6.6 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 1446

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit (04.09.2023), dhe mund të zgjasë deri më datën 04.10.2023, ndaj të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

A.G. dyshohet për vrasjen e B.M. më 3 shtator në lagjen “Arbanë” në Prizren. Ai ishte arratisur për dy ditë, por u arrestua nga Policia në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Gjykata e ka përshkruar në detaje se si ka ndodhur vrasja e rëndë, dhe ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas Gjykatës, i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka marrë armën e tij AK-47 pasi ka pasur një debat të çastit me viktimën mesditën e 2 shtatorit. Tutje, siç thotë Gjykata, i dyshuari del nga shtëpia dhe shkon drejt viktimës, i cili ishte duke ecur me gruan dhe vajzën e tij tetëvjeçare.

Gjykata ka konstatuar se A.G. i pajisur me pushkë automatike AK-47 zbret nga automjeti dhe gjuan dy-tre herë drejt viktimës B.M., të cilin e godet në regjionin e barkut. Nga goditjet e marra, viktima rrëzohet në tokë.

Por kjo nuk i mjafton të dyshuarit, që sipas Gjykatës, me revole i afrohet viktimës dhe me një rafal prej dhjetë plumbave e godet në kokë – ndërkohë që gruaja dhe vajza e viktimës ishin gjatë gjithë kohës prezentë.

Njoftimi i gjykatës:

“Me datë 2 shtator rreth orës 18:45 minuta, në Prizren, në lagjen “Arbanë”, i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çasti që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e sheh viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarat (bashkëshortja e viktimës, dhe vajza tetë vjeçare e viktimës), dhe të dëmtuarit R.M. dhe H.Sh., ashtu që i pandehuri A.G., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkë automatike AK-47 me nr. serik 56-……. zbret nga automjeti, shkrep 2-3 herë në drejtim të viktimës B.M., me ç’ rast të njëjtin e godet në regjionin e barkut, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës me ç’ rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, përderisa të dëmtuarat (bashkëshortja dhe vajza e viktimës), gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa të dëmtuarit R.M., dhe H.Sh., arrijnë të fshihen, më pastaj i pandehuri A.G., hip në automjetin e tij, largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, deri në ditën e arrestimi me datë 04.09.2023. Deri me datë 4 shtator 2023, në shtëpinë e tij, në lagjen “Arbana”, i pandehuri A.G., , në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, mban në pronësi dhe në kontroll pushkë automatike AK-47 me nr. serik 56-……., së bashku me dy karikatorë të mbushur me fishekë, e me të cilën armë dyshohet se e ka privuar nga jeta B.M., e të cilën armë policia e ka gjetur, gjatë kontrollit të shtëpisë ku ishte fshehur i pandehuri në fshatin Tërpezë Komuna. e Malishevës”.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Pogba merr lajmin e keq nga Juventusi

0

Juventusi planifikon që të fillojë bisedimet për një rishikim të kontratës me Paul Pogba, me francezin që duhet të përgatitet për një ulje të pagesës

Fituesi i Botërorit është rikthyer në Torino në verën e vitit 2022 më shumë bujë. Ai pati një periudhë shumë të vështirë pas kthimit në Manchester United ku ishte larguar për një shumë të madhe parash më 2016, por në Allianz Stadium ai cilësohej si hero.

Pogba mbetet për ta zbuluar formën dhe gjendjen fizike të tij me kthimin në Itali, me një seri lëndmesh që kanë bërë që ai të këtë vetëm 11 paraqitje në 12 muaj. Juve po sheh pak kthim në investimin e tyre, me 30 vjeçarin që pa punuar merr pagë tetë milionë euro në vit.

Calciomercato raporton që drejtori i Bardhezinjve, Cristiano Giuntoli shumë shpejt do të takohet me agjenten e Pogbas, Rafaela Pimenta për të biseduar kushte të reja të kontratës. Mediat raportojnë se francezit do t’i kërkohet që ta ulë pagën apo të rishikohet marrëveshja ku paga e tij tetë milionë do të jepet sipas paraqitjeve të tij bashkë me bonuset.

Pogba ka startuar vetëm në një ndeshje prej që u ribashkua me Juventusin, me paraqitjet e tij që janë shumë më të ulëta nëse krahasohen me paraqitjen e tij të dikurshme në Itali ku ai kishte shënuar 34 gola dhe kishte fituar katër tituj të Serie A gjatë sezoneve 2012-2016.

Ndahen sërish Getinjo e Vivien, reperi shfaqet në gjendje të rëndë emocionale!

0

‘Mu m’qan zemra’ Getinjo i përgjigjet thumbave të Vivien

Vivien dhe Getinjo para një muaji hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe madje fshinë të gjitha fotot bashkë, duke konfirmuar kështu ndarjen.

Vivien ditën e djeshme ka bërë një postim në InstaStory që është komentuar si thumb ndaj Getinjos.

Ajo lë të nënkuptojë se e ka kaluar dhimbjen e ndarjes, e cila e ka lënë pa gjumë për një muaj rresht.

“Pas një muaji, netëve pa gjumë i ka ardhur fundi”, shkruan Vivien.

Nuk ka vonuar shumë dhe reperi është kundërpërgjigjur me disa postime:

“Unë s’di me qajt, mu m’qan zemra. M’qan për botën jo për emra”, shkruajti fillimisht Getinjo, e më pas hodhi një foto teksa si duket bënte xhiro me makinë dhe shkruajti: Udhëkryqi i jetës i njëjtë është si n’rrugë.

Ndonëse ndarja tashmë është e konfirmuar asnjëra palë nuk ka folur për arsyet që i dërguan deri këtu pikërisht në momentet kur dukej se çdo gjë po ecte për mrekulli.

Kërcënohet me jetë kryeministri Kurti

0

Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada” ka kërcënuar mbrëmë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se kanë armatim “me tonelata”.

Profili i kësaj organizate ka shpërndarë mbrëmë në Facebook një fotografi të një arme të llojit “snajper”, sipër se cilës kanë shkruar “Kurti, këso kemi me tonelata”.

Dje “Severna Brigada” ka kërcënuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut)./Express

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

I dyshuari për vrasjen në Prizren: Ishte e momentit, ata më kanë sulmuar mua dhe kerrin

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, në seancën dëgjimore Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin Aziz Gashi, i cili po dyshohet për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren, derisa i dyshuari ka shprehur keqardhje për rastin që ka ndodhur.

“Me vjen keq ajo çka ka ndodhur se nuk e kisha bo, po se ajo është gjatë momentit, por është problemi se ata më kanë sulmuar edhe mua edhe kerrin, nuk i kam sulmu unë. Që 10 vjet kam probleme me ta, ma shumë 5-6 vjet…unë jam sulmuar nga tre persona, ma poshtë ata jetojnë. Dashta me thanë se mvjen keq qajo që ka ndodh se nuk e kisha bo, për shembull m’u kanë në gjendje të qetë ose në gjendje të rregullt” ka thënë i dyshuari Gashi.

Paraprakisht, prokurorja Ervehe Gashi pas leximit të kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit tha se qëndron në tërësi pranë së njëjtës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Gashi tha se duke pasur parasysh se në këtë çështje penale sapo kanë filluar hetimet dhe se i njëjti ende nuk është marrë në pyetje pranë Prokurorit të Shtetit, për të sqaruar dhe zbardhur gjendjen faktike të kësaj çështje penale.

Po ashtu, prokurorja tha se në Polici i dyshuari ka thënë se ka vendosur të mbrohet në heshtje, andaj me lënien në liri i njëjtit mund të ndikojë në deklarimet e dëshmitarëve, të dëmtuarve si dhe të dyshuarve të tjerë që i kanë ndihmuar pas kryerjes së veprës penale për t’u fshehur dhe për t’i fshehur provat materiale.

Tutje, ajo tha se i dyshuari Gashi nuk mund të mbrohet në liri duke marrë parasysh shkallën e përgjegjësisë dhe peshën e veprave penale, pasi që bëhet fjalë për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për të cilat vepra penale, sidomos për veprën e parë penale parashihet dënim kapital, faktin se kjo vepër penale ka tronditur tërë opinionin publik dhe se vepra është kryer para anëtarëve të ngushtë të familjes dhe ka ka sjellë frikë tek qytetarët e Kosovës.

Nga të gjitha këto rrethana, Gashi tha se nëse i njëjti lejohet të mbrohet në liri, do të mund të përsëritë vepra penale të këtilla apo vepra të reja penale.

Në fund, prokurorja Gashi tha se janë plotësuar kushtet ligjore nga Kodi i Procedurës Penale për caktimin e masës së paraburgimit.

Ajo theksoi se ka analizuar të gjitha masat alternative për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe të gjitha provat, por se masa e paraburgimit është masa me të cilën sipas saj do të bëhet hetimi i papenguar në këtë çështje penale.

Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, nuk e ka kundërshtuar mbrojtësja e të dyshuarit Gashi, avokatja Drenusha Berisha.

Masën e paraburgimit, e njëjta e ka cilësuar si masë mbrojtëse dhe siguruese për të mbrojturin e saj, me arsyetimin se gjatë konsultimit me të dyshuarin Gashi, i njëjti ka pohuar se tash e sa vite është në gjendje të rënduar psiqike për të cilën tha se ekzistojnë edhe raporte nga mjeku.

Berisha tha se do të sigurojnë raportin psikiatrik dhe se të njëjtin do t’ia dorëzojë gjykatës dhe ka kërkuar që ndaj të dyshuarit Gashi të bëhet ekzaminimi psikiatrik, pastaj të mund të deklarohet rreth përgjegjësisë dhe peshës së fajit të tij.

Me qëndrimet e mbrojtëses së tij, është pajtuar i dyshuari Gashi.

Pas kësaj, gjykatësja e procedurës paraprake, Teuta Krusha tha se lidhur me kërkesën e Prokurorisë dhe pretendimet e palëve, do të vendosë me aktvendim të veçantë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 5 shtator 2023, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin Aziz Gashi.

Sipas kërkesës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Gashipo dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 137 dhe “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 parag.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në kërkesë thuhet se i dyshuari Aziz Gashi, më 2 shtator 2023, rreth orës 18:45, në Prizren, në lagjen “Arbanë”, privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çastit që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri Aziz me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e vëren viktimën Beqir Morina, i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarit H.M (bashkëshortja e viktimës), A.M (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M dhe H.Sh.

Tutje thuhet se, Gashi u del përballë me automjet, i pajisur me pushkë automatike AK-47, zbret nga automjeti, shkrep 2-3 herë në drejtim të viktimës B.M, me ç’rast të njëjtin e godet në regjionin e barkut ndërsa të dëmtuarve, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës me ç’rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, në kërkesë thuhet se të dëmtuarat H. dhe A.M., gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa i dëmtuari R.M., arrin të fshihet prapa një muri në afërsinë e vendit të ngjarjes, e i dëmtuari H.Sh., fshihet prapa automjetit të të pandehurit, i pandehuri largohet në drejtim të automjetit të tij, ku e vëren të dëmtuarin H.Sh., ia drejton armën, e në momentin kur i dëmtuari i drejtohet me fjalë se “unë nuk kam bërë asgjë, vetëm ju kam ndarë”, i thotë që të largohet nga aty, hip në automjetin e tij të llojit “Volkswagen Tiguan”, largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e me këtë rast të dëmtuarve H.M, A.M, R.M dhe H.Sh., ua rrezikon jetën.

Për këto veprime, Gashi po dyshohet se ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 173, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, Gashi po dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 i Kodit Penal, pasi më 4 shtator 2023 në Prizren në shtëpinë e tij e cila gjendet në rr.”Fetah Sylejmani”, në lagjen “Arbana”, gjendet arma në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët dhe atë pushkë automatike AK-47, së bashku me dy karikatorë të mbushur me fishekë, e me të cilën armë dyshohet se e ka privuar nga jeta B.M dhe me dashje u ka rrezikuar jetën të dëmtuarve H.M., A.M., R.M dhe H.Sh., e të cilën policia e ka gjetur, gjatë kontrollit të shtëpisë ku ishte fshehur i pandehuri në fshatin Tërpezë, Komuna e Malishevës.

Sipas arsyetimit të kërkesës së Prokurorisë, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e masë së paraburgimit ndaj të pandehurit Gashi.

Ndryshe, Policia më 4 shtator 2023 konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” arrestimin e të dyshuarit.

Në njoftimin e Policisë, thuhej se nga ana e njësiteve policore përgjegjëse janë ndërmarre të gjitha veprimet e duhura procedurale, hetimore e ligjore. Sipas Policisë, kanë vazhduar veprimet operative- hetimore për të lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit të vrasjes.

“Gjatë ditës së sotme me urdhër të Prokurorit dhe me autorizim të Gjykatës Themelore në Prizren, është bastisë një lokacion në Malishevë ku është dyshuar se mund të gjendet I dyshuari, në atë lokacion nuk është gjet i dyshuari por është gjet një armë-pushkë automatike që dyshohet se është përdor në rastin e krimit, në lokacionin e njëjtë janë gjet edhe disa sendet personale të dyshuarit”, thuhej në njoftim.

Tutje thuhet se veprimet operative-hetimore kanë vazhduar duke kontrolluar lokacione të ndryshme, kryesisht në rrethinën e Malishevës. Policia njoftoi se në operacion për kërkimin e të dyshuarit përveç Sektorit të Hetimeve të Drejtorisë të Policisë në Prizren kanë asistuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës/Stacioni Policor Malishevë dhe njësi të tjera nga Drejtoria e përgjithshme.

“Me vonë në orët e mbrëmjes nga Hetuesit e Rajonale dhe Njësia e Reagimit të Shpejt të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, në fshatin Tërpezë të Malishevës, është lokalizuar dhe është arrestuar I dyshuari Aziz Gashi, për të cilin me herët nëpërmes mediave është informuar publiku se është në kërkim nga policia”, thuhej në njoftim.

Pas intervistimit, thuhej se i dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar u ndalua për 48 orë, ndërsa policia me autorizim të prokurorit të rastit vazhdon mbledhjen e provave dhe dëshmive.

Ndryshe, prokurorja Ervehe Gashi për “Betimi për Drejtësi” më 4 shtator 2023 kishte treguar për veprimet të cilat i ka ndërmarrë, ku tha se janë kryer dy bastisje si dhe veprime të tjera për identifikimin dhe gjetjen e të dyshuarit.

“Po, për të dyshuarin A.G, mbrëmë i kemi bërë dy bastisje nuk kemi mujt me gjet, i kemi dërgu nëpër pika kufitare informata te kerrit edhe informata te personit të dyshuar dhe automjetit , i kemi dërguar të dhënat personale në Aeroportin “Adem Jashari”, deklaroi ajo, duke shtuar se lidhur me identifikimin e të dyshuarit do të lëshohet urdhëresë për publikimin e fotos së tij.

“Sot në mëngjes e kam lëshu urdhëresën per autopsi tash po shkoj me lshu urdhëresën për publikimin e fotos së tij”, kishte thënë prokurorja Gashi.

Ndryshe, sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se i dyshuari ka shtënë me pushkë automatike në drejtim të viktimës nga automjeti në lëvizje dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aty thuhet se i dyshuari dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje e cila kishte sjellë deri tek rasti tragjik.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Sot zbulohen nominimet për Topin e Artë

0

Faqja zyrtare e “Ballon d’Or”, ka njoftuar në mëngjesin e sotëm se gjatë ditës do të zbulohen nominimet për çmimin e Topit të Artë, transmeton klankosova.tv

Dy prej emrave favoritë që përmenden nga ekspert të futbollit dhe mediume të ndryshme sportive, janë Lionel Messi dhe Erling Haaland.

Krahas statistikave individuale, kjo dyshe fitoi trofe të rëndëishëm, pasi Messi doli triumfues në Kampionatin Botëror me Argjentinën, ndërsa Haaland fitoi Ligën e Kampionëve me Manchester City.

Për gjashtë muaj Gjermania i investon 92 milionë euro në Kosovë

0

Gjermania e ka shtuar prezencën e saj me investime në Kosovë.

Vetëm për gjashtë muaj, nga janari e deri në qershor, ky shtet ka investuar 92 milionë euro në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga Oda Gjermano-Kosovare.

Ndërkaq, eksporti i produkteve nga Kosova në Gjermani kap shifren e 52 milionë eurove.

“Me një përbërje prej udhëheqësish të bizneseve, organizatave, odave dhe zyrave ekonomike gjermane, interesimi i tyre ishte i fokusuar në aspektin ekonomik. Interesimit të tyre për zhvillimet ekonomike në vend, iu përgjigj znj. Hasani, duke u dhënë një pasqyrë të qartë të Kosovës ekonomike dhe marrëdhënieve ekonomike gjermano-kosovare”, thuhet në njoftim.

Oda Gjermane

Për 7 muaj, 14 vrasje në Kosovë

0

Mbrëmjen e 3 shtatorit të këtij viti, jo vetëm Prizreni, por i tërë vendi u trondit me vrasjen e 48-vjeçarit e cila ndodhi në sy të vajzës dhe bashkëshortes së tij.

Ndaj 48-vjeçarit me inicialet B.M., Aziz Gashi kishte shkrepur një breshri plumbash.

Për ekspertët e sigurisë, vrasjet, por më së shumti po shihet shqetësuese numri i madh i armëve ilegale.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, tha se këto vrasje janë duke ndodhur për arsye të ndryshme, por që kërkon nga organet e drejtësisë të merren më seriozisht me këtë çështje.

“Sa i përket çështjeve të vrasjeve të cilat janë duke ndodhur tani për tani në Kosovë, kjo po e dëshmon faktin që po janë shumë faktor rrethanor të cilët po e shtyjnë personat dhe individët e caktuar të kryejnë veprime kriminale. Mund të themi që trendi është në rritje po njëkohësisht është alarmante fakti që qytetarët ende po dëshmohet fakti që kanë në duart e tyre armë ilegale të cilat janë të pa kontrollueshme nga sistemi policor”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga janari deri në fund të muajit korrik në vendin tonë kanë ndodhur 14 vrasje.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë, pesë prej tyre janë cilësuar si vrasje, shtatë vrasje e rëndë, ndërkaq dy raste janë cilësuar si vrasje nga pakujdesia.

Bazuar në këto të dhëna të Policisë së Kosovës, i bie që mesatarisht në vendin tonë dy persona janë vrarë brenda një muaji.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Zeri.info, se krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar, pra janar-korrik, gjatë këtyre muajve në Kosovë gjatë vitit 2022 kishin ndodhur gjithsej 21 vrasje.

Sipas Policisë, 14 raste ishin cilësuar si vrasje e rëndë, pesë vrasje dhe dy raste ishin cilësuar si vrasje nga pakujdesia.

Policia e Kosovës nuk kanë dhënë të dhëna edhe për muajin gusht.

Theksojmë se vetëm javën që lamë pas, në Kosovë kanë ndodhur dy vrasje. Të enjten e kaluar, pra më 31 korrik, një 29-vjeçar është vrarë në fshatin Balincë të Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje që kishte ndodhur mes viktimës dhe dorasit në tregun e druve.

Rasti tjetër, është ai i së dielës në lagjen Arbana në Prizren, ku i vdekur mbeti 48-vjeçari me inicialet B.M., ndaj të cilit dyshohet se u gjuajti shtatë herë me armë dhe se akti kishte ndodhur në prani të gruas dhe fëmijës së viktimës. /Zëri

“NanoPress”: Shqipëria, destinacioni ideal për pushime edhe në shtator

0

Ndërsa nga njëra anë gjejmë lokacione italiane dhe evropiane me çmime të larta, nga ana tjetër ekzistojnë destinacione më të lira dhe ndonjëherë më pak të njohura, që janë ideale për të kaluar pushime relaksuese pa qenë nevoja të zbrazni portofolin!, shkruan në një artikull e përditshmja italiane, “NanoPress”.

Shqipëria, destinacioni i verës ‘low cost’ ka tërhequr një numër të madh turistësh italianë dhe jo vetëm … ka qenë dhe vazhdon të jetë i tillë edhe për Pushimet e Shtatorit.

Shqipëria është një vend plot bukuri, me qytete të bukura dhe fshatra piktoreskë, si dhe me resorte bregdetare vërtet të lakmueshme dhe një det si i Karaibeve, që të lë pa frymë.

Përveç peizazheve vërtet të mahnitshme, ka edhe një jetë nate të gjallë, dhe pavarësisht kësaj, çmimet për të vizituar këtë vend janë të përballueshme.

Prandaj, Shqipëria është një vend i përsosur për të kaluar pushimet tuaja.

Ndër resortet më të bukura bregdetare për t’u vizituar në Shqipëri, ësht Ksamili, i vendosur në bregdetin jugor të vendit.

Kjo qytezë ndodhet pikërisht përballë ishullit grek të Korfuzit, ku mund të gjeni ujëra të pastër kristal dhe gjire magjepsës.

Për ata që kërkojnë pushime relaksuese, fshati i Himarës ofron një det bruz dhe rërë të artë, si dhe shumë plazhe të lira dhe limane të egër.

Një tjetër vend i bukur për turistët është Saranda, një qytet piktoresk me një qendër të gjallë të përshtatshme për argëtim dhe plazhe padyshim që të lënë pa frymë.

Destinacione të tjera bregdetare për të vizituar

Megjithatë, lista jonë e resorteve bregdetare më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri nuk mbaron këtu.

Në fakt, ndër destinacionet e tjera të paharrueshme për pushime në plazh, është edhe Lukova, një fshat i vogël bregdetar me plazhe të mrekullueshme, i konsideruar ndër më të bukurit në Shqipëri.

Fshati i Dhërmiut është gjithashtu i bukur, i zhytur plotësisht në natyrë dhe me një qendër historike vërtet magjepsëse.

Këtu ka shumë plazhe, të gjitha të mrekullueshme, duke përfshirë disa limane të egër të vendosur mes shkëmbinjve, ku mund të shijoni kontaktin me natyrën.

Shumë i dashur për turistët është edhe Porto Palermo, një qytet që tërheq për kështjellën e tij magjepsëse, por mbi të gjitha për gjiret e tij të pacenuar.

Po aq i bukur është edhe Orikumi, i vendosur në veri, i strehuar në Gjirin e Vlorës, ku frohen pamje dhe limane magjepsëse të rrethuar nga shkëmbinj të lartë.

Për adhuruesit e natyrës dhe aventurave, Kepi i Rodonit është destinacioni i përsosur, është një vend i rrethuar nga natyra dhe me plazhe të bukura.

Së fundmi, për adhuruesit e sporteve ujore, ju sugjerojmë Borshin, një qytet i vogël që ndodhet në jug të vendit.

Berisha rrëfen kohën kur ishte zv. Ministër për siguri kibernetike: Më shumë bëri bujë emërimi im se vizita e Grenellit

0

Ish zv.Ministër i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka folur për kohën kur ishte zv. Ministër duke thënë me gallatë se lajmi për emërimin e tij bëri bjë më shumë se vizita e ish zyrtarit amerikan, Richard Grenell.

Falë kontributit tim sot e kemi ligjin për siguri kibernetike. Ai ka komentuar edhe foton që kishte qarkulluar në rrjete sociale me Berishën me automatik në dorë duke i ruajtur pasvortët. Berisha tha që në atë kohë atij ia kishin thyer pasvortin.

“Armata e hijenave të rrjeteve sociale ishte aktivizu në llogari të politikave ditore”, tha Berisha.

Ai e ka quajtur si legjislaturën më të dobët, legjislaturën aktuale të Kuvedit të Kosovës. /Gazeta10/