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar, Muharrem Qena, lindi në 25 Qershor të vitit 1934 në Mitrovicë.

Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.

Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries – Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.

Muharrem Qena vdiq më 24 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale. / KultPlus.com

Vrasja e policit në veri, Balje: Ju jeni heronjtë tanë

0

Deputetja Duda Balje ka reaguar pas vrasjes së zyrtarit policor në Veri.

Ajo u ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë, teksa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë.

“Ngushëllime familjes së policit të vrar?! I lutem Zotit t’ju japë forcë dhe durim. Policit të plagosur u uroj shërim të shpejtë. Ju jeni heronjtë tanë??????”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

0

Adnan Januzaj ka mbetur te Sevilla përkundër se nuk bënë pjesë në planet e klubit spanjoll.

Sulmuesi kosovar me pasaportë belge gjashtë muajt e fundit i kaloi te Istanbul Basaksehir në Turqi.

Në afatin kalimtar veror kishte disa oferta për Januzajn, edhe nga Turqia, por edhe nga Arabia Saudite, megjithatë transferimi nuk u kompletua dhe ai mbeti te Sevilla.

28-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon me fanellën e klubit spanjoll dhe largimi i tij në dimër është i pashmangshëm.

‘Football Transfers’ ka raportuar se Everton po shikon mundësinë të nënshkruajë me Januzajn në janar, pasi drejtuesit e klubit anglez kanë pasur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit.

Për Januzaj transferimi te Evertoni do të jetë një hap i madh për ta rikthyer karrierën e tij në binarë pas një viti të tmerrshëm.

Nga shtatë ndeshje zyrtare që Sevilla ka zhvilluar këtë edicion, Januzaj nuk është paraqitur në asnjërën prej tyre, derisa vetëm në sfidën ndaj Las Palmas qëndroi në bankën rezervë.