14 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 1423

Muharremaj mohon se do të largohet nga AAK-ja: Do të jem AAK deri në frymën e fundit

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mohuar pretendimet se ai mund të largohet nga AAK-ja dhe të shkon në VV.

I pari i komunës së Suharekës ka bërë me dije se do të qëndrojë deri në fund në partin e Ramush Haradinajt.

Sipas tij, AAK-ja është familja e tij politike.

“Unë i respektoj të gjitha partitë politike, është sistem demokratik, mund të flasin çka të duan. Unë jam me një familje të madhe edhe familjen që kanë Muharremaj me 7 vëllezër, por edhe familjen AAK që është një parti shtet-formuese. Jam në AAK, kam qenë dhe do të vazhdojë të jem deri në frymën e fundit për arsye se e dua dhe është mirë që çdo parti të ketë njerëz konkret dhe praktik për të çuar këtë vend përpara”, është shprehur Muharremaj për “Emisionin Special” në Klan Kosova.

4 miliardë e 729 milionë, vlera e kredive nëpër banka

0

4 miliardë e 729.6 milionë është vlera e kredive të kosovarëve nëpër bankat komerciale e regjistruar në muajin gusht.

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se në këtë muaj është shënuar një rënie prej 19.4 milionësh, që në total ka qenë 170.7.

Raporti kredi-depozita ka qenë 81 përqind, ndërsa kapitali total i bankave komerciale ka qenë 811.8 milionë.

Vdes ish-ushtari i UÇK-së që u plagos në Rahovec

0

Dega e OVL-UÇK-së në Rahovec ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Nazmi Veliu, i cili ishte plagosur ditë më parë në Rahovec.

Sipas OVL-UÇK-së, ish-ushtari i UÇK-së ka ndërruar jetë në QKUK.

“Ish ushtari UÇK-se, Nazim Veliu s’u bën ballë plagëve nga arma e zjarrit, nderron jetë në QKUK Nazim Veliu, i plagosur tre ditë më parë bashkë me të vëllanë, ka nderruar jetë sonte pak para orës 23:00. Lajmin e konfirmuar për 07 Press edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla. Ngushëllime familjes, miqve dhe atyre që e njohën!” është shkruar në profilin e kësaj dege në “Facebook”.

Incidenti i së martës në Rahovec: Vdes njëri nga dy të plagosurit

0

Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zjarri katër ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Dje rreth orës 21:40 jemi njoftuar se viktima, mashkull i lindur në vitin 1971, ka ndërruar jetë në QKUK. I ndjeri me datën 19.09.2023 ishte qëlluar me armë zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në lidhje me rastin, në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në rast.

“Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Elezaj në ditën e ngjarjes.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Moti sot në ditën e parë të vjeshtës me temperatura deri në 32 gradë Celsius

0

Instituti hidrometeorologjik i kosovës ka njoftuar se sot në ditën e parë të vjeshtës parashihet mot me temperatura të larta.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimalet të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

“Të shtunën fillon stina e vjeshtes në orën 08:50 min por kjo ditë do t’i gjasojë më shum një dite tipike vere, pasiqë temperaturat do të jenë të larta. Në ketë ditë do të ndodh ekuinoksi vjeshtor. Vranesira të pakta mund të paraqiten vetëm për rreth relievit malor, ku dhe shkalla e lagshtisë do t jetë më e lartë”.

“Sa i përketë presionit atmosferik parashihen vlera të larta, ndërsa parametri i erës do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftimin e IHKM-së.

IHMK

Mungesa e trotuareve ua vështirëson lëvizjen e lirë nxënësve në Prizren

0

Në Prizren shumë objekte shkollore që ndodhen në skaj të rrugëve automobilistike, po ua pamundësojnë nxënësve dhe prindërve të lëvizin lirshëm në vajtje-ardhje nga shkolla.

Prindërit shprehin shqetësimin e tyre, policia premton prani më të madhe të patrullave, ndërsa komuna thotë se shumë shpejt do të fillojë rregullimin e trotuareve afër shkollave dhe jo vetëm.

Në shkollën “Motrat Qiriazi” në lagjen Kurrillë të Prizrenit nxënësit po e kanë shumë të vështirë të qarkullojnë në kohën e ndërrimit të pasdites.

Trotuaret mungojnë e prindërit nuk ndihen të sigurt për fëmijët e tyre.

“Rrezik boll. A ka pas trotuar ndonjëherë këtu?. Jo , rruga është e ngushtë shtëpitë janë rreth rrugës, rruga e ngushtë”, shprehet Nashide Zogaj, prind nga Lagia Kurrilla.

“Jo nuk mundemi me leju fëmijët vetëm se kemi frik, sepse ka vetura shumë dhe nuk mundemi , patjetër duhet me pru dikush, ose me shoqëruar me dikën” , shprehet Edonjeta Ndrecaj nga Lagja e Re

“Po , po se di a është faji i komunës , apo është faji jonë se ne vetë nuk kemi lëshu rrugë ,kështu që nuk kemi pse me e fajsu komunën , kur ne vetë qytetarët , nuk ja dimë hallin fëmijëve tanë , kur nuk lëshojmë rrugë për fëmijët tanë dhe për vete”, shprehet Shaqir Ninaj nga Lagjja  Jeta e Re.

“Zakonisht këtu është shumë e vështirë , pasi bash në kohën kur kemi mi marr fëmijët ose me i pru , po bëhet shumë guzhëm dhe s’po ke nga me ec. A ke siguri ta lësh fëmijën vetë me ardh në shkollë? Jooo , absolutisht”, thotë Edona Nasufaj nga Lagja Kurrilla.

Drejtorët e shkollave thonë se vazhdimisht përballen me ankesat e prindërve , ndërkaq kërkojnë mirëkuptim në pjesëmarrësit e komunikacionit dhe praninë e policisë.

” Ajo që ne kërkojmë është një mirëkuptim i të gjithë qytetarëve të kësaj lagje ,që mos të na parkohen me makina mu në hyrje të shkollës , si dhe një prezencë më të shtuar të policisë së Kosovës , pasi edhe unë e kam planifiku që të bëj një takim me drejtorinë rajonale të policisë”, tha Ekrem Bajraktari drejtor i shkollës ” Motrat Qirjazi”

“Për momentin rruga afër shkollës është duke u rinovuar , siç mund ta shihni , është pak problematike dhe kemi disa ankesa prej prindërve , mirëpo fatmirësisht nuk parkohen makinat as në trotuare e as në oborrin e shkollës dhe po menaxhohet mirë”, thotë Vlora Karavidaj drejtoreshë e shkollës “Lekë Dukagjini”.

“Kjo temë është diskutuar me këshillin e shkollës , këshillin e prindërve , është një brengë që ata e shprehin vazhdimisht për ardhjen e fëmijëve të tyre . Për këtë arsye ata shpesh herë e bëjnë shoqërimin e fëmijëve , natyrisht i sjellin edhe i marrin”, shprehet Sherife Morina – Drejtoresh e shkollës “Haziz Tola”

Ndërsa nga Policia thonë se kanë patrullim të shtuar në vendet ku konsiderohet se ka rrezik më të madh.

Nëpërmjet një përgjigje me shkrim, drejtori i shërbimeve publike në komunë e Prizrenit, Çelë Lamaj, thotë se shumë shpejt do të fillojë  me rregullimin e trotuareve përreth shkollave në përgjithësi, edhe pse kjo infrastrukturë është ndërtuar vite më parë.rtk

Vëllai i Xhevë Lladrovcit – Krasniqit: Motra ime ka shkuar nuse kur Fehmiu ishte në burg, kanë qenë të pandashëm

0

Në përvjetorin e 25-të të rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, në emisionin “Frontal” ka qenë i ftuar vëllai i Xhevës, Selim Krasniqi.

Ai ka rrëfyer se si ka qenë Xheva si studente e kur ka filluar me aktivitete për çështje komëbtare.

“Xheva ka rënë në sy të pushtetit në atë kohë, qoftë gjatë organizimeve në protesta por edhe më vonë. Shkollimi i saj ka qenë në kushte shumë të vështira, studimet i ka kryer në atë kohë të vështirë, por nuk është ankuar asnjëherë, i ka interesuar aktiviteti për çështjen kombëtare. Kur flitet për Xhevën, nuk mund të mos ta përmendësh Fehmiun dhe anasjelltas, kanë pasur aktivitet në Kroaci e në Gjermani, që nga koha kur janë njohur nuk janë ndarë asnjëherë. Ka qenë ndër vajzat e parë Xheva është shkolluar, kjo edhe pas insistimit të prindit.”

Ish-luftëtari i UÇK-së, Selim Krasniqi ka treguar edhe një histori interesante të kohës, se si Xheva kishte shkuar nuse tek familja e Fehmi Lladrovcit, gjatë kohë sa ky i fundit ishte i burgosur.

“Pas fejesës së Fehmiut me Xhevën, Fehmiu është burgos, prindi i Fehmiut ka ardhur tek ne e na ka thanë me ma dhanë Xhevën, pasi i duket si me pas Fehmiun aty, kështu që motra është martu e ka shku nuse pa qenë Fehmiu aty. Pastaj ka dhanë mësim në Drenas si profesoreshë. Xheva ka qenë e armatosur qysh në aksionet e para, e bashkë me të kemi qenë të armatosur në vitin 1997, kur edhe ka rënë Luani”, ka thënë Krasniqi.

Selimi ka kujtuar edhe hyrjen nga Shqipëria për në Kosovë, atë ditë kur edhe ka rënë Luan Haradinaj në fushëbetejë.

“Nuk mund të mendohej që mund të vinte Fehmiu nga Gjermania, e Xheva të mos vinte, kur është diskutu se kush do të hyjë në grup aty patjetër ka qenë Xheva. Tentimi për të hyrë në Kosovë, Ali Ahmeti fillimisht ka biseduar me Ramush Haradinajn, për fat të keq, në momentin e parë që kemi hyrë në kufi kemi rënë në pritë, aty ka qenë një pritë e organizuar mirë, e që i bie se ata kanë qenë të informuar paraprakisht”, ka përfunduar Krasniqi/Express

ASK: Eksporti shënon rënie për mbi 20%, e mbulon importin me 12.9%

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për eksportin dhe importin e mallrave. Sipas të dhënave që i ka publikuar, deficiti tregtar është rritur për 3.1% në gusht të këtij viti krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Ndërkohë që eksporti ka rënë për 20.7 për qind.

 

Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në gusht 2023 kishte vlerën 67,3 milionë euro, ndërsa importi 523,1 milionë euro. Sipas ASK-së kjo paraqet një rënie prej 20,7% për eksport, si dhe 0.7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 3,1% në muajin gusht 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 455,8 milionë euro, krahasuar me deficitin 441,9 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 12,9%”, theksohet në njoftimin e Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas të dhënave të ASK-së,  të grupeve kryesore të eksportit: 21,7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 19,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre e 5,4% e përbëjnë produktet bimore.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16,9% e përbëjnë produktet minerale; 12,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,4% e përbëjnë mjetet e transportit; 6,0% e përbëjnë produktet e industrisë kimike e 5,9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe të dhënat e eksporteve dhe importeve të Kosovës me vendet e BE-së.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 20,6 milionë euro, ose rreth 30,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-33,4%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,3%), Italia (3,3%), Holanda (3,2%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 217,0 milionë euro, ose 41,5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1,8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11,8%), Greqia (6,0%), Italia (4,4%), etj”, theksohet në njoftimin e ASK-së.

Në njoftim janë paraqitur edhe vlera e eksporteve dhe importeve të Kosovës me vendet e CEFTA-s.

“Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 26,7 milionë euro, ose 39,8% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-17,1%). Partnerë kryesorë për eksport ishin: Shqipëria (14,3%), Maqedonia e Veriut (13,4%), Mali i Zi (5,4%), Serbia (5,2%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 73,2 milion Euro, ose 14,0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-26,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,5%), Maqedonia e Veriut (4,5%), Serbia (2,1%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

ASK-ja ka paraqitur edhe të dhënat e eksporteve dhe importeve të Kosovës me vendet e tjera të botës.

“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19,9 milionë euro, ose 29,6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (15,9%) dhe Zvicra (8,5%). Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 232,8 milionë euro, ose 44,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,0%) dhe Kina (12,7%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.rtk

 


Prizren, 30 aktakuza kundër 39 personave

0

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetepesë (75) aktakuza kundër tetëdhjetetetë (88) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,  gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurori ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Jasharaj: Ka nevojë për më shumë inspektorë, jo për testim të mësimdhënësve

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashraj, ka thënë se ata arsyeshëm e me plot argumente i kanë kundërshtuar tendencat për testim të mësimdhënësve.

Sipas tij në vend të kësaj duhet të bëhet shtimi i inspektorëve të arsimit.

“SBASHK-u ka kundërshtuar arsyeshëm dhe fuqishëm e me plot argumente tendencat e individëve e institucioneve për organizimin e testitit me shkrim për njohuritë e punëtorëve të arsimit dhe ka kërkuar vazhdimisht që të shtohet numri i inspektorëve të arsimit, por jo me çfarëdo kuadrosh, po me individë me tituj të lartë arsimor dhe me një përvojë shumë vjeçare në arsim gjatë secilës ai është dëshmuar me arritje e suksese të larta në arsimimin dhe edukimin e brezave”, ka shkruar Jasharaj në një shkrim dërguar mediave.

Ai ka kritikuar Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), duke thënë se ajo dhe institucionet e tjera duhet ta dinë se detyrat e inspektorëve të arsimit dallojnë nga detyrat e inspektorëve në sektorë të tjerë

“Një konkurs i dështuar dhe një tjetër ‘i suksesshëm’ i MASHTI-t e i shpallur nga dikush tjetër, vështirë se do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në arsim. MASHTI dhe institucionet tjera është dashur ta dinë se detyrat e inspektorit të arsimit dallojnë nga detyrat dhe kompetencat e inspektorit të tregut, atij sanitar apo të inspektorit të punës. Teksa këta kanë obligim të monitorojnë dhe të gjejnë lëshimet e shkeljet dhe t’i ndëshkojnë fajtorët. Inspektori i arsimit ka detyrë që të monitorojë punën e punëtorit arsimor dhe të shoh anët pozitive e t’i lavdërojë ato, por edhe të shoh nga afër të metat në punën arsimore të mësimdhënësit dhe pastaj t’i ofrojë atij këshilla konkrete nga përvoja e tij se si të tejkalohen ato të meta me qëllim që mësimdhënësi të jetë edhe më i suksesshëm në punën e përditshme arsimore e edukative me nxënësit”, ka shkruar Jasharaj.

Sipas tij për ta kryer këtë mision, inspektori arsimor, duhet të jetë me ngritje më të lartë profesionale se mësimdhënësi i monitoruar dhe duhet të ketë përvojë të gjatë në arsim.

“Ky inspektor nuk guxon të jetë afër ndonjë subjekti politik, por duhet të jetë i dëshmuar se për arsimimin e brezave ka dhënë gjithë kontributin e mundur. Të tillët na duhen në shkolla e në klasë dhe me të tillët do të përmirësohej në vazhdimësi cilësia në arsim sepse mësimdhënësit do të ndihmoheshin që të jenë edhe më të mirë nesër se sa janë sot”, ka shkruar Jasharaj. Në të kundërtën sipas tij, “inspektorë të rekrutuar me ngritje më të ulët arsimore dhe me përvojë e arritje më të vogla se mësimdhënësi që do ta monitorojnë, irriton dhe krijon situata debatesh e përplasjes mes mësimdhënësit dhe inspektorit apo ‘ekspertit të arsimit’, siç mundohet t’i quaj dikush”, ka shkruar Jasharaj.

Sipas tij me mësimdhënësit duhet komunikuar qetë.

“Nëse MASHTI ka pasur idenë se duke rekrutuar emra të caktuar individësh si inspektorë të krijojnë kontroll ndaj arsimit dhe t’ua sjellin diellin mbi kokë mësimdhënësve ka gabuar shumë. Me mësimdhënësit duhet komunikuar qetë, pa presione dhe me qëllimin më të mirë që ata të mobilizohen e ndihmohen që të jenë edhe më të mirë e më të suksesshëm në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin e edukimin e brezave”, ka shkruar Jasharaj.