14 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 1424

Kurti e Çeku udhëtojnë për në Zvicër

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër.

Pasdite ai do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Gjatë qëndrimit në Bern, Kryeministri Kurti do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

0

2 mijë e 65 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 25 aksidente me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

Tutje, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë arrestuar 17 persona dhe 12 janë dërguar në mbajtje.

 

gjoba

Rama këtë javë në Prishtinë dhe Beograd

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të te ketë një vizitë në Prishtinë dhe Beograd gjatë kësaj jave.

Në të vërtetë, Rama do të ketë një tur në kuadër të Procesit të Berlinit, por që në vëmendje do të jetë edhe situata në veriun e Kosovës.

RTSH raporton se përpos Prishtinës dhe Beogradit, kryeministri shqiptar do të udhëtojë edhe drejt Sarajevës e Shkupit, ndërsa do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha nga Ulqini se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Dasmori qëlloi me armë për të festuar, gabimisht vret dhëndrin

0

Ngjarje tronditëse është regjistruar në Jordani, ku dhëndri është vrarë aksidentalisht ditën e tij të dasmës.

Autor i vrasjes aksidentale ishte një nga dasmorët, që qëlloi për të festuar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 30 gusht, por video është bërë publike në 24 orët e fundit.

Sipas mediave lokale, 20-vjeçari Hamza Sattam Hamed al-Fanatsa, siç quhej dhëndri, vdiq menjëherë pas të shtënave. Burri që e qëlloi u arrestua dhe iu konfiskua arma.

Të njëjtave burime, dhëndri është qëlluar me plumb në gjoks në një festë të organizuar nga të afërmit e tij.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Moti sot kryesisht i qetë dhe me vranësira

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.

Ballkani mposhtet nga Viktoria Plzen

0

Ballkani e ka nisur me humbje aventurën evropiane të Conference League. 

Në ndeshjen e parë të zhvilluar të enjten është mposhtur nga Viktoria Plzen.

Në një përballje ku kampioni kosovar ka luftuar fort rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 1-0.
Pas një pjese të parë të barabartë, e cila është karakterizuar nga disa depërtime anësore të Thaqit, ka qenë pjesa e dytë ajo e cila ka nxjerrë fitues vendasit.
Minuta e shtatëdhjetë e tretë ka qenë ajo kur është thyer heshjta e golave.
Ka qenë Kalvach ai i cili me një goditje të fortë nga distanca e ka mposhtur portierin Koliqi.
Minutat në vazhdim nuk kanë treguar më shumë për asnjërën nga skuadrat.

Në ndeshjen tjetër të grupit Dinamo Zagreb ka fituar nga Astana dhe aktualisht skuadra kroate edhe e kryeson grupin.

Viktoria Plzen në epërsi

Ballkani ka pranuar gol në ndeshjen kundër Viktoria Plzen. Kjo pas shtatëdhjetë e tre minutave rezistencë.

Ka qenë Kalvach ai i cili me një goditje të fortë nga distanca e ka mposhtur portierin Koliqi.

Aktualisht kanë  mbetur edhe rreth pesëmbëdhjetë minuta lojë dhe kampioni kosovar ka kohë për rikthim.

Në ndeshjen tjetër të grupit Dinamo Zagreb po fiton kundër Astanas.

Viktoria Plzen – Ballkani, pjesa e parë mbyllet pa gola

Një goditje e fortë është lëshuar nga Hranac në drejtim të portës së Ballkanit në minutën e njëzet e tetë, por Enea Koliqi ka qenë në vend.

Pjesa e parë e ndeshjes Viktoria Plzen – Ballkani e cila ka parë një luftë në mesin e fushës është mbyllur pa gola.

Goditja e mbrojtësit ka qenë rasti më i mirë për vendasit.

Disa depërtime nga krahu ka bërë Thaqi, por pa sukses në finalizim.
Në dispozicion të skuadrave janë edhe dyzet e pesë minuta të tjerë. Nis ndeshja Viktoria Plzen – Ballkani

Ka nisur ndeshja Viktoria Plzen – Ballkani, e vlefshme për Conference League.

Ndeshja përket te Grupi C, ku janë edhe Dinamo Zagreb e Astana.

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja paraprakisht ka deklaruar se Viktoria është favorit, porse skuadra e drejtuar nga ai nuk hyn në fushë si e dorëzuar.

Viktoria më herët, gjatë ciklit kualifikues, e kishte mposhtur Dritën e Gjilanit.

Viktoria Plzen – Ballkani, formacionet

Ballkani i Suharekës e fillon sonte aventurën evropiane, duke u ndeshur si mysafir me skuadrën çeke, Viktoria Plzen. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Policia arreston katër persona në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë hetimit të një rasti të ndodhur me datën  17.09.2023 në rrugën ’’Brigada 123’’.

Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve ligjor.

Njoftimi i plotë:

Me datën 20.09.2023, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar shqiptar V.K. (viti i lindjes 2002), A.Gj. (viti i lindjes 2005), M.A. (viti i lindjes 2007) dhe L.G. (viti i lindjes 2009).

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë hetimit të një rasti të ndodhur me datën  17.09.2023 në rrugën ’’Brigada 123’’ në Suharekë janë gjetur prova se të lartcekurit në bashkëveprim ka kryer një rast vjedhje të rëndë në një lokal afarist. Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve ligjor.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit të parë ka lëshuar masën e ndalimit policor ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt ligjore.

Suhareka publikon projektin për stadium, kërkon ndihmën nga MKRS-ja

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar të enjten projektin e kësaj komune për stadiumin e qytetit.

Sipas tij, gjithçka është e gatshme si prona, ashtu edhe projekti ideor – për stadium me 17 mijë ulëse dhe se duhen vetëm investimet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Ne jemi gati me detyrat tona si komunë për Stadionin. Sipas asaj që u deklarua në fundmi nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Çeku, se komuna duhet ta ketë projektin dhe lokacionin, siç theksuam edhe para disa ditëve ne u angazhuam seriozisht. Ekziston lokacioni si parcelë kadastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK. Po ashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit – kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse. Ne i mirëpresim zyrtarët nga ministria në fjalë për të vazhduar me procedurat tjera”, ka shkruar ai në Facebook duke shpërndarë fotografitë e projektit.

Lajmi është shpërndarë nga faqja e Ballkanit. “Të lumtë kryetar, vetëm të bashkuar ecim përpara, na priftë e mbara Suharekë”, thuhet në shkrim të Ballkanit.

Kampioni i Kosovës në futboll të enjten nis sezonin e dytë në Ligën e Konferencës. Ndeshjet si vendas ky klub i luan në Prishtinë, në mungesë të stadiumit që përmbush kushtet e UEFA-s.

Kosova ka fituar të drejtën për t’i organizuar Lojërat Mesdhetare 2030. Si pjesë e projekteve është ndërtimi i arenave të reja sportive. Ministria tashmë ka njoftuar për zotimet për stadiumin në Mitrovicë dhe në Gjilan.

Në fotografitë e projektit, stadiumi i planifikuar ngjan në stadiumet moderne evropiane.

 

Vrasja enigmatike e kolonel Ahmet Krasniqit

0

Bejtullah KRASNIQI

U mbushën njëzet e pesë vjet nga dita kur u vra kolonel Ahmet Krasniqi. U vra në qendër të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Kryeqytetit të shtetit amë. Kryeqytetit të nënës Shqipëri. Të Shqipërisë mëmë. Po të jenë të sakta këto epitete që ne shqiptarët e Kosovës kemi thur për Shqipërinë, kjo nuk do të duhej të ndodhte, aq më tepër, në një kohë kur Kosova ishte në luftë. Kolonel Ahmet Krasniqi ishte me ndore të shtetit amë!!! Ishte Ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

Aso kohe (1998) lufta vlonte në Kosovë. Kishte njerëz që i kishin lënë shtëpitë dhe ishin arratisur në male, pyje, shpella, kudo që shpresonin se mund të shpëtonin kokën. Shumë prej tyre dolën edhe jashtë kufijve të Kosovës. Ushtria, policia dhe paramilitarët serb, të armatosur rëndë, ishin kudo dhe vrisnin kë të donin. Shqiptarët ishin shënjestra më e këndshme për ta. Ishin edhe shënjestër e lehtë sepse populli ishte i paarmatosur dhe i pambrojtur. Madje edhe në radhët e UÇK-së kishte ushtarë pa armë. Që shqiptarët të mos kenë armë, janë kujdesur Tito dhe Rankoviqi qysh në vitet 1955,56,57 kur e krehën çdo shtëpi shqiptare, aso kohe shumë nga burrat e Kosovës nuk i mbijetuan torturave, sepse nuk kishin armë për të dorëzuar.

Nga sa u tha më lartë, kuptohet se pritjet e kosovarëve nga “nëna” Shqipëri ishin krejt të tjera nga sa i kemi parë në realitet. Shqipëria në këtë kohë, ta zëmë, le që nuk i prishi marrëdhëniet me Serbinë e as nuk e tërhoqi ambasadorin nga Beogradi, por nuk më kujtohet t’ia ketë adresuar ndonjë notë proteste Beogradit. Shqipëria aso kohe ishte shtet me 86 vjet traditë. Kishte: Presidencën, Qeverinë, Parlamentin, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Shërbimin Informativ Kombëtar, sistemin monetar, kufijtë e konsoliduar dhe ndërkombëtarisht të pranuar etj. Pra ishte një shtet i mirëfilltë, së paku kështu do të duhej të ishte.

Po ç’po ndodhte me Shqipërinë e asaj kohe? Asokohe u mbajtën nën arrest shumica e atyre djemve e burrave, përfshirë këtu edhe Adem Jasharin, që në Shqipëri blenin armë dhe me shumë mund e sakrificë me ato armë kalonin kufirin për në Kosovë të vetëdijshëm për rreziqet që sjell ky rrugëtim. Me apo pa ndihmën e Shqipërisë lufta për lirimin e Kosovës do të bëhej sepse e dinin se liria nuk pikë nga qielli. Shumë të burra u vranë në tokën e premtuar: Remzi Hoxha, tetor – ?95, Ali Uka, tetor – ?97, Ilir Konushevci e Hazir Mala, maj ?98 dhe vrasja më e rëndë që luftën e Kosovës e ka dëmtua qenësisht, Kolonel Ahmet Krasniqi më 21 shtator të vitit 1998 në qendër të Tiranës. Kjo njollë e zezë nuk mund t’i hiqet Shqipërisë pa e zbardhur këtë tradhti. Të merremi vesh, krime, vrasje e atentate ka pasur e do të ketë gjithnjë, ato nuk mund të ndalen asnjëherë. Por, kur një shtet i organizuar si Shqipëria nuk e zbardh asnjë nga vrasjet e sipërpërmendura, atëherë ajo bëhet bashkëpjesëmarrëse në ato vrasje. Andaj Shqipëria, sqarimet për këto vrasje ia ka borxh Kosovës.

Janë shkruar shumë artikuj për vrasjen e ministrit Ahmet Krasniqi, janë bërë emisione televizive e filma dokumentarë, është fol e përfol kjo tradhti por, deri më sot vetëm zhurmë ka pas, asgjë konkrete. Përderisa nuk zbardhet kjo vrasje dhe nuk dihet si dorëvrasësi ashtu edhe urdhërdhënësi, shumë figura politike e ushtarake në Kosovë, e sidomos në Shqipëri do të jenë përgjegjës.

Gjatë luftës në Kosovë janë bërë dhe të tjera vrasje, si brenda Kosovës ashtu edhe në Shqipëri. Vrasjet e tilla doktrinat e luftës i quajnë dëme kolaterale, sepse bëhen pa paramendim dhe gabimisht. Vrasjet e përmendura më lartë nuk mund të jenë të tilla. Këto vrasje kanë qenë të përgatitura nga qarqet e armiqve të Kosovës dhe miqve të tyre e në mes miqve të tyre ka pas edhe mjaft shqipfolës si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Por, t’i kthehemi kolonel Ahmet Krasniqit.

Qeveria e asokohshme e Kosovës në egzil, pas shumë verifikimeve të oficerëve shqiptarë kishte vendos që Ahmet Krasniqin ta emëronte për Ministër të Mbrojtjes, këtë e pati shpallur vetë Kryeministri i Kosovës në egzil Bujar Bukoshi gjatë një fjalimi para demonstruesve shqiptarë në një qytet gjerman diku në mars/prill 1998. Bujar Bukoshi e ka përgjegjësinë më të madhe nga të gjithë për vrasjen e Ahmet Krasniqit, sepse vet e ka emëruar për ministër të mbrojtjes dhe vet e ka lënë në baltë: e ka lënë pa e dekretuar si ministër, e ka urdhërua që zyrën ta ketë në Tiranë, e ka lënë pa financa të mjaftueshme, pa staf të besueshëm e atdhetarisht të dëshmuar dhe kur e kanë lajmërua se e vranë ministrin, është përgjigjur me pyetjen cinike: a e vranë shumë apo pak!!! Përgjegjësit e tjerë, për këtë vrasje të shekullit do ta quaja, janë: Fatos Nano, Fatos Klosi, Sali Berisha, shtabi i UÇK-së e shumë të tjerë.

Të gjithë këta emra kanë pas njohuri për atentatin, disa e kanë ndihmuar, të tjerët kanë bërë sehir dhe në heshtje e kanë miratuar. Nuk e kam as më të voglin dyshim se vendimi për vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes në kohë lufte është marr në Beograd, sepse armiku të shënjestron kokën, por të gjitha parapërgatitjet, përgatitjet, survejimi, angazhimi i njerëzve të dyshimtë në rrethin e tij të ngushtë, angazhimi i dorëvrasësit mercenar etj, janë bërë nga shqiptarët. Pra është një varg i gjatë argatësh të Serbisë që kanë punuar për këtë atentat.

Të gjitha këto figura të përmendura kur pyeten për Ahmet Krasniqin vetëm mërmërisin nëpër dhëmbë duke tentuar ta minimizojnë rolin e tij dhe ta zhvlerësojnë emrin e tij. Gjeneral Kudusi Lame, vite më parë, në një dokumentar për luftën në Kosovë thoshte: – “e kam njohur Ahmet Krasniqin, ka qenë njeri i mirë por ai nuk kishte organizim ishte i papërgatitur”, ndërsa në një emision tash së fundmi thotë: – “Ahmet Krasniqi ishte një ushtarak par ekselans, një komandant brilant, i pashoq”.

Cilës deklaratë t’i besojmë, asaj të mëparshmes apo kësaj të fundit!? Pas vrasjes së Ahmet Krasniqit, vendin e tij e zuri Halil Bicaj i cili në një intervistë të kohëve të fundit thotë: – “Ahmeti nuk i dinte gjërat, ai as nuk ishte i dekretuar si ministër, as nuk i drejtoheshim si ministër, disa e quanin bacë, disa i drejtoheshin me Ahmet, unë kurrë nuk i jam drejtuar me ministër”!!! Ja me çfarë njerëz ka qenë i rrethuar Ministri i Luftës! Edhe Fatos Klosi flet me indiferencë dhe mospërfillje për Ahmet Krasniqin, ky njeri nëse nuk është fajtor për vrasjen e kolonelit, është fajtori i parë për moszbardhjen e vrasjes së tij sepse ka qenë shef i Shërbimint Informativ Kombëtar. Dibra ka dhënë shumë personalitete historike me të cilët me të drejtë mburret, por Fatosi e ka turpëruar Dibrën. Si për ironi, Fatos Klosi ka statusin e veteranit të UÇK-së!

Me këtë rast do t’i pyesja këto karaktere të dyshimta: – në qoftë se Ahmet Krasniqi ka qenë aq i paditur, i paorganizuar, profesionalisht i papërgatitur, kujt mund t’i ketë penguar dhe kush do ta ketë dëshiruar vrasjen e tij? Nuk vriten njerëzit e lig, populli thotë: të tillët nuk janë as hajri i turkut as sherri i shkaut. Ahmet Krasniqi u vra pikërisht për faktin sepse ishte njeri i madh.

Të gjithë ata që aso kohe kanë qenë në pozita vendimmarrëse kur flasin për kolonelin, ose e anashkalojnë bisedën ose e minimizojnë rolin dhe figurën e tij duke lënë të kuptohet se, tek e fundit, ka qenë një njeri, pse të flitet kaq shumë për të. Po, e vërtetë, Kolonel Ahmet Krasniqi ka qenë njeri si gjithë të tjerët, edhepse e kaluara e tij dhe e familjes së tij tregon për një kontribut domethënës për Kosovën. Por, ta anashkalojmë kontributin e tij dhe paraardhësve të tij për Kosovën, ta zëmë se ka qenë një njeri krejt i zakonshëm. Në momentin kur është vra kolonel Ahmet Krasniqi, ka qenë Ministër i Mbrojtjes në kohë lufte, pra Ahmet Krasniqi formalisht ka qenë vetë lufta. Me vrasjen e tij është vra lufta e Kosovës, është vra vetë Kosova, prandaj kjo vrasje është vrasje e rëndë, vrasje e shekullit. Akoma më e rëndë bëhet kjo vrasje kur ajo ndodh në kryeqytetin e shtetit amë, në Tiranë. Kjo tradhti nuk falet pa u zbardhur hollësisht. Siç nuk harrohet as masakra e Tivarit. Këtë Shqipëria ia ka borxh Kosovës.

Më 21 shtator të vitit 1998, Kryeministër i Shqipërisë ka qenë Fatos Nano, nuk besoj të mos ketë qenë i informuar për rrezikun që i kanosej ministrit Krasniqi, sepse SHIK-u do të duhej ta dinte këtë, aq më parë kur dihet se policia e shtetit pak ditë para atentatit disa herë e kanë bastisur dhe kontrolluar ministrinë dhe vetë ministrin për armë. Këto kontrolle e bastisje janë bërë pikërisht për ta përgatitur terenin për atentat. Pra kryeministri Nano dështoi që ta evitonte këtë tradhti.

Është po ky kryeministër i Shqipërisë i cili, në kurriz të Kosovës, bëri njëfarë pazari me Millosheviqin në Kretë dhe në një rast tjetër na bëri selam nga Lisbona e Portugalisë, atëherë pati thënë: – “shqiptarët e Kosovës kryeqytet e kanë Beogradin”! Edhe Sali Berisha mund ta ketë ditur se diçka e keqe po i përgatitet Kosovës, ndonëse ishte në opozitë, ka pasur në institucione njerëz të besueshëm të tij që do ta kenë informuar, dhe nuk ndërmori asgjë. Edhe pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së mund të kenë pasur informata se po përgatitet ky akt i turpshëm dhe nuk ndërmorën asgjë. Edhe përfaqësuesi i krahut politik të UÇK-së Adem Demaqi, nuk është e mundur të ketë qenë i privuar nga informimi. I ndjeri, krejt çka ka ditur i ka marr me vete dhe kjo nuk do t’i bëjë nderë. Ja pse dyshoj në gjithë këta njerëz. Pra të gjithë këta që u përmendën më lartë, kush me punë e kush me heshtje, e kanë miratuar dhe zbatuar vendimin e Beogradit për vrasjen e Ministrit të luftës në kohë lufte. Çka ka përjetuar e çka po përjeton Kosova e ngratë!!!

Nga sa u tha më lartë, mund të konkludojmë se i ndjeri kolonel Ahmet Krasniqi paska qenë i rrethuar me ‘murtat’ të cilët kanë zbatuar urdhëratë e armikut. Nejse, kjo nuk është as e para e me siguri nuk do të jetë as e fundit vrasje politike nga vet shqiptarët. Rreshtat e librave të historisë sonë janë përplot me vrasje të tilla, ndonëse kjo është më e rënda.

Në këtë ngjarje të rëndë e makabre, nuk janë krejtësisht të pafajshëm as shokët dhe bashkëpunëtorët më të afërt dhe më të besueshëm të kolonelit, sepse nuk qenë të aftë që ta zbardhin këtë tradhti e t’i shkruajnë një letër komandantit të tyre në botën e amshueshme, t’i thonë: fli i qetë kolonel se tradhtarët u zbuluan. Por jo, këtë ata nuk mund ta bëjnë pa e zbardhur vrasjen e kolonelit. Fatkeqësisht, këtu më duhet ta huazoj titullin e romanit të Markezit, kolonelit nuk ka kush t’i shkruaj.

Ndërsa vogëlsia ime, po të mund t’i shkruante një letër kolonelit, do t’i thosha shumë shkurt: – kolonel, duhet të jesh i lumtur që nuk je më i rrethuar me tradhtar.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Malishevë

0

Gjykata Themelore në Gjakovë  ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit I.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën “vrasje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës”.

 

Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator në një parking.

“Derisa i pandehuri ndodhej në një lokal së bashku me dëshmitarin B.E. dhe më të vërejtur si kishte arritur në parking, tani i ndjeri A.B., i pandehuri ngritët nga tavolina, del jashtë dhe i afrohet tek automjeti i të nderit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armë gjuan disa herë në drejtim të kokës së tani të ndjerit, e kur viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke gjuajtur prapë me armë në drejtim të trupit të tij dhe përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë”.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 20 shtator 2023 dhe do të zgjasë deri më 20 tetor 2023.