13.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 1421

Zbulohen prapaskenat e ‘sherrit’ të Luizit me Arbanën dhe Eduartin

0

Kush do jenë opinionistët e sezonit të ri të “Big Brother Vip Albania”?

Kjo pyetje ende dhe sot diskutohet shumë, e emrat që janë përfolur kanë qenë të shumtë.

Në rrjet prej kohësh është përfolur se Luiz Ejlli do të jetë opinionist në Big Brother VIP 3 krahas Zhaklin Lekatari.

Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit.

Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë. Në rrjet përflitet se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë shprehur kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format.

Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të Big Brother dhe çiftit të famshëm.

Pak ditë më parë, Luizi i largoi nga Instagrami, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, ku u duk si një mbyllje përfundimtare e marrëdhënieve mes tyre.

 

Luka Modriq mund t’i bashkohet Messit tek Inter Miami

0

Luka Modriq është futbollist i Real Madridit deri në fund të këtij edicioni, por e ardhmja e tij ende është e paqartë.

Mediat spanjolle kanë shkruar se ai mund të largohet në verën e vitit të ardhshëm nga skuadra madrilene.

“Mundo Deportivo” ka shkruar se përveç Luis Suarezit, në vitin tjetër, Inter Miamit mund t’i bashkohet edhe kroati me shumë përvojë dhe një prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit.

38-vjeçari Modriq në vitin 2018 ishte fitues i “Topit të Artë”.

Ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe ka tre tituj të La Ligës spanjolle.

Superliga vazhdon sot/ Liria i bën ‘konak’ Feronikelit ’74

0

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot pasdite me tri ndeshjet e fundit të javës së gjashtë.

Kryendeshja e kësaj fundjave luhet në Gjilan, ku përballen rivalët e vjetër, Drita dhe Prishtina.

Ballafaqimi mes gjilanasve dhe prishtinasve si çdo herë pritet të sjellë ndeshje dramatike jo vetëm për shkak të rivalitetit që ekziston prej vitesh mes këtyre dy skuadrave, por edhe për rëndësinë e pikëve nga ky ballafaqim.

Ndërkaq, kampioni i Kosovës, Ballkani para tifozëve të tyre pret Malishevën, derisa Liria i bën ‘konak’ Feronikelit ’74.

Superliga /Java e Gjashtë

Sot takohen:

Ballkani-Malisheva

Liria-Feronikeli ‘74

Drita-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Presidentja Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën zyrtare në New York, si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit në veri. Osmani ishte në vizitë zyrtare në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në New York, shkaku i zhvillimeve në veri të vendit, i ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York, dhe qysh sot do të niset për në Kosovë”, ka njoftuar për RTK-në , këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Në një sulm në Banjskë të Leposaviqit rreth orës 3 të mëngjesit ka mbetur i vdekur rreshteri policor A.B., ndërsa është plagosur një polic kufitar.

Kapet me drogë një i ri në Prizren

0

Në rrugën “William Walker” në Prizren, gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancën narkotike të llojit marihuanë, që është sekuestruar si provë.

Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari 23-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet

Gjatë dhënies së deklaratës, i riu i ka njoftuar policinë se marihuanën e ka përdorur vetëm për konsum personal, pasi është përdorues i narkotikëve.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Aksident trafiku në Suharekë, lëndohen gjashtë persona

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Studeqan të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa kanë kërkuar tretman mjekësor gjashtë persona. Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur veturën tjetër. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe katër pasagjerë në vetura të cilët pas tretmanit në Spitalin Rajonal në Prizren janë liruar, përveç njërit prej tyre i cili është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Reagon Kurti: Dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist

0

Vrasjen e policit të Kosovës e ka konfirmuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.  Ai në Facebook ka shkruar se rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur

 

“I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda. Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve. Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur”, ka shkruar Kurti.

Vritet një polic në veri, plagosen dy të tjerë

0

Një polic është vrarë dhe të paktën dy janë plagosur në fshatin Banjskë në veri.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

I ndjeri sipas të njëjtave burime mbante gradën e rreshterit.

Ndërkaq  dy të tjerë janë plagosur .

Persona të uniformuar e kanë bllokuar rrugën Mitrovicë- Leposaviq me dy kamionë, dhe kanë shtënë në drejtim të  automjetit policor.

Polici i vrarë dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës

Gjithnjë sipas burimeve sulmuesit janë barrikaduar në një objekt fetar në Banjskë.

Opozita thotë se nuk do t`i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

0

Në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, shumica do të ballafaqohet me vështirësi, për shkak se opozita vazhdon të deklarohet se nuk do të jetë pjesë e votimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare. Opozitarët thonë se ky vendim vjen, siç e quajnë ata, pas lojës së dëmshme që po bën pushteti.

 

Mungesa e unitetit politik mes pozitës e opozitës, mund të jetë shkak që Kuvendi i Kosovës të mos arrijë ta përmbush planin legjislativ për sesionin vjeshtor. Kjo pasi partitë opozitare s’kanë ndryshuar qëndrim.

Nga të njëjtat thonë se s’do të marrin pjesë në votimin e projektligjeve në seancat e kuvendit, e as në komisionet parlamentare.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se nuk më të jenë pjesë siç e ka quajtur pjesë e lojës së dëmshme të pushtetit.

“Para sjelljes së kësaj qeverie me faktorin evropian dhe SHBA-në, ne nuk mund të jemi pjesë e kësaj loje politike të dëmshme dhe ne do të jemi kundër dhe si reaksion demokratik ne nuk do të bëjmë asnjë lloj kuorumi në instancat parlamentare të vend”, tha ai.

Në AAK, thonë se nuk do të jenë pjesë e votimit të asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Qëndrimi i AAK-së është që ne nuk do të krijojmë as kuorum dhe nuk do të mbështesim asnjë iniciativë. Jemi duke debatuar lidhur marrëveshjet ndërkombëtare, a do të kemi ndonjë qëndrim ndryshe, por për momentin as marrëveshjet ndërkombëtare nuk e kemi në plan t’i votojmë”, theksoi ai.

E nga partia në pushtet shprehen se nga sabotimet e opozitës, më së shumti po pësojnë qytetarët.

“Edhe angazhimi i tyre është i rëndësishëm sepse e kanë mandatin nga populli dhe qytetarët presin që edhe ata të jenë aktiv dhe të japin përgjegjësi për çka edhe janë emëruar”, tha Visar Korenica, deputet i LVV-së.

Kuvendi i Republikës së Kosovës,gjatë sesionit pranveror kishte përmbushur vetëm 13 për qind të planit legjislativ.rtk

Kurti: Rritja ekonomike në dy vjet ka qenë 7.9 për qind

0

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rritja ekonomike në dy vjet ka qenë 7.9 për qind. Sipas tij, kjo rritje është më e larta se çdo herë tjetër për dy vite rresht që nga shpallja e Pavarësisë.

“Vitin e parë të qeverisjes rritja ekonomike ishte 10.7%, më e larta në historinë e vendit. Në vitin e dytë rritja ekonomike ishte 5.2% (2022). Rritja mesatare në dy vite ka qenë 7.9%, më e larta se çdo herë tjetër për dy vite rresht që nga shpallja e Pavarësisë. Trendi i rritjes ekonomike ka vazhduar edhe këtë vit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri ka thënë se vlera e eksporteve në vitin 2022 është rritur për 447 milionë euro ose dyfishuar në krahasim me vitin 2020.

“Për periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e eksporteve ka qenë 468 milionë euro, që është përafërsisht aq sa ka qenë totali i vlerës së eksporteve në vitin 2020 (474 milionë euro). Deri në fund të 2023 pritet që vlera eksporteve për herë të parë të arrijë shifrën 1 miliard euro. Si rezultat, raporti eksport-import është ngushtuar nga gati 1 me 9 sa ishte në vitin 2019, në më pak se 1 me 6 sa është aktualisht. Ndërkohë që, për herë të parë, në tremujorin e dytë të këtij viti ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej mbi 400 mijë vendeve aktive të punës”, ka theksuar kryeministri Kurti.

Sipas tij, gjatë qeverisjes së deritanishme, buxhetit të shtetit i janë shtuar mbi 770 milionë euro të hyra, kurse ekonomisë 2.1 miliardë euro vlerë.

“Të hyrat tatimore janë rritur për rreth 2/3, ndërkohë që Investimet e Huaja Direkte janë dyfishuar. Trendi i rritjes së Investimeve të Huaja Direkte ka vazhduar edhe sivjet. Sipas të dhënave të Bankës Qendore të Kosovës, për periudhën janar-maj 2023 kemi 20.7% më shumë investime se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti ka thënë se këtë rritje ekonomike, qeveria e tij e ka ndarë me qytetarët duke rishpërndarë në total 842 milionë euro përmes masave të ndryshme mbështetëse për qytetarë dhe stimuluese për biznese, dhe pa krijuar borxhe të reja.

“Deficitin buxhetor në vitin 2022 e kemi ulur në nivel historik duke e zvogëluar atë për mbi -90% në krahasim me vitin 2020. Kurse inflacioni në muajin korrik ishte më i ulëti në gjithë Gadishullin Ballkanik, me vetëm 2.4%”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.