8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 1453

Berisha: Rama me porosi të Vuçiqit nuk po lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për pengim të vendosjes së shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi me Rugovën, duke shkruar se Rama me porosi të Vuçiqit nuk po e lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë.

Miq, ju përshëndes sot me këtë foto me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në shtepine time, shkurt 1991! Edi Rama me porosi të Vuçiç nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë”, ka shkruar Rama.

Zhduket një vajzë në Suharekë

0

Një baba ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 17:00 në Suharekë.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. /

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Zhduket një person në Prizren, nisin hetimet

0

Një dëshmitar i rastit ka raportuar në polici se një person është larguar nga objekti dhe se nuk kanë njohuri se ku gjindet.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:15 në Prizren.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

“Një mashkull kosovar – dëshmitar, ka raportuar se personi mashkull kosovar është larguar nga objekti dhe nuk kanë njohuri vend ndodhjen e tij. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.


 

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Superliga/ Sot, Liria – Fushë-Kosova

0

Malisheva – Feronikeli 74 dhe Liria – Fushë-Kosova takohen sot në kuadër të xhiros së katërt të AlbiMall Superligës.

Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 16:00.

Ndërsa të dielën Llapi pret Prishtinën, Ballkani është nikoqir i Gjilanit dhe Dukagjini është mysafir i Dritës.

Pas tri ndeshjeve tabela kryesohet nga Prishtina me shtatë pikë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Osmani të hënën për vizitë zyrtare në Shqipëri

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë të hënën Presidencën e Shqipërisë. E para e vendit do të qëndrojë në Tiranë me ftesë të presidentit Bajram Begaj.

Sipas agjendës fillimisht do të ketë ceremoni zyrtare të mirëseardhjes në institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Më pas vijohet me takimin mes dy presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve. Pas takimit, dy presidentët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person

0

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”. Rastin për “RTKlive” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rreth orës 06:10, në autostradën Ibrahim Rugova në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vet aksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç ‘rast lëndime trupore kanë pësuar dy persona, e njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë”, ka theksuar Kelani.

Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve dhe kompania për mirëmbajtjen e rrugës, derisa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Pas këtij aksidenti me fatalitet Kelani ka bërë edhe një apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

“Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik dhe në parandalim të aksidenteve”, ka shtuar Kelani.

Jasharaj: Testim të mësimdhënësve s’do të ketë sa jam kryetar unë, është denigrues

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka ripërsëritur faktin se kjo sindikatë nuk do ta pranojë asnjë herë testimin me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, sepse sipas tij, testi me shkrim është nënçmues dhe degradues për mësuesit.

Sipas tij, për përmirësimin e cilësisë kjo Sindikatë ka kërkuar nga Qeveria që të shtojë stafin e inspektorëve profesional, por që sipas tij, ata nuk i janë përgjigjur kësaj kërkese.

Jashari tha se testim për mësimdhënës nuk ka pasur në të kaluarën dhe nuk do të ketë, pasi sipas tij, mësimdhënësit janë testuar me dhjetëra herë në Fakultetin e Edukimit.

“SBAShK-u e ka thënë tani e sa vite edhe kur kanë qenë ministrat tjerë dhe është i prerë, ne duhet t’i dallojmë dy gjëra teste me shkrim për njohurit e mësimdhënësve të Kosovës nuk ka pas, nuk ka edhe nuk do të ketë sa të ka SBAShK dhe sa të është kryetar Rrahman Jasharaj. Sepse është test denigrues, nënçmues, këta njerëz që janë në sektorin e arsimit janë testuar dhjetëra here në Fakultetin e Edukimit, e kanë marr nota, kanë marr diploma”, tha ai.

Ai tha se kanë kërkuar nga Qeveria që rritjen e cilësisë në arsim ta bëjë duke e rritur numrin e inspektorëve profesional.

Sipas tij, këta inspektor do të monitoronin mësimdhënësit në orët e mësimit se si po punonin më nxënësit, dhe të metat që do të mund t’i vërenin tek mësimdhënësit, do t’i këshillonin ata se si t’i tejkalojnë këto të meta.

“Ne kemi kërkuar që Qeveria nuk donë ta bëjë, nuk donë ta rris cilësinë, kemi kërkuar që të shtohet stafi te inspektoret profesional, që inspektorët profesional të lëndëve por edhe të mësuesve të shkojnë në klasa ta shohin nga afër mësimdhënësin se si po punon dhe të metat eventuale që ja shohin ta këshillojnë që ato të meta ti tejkaloj. Në këtë mënyrë mësimdhënësit e Kosovës do të bëheshin nesër më të mirë se sot sepse do t’i hiqeshin të metat që ata mendojnë që janë mirë”, tha ai.

Jashari tha se mësimdhënësit punojnë shumë, por që nuk i kanë kushtet që do të duhej që t’i kishin në shekullin 21, sipas tij, ata ende punojnë me shkumësa, shpuza e libra të vjetër.

“Ka mësimdhënës në Kosovë që thotë populli llomitet duke punuar dhe shumica të tillë jonë, por kushtet në shkolla janë tepër të pakta për shekullin 21, shkumësa dhe shpuza, libra të vjetër e të rijnë dhe ata mësimdhënës shumë kanë nevojë dhe ata kanë dëshirë që të shkojnë inspektoret profesional në klasa në mënyrë që të metat që i kanë dhe i përsërisni dita e ditës t’i heqin. Këto të meta duhet t’i kishin hequr nga këshillat që do të i’u japinin ekspertët e arsimit gjegjësisht inspektorët profesional”, tha ai.

Jashari tha se për cilësinë e dobët në arsim do të duhet që të thirren profesorët e Fakultetit të Edukimit, pasi sipas tij, nga aty dalin mësimdhënësit, raporton EO.

“Test me shkrim kurrë, sepse është nënçmues dhe degradues dhe ata që mendojnë për teste së paku ish dashtë t’i thirrin profesorët e Universitetit, gjegjësisht Fakultetit të Edukimit e t’i kritikojnë nëse arsimi qenkan i dobëte atëherë prodhimi në arsim është pikërisht nga Fakulteti i Edukimit. Këta mësimdhënës kanë diplomë dhe nuk është mirë të i’u vihet në pikëpyetje diploma. Gjithmonë duhet të përcjellën në punë mos t’i lëmë ata të ndihen komod të shkojnë inspektoret të ju thonë këtu jeni i mirë, këtu je i shkëlqyeshëm, këtu je i dobët dhe këtë gjë duhet ta përmirësosh”, tha ai për EO.

Mohamed Al Fayed ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare

0

I lindur në Egjipt, ai ndërtoi një perandori biznesi në Lindjen e Mesme përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1970.

Ai i kaloi vitet e tij të mëvonshme duke vënë në dyshim rrethanat rreth vdekjes së Dodit dhe Dianës.

Al Fayed kishte mbetur kryesisht jashtë vëmendjes së publikut në dekadën e fundit, duke jetuar në rezidencën e tij në Surrey me gruan e tij Heini.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, familja e tij tha se “zonja Mohamed Al Fayed, fëmijët dhe nipërit e saj dëshirojnë të konfirmojnë se bashkëshorti i saj i dashur, babai i tyre dhe gjyshi i tyre, Mohamed, ka ndërruar jetë paqësisht nga pleqëria të mërkurën më 30 gusht 2023”.

Al Fayed u ngrit nga shitja e pijeve të gazuara në rrugët e vendlindjes së tij në Aleksandri në Egjipt për t’u bërë një emër i madh në biznes me të gjitha kontaktet e duhura.

Pushimi i tij erdhi pasi ai takoi gruan e tij të parë, Samira Khashoggi, motrën e tregtarit të armëve milioner saudit, Adnan Khashoggi – e cila e punësoi atë në biznesin e tij të importit në Arabinë Saudite.

Roli e ndihmoi atë të krijonte lidhje të reja në Egjipt, dhe megjithëse martesa zgjati pak më shumë se dy vjet, Al Fayed vazhdoi të hapte një biznes të tij të transportit detar.

Në vitin 1966, ai u bë këshilltar i një prej njerëzve më të pasur në botë, Sulltanit të Bruneit.

Ai u transferua në Britani në vitin 1974 dhe pesë vjet më vonë bleu hotelin Ritz në Paris me vëllain e tij Aliun për 20 milionë funte.

Ata vazhduan të marrin përsipër Harrods në 1985 për 615 milionë paund, pas një lufte të egër ofertash me konglomeratin e minierave, grupin Lonrho.

Nën pronësinë e tij, Fulham FC u ngrit nga niveli i tretë në Premier League.

Ai dha bujarisht për bamirësi, duke përfshirë Great Ormond Street Hospital dhe, si baba i pesë fëmijëve, tregoi një interes të veçantë për të ndihmuar fëmijët e paprivilegjuar ose të sëmurë.

Ai themeloi Fondacionin Bamirës Al Fayed në 1987 për të përmirësuar jetën e të rinjve të varfër, të traumatizuar dhe shumë të sëmurë.

Ishte nga hoteli i tij Ritz në Paris që djali i tij Dodi, një producent filmi, dhe partnerja e tij e atëhershme Diana, Princesha e Uellsit, u larguan para aksidentit me makinë që i vrau të dy në 1997.

Al Fayed nuk u shërua kurrë nga tronditja e përplasjes, duke u fiksuar pas spekulimeve rreth vdekjeve.

Provat e tij në hetimin në shkurt 2008 përfshinin pretendime se vdekjet ishin me urdhër të Princit Philip dhe me bashkëpunimin e MI6.

Ata u konsideruan si një “teori konspirative” nga eksperti dhe u refuzuan nga juria.

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

78 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore

0

2 shtatori 1945 konsiderohet si fundi i Luftës së Dytë Botërore pas dorëzimit të trupave japoneze më 15 gusht të po atij viti.

Më 2 shtator 1945, gjenerali i Ushtrisë amerikane, Douglas MacArthur, kryesoi një ceremoni me rastin e dorëzimit të Japonisë, me çka iu dha fund Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia e shkurtër u zhvillua në Gjirin e Tokios, në luftanijen Missouri të komandantit të Flotës së SHBA-së për Paqësorin.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të aleatëve të mbledhur në anije, gjenerali MacArthur tha se sikurse mbarë njerëzimi, ai shpresonte që pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme, një botë më e mirë do të dilte nga gjaku dhe tmerret e së kaluarës, një botë që do t’i përkushtohej dinjitetit të njeriut dhe plotësimit të dëshirave më të shtrenjta të njerëzimit, lirisë, tolerancës dhe drejtësisë.

Lufta e Dytë Botërore (1939-1945) ka qenë njëra ndër luftërat më të përgjakshme gjatë historisë së njerëzimit. Fillimi i saj është i lidhur me hesape të paqëruara mes shteteve të fuqishme nga Lufta e Parë Botërore./KP