8.7 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 1452

Giselher Woite zgjedhet drejtor ekzekutiv i “Loyola-Gymnasium” në Prizren

0

Viti i ri shkollor 2023-2024 fillon me një risi në menaxhmentin e Asociation “Loyola-Gymnasium”, pasi drejtor i ri ekzekutiv është zgjedhur Giselher Woite.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Në një takim me stafin e Asociation “Loyola -Gymnasium” të premten, drejtorin e ri ekzekutiv, Woite e ka prezantuar dhe i ka dëshiruar punë të mbarë anëtari i Bordit të ALG-së, Alfons Tentrup, i cili, poashtu e ka falënderuar për kontributin e saj të deritanishëm, ushtruesen e detyrës së drejtoreshës ekzekutive, Motrën Lindita Spaqi, e cila do ta vijojë punën si drejtoreshë e “Loyola-Fillore”.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Policia jep detaje për mobilerinë që u dogj dje në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mobilerinë që u përfshi nga zjarri dje në Shirokë të Suharekës.

Në raport thuhet se nuk ka pasur të lënduar.

“Shirokë, Suharekë 02.09.2023 – 07:20. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një fabrikë e mobileve. Njësitet policore, zjarrfikësit, me ndihmën edhe të punëtorëve fabrikës ka rritur që ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin. Të lënduar nuk ka në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

Tri ndeshje interesante sot në Superligë, Ballkani rikthehet në futbollin vendor pas suksesit në Evropë

0

Sot do të zhvillohen tre ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së katërt të edicionit 2023-24 në Albi Mall Superliga.

Do të kemi tri duele tejet interesante, që pritet të zgjojnë vëmendje të madhe.

Kampioni Ballkani, i cili rishkroi histori në mesjavë pasi u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, kthehet në aksion në futbollin vendor ku e pret në Suharekë skuadrën e Gjilanit.

Si Ballkani, ashtu edhe Gjilani kanë zhvilluar vetëm nga dy xhiro këtë edicion të ri, me ‘portokallinjtë’ që bënë kërkesë në FFK dhe te Drita për shtyrjen e ndeshjes me klubin gjilanas për shkak të ndeshjes kthyese ndaj BATE-s, kurse Gjilani nuk luajti në xhiron e parë ndaj Fushë Kosovës, e cila u shtye pas problemeve të brendshme të klubit bardh e kuq.

Ballkani ka dy fitore këto dy xhiro të zhvilluara kurse Gjilani është pa fitore, me një humbje e një barazim.

Dueli tjetër interesant është ai mes Dritës dhe Dukagjinit.

 

 

Në dy xhiro të zhvilluara, Drita ka një fitore e një barazim, kurse Dukagjini ende nuk ka shijuar fitoren këtë kampionat, me dy humbje e një barazim në tre ndeshje të luajtura.

Sfida tjetër që po ashtu zgjon interesim të madh është ajo mes Llapit dhe Prishtinës.

Kryeqytetasit e kanë nisur mirë sezonin e ri, ku në tri xhirot e para kanë dy fitore e një barazim, e ndodhur në vendin e dytë prapa Malishevës.

Llapi ndërkohë ka regjistruar dy fitore dhe një humbje pas tre ndeshjeve, e cila rangohet në pozitën e katërt.

Të gjitha duelet fillojnë nga ora 16:00.

Horoskopi 3 shtator 2023, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

0
Dashi

Nëse kohët e fundit e keni lënë pas dore atë që keni në krah për shkak të angazhimeve profesionale, sot gjithçka do ndryshojë. Do e trajtoni me ëmbëlsi atë dhe do e përkëdhelni gjithë kohës. Beqarët që do shkojnë në një udhëtim apo në një qytet tjetër do kenë më shumë fat të gjejnë dikë interesant. Pamaturia do sjelli probleme financiare.

Demi

Neptuni do ua bëjë edhe më të bukur ditën sot. Do kaloni momente mjaft emocionuese pranë atij që dashuroni dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë moment nga ai. Beqarët nuk do duhet të ëndërrojnë ende për një princ të kaltër. Financat do jenë të paqëndrueshme, prandaj kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Jeta sentimentale e çifteve do vazhdoje të mbrohet nga yjet edhe gjatë kësaj dite. Klima do jetë e ngrohtë dhe do jeni të lirë të bëni çfarë të doni. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë me ngulm të kenë dikë pranë. Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni të matur.

Gaforrja

Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak rutinë gjatë kësaj dite. Së bashku me partnerin/en tuaj do mendoni të përjetoni emocione të reja dhe eksperienca drithëruese. Beqarët do njihen me disa persona, por duhet të kalojnë disa dite para se ata të japin fjalën për diçka më tepër. Për shkak të shpenzime financat do jenë delikate.

Luani

Jeta juaj në çift do marrë një drejtim shumë më të mirë gjatë kësaj dite. Do kuptoheni me njeri-tjetrin dhe do bëni më shumë tolerime se më parë. Beqarët do kenë shumë nevojë për qëndrueshmëri në jetën e tyre sentimentale, por kjo dëshirë nuk do iu plotësohet as sot. Financat do jenë përgjithësisht të mira, por duhen shmangur investimet shumë të mëdha.

Virgjëresha

Klima për jetën tuaj në çift nuk do jetë aspak e mirë gjatë kësaj dite. Do keni vështirësi për të ruajtur një komunikim të ngrohte dhe nuk do mundni dot ta mbani për vete xhelozinë. Beqarët do kenë disa takime, por asnjeri nuk do ia vlejë për të vazhduar më tej njohjen. Yjet do ju ndihmojnë të zgjidhni problemet financiare.

Peshorja

Mjedisi i turbullt yjor mund të ndikoje mjaft në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Tregohuni pak më të duruar dhe më pak kokëfortë. Beqarët duhet t’ia lënë kohës gjithçka dhe nuk duhet të bëjnë çmenduri vetëm për të gjetur personin e duhur. Urani do jetë i pozicionuar keq në planin financiar dhe do iu duhet me patjetër të ulni shpenzimet.

Akrepi

Gjatë kësaj dite, dyshimet mbi vazhdimësinë e jetës suaj në çift do jenë të mëdha. Mundohuni të mos merrni vendime të nxituara sepse kjo do iu bëjë të lëndoheni më vonë. Beqarët do e kenë të vështirë të krijojnë lidhjen që kanë ëndërruar. Prisni edhe pak kohë. Financat do jenë mjaft të ekuilibruara.

Shigjetari

Ata që janë në çift do përballen me zhgënjime dhe do ndihen keq. Beqarët nuk do kenë shumë gjasa të fillojnë një lidhje serioze, por duhet të përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen për t’u njohur me persona të rinj. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme falë maturisë që keni treguar me shpenzimet.

Bricjapi

Do jeni shumë të ndjeshëm ndaj fjalëve që do iu thotë partneri/ja sot dhe kjo do iu mërzitë pa masë. Mundohuni ta kuptoni edhe gjendjen e tij sepse jo gjithmonë njerëzit janë me humor të mirë. Beqarët do kenë një ditë pozitive dhe në mbrëmje priten disa takime. Të ardhurat nuk do kenë ndryshime.

Ujori

Neptuni do ua bëjë edhe më të bukur ditën sot. Do kaloni momente mjaft emocionuese pranë atij që dashuroni dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë moment nga ai. Beqarët nuk do duhet të ëndërrojnë ende për një princ të kaltër. Financat do jenë të paqëndrueshme, prandaj kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme gjatë kësaj dite vetëm e vetëm që marrëdhënia juaj me partnerin/en të jetë më e mirë. Edhe për ata që kanë pasur debate situata do stabilizohet. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të pasur njohje të reja e mjaft interesante. Shfrytëzojini! Në planin financiar të ardhurat do rriten.

Moti sot me diell, vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor

0

Në Kosovë të dielën do të mbajë mot me diell, vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

 

Tërmet 2.5 shkallë në Dragash

0

Një tërmet prej 2.5 shkallësh është ndjerë para pak minutash në Dragash.

Kështu ka bërë të ditur EMSC, që sipas njoftimit tërmeti ka ndodhur 28 kilometra në perëndim të Dragashit.

Ndër të tjera u bë e ditur se epiqendra ka qenë 41 kilometra në jug-perëndim të Prizrenit dhe 11 kilometra në jug-perëndim të Kukësit.

Paralelizmi i ëndrrave të jetës

0

Hajdar Mallaku

(tregim)

Pasi i kreva punët që i kisha, hyra në kafeterinë më të afërme që e pata. Thashë le të pushoj pak dhe ta pi një kafe. Në hyrje më bëri përshtypje emri i mirë i saj, “Morea” dhe i gjithë teksti reklamues, shkruar në gjuhën shqipe. M’u kujtua balada e dhimbshme e një vajze për atdheun e lënë, për varret e prindërve të lënë atje që kurrë më s’i pa, m’u kujtua dhe kënga “Moj e bukura More” kënduar para 600 vjetësh dhe botuar nga Dhimitër Kamarda, m’u kujtua këndimi aq i butë e aq i ëmbël i këngës nga këngëtarja Elsa Lila. Këtë të keqe e kishim përjetuar edhe ne në luftë dhe hyra disi i mallëngjyer.
Para se të ulesha, pashë se përballë meje ishte ulur mësuesja në pension, Qefsere Bejta, me dy vajzat e saj: Zogën dhe Tringën. I njihja që të tria, madje vajzat e saj i pata pasur dikur nxënëse.
S’di pse nuk i shkova mirësjelljes radhazi që në fillim t’u thosha “Ju bëftë mirë!”, por u thashë:
– Sa mirë! Nëna me dy bija. “Molla t’kputuna n’nji deget/Dy qershija lidh nji rrfanë” (Të dy vajzat ishin martuar dhe “shkëputur” nga nëna, por natyrisht dashurinë dhe respektin për nënën e kishin medalion varur në gjoks. Ishin si kyçet e brezit që nëna s’i heq dot deri sa të vdesë “I hoqe kyçet e brezit/Si trimi armët e mesit/Ti nuk jeshe (ishe) grua,/Po ishe trime e fajkua” – thoshte një këngë vajtimi. Ishin si dy qershia lidhur në rrfanë që zbukurojnë brezin e një nëne). Isha i bindur se që të tria i dinin këto vargje të Mjedës, prandej i përmenda.
– Po, profesor.”Kush ka vajza, botën ka” – foli e ëma.
– Vërtet botën e ka! – pohova unë.
– Tash erdhi radha t’u them: Ju bëftë mirë! – thashë me vonesë.
– Ju falem nderit – tha zonja Qefsere. Nëse je vetëm dhe nuk e pret ndokend, na bën nder të ulesh me ne. Ne jemi të një profesioni dhe vajzat e mia i ke pasur nxënëse dikur. Kemi çka bisedojmë.

– Nënë, profesori merret dhe me shkrime – tha vajza e dytë, Tringa. Mund ta keshë lexuar ndonjë tregim të botuar në gazeta apo portale.
– Aq më mirë, atëherë – tha ajo.
S’kisha rrugë tjetër dhe pse jo, u ula me to. Pasi u përshëndetëm me radhë, biseda e parë që e bëmë ishte ajo e zakonshmja, për shëndetin, për familjen dhe mirëqenien e tyre në përgjithësi.
– Më erdhën vajzat për pushim dhe dolëm së bashku ta shohim dhe të na shohë bota. Sa u gëzova! Po e pimë nga një kafe bashkë, por, beso, s’po i vjen radha gjerbes së kafesë nga fjalët tona. Janë pleksur malli i nënës për bijat e, në anën tjetër, përmallimi i vajzave për nënën. Kur erdhën në pushim, unë gufova nga gëzimi e kur të shkojnë…
Kur i përmende vargjet e Mjedës, thashë “Sa mirë e paska vërejtur profesori!” – se ëndrra e emiton ëndrrën” e nganjëherë realiteti gati e prek ëndrrën me pak nyansa ndryshimi. Jeta ime i ngjan asaj poeme. Dallimi është se unë jetoj në qytet dhe e kam një djalë.
Po të tregoj për jetën time. Burri më vdiq e më la me tre fëmijë jetima. Isha ende e re. E kisha djalin, Fortin, bebe një vjeç. Punoja si mësuese dhe mbahesha finansiarisht, por më mungonte im shoq edhe si bashkëshort, edhe si siguri e familjes, edhe si prind që fëmijëve t’ua kompletojë ngrohtësinë prindërore.
Kur më pat lindur vajza e parë, e pagëzova me emrin Zoga. Më brente në zemër liria e femrës shqiptare dhe urova që me këtë emër ajo të fluturojë atje ku është lumturia.
– Në prag të luftës isha studente në Prishtinë, tha Zoga. U vonova të kthehem në shtëpi dhe kur na dëbuan me “Trenin e fundit” (aludoi në një këngë vajtimi nga lufta) për në Maqedoni të Veriut, unë humba çdo lidhje me nënën. Vaj, ankth e tmerr, pashë ato ditë në kampin e Bllacës. Kur filluan të bëjnë lista për deportimin në SHBA apo Kanada, unë u lajmërova për SHBA. Kur po i thirrnin emrat, që për të nesërmën të përgatiteshin për Kanada, u ftua një vajzë me emrin Festa Hoti. Ajo nuk u lajmërua dhe unë u lajmërova si pa menduar në emër të saj. E mora aplikacionin dhe e plotësova me emrin Festa Hoti (se ashtu e kishin ata në listë) e me shënimet tjera të miat.
Kështu përfundova në Kanada…
Kosovën e gjen kudo, profesor, dhe unë e gjeta atje. U martova me një djalë nga Kosova dhe kam dy djem. Vërtet fluturova si fluturon zoga, mbi shtatëdhjetë e shtatë bjeshkë si thuhet në përralla; mbi dete e oqeane dhe emri im Zoga përfundoi në emrin që e mbaj sot, Festa. Kështu e deshi fati, apo jo, nënë…?
– Po, moj të keqën nëna… Deri kur u lajmërove nga Kanadaja, unë shpirt nuk pata. Vajzë e rritur, e hudhur rrugëve të botës. Ku e dija unë ku do të përfundoje. Mendët sa s’më lanë.

Kur më lindi vajza e dytë, më shkoi mendja ta pagëzoja me emrin Tringa, anipse e pata anashkaluar radhën me Zogën. Disi më fjeti si emër melodioz si tringu i një instrumenti dhe m’u zbeh ndjenja e bestytnisë. E mendoja dhe Tringë Smajl Martinin, atë kreshnike të maleve, sepse edhe vetë ne ishim të robëruar. Tringa, si fëmijë, pati një ftohje dhe qe në gjendje kritike. Falur mjekëve shpëtoi, e mori veten dhe u bë shtat bjeshke, si po e sheh, por unë sa s’mbarova. U bëra prapë bestyte, pa nevojë, dhe më shkonte mendja te Tringa e vargjeve të Mjedës. Mos do ta ketë edhe vajza ime fatin e saj. Kjo e kreu fakultetin, u martua dhe po ashtu ka dy fëmijë: vajzë e djalë. Jeton dhe punon në Prishtinë dhe shpesh më viziton.

– Për ta mbyllur rrëfimin për familjen time, po të tregoj se kam një djalë. Ai poashtu e kreu fakultetin dhe me nusen dhe djalin shkuan në Gjermani. Këtu unë ndryshoj nga Lokja e Mjedës. Kam nipër dhe mbesa, si nga vajzat ashtu dhe nga djali, por nuk i kam pranë dhe syri nuk më ngihet as shpirti nuk më pushon për një muaj, sa rrijnë në pushim. Bijtë dhe bijat tona po plaken në kurbet, ndërsa nipërit dhe mbesat po rriten pa i parë. Ninullat dhe përrallëzat po ua them përmes celularit.
S’di… Po i frigohem fundit të jetës. Edhe pleqëria, edhe vetmia- dy barrë ngarkuar në kohën më të vështirë.

Kur më ha vetmia e vendos një pjatë në tryezë e kafshata s’përbihet dot. E radhis së paku dhe një pjatë tjetër që ta bindi veten se kjo është darkë familjare. E kur e harroj ndonjë kafshatë, them “Uh! Dikend e paskam të uritur!”
E ardhmja për pleq është enigmë. Uroj që të fluturojmë me kollajllëk nga kjo botë…
– Kurbeti u bë plagë e hapur, moj zonjë – thashë unë. Perëndimi thonë se na dha shumë, por unë them se na dha pak e na i mori të gjitha. Gati nuk ka familje që s’e ka dikend në kurbet. Unë më shumë anëtarë i kam atje se këtu, në shtëpi. I rritëm dhe i shkolluam me rrogë arsimi dhe të gatshëm na i mori kurbeti. Dikur pyetnim: “A e ke dikë në kurbet e sot po pyesim a e ke dikë në shtëpi?”. E kush kemi mbetur në shtëpi? Ne që një ditë s’do të na punojë këmba dhe dora. Ne që më shumë konsumojmë medikamente se bukë.
Më thirri në mëngjes nipi në telefon:
– Halo, babëlok! Mirëmëngjes…
– Mirëmëngjes, shpirt i babëlokut! – i them.
– Çka po bën?
-Po bëj teraqillëk me barëra gjyshi.
– Po, a ke ngrënë bukë.
– Bukë! – më pak.
– Hajde, babëlok, hajde!
Posa i bleva medikamentet se ato i blejmë posa ta marrim pensionin, ndërsa pjesën tjetër të pensionit e hargjojmë me kursim si milingona kokrrën e grurit, edhe pse nuk na mungojnë dhe ndihmat tjera. Na dhimben paratë e fituara me shumë mund: me djersë, me sakrificë, me mall…me… Sa i rëndë kurbeti! Bjeshkë mbi supe të bijve dhe bijave tona.

E lexova veprën e shkrimtarit Jules Renard “Histori natyre” ku ai thërret që bota t’i kthehet natyrës, pikës fillestare prej nga ka ardhur njeriu, florës dhe faunës. Ja vetëm dy margaritarë nga ai: “Flutura. Kjo pusullë e palosur ëmbël në dysh, që kërkon një adresë nëpër lule”. Iriçi: “Më pastroni, por mos më përqafoni shumë se…”
– Nuk patëm mundësi të flasim për kohën e kaluar në arsim, tha zonja, ani pse ajo periudhë ishte më frytdhënësja. Vendin e saj tash e kanë zënë preokupime të tjera.
– Nuk duhet ta mbajmë mendjen gjithënjë te e keqja, thashë më në fund. Ne kemi mundësi ende t’i dhurojmë dhe t’i marrim jetës gjëra të mira. Kemi dhënë mund dhe dije tërë jetën për familjen, për shoqërinë dhe presim të frymojmë në gjenerata e gjenerata. Nuk mbetemi pa përkujdesje. Beso!

U përshëndeta me zonjat duke ua kursyer kohën dhe duke i lënë të flasin në ëmbëlsirën e bisedës, si dinë ta bëjnë nëna me dy bija.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Marku e demolon kundërshtarin, fiton me nokaut në raundin e parë (VIDEO)

0

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj boksierit irlandez Dylan Moran me nokaut.

Marku nuk iu deshën më shumë se 54 sekonda, për ta detyruar Moranin që të dorëzojë ndeshjen.

Përndryshe, boksieri shqiptar është ende pa humbje nga 14 ndeshje, ku tetë prej tyre i ka fituar më nokaut, teksa një duel u mbyll në barazim. /Klankosova.tv.

Liria ka fituar me rezultat 2-1

0

Liria ka fituar me rezultat 2-1.

Zenunaj (34′, 90′) ka shënuar për prizrenasit, kurse golin e vetëm për Fushë Kosovën e ka realizuar Ivkic në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë.

Fjalimi i Hasan Prishtinës në Parlamentin Osman

0

Fjalimet e Hasan Prishtinës në Parlamentin Osman gjatë kohës sa ishte deputet në Mexhlisin-/Parlamentin Turk në periudhën 1908-1912, aty shihet angazhimi i tij në mbrojtje te të drejtave të shqiptarëve në kuadër të Perandorisë Osmane.

Përmes këtyre fjalimeve, për herë të parë, publiku i gjerë mund të shoh se Hasan Prishtina luftoi si luan për të drejtat e shqiptarëve.

Një politikan model prej deputeti që edhe sot e kësaj dite mund të merret shembull se si përfaqësohen të drejtat e elektoratit në parlament, ku shumë deputetë sot kanë rastin të mësojnë shumë nga retorika, dija dhe guximi i tij intelektual e personal.

Dokumentet se shpejti do t’i gjejmë edhe të botuara në një përmbledhje në disa vëllime librash që shumica po dalin tani për herë të parë në dritë. Këto aktivitete si edhe shumë të tjera po realizohen nga Fondacioni “Hasan Prishtina” në kuadër të 150-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vdekjes së Hasan Prishtinës.

Fondacioni Hasan Prishtina, u themelua nga Mehmet Prishtina, ky fondacion është një organizim joqeveritar, jofitimprurës, i pavarur dhe është i përkushtuar në realizimin e disa qëllimeve siç janë: promovimi dhe ngritja e çështjeve te trashëgimisë kombëtare historike dhe kulturore, vetëdijesimi i opinionit të gjere me te kaluarën tonë të pasur te trashëgimisë kombëtare historike dhe kulturore etj.

Fjalimi i Hasan Prishtinës në Parlamentin Osman, lidhur me situatën politike dhe represionin e politikës xhonturke ndaj shqiptarëve:

Stamboll, më 07.dhjetor.1910

… Zoti Kryeministër ngjarjet në Shqipëri i shpjegoj si diçka që ishin si pasojë e injorancës së shqiptarëve dhe i nxitjes nga ana e disa krerëve.
Por mendoj se ai do ti kishte shërbyer më mirë së vërtetës në qoftë se si fajtore në lindjen e këtyre ngjarjeve të mos kishte bërë injorancën e shqiptareve, por metodat e këqija të administratës shtetërore. Sepse ne i qemë drejtuar atij [Kryeministrit] shumë kohë përpara së të ndodhnin këto ngjarje dhe i patëm thënë se në Shqipëri po vepronin me të gjithë forcën e tyre shtypja dhe dhuna.
Ligji mbi “bandat” dhe metodat e rrepta dhe jashtë çdo logjike të komisioneve të informacionit i kishte dëshpëruar në kulm shqiptarët. I patëm thëne së po të ishte së ai dyshonte në vërtitësin e thënieve tona, atëherë të dërgohet një komision hetimor i paanshëm. Ne nuk mundnim të mos e bënim një propozim të këtillë. Mirëpo mjerisht lutjet tona as që u morën parasysh. Madje, në atë kohë në Gjakovë u mbajt një miting në të cilin morën pjesë 20 mijë veta. Puna e parë që bënë ata [ ] kur hynë në Gjakovë, qe thyerja e vulës së komitetit “Bashkim e përparim”…
… nga ana tjetër [ ] ata thoshin … vuajtjet tona janë të shumta, duam të dërgohet një komision parlamentar!
Sikur të ishte dërguar një komision siç patëm propozuar ne, nuk do të ishte derdhur gjak i mijëra bashkatdhetarëve tanë, Nuk do të ishin rrafshuar për tokë me mijëra shtëpi dhe nuk do të kishin rënë në mjerim me mijëra njerëz.
– Unë ja hedh përgjegjësin materiale e morale zotit Kryeministër…
– Kryeministri: E pranoj me plot mburrje.
– Ruzhdi bej (Siri): Flisni mbi përgjegjësin materiale.
– Hasan Prishtina: Sikur të kishte ekzistuar përgjegjësia materiale në këtë shtet, besoj zoti Kryeministër do të kishte dalë me kohë në gjyq!
– Kryeministri: Dërgomëni!
– Hasan Prishtina: Në qoftë se një ditë do të vendoste në këtë vend një regjim me të vërtet me kushtetutë, ju do të dilni përpara gjykatës së lartë.
– Kryeministri: Po ju vallë kurë do të dilni, sepse përgjegjësia e juaj morale është më e madhe.
– Hasan Prishtina: Ne shkojmë në litarë, po të doni. Ju lutëm dëgjoni pastaj përgjigjuni.

Zotërinj e di se ngjarjet filluan më parë në Sanxhakun e Prishtinës. Po mos e pandehni këtë një sanxhak dokudo. Vetëm batalione të klasës së dytë ai jep 22, pa futur këtu, zotërinje, regjimentin e klasës së parë të redifëve. Po të dyshoni në këto që po u them, ja ku është Ministri i luftës Mahmud Shefqet Pasha. Tashti bëjeni hesap vetë se sa ushtarë behën. Vetëm sanxhaku i Prishtinës jep 30.000 ushtarë, ai i jep këtij shteti të dhjet, i jep bagëti… është po sanxhaku i Prishtinës ai që dha 1000 dëshmorë në luftën e famshme të Plevnes e cila zë sot një nga faqet me të lavdishme të historisë së kombit tonë. Nuk e di, politik apo krim është kjo që po u bëhet bashkatdhetarëve tanë, kundrejt të cilëve po ushtrohet dhuna më e egër.
Nuk dua të përmend këtu numrin e shqiptarëve të rrahur e të persekutuar, ashtu siç bëjnë koleget e mi grek e bullgarë, të cilët dhanë shifra për bashkëkombësit e rrahur e të persekutuar sepse numri i shqiptarëve të rrahur e të torturuar arrin në mijëra vetë. Vetëm duhet të theksoj se shqiptarët, që nga koha që janë quajtur të këtillë, nuk kanë hequr vuajtje si po heqin tani.
Zoti Kryeministër tha se gjatë operacioneve të mëdha ushtarake vetëm dhjetë veta u varen. Më mirë të ishin varur 1700 veta sesa u morë nëpër këmbë dinjiteti i mijëra shqiptareve. Ketë e them zotërinj, kure mendoj diçka tjetër.
Zoti Kryeministër është Kryetar i Këshillit të Ministrave, duhet t’u kushtoj vëmendje të veçantë çështjeve më të mprehta politike. … Nuk dua të zgjatëm më shumë këtu. Vetëm se Kryeministri tha më shumë mburrje se në Shqipëri janë bërë reforma, janë hapur shkolla, janë ndërtuar rrugë e ku ta di unë se çfarë të tjerash. Ndoshta ai këtu ka lajthitur me qëllim ose pa qëllim. Sidoqoftë, unë dua të provoj se ai është i gabuar.
Dëgjojmë të flitet se vrasjet në Shqipëri kane marrë fund…mirëpo që nga koha e operacioneve ushtarake dhe gjerë më sot janë bërë lartë nga 20 vrasje.
Zotërinj, edhe sikur të pranoj se vrasjet, siç tha [Kryeministri], janë kufizuar deri dikund, të jeni të sigurt se kjo më shumë se sa si pasojë e reformave ka ardhur nga fakti, se Shqiptarët që bijn në gjaqe i ruhen shumë njëri-tjetrit.
Unë jam gati të jap në çdo kohë jetën time për këtë atdhe. Prandaj e kam për detyrë që ti vë në dukje këto fakte nga kjo tribunë…
Zoti Kryeministër le t’i marrë si të dojë.
Unë nuk e bëj veten time që të më dënojë ndërgjegjja. Bota le të thotë çfarë të dojë. Nuk kam asnjë armiqësi vetjake kundër kabinetit.
Nuk kërkoj asnjë pozitë.. megjithatë mendoj se në qoftë se një Kabinet, cilido qoftë ky, qe vjen në fuqi, nuk heq dorë nga kjo politik dhune e terrori, dhe në qoftë se nuk pranon si vijë politike, atë të bërjes për vete të popullit dhe të krijimit të kënaqësisë së përgjithshme, atëherë ai nuk ndjek një vijë veprimi që përputhet me interesat e atdheut.
Meqenëse përpjekjet e mija janë përqendruar të gjitha në këtë fakt, e quaj si detyrë që ta përsëris vazhdimisht këtë.
Të vijmë të çështja e arsimit.
Zoti kryeministër tha se në Kosovë janë ndërtuar shkolla, është bërë kjo dhe ajo punë… Mirëpo unë nga Kosova po vij, zotërinj.
Përveç shndërrimit të Idadies që ndodhët në qendër të vilajetit në Lice dhe ndërtimit të një normaleje, tjetër gjë nuk pash. Vetëm në Prishtinë ishin ndërtuar dy shkolla me ndihmën e popullit. Edhe në Gjilan po ndërtohen disa shkolla jo aq si pasoje e zellit të nënprefektit sesa si pasojë e protestave të popullit. Madje mundë të sjell si dëshmitarë edhe një nga kolegët e mi të nderuar.
Në Ferizaj nënprefektit deshi të tregonte një heroizëm të jashtëzakonshëm. Shembi shkollat ekzistuese, sepse nuk paskëshin qenë higjenike. Zotëri dine se kurë do të ndërtohen të reja. A nuk është kështu Shaban Pasha ?
– Shaban Pasha : Po ashtu është.
– Hasan Prishtina: Mbaroj edhe kjo çështje zotërinj. Domethënë se Ministri i Arsimit nuk ka punuar aq sa të mund të lëvdoheshim se kemi pasur arritje në fushën e arsimit.
– Kryeministri: Mos keni merak, se do të ju përgjigjem.
– Hasan Prishtina: Ne sapo kemi ardhur nga që andej [ nga Kosova]. Në qoftë se janë ndërtuar [shkollat]
Mbasi kemi ikur në këtë nuk e di. Por të jemi të sigurt se edhe në ato shkolla që janë ndërtuar, mësimi nuk ka filluar qoftë edhe në njërën prej tyre.
Po vijmë të rrugët. Me përjashtim të riparimit të rrugës së Gjilanit dhe të ndërtimit të rrugës Pejë-Mitrovicë, tjetër gjë nuk është bërë.
Po ndërtohet edhe rruga e Prizrenit. Madje, kjo ju dha me sipërmarrje para katër vjetësh, djalit të deputetit të Prishtinës, zotit Jahja, i cili është gjithashtu kolegu ynë. Mirëpo kjo ka katër vjet dhe ajo nuk është ndërtuar. Domethënë dua të them se nuk është bërë ndonjë gjë e jashtëzakonshme në fushën e shërbimeve komunale.
Të marrim çështjen e regjistrimit të tokave. Ju lutëm, zotërinj, që ta ndiqni me vëmendje këtë çështje dhe të dhe të tregoheni të mëshirshëm. Dijeni se burimi kryesor i fatkeqësisë së sotme të Kosovës, është pikërisht praktika e regjistrimit të tokave. Sepse një copë tokë që bën 100 lira, vlerësohet me 1000 lira. Disa nga shqiptarët po thonë se qeveria po i përdor këto mjete për të na detyruar ne që të largohemi nga vendet tona. Mendoj se nuk është pa dobi që të kemi parasysh pasojat e rrezikshme të një praktike të tillë. (Duke ju drejtuar kryetarit të seancës). A mundë të vazhdoj më gjatë zotëri?
(Zëra: vazhdoni, vazhdoni)
Dua ti tërheq vëmendjen zotit Kryeministër edhe lidhur me një çështje tjetër.
Në deklaratën që lëshoj vitin e kaluar më duket se pati thënë se do të ndiqte politiken e drejtësisë dhe bujarisë. Për këtë janë dëshmitarë të gjithë anëtarët e Parlamentit. Të përdoren rrahje e tortura, veprime që janë krejt në kundërshtim me parimin e respektimit të të drejtave civile, të urdhërosh të mbyllen shkollat dhe shtypshkronjat shqiptare gjë që është krejt në kundërshtim me parimet e kushtetutës, të detyrosh të arratisen në Mal të Zi shumë shqiptarë mysliman e katolik të cilët në periudhën e vendosjes së regjimit konstitucional patën prit në gjokset e tyre plumbat e armiqve, gjithashtu të dënosh me internim përfaqësues të vendit, të cilët nuk kanë pasur tjetër faj përveç atij që kane qenë njerëz bujarë, kanë gëzuar simpatinë e popullit dhe kane menduar për lumturin e atdheut, për lavdin dhe forcimin e shtetit, dhe të besh që të rënkojnë në burgun e vuajtjeve jo me qindra, por më mijëra shqiptarë të pafajshëm, sikur të mos ishin këta pjesëtarë të shoqërisë njerëzore, a është kjo, zotërinj, politike e drejtësie dhe bujarie apo politik dhune, terrori dhe shtypjeje?
Besoj se ju shqetësova që të gjithëve, zotërinj. Po i bie shkurtë. Kolegë të nderuar! Ju ftoj që të mos keni besim te ky kabinet që po mbyll sytë përpara këtyre veprimeve të paligjshme e të përbindshme qe po ndodhin në vendin tonë dhe që, për këtë arsye, nuk është në gjendje të ndjekë një politik të jashtme e të brendshme që të përputhet me interesat kombëtare dhe t’ua besoni drejtimin e shtetit atyre që janë kompetentë. Gjithashtu mos harroni se vendi po rrokulliset me shpejtësi të rrufeshme në vorbullën e fatkeqësisë dhe se kjo ditë është një ditë provimi për përfaqësuesit e popullit.

AIH,A-IV-150,vëlkimi i parë,f.302-305