6.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 1432

80 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

0

Sot janë bërë 80 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.

Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Kongresin e udhëhoqi Komiteti Ekzekutiv, me në krye Musa Shehu, i shoqëruar prej Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi.

Kryetari i Këshillit Ekzekutiv, Musa Shehu, paraqiti rendin e ditës për t’u zgjedhë Paria e Kongresit që përbërë prej Kryetarit, dy nënkryetarëve dhe një sekretari.

Me votim të fshehtë Musa Shehu zgjidhet kryetar i kongresit, Aqif Blyta nënkryetar, Raxhep Krasniqi nënkryetar. Ndërsa sekretar i Kongresit u emërua Bedri Gjinaj.

Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta. Kryetar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare.

Në Kuvendin e Dytë, që u mbajt më 17-21 janar 1944, u bënë ndryshime në kreun e Lidhjes. Kryetar i Komitetit Qendror u zgjodh Bedri Pejanin, pas Rexhep Mitrovica ishte emëruar kryeministër i qeverisë që gjermanët ngritën në Tiranë. Kuvendi miratoi edhe statutin e Lidhjes, i cili u dekretua nga Këshilli i Naltë më 14 mars 1944.

Lidhja do të kishte dhe organin e vet “Lidhja e Prizrenit”, në faqet e të cilit propagandohej ideja e krijimit të Shqipërisë etnike dhe denoncoheshin krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës. Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte një organizim i krerëve nacionalistë kosovarë, me në krye Bedri Pejanin i inkurajuar në periudhën kur Rexhep Mitrovica qe kryeministër.

Ndryshe nga Lëvizja Nacionalçlirimtare dhe disa grupime nga radhët e nacionalistëve, që qenë angazhuar në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin që të bënin të njëjtën gjë, t’u bashkoheshin atyre, pasi mendonin se një luftë që udhëhiqej nga komunistët do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit jugosllav në krahinë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Përfaqësuesit më në zë të rretheve nacionaliste i konsideronin pushtuesin italian e më pas atë gjerman si të keqen më të vogël në krahasim me sundimin serb e jugosllav, që pritej të rivendosej pas tërheqjes së tyre.

Pikërisht për këtë arsye, pas kapitullimit të Italisë, ata përpunuan idenë e thirrjes së një kuvendi kombëtar, i cili duhej të hidhte bazat e krijimit të një organizate politike, që do të mbronte trojet etnike nga rreziku i ripushtimit të Kosovës nga forcat jugosllave, pas largimit të trupave gjermane./KosovaPress/

Moti sot me diell dhe vranësira

0

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius, raporton Klan Kosova.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit”, thuhet në parashikimin e IHK-së.

Peja mposht Golden Eagle Yllin me përmbysje dhe kalon në finale

0

Peja është skuadra që do të luajë me Trepçën në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Kjo pasi skuadra pejane të premtën ia ka dalë të fitojë në Suharekë përballë Golden Eagle Yllit.

Rezultati përfundmitar ka qenë 72:79 (23:18, 18:12, 17:22, 14:27).

Takimi ka qenë dramatik dhe therandasit kanë dominuar deri në periudhën e tretë, por pastaj nga aty ka rënë. Aty Golden Eagle Ylli ani se ka qenë në avantazh 58:41 megjithatë nuk ka arritur ta ruajë dhe pejanët kanë bërë që ndeshja të mbarojë 72:79.

Te pejanët më të mirët ishin Lis Shoshi me 21 pikë e nëntë kërcime, Justin Davis me 17 pikë e shtatë kërcime dhe Jacob Calloway me 20 pikë e pesë kërcime. Ndërsa te therandasit u dalluan Valon Bunjaku me dhjetë pikë, 11 kërcime e shtatë asistime, Jalen Nesbitt me 14 pikë e 11 kërcime dhe Gëzim Morina me 16 pikë e gjashtë kërcime.

Finalja mes Trepçës dhe Pejës pritet të zhvillohet të dielën në Therandë. Rtklive

Prizreni nderon dëshmorët

0

Komuna e Prizrenit, me vendim të Asamblesë Komunale, ka caktuar 15 shtatorin si Ditë të Dëshmorëve. Në shënim të kësaj dite u bënë homazhe dhe u vendosën buqeta lulesh pranë varrezave në Landovicë dhe në memorialin e Lirisë në Prizren. Kjo komunë ka mbi 150 dëshmorë të rënë në luftën e fundit.

 

Prizreni përkujtoi dëshmorët e rënë në luftën për lirinë e vendit. Në këtë 25 vjetor, në shenjë kujtimi dhe respekti, familjarët dhe përfaqësuesit e institucioneve bënë homazhe aty ku prehen bijtë e tyre

Homazhe në këtë ditë, bën edhe drejtues të organizatave të dala nga lufta e UCK-së.

Nderim e respekt për të rënët shprehën dhe zyrtarët komunalë.

Komuna e Prizrenit ka mbi 150 dëshmorë të rënë në beteja të ndryshme për lirinë e vendit .

Cilat janë dallimet dhe çka i bashkon UDB-në dhe Gjykatën Speciale

0

Shkuan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, i ikur në një lokacion ilegal nga frika nga EULESH -i

Gjërat që i bashkojnë: UDB-ja dhe udbashët në fillim të luftës çlirimtare në Kosovë e kidnapuan Nait Hasanin duke e keqtrajtuar brutalisht deri se edhe jetën ia rrezikuan. Po të mos ishte KMDLNj-ja që e alarmoi rastin dhe po mos ta dërgonte Destan Rukiqin, avokat dhe anëtar i Këshillit në polici, fati i Nait Hasanit do të merrte drejtim tjetër, mbase nuk do të ishte i gjallë. Intervenimi i KMDLNj-së përmes avokatit Rukiqi për Naitin thuaja i kushtoi me jetë Destan Rukiqit, u rrahë mizorisht nga milicia dhe udbashët serbë duke luftuar me vdekjen disa ditë. Vetëm Zoti e shpëtoi.

Para disa ditëve në një pritë të udbashëve të EULEX-it u kidnapua Nait Hasani dhe u dërgua në bazën e EULEX -it në Fushë Kosovë. Edhe UDB-ja kishte shumë baza. Naiti nuk u keqtrajtua por iu morë telefoni dheqë nga ai çast vëzhgohet dhe mbahet peng i lirë. Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe keqtrajtuar mizorisht nga UDB-ë dhe udbashët serbë dhe shqiptarë.

Ishte dënuar me burg afatgjatë dhe të rëndë por jo më shumë se 20 vjet. Pas çlirimit, si bartës i lartë i posteve institucionale , ministër dhe kryetar Kuvendi si dhe u.d. i presidentit ishte bastisur brutalisht nga udbashët e EULEX -it dhe alienët e Speciales për t’u transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Trajta mashkullore e Danica Marinkoviqit, kryeprokurori Smith e ka kërcënuar me burgim të përjetshëm , më mizor se gjykatat serbe.

Hashim Thaçi ishte dënuar në mungesë me 15 vjet burgim për aktivitet politik dhe kombëtar nga gjykatësi Zdravkoviq kurse kryeprokurori Smith e kërcënon me burgim të përjetshëm. Cilësimet e aktakuzës nga binjakët siamezë (Zdravkoviq/ Smith) janë të njëjta, dallimi është në nuanca. Edhe Nasim Haradinaj ishte burgosur dhe dënuar nga udbashët e Serbisë, i njëjti “fat” e përcolli nga udbashët e Speciales. Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Hysni Gucati dhe Pjetër Shala ishin të pakapshëm për udbashët e Serbisë, por u arrestuan nga këta të Speciales. Sipas të njëjtit model. Salih Mustafa kaloi shumë më lehtë nga gjykatat e Serbisë se nga Gjykata Speciale raciste e Hagës. UDB-ja ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj shqiptarëve të arrestuar, të gjithë shqiptarë, veprimtarë kombëtarë dhe politikë. Kishte raste kur i vriste ose vdisnin për shkak të torturave.

Gjykata Speciale nuk ushtron dhunë fizike por ushtron terror psikologjik , zbaton shantazhin në mënyrë flagrante dhe të palejueshme , korrupton dhe kërcënon dëshmitarët sikur që përndjek të gjithë ata që e kundërshtojnë. Për të ardhur deri te ” e vërteta ” sipas standardeve të tyre , pamëshirshëm e dhunon dhe e vret të vërtetën. Në mënyrë të paskrupulltë ndërhynë në familje duke e dhunuar privatësinë. Skema e rekrutimit të dëshmitarëve nuk dallon aspak , atëherë shqiptarë të ndershëm , tash shqiptarë të ndershëm , sikur atëherë.

” Elitat ” politike të atëhershme bashkëpunonin me gjykatat serbe , ” elitat ” aktuale kosovare bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale . Në vend të mbledhjes së fakteve , Gjykata Speciale po mbledhë telefona duke e rrezikuar privatësinë. Këta telefona pastaj i përdorin për shantazhim ndaj dëshmitarëve dhe kërcënim ndaj kundërshtarëve. Gjykatat serbe ishin të huaja dhe armiqësore për shqiptarët , të tilla po bëhen edhe “gjykatat e Kosovës ” në Hagë. Me dënimet e shqiptuara deri tani dhe me kërcënim për dënimet e ardhshme , gjykatat serbe po dalin të jenë humane krahasuar me Gjykatën Speciale Raciste të Hagës. Gjykata Speciale , nëse fillon të keqtrajtojë fizikisht shqiptarët e dyshuar apo të arrestuar, mund të barazohet me gjykatat serbe. Nëse vret të burgosurit apo të dyshuarit, fiton epërsi ndaj gjykatave serbe. Gjykata Speciale e ka bërë Kosovën “lamë thiu”, bënë çka të donë, në çdo kohë dhe kur t’i çohet. Sikur që ky vend të ishte jetim apo pa zot shtëpie. Edhe është pa zot shtëpie.

Jemi vonuar për dekorata: Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka dekoruar udbashin Dimiq për kontributin e tij për rekrutimin e dëshmitarëve shqiptarë dhe të tjerë në proceset e kurdisura kundër ushtarëve të UÇK- së dhe udhëheqësve të shtetit të Kosovës në Hagë. Presidentja e Kosovës ende nuk e ka dekoruar “shqiptari”, bashkëpunëtorë i Dimiqit për të njëjtin kontribut. Marre i qoftë!

Universiteti i Hildesheim/Hannover shpalos ofertën e studimit për maturantët e “Loyola-Gymnasium”

0

Në kuadër të informimit lidhur me orientimin profesional dhe mundësitë e studimit në Universitetin Hildesheim/Hannover në Gjermani, sot, para maturantëve të “Loyola-Gymnasium”, ofertën e këtij universiteti e ka shpalosur Jürgen Sander, prorektor i këtij universiteti.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ky qe një rast i mirë që maturantët tanë të merrnin informacionet e nevojshme për këtë universitet, në kohën kur duhet të përcaktohen për profesionin e tyre jetësor, që, sigurisht, përbën një sfidë më vete, përballjen me të cilën do ta kenë më të lehtë me ndihmën e të gjithë faktorëve relevantë, duke përfshirë edhe shkollën.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të pranishme në këtë prezantim qenë edhe Annete Lützel, koordinatore dhe znj. Adina Neziri, ndihmëskoordinatore e shkëmbimit në mes Universitetit Hildesheim/Hannover dhe “Loyola-Gymnasium”, që përbën një dimension tjetër bashkëpunimi të “Loyola-Gymnasium” me institucionet edukativo-arsimore gjermane.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Aktualisht, në “Loyola-Gymnasium” po qëndrojnë 16 studentë të Universitetit Hildesheim/Hannover, në kuadër të një praktike pedagogjike dyjavore.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Universiteti i Prishtinës hap konkurs për nivelin master

0

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranim të studentëve në nivelin master.

Në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2418 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.

“Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç”, ka njoftuar UP.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Prishtina-Liria luajnë në Hajvali

0

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë me kohë ka njoftuar FC Prishtina se ndeshja e javës së 5-të në Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Prishtina dhe FC Liria, nuk do të mund të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ngase menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, FFK ka filluar me procesin e riparimit të fushës.

FFK, si zakonisht, i ka dalë në ndihmë FC Prishtina, duke ia vënë në dispozicion stadiumin me bari natyral në Kampin Nacional të FFK-së për zhvillimin e kësaj ndeshje, ashtu siç ka bërë edhe në ndeshjet e kaluara të këtij edicioni.

Andaj, Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja në fjalë të zhvillohet më 17 shtator, në orën 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Pas kësaj jave, sipas ekspertëve të fushës, përfundon faza e rikuperimit të fushes dhe do të mund të rifillojë zhvillimi i ndeshjeve të Superligës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina – Liria, zhvillohet në “Fadil Vokrri”

Ndërkaq, FC Prishtina përmes një njoftimi, ka thënë se ndeshja Prishtina-Liria luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

“FC Prishtina ka marrë njoftimin për orarin e zhvillimit të ndeshjes së javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës ndërmjet Prishtina – Liria që zhvillohet të dielën më 17 shtator nga ora 15:00. Pas këtij njoftimi, ne e kemi njoftuar me kohë sipas propozicioneve të garave, FFK-në, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë që marrin pjesë në organizimin e ndeshjeve kampionale, se ndeshja zhvillohet sipas orarit në fushën tonë në stadiumin, “Fadil Vokrri”. Po ashtu kemi shtypur biletat dhe iu kemi përgjigjur kërkesës së skuadrës mysafire për prezencën e tifozerisë së tyre. Prishtina rikthehet në fushën e saj pas mirëkuptimit që fusha të ruhej për ndeshjet e Kosovës. Ftojmë tifozerinë tonë që numër sa më të madh të jetë në përkrahje të klubit të zemrës. Çmimi i biletave është 3 euro në tribunën perëndimore, 2 euro në tribunën lindore dhe 1 euro në tribunën veriore, ndërsa tribuna jugore është e rezervuar për adhuruesit tanë, ‘Plisat’”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.

Prizren, 9 aktakuza kundër 11 personave

0

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër  (4) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale, në katër raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale si dhe ka parashtruar një (1) Kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një të pandehuri.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Arrestohet në Prizren një i dyshuar që po kërkohej me urdhërarrest

0

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar A.K (23-vjeçar), pasi i njëjti po kërkohej me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Me datën 15.09.2023 njësite policore nga Stacioni Policor Prizren gjatë patrullimit në rrugën “Skender Latifi” në Prizren kanë ndalur për kontrolle personin A.K. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftim.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Sipas Policisë, i dyshuari ishte i dënuar me 16 muaj e 25 ditë burgim.

“Gjatë verifikimit të tij ka rezultuar se i njëjti ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) muaj e njëzet e pesë (25) ditë”, njofton policia.

Bëhet e ditur se i njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon