5.1 C
Prizren
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Feronikeli ’74 me rikthim të çmendur ndaj Lirisë, fitojnë Drita dhe Ballkani

Drita dhe Ballkani kanë arkëtuar pikët e plota ndaj Prishtinës, respektivisht Malishevës derisa Feronikeli ’74 bëri një përmbysje të çmendur për pikët e plota kundër Lirisë së Prizrenit.

Derbi më interesant u zhvillua në Gjilan, ku Drita triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Prishtinës.

Ndeshja ishte shumë e barabartë nga minuta e parë, me të dy skuadrat që kishin raste të mira shënimi.

Ishte Almir Ajzeraj që shënoi një gol të bukur dy minuta pasi nisi pjesa e dytë për t’i dhënë epërsinë Dritës.

Ndërsa, epërsinë e dyfishoi ish i Prishtinës Albin Prapashtica, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes mysafire (49’).

Fitoren e madhe të “Intelektualëve” e vulosi Kastriot Selmani (90′).

Drita tani renditet në pozitën e katërt me nëntë pikë derisa Prishtina bie në vendin e pesë me nëntë sosh.

Ndërsa, Feronikeli ’74 ka bërë një rikthim fantastik nga 3:0 në 3:5 për ta mposhtur Lirinë e Prizrenit në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Liria e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi përmes Junior Petrus pas vetëm dy minutave.

Festim Alidema pastaj dyfishoi epërsinë (5’), derisa Prins Tjiuesa realizoi nga pika e bardhë për golin e tretë (13’).

Sidoqoftë, skuadra nga Drenasi nuk u dorëzua duke ngushtuar epërsinë me me Bashare Rrazack (35’), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Feronikeli ’74 pastaj barazoi rezultatin me dy gola të shpejtë brenda një minuti, që u shënuan me Jakup Berishën (59’) dhe Florent Avdylin (60’), ky i fundit realizoi eurogol nga gjuajtja e lirë.

Ndërsa për përmbysjen e madhe u përkujdes vetë Berisha (67’), që ishte goli i dytë i tij personal.

Tani, Feronikeli ngrihet në pozitën e tetë me gjashtë pikë aq sa ka edhe Liria në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Ballkani ka vazhduar me rezultate pozitive duke triumfuar kundër Malishevës me rezultat 3:2.

Malisheva e nisi më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm shtatë minutave me anë të Drilon Hazrollaj.

Ballkani u këndell shpejtë duke barazuar ame Gentrit Halilit, që realizoi me kokë pas harkimit të Thaqit (21’).

Ndërsa, Nazmi Gripshi realizoi një gol të bukur për ta përmbysur epërsinë (29’).

Për golin e tretë u përkujdes Qëndrim Zyba (75’), kurse e tëra që bëri Malisheva ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit me anë të Aliut (77’).

Ballkani tani arkëton 13 pikë në pozitën e dytë aq sa ka lideri Llapi derisa Malisheva renditet në pozitën e tretë me nëntë sosh.

Më Shumë

Poezia në krizë vlerash

Qazim THAÇI Është koha e fundit të besojmë që vlerat duhet të vlerësohen si të tilla, dhe jo të lejojmë që antivlerat të marrin primatin....

Komuna e Dragashit nis vaksinimin dhe dehelmetizimin e qenve me pronar

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Dragashit njofton qytetarët se ka nisur vaksinimi i qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit (Rabies) dhe procesi...

Lajmet e Fundit