13.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 1422

Afrona hedh poshtë thashethemet, tregon se nuk është ndarë nga i dashuri dhe se është shumë e lumtur

0

Afrona Dika është një personazh shumë i njohur për publikun tonë.

Ajo u bë e njohur pas martesës me këngëtarin Blero, e pastaj edhe nga ndarja me të.

Afrona është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

Në fotografinë e fundit ajo shihet se ka dalë vetë e dyta, duke hedhur poshtë thashethemet për ndarje./ORAinfo/

“Sigal Prishtina” fiton kundër “Proto Cable Prizreni”, pas vazhdimeve

0

Xhiroja e parë ka sjell ndeshjen e parë në vazhdime. Kjo ndodhi në sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit, që u zhvillua në Prizren dhe përfundoi 89:83 (24:22, 18:21, 21:21, 14:13, 12:6) në javën e parë të Prince Caffe Superligës.

Në çerekun e parë herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por asnjëra nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 24:22. Në periudhën e dytë, prishtinasit dy herë ishin në epërsi deri në gjashtë pikë, por në fund me një treshe nga Edmond Kryeziu, skuadrat shkuan në pushim me shifrat 42:43.

Edhe perioda e tretë ishte e barabartë, që dëshmon edhe rezultati 21:21, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 63:64. Çereku i fundit ishte po ashtu interesant e me rikthime, duke përfunduar 77:77, me një treshe nga Edmond Kryeziu, edhe pse të dy skuadrat kishin mundësi të fitonin në fund, por sfida shkoi në vazhdime. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, por prishtinasit ishin më të vëmendshëm në momentet vendimtare dhe fituan 89:83.

Te skuadra kryeqytetase u dalluan Nick Ward me 25 pikë e tetë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 19 pikë e pesë kërcime, kurse te prizrenasit u dalluan Edmond Kryeziu me 20 pikë, Urim Zenelaj me 17 pikë e shtatë kërcime, Isaiah Kelly me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Ivan Koljeviq me 13 pikë e 11 kërcime.

Baldedaj nga AAK-ja kalon në LDK: Pa LDK-në nuk zhvillohet Prizreni

0

Ilir Baldedaj përmes një postimi në porfilin e tij ka bërë të ditur se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai duke drejtuar akuza në pushtetin aktual në Priznre, ka thënë se votat e rajonit të Hasit do të jenë garanci që Driton Selmanaj të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenti.

Baldedaj ka qenë pjesë e AAK-së dhe kandidat për deputet nga kjo parti në zgjedhjet e fundit.

Shkrimi i plotë:

 Në një kohë shumë kritike për Prizrenin, qytetin të cilin e udhëheq njeriu dhe partia që tashmë janë dëshmuar për keq qeverisje dhe abuzim me pushtetin, është e vështirë të qëndrosh si spektator. Këta abuzues duhet të luftohen me të gjitha mjetet demokratike politike, që Prizreni t’i kthehet qytetarëve.

Për këto dhe shumë arsye tjera, nga sot kontributi im politik do të jetë i madh dhe i vazhdueshëm duke përqafuar RRUGËN E RE për Kosovën e për Prizrenin. Pa LDK-në nuk ringjallet Prizreni, pa LDK-në nuk zhvillohet Prizreni, pa LDK-në  Prizreni nuk i kthehet prizrenasve!

Rikthimi im në politikën aktive të qytetit fillon nga sot në kuadër të LDK-së, me besimin më të madh që votat e quara dëm në vitin 2017 dhe 2021, në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë aty ku duhet. Votat e votuesve për LDK -në në Has dhe kudo në Prizren do të jenë një garanci për kryetarin e ardhshëm të qytetit, i cili do të jetë Driton Selmanaj, Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren.

Pavarësisht përpjekjeve për të më goditur në mënyra të ndryshme që të më eliminojnë politikisht, drejtësia vendore ka dëshmuar se jam i pastër sikur loti. Dhe, si i tillë nga sot i bashkohem LDK-së për ti mposhtur politikisht të gjithë ata që i kanë bërë dëm Prizrenit, për ta rikthyer LDK-në në qeverisjen e qytetit.

Rruga e Re është një garanci e rikthimit të fuqishëm të LDK-së në pushtetin lokal në Prizren. Me rikthimin e LDK-së, do ti kthehet shpresa dhe jeta e vërtetë Prizrenit!

Me respekt,

Ilir Baldedaj

 

Dhjetë vatra zjarri në rrethinën e Prizrenit

0

Tashmë ka shkuar në dhjetë numri i vatrave të zjarrit në fshatrat e Prizrenit.

Drejtoresha për Emergjenca dhe Shpëtim e Komunës së Prizrenit, Ramize Shala, thotë se era fortë është duke e përhapur zjarrin, dhe se për momentin aktive janë 10 vatra zjarri

Ajo ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit

“Të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në terren, madje edhe ato ekipe jashtë orarit të punës. Gjithsejtë 7 ekipe janë në terren”, tha Shala për RTK.

Përfshihen në flakë malet në rrethin e Prizrenit

Një zjarr ka rënë në orët e pasdites, afër fshatit Noviselan të Prizrenit.

Drejtoresha për Emergjenca dhe Shpëtim e komunës së Prizrenit, Ramize Shala ka thënë  se tashmë ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe se siç ka njoftuar ajo , zjarri është lokalizuar.

E tmerrshme: Shembet tribuna në stadiumin e ndërtuar në vitin 2019 në Korishë të Prizrenit

0

Bëri bujë përurimi i stadiumit në Korishë të Prizrenit në vitin 2019, kur kryetari i kësaj komune aso kohe, Mytaher Haskuka, presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në atë mandat, Kujtim Gashi, krenoheshin së bashku. Katër vite më vonë, një tribunë e ndërtuar më vonë se përurimi, nga pamjet shihet se është shembur.

Presidenti Ademi deklaronte se ministri Gashi po bënte mrekullinë në stadiumet e Kosovës dhe po u jepte hakun sportistëve.

“Nuk po rreshtin projektet e infrastrukturës së futbollit nëpër gjithë Kosovën, ky ministër e bën mrekullinë në stadiumet e sidomos në stadiumet e futbollit, jam shumë i lumtur që kam hasë në mirëkuptim sidomos te ministri, falënderoj edhe partnerin tim më të madh, Ministrinë e Sportit që po u ja jep hakun sportistëve,” kishte thënë Agim Ademi.

Radiotelevizioni BESA  ka publikuar pamje nga ky stadium, ku shihen tribunat e vetme të ndërtuara, se janë shembur.

Në këtë stadium, ndeshjet i zhvillonte skuadra A&N, që luante në Ligën e Parë të Kosovës./nacionale

Arrestohet në Kukës shqiptari që po transportonte ilegalisht 27 emigrantë në drejtim të Kosovës

0

Është arrestuar një person në Shqipëri i cili po transportonte 27  emigrantë në drejtim të Kosovës.

Emigrantët kishin paguar nga 200-400 euro për të dalë jasht vendit, njofton Policia e Shqipërisë.

“35-vjeçari i arrestuar, iu kishte premtuar transportimin nga Korça në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 200-400 euro për person, 27 emigrantëve që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe që synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së”, thuhet në njoftim

Për 27 emigrantët nis procedura në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërkaq rasti ka kaluar në prokurori

Zhduket një person në Mamushë

0

Një person ka raportuar se djali i tij para tre ditëve ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur para tri dite në Mamushë.

“Ankuesi mashkull kosovar me datën 22.09.2023 ka raportuar se djali i tij, viktima mashkull kosovar para tre ditëve ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit, njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

Digjet një shtëpi në Malishevë, vdes 76-vjeçari

0

Në orët e hershme të mëngjesit është djegur një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës, ku si pasojë e zjarrit ka vdekur një 76-vjeçar, derisa një tjetër person është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tregoi se në shtëpi kanë qenë katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte.

“Sot rreth orës 02:40, policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit.

Në shtëpi kanë qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Po ashtu njëri prej të mbijetuarve për shkak të gjendje së rënduar shëndetësore, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Elezaj për Telegrafin.

Ndërkaq, siç u shpreh Elezaj në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e incidentit./Front Online

Policia gjatë 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 25 gjoba trafiku

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 25 gjoba trafiku.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona dhe 12 janë dërguar në mbajtje, për vepra të ndryshme penale.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

0

Personat që kanë vuajtur më gjatë prej COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi – kanë më shumë gjasa të përjetojnë dëmtim të organeve, ka treguar një studim i ri.

Incizimet mjekësore kanë treguar se kësaj kategorie të pacientëve u rriten mundësitë tri herë më shumë që të përballen me anomali në mushkëri, tru dhe veshka.

Hulumtuesit besojnë se ekziston një lidhje me periudhën e gjatë të sëmurjes.

Ka shpresa që ky studim, i publikuar në revistën shkencore Lancet, të ndihmojë në krijimin e trajtimeve më efektive për atë që njihet si “COVID i gjatë”.

Për qëllime të studimit janë analizuar 259 pacientë, të cilët janë sëmurë me koronavirus dhe më pas janë shtrirë në spital.

Pesë muaj pas lëshimit prej spitalit, incizimet kanë treguar se në organet kryesore të tyre janë vërejtur dallime të dukshme, në krahasim me një grup prej 52 personash që nuk janë infektuar asnjëherë me koronavirus.

Dallimi më i madh është vërejtur në mushkëri, ku incizimet kanë treguar 14 herë më shumë mundësi për anomali.

Profesoresha Betty Raman nga Universiteti i Oksfordit, dhe njëra prej hulumtuesve të studimit, ka thënë se është qartë që pacientët me simptoma të “COVID-it të gjatë”, kanë më shumë mundësi të përjetojnë dëmtim të organeve.

“Mosha e pacientit, shkalla e sëmurjes me COVID, si dhe fakti nëse kanë pasur ndonjë sëmundje tjetër, kanë qenë faktorë me rëndësi për identifikuar dëmtim të këtyre organeve të rëndësishme të trupit”, ka thënë ajo.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.