8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 1454

Prizren, shqiptohen mbi 360 gjoba për kundërvajtje gjatë 24 orëve

0

Polica e Kosovës ka shqiptuar mbi 360 gjoba për shkelësit e rregullave në trafik në Prizren.Sipas policisë, këto gjoba janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit.

“Polica e trafikut në Prizren gjatë punëve rutinë brenda 24 orëve kanë shqiptuar gjithsejtë treqind e gjashtëdhjetë e shtatë (367) gjoba të ndryshme për kundërvajtje të ndryshme në komunikacionin rrugor”- thuhet në njoftimin e policisë.

Në mesin e kundërvajtjeve janë identifikuar edhe dy mjete transporti, një për ngarkese jo të sigurt dhe ndotje të rrugës nga zhavorri dhe tjetra për ngarkese jashtë distancës së rimorkios dhe pa shenjëzim adekuat, duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.

Policia thotë se është e përkushtuar që të punojë dhe veprojë për sigurinë e gjithë qytetarëve.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Haradinaj nga vreshtat e Rahovecit: S’guxojmë të largohemi nga aleatët

0

N’Konak, të Rahovecit apo ndryshe tek shtëpia e verës, sot ka filluar festa tradicionale e vjeljes së rrushit, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, me edicionin e 22-të për këtë vit.

Në ceremoninë hapëse i pranishëm ka qenë, edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së ka njoftuar se gjatë fjalimit të tij në “Hardh Fest”, u ka shprehur falënderim vreshtarëve dhe afaristit shqiptar në Amerikë, Rrustem Gecaj, për investimet e tij në Kosovë.

“Kjo është një dëshmi që bashkëpunimi e investimet e përbashkëta janë storie suksesi që çojnë vendin përpara”, është shprehur Hardinaj, transmeton KlanKosova.tv.

Ish-kryeministri është shprehur tutje se “si Kosovë, i kemi disa synime pa të cilat do te kemi vështire ta zhvillojmë çdo sektor të vendit”.

Nga Rahoveci, Haradinaj ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në institucionet euro-atlantike.

“Për të arritur këtë qëllim nuk guxojmë të largohemi nga aleatët tanë, por duhet të afrohemi me ta që ta kenë besimin tek ne që bashkërisht t’i arrijmë objektivat”.

Fatos Nano futet në operacion, mësohet si është gjendje shëndetësore e ish-kryeministrit

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë njëherësh lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin “Hygeia” në Tiranë.

Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se Nano i është nënshtruar ndërhyrjes lehtësuese për frymëmarrjen dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht është e mirë dhe e qëndrueshme.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama i ka akorduar ditën e djeshme medaljen e mirënjohjes publike ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ndërkohë sot ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha që i ka uruar shërim të shpejtë rivalit të tij të dikurshëm, Fatos Nano.

Berisha ka komentuar dhe dekoratën e dhënë dje nga kryeministri Edi Rama për Fatos Nanon dhe ka thënë se mirënjohja nuk ekziston për Ramën, i cili përdor fatkeqësitë për qëllime të veta.

“Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij. Nuk dua të shkoj më tej se po të shkoj më tej do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e jagos se në qoftë se kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos dhe të të qajë Jagoja Zoti është i madh, nuk kam ç’të them tjetër. Çfarë mirënjohjeje, vetëm mirënjohje mbi tokë nuk ekziston për të. Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Kur përdor dhe të tjera. Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist shqiptar që e ka integritetin të mbetet socialist dhe të mos shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt”, deklaroi Berisha.

Grupi 403 dhe të tetëdhjetat e rokut në Kosovë

0

Nga: Blerim Shala (publikuar për herë të parë në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”, janar 2003)

Përshtypja e parë që krijohet kur dëgjon CD-në e grupit “403”, të edituar pak ditë para se viti 2002 përfundoi, është që ne, brezi të cilit i takojnë edhe 403-shat, i kemi së paku 100 vjet jetë!

Kjo përshtypje nuk duket fare teprim kur dihet sa shumë vdekje kemi parë në jetën tonë.

Po flas për vdekjen e një sistemi (komunist), të një rendi ndërkombëtar (të Jaltës a “Luftës së Ftohtë”), të një shteti (RSFJ-së), të një okupimi (të Serbisë).

I ndjeri profesor [Fehmi] Agani, në ato çastet e fundit të Konferencës së Rambujesë, në episodin e marsit në Paris, kur përmendej rreziku që Serbia – në momentet e nisjes së fushatës së Paktit NATO – të fillojë me vrasjen edhe të anëtarëve të delegacionit të Kosovës, me atë sensin e tij të njohur të humorit i cili nuk e braktiste edhe atëherë kur ishte më së vështirë, na pat thënë: Edhe nëse vdes, do të kam çfarë t’i tregojë Zotit. Të jesh dëshmitar i vdekjeve të tri Jugosllavisë, nuk është pak.

Midis marsit ’81 dhe korrikut ‘90

Në të tetëdhjetat, kur në Kosovë u krijua një rok-skenë e qëndrueshme, ishte vështirë të paramendohet që për një duzinë vjetësh Evropa dhe bota do të ndryshojnë aq shumë.

Gjithçka rreth nesh dukej e amshueshme: Prej zymtësisë politike dhe kulturore, një paperspektive individuale, një establishmenti politik që s’dinte të gjendej fare në ato rrethana, komunizmit si rend shoqëror që nuk do të ndryshojë dot, Jugosllavisë si shtetit i cili dukej kobi i shqiptarëve. Në atë ambient ngulfatës kishte fare pak oaza ajri ku mund të merrje frymë më lirë. Njëra prej tyre ishte roku. Ishte një lloj strehimoreje prej letre dhe ne e dinim mirë këtë. Më kujtohet që me një rast fqinji im serb kishte lëshuar me të madhe radion ku transmetohej njëri prej “Mitingjeve të vërtetës”, të cilat njëmend ishin të tilla. Aty, ai askund më parë, tregohej fytyra e vërtetë e një regjimi dhe e një populli. Në atë pafuqinë time, i vura altoparlantët në dritare dhe lëshova The Sisters of Mercy.

Roku kosovar i të tetëdhjetave do të zhvillohet në mes dy gurëve kufitarë të cilët shënojnë, për Kosovën, dy çaste sipërore në historinë e re: 11 marsin e vitit 1981 dhe 5 korrikun e vitit 1990. Në marsin e 81-shit, Republika e Kosovës rrokullisej si kërkesë rrugëve të Prishtinës dhe të Kosovës. Në korrikun e 90-tës, ajo kishte zënë vend në Kuvendin e Kosovës.

Rok-ngjarja e fundit në platonë e Pallatit të Rinisë (atëbotë Qendrës “Boro e Ramizi”) u shënua më 5 korrik 1990. Nëse nuk harroj, ishte Migjeni (Kelmendi) me “Gjurmët”.

Ajo natë Prishtinën e kishte zënë me Kuvendin e suspenduar nga Serbia, pa televizion, pa radio, me një ankth i cili ishte futur në secilin prej nesh. Teksa dëgjohej refreni “Më trego si të bëhem hero …”, secili prej nesh përballej me dy konkludime: I pari ishte më i lehti, i bërjes-qejf-vetit që e tëra do të kalojë së shpejti, që bota tashmë do ta shohë sa janë të vrazhdë ata e sa jemi viktima ne. I dyti ishte më i vështiri dhe më reali: Nuk kemi ku të kthehemi prapa, kemi shpallur republikën, duhet ta jetësojmë me çdo kusht, pa marrë parasysh çmimin.

Më 2 korrik të vitit 1999, dhjeta-mijëra shqiptarë për herë të parë shënuan të lirë, rrugëve të Prishtinës, Ditën e Republikës.

Sizifi dhe Stonesat

Roku në Kosovë, deri në këto ditët e reja të pasqershorit të vitit 1999, ka pasur fare pak gjasa të mbijetojë. Të thuash, gjithçka ishte kundër tij. Të gjithë ata që i druanin ndryshimeve, mendonin që me një këngë, me flokë të gjata, me farmerka dhe me zhurmë altoparlantësh mund të prishet një rend (shtetëror, shoqëror, kulturor etj.), të cilit qëmoti i kishte skaduar afati i përdorimit. Rok-artistët shiheshin para së gjithash si rebelues, narkomanë, mbase edhe fundërrina. Ata, në anën tjetër, e dinin mirë që roku në Kosovë nuk mund të jetë biznes, që prej tij, këndejpari, nuk mund të jetohet (me fitime të majme) dhe as të vdiset (nga droga dhe fama). Të paracaktuar për dështim, ata, e dinin që këtu gurët më tepër kanë të bëjnë me Sizifin se sa me Stonesat. Megjithatë, atyre nuk ju durohej pa bërë pak zhurmë, sa për t’i thënë vetes dhe dëgjuesve që qetësia kosovare ishte një rend që po kalbej dita më ditës.

Rok-këngë dhe grupe ka pasur në Kosovë edhe para të tetëdhjetave. MAK-u i Haki Misinit madje fitonte shpërblime edhe në Akordet e Kosovës me folk-rokun, i cili i qepej trendit të hapur në ish-RSFJ-në nga Bijelo Dugme. Megjithatë, tek në të tetëdhjetat, nën ndikime të ndryshme të rokut (prej new wave-t deri te hard rock-u), këtu vendoset një rok-skenë me grupe të cilat do të qëndrojnë për vite, apo edhe për decenie (si “Minatori” i Naser Gjinovcit dhe Mufail Limanit).

Natyrisht, këtu nuk kam pretendime të bëj farë rekapitulimi të rokut kosovar në vitet e tetëdhjeta, i cili pati si përfaqësues më të denjë “Minatorin”, “Ilirët”, “Gjurmët”, “403”-shin, “Seleksionin 039”, “Lindjen” etj. Atëbotë, me fare pak albume dhe më shumë, me xhirime në RTP, këto grupe mundoheshin të dëshmojnë se në Kosovë mund të mbijetojë roku.

Rok-autorët e atyre viteve, zatën, si të gjithë ne të tjerët, për shkak të censurës e kishin vështirë të artikulojnë sinqerisht ndjenjat e tyre për kohën dhe për njerëzit. Me një metaforë, me një varg të ndërlikuar, me një porosi të fshehur, të mbështjellë me një mori vargjesh të kota, ata përpiqeshin “të thonë diçka”. Në fundvitet e tetëdhjeta, kur këtu u rrënua një sistem i rremë dhe u imponua okupimi i vërtetë, në atë periudhën tranzitore në pranverën e vitit 1990, rok-autorët si edhe të gjithë ne të tjerët, nisën të flasin pa dorëza (dhe me grushta të ngritur në shenjë revolte), për të keqtë që na kishte futur në thellësitë e honit. Kishte flirt me muzikën popullore (te “Minatori”, “Ilirët”, “Gurmët”), për të dëshmuar që roku dhe atdhetaria nuk janë në kundërshti, apo, për të depërtuar më lehtë në masë.

Pastaj, në vijim të 5 korrikut të përmendur, roku në masë të madhe ishte i margjinalizuar, tek tuk me ndonjë grup dhe ndonjë këngë të mirë.

Pas luftës, në Kosovë kemi gjithçka dhe çdo gjë. Edhe në rok dhe pop.

Udhëtimi në të kaluarën

Grupi “403” na dhuroi këto ditë CD-në e tyre e cila meriton të cilësohet si njëri ndër dy-tre albumet më të mira të edituara pas vitit 1999. Ky album ka 15 këngë, gjë që është dukuri shumë e rrallë te ne, ku zakonisht, të ashtuquajturat albume kanë tetë këngë. Është e vërtetë që në mesin e këtyre 15 këngëve ka shumë prej atyre që “403”-shin e kanë bërë grup shumë të rëndësishëm të të tetëdhjetave. Por, me produksionin e ri të Hektorit (Gjurgjialit), ato përbëjnë një tërësi dhe dëgjuesi i ri krijon përshtypje që albumi, i tëri, është rezultat i tre-katër vjetëve të fundit.

Për ne që jemi mocanikë të Hektorit, Mentorit dhe të tjerëve të “403”-shit, ky album është një udhëtim në të kaluarën, përkujtues i ngjarjeve të shumta të cilat lidhen me këtë apo atë këngë të “403”-shit. Nuk mund të kemi nostalgji për atë kohë, por gjithsesi po për njerëzit, për idetë, për përpjekjet që disi të lëvizen gjërat. Asokohe, “403”-shi dukej rok -grupi më me perspektivë kosovar i cili, për shkaqe të ndryshme, kurrë nuk arriti atje ku meritonte.

Thashë më parë se roku këtu nuk ofronte mundësi për ekzistencë. Rokerët kosovarë, dashur e pa dashur, u shpërndanë nëpër botë dhe nëpër profesione dhe fate të ndryshme.

Kështu, u desh të kalojnë vite të tëra që “403” të ribashkohen dhe të incizojnë këtë album.

Ne që duam të shohim albuma të mirëfilltë te rok-grupet tona, mund t’i gjejmë të meta të ndryshme këtij albumi. Ka gabime në bukletin e albumit, në tekste dhe në lekturë. Dikujt mund t’i duket që Hektori, në synimin e tij për një produksion të pasur të këngëve, di edhe ta teprojë, prandaj ato produksionet “e egra” të të tetëdhjetave (në disa këngë) na duken tutje më të bukura se këto të rejat. Megjithatë, në tërësi, ky është një album i shkëlqyeshëm, me këngë të cilat janë të paharrueshme. Ndër këto të rejat, posaçërisht spikaten “Engjujt nuk jetojnë në tokë” dhe “Qyteti im”.

Hektori me shokë, as sot, në rrethana shumë të mira, nuk mund të jetojnë nga roku.

Por, ky album tregon se roku ka jetuar këtu te ne qëmoti.

Ky album i “403”-shit, më parë albumi rekapitulues i “Gjurmëve” dhe “Minatori” me kontinuitetin e prodhimit të albumave, dëshmojnë se Kosova kishte rok të mirë në të tetëdhjetat. /Telegrafi/

 

Hidhet shorti për grupet e Ligës së Konferencës – Ballkani në Grupin C

0

Nga ora 14:30 është hedhur shorti për grupet e Ligës së Konferencës, i cili u mbajtë në Monaco dhe kampioni i Kosovës, Ballkani, u tërhoq në Grupin C.

Në Ligën e Konferencës ka përfunduar shorti i cili përfshiu 32 skuadra – 12 kualifikuese automatike, dhjetë fitues të “play-off”-it të Ligës së Konferencës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga humbjes e “play-off”-it të Ligës së Evropës.

32 skuadrat e ndara në katër vazo, u bazuan në renditjen e koeficientit të klubit.

Pjesë e shortit ishin edhe ekipe të njohura si Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Lille, Aston Villa, Fenerbahce, Besiktas, Fiorentina dhe kampioni i Kosovës, Ballkani.

Ballkani u tërhoq në Grupin C, së bashku me Dinamo Zagrebin, Astana dhe Viktoria Plzen.

Asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00.

 

Grupet e Ligës së Konferencës

Grupi A: Lille, Slovan Bratislava, Olimpija Ljubljana, Klaksvik;

Grupi B: Gent, Maccabi Tel-Aviv, Zorya, Breidablik;

Grupi C: Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen, Astana, Ballkani;

Grupi D: Club Brugge, Bodo/Glimt, Besiktas, Lugano;

Grupi E: AZ Alkmaar, Aston Villa, Legia, Zrinjski;

Grupi F: Ferencvaros, Fiorentina, Genk, Cukaricki;

Grupi G: Eintracht Frankfurt, PAOK, HJK Helskinki, Aberdeen;

Grupi H: Fenerbahce, Ludogorets, Spartak Trnava, Norsjealland;

Totaj me bashkëpunëtorë bënë homazhe për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Vrrinit

0

Për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Vrrinit, të premten kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, kryesuesen e Kuvendit Komunal, Antigona Berisha-Bytyqi, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe në shtatoret e heronjve të kombit Selajdin Berisha e Xhevat Berisha.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Gjatë Epopesë së lavdishme të Vrrinit nga 1 deri 5 shtator 1998, në përballje me armikun ranë në altarin e lirisë 28 pjesëtarë të UÇK-së.

“Me mirënjohje e përulje sot kujtojmë veprën e dëshmorëve për lirinë që e gëzojmë në Kosovën e pavarur. Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë”, është shprehur kryetari Totaj.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Malishevë: Mungojnë rreth 12 mijë tekste shkollore

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, i kanë uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës, duke ju uruar një vit të suksesshëm, pavarësisht sfidave që kanë, sidomos në këtë fillim vitit shkollor.

Këtë urim, kryetari Kastrati e ka bërë gjatë vizitës që i kanë bërë SHFMU “Ismail Qemali” në Bellanicë, së bashku me drejtoreshën Krasniqi.

“I urojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës sonë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Urojmë që çdo gjë të shkoj mirë dhe të tregoni rezultate, pavarësisht sfidave që kemi në këtë fillim të vitit të ri shkollor”, ka thënë kryetari Kastrati, njofton Komuna e Malishevës.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur se ky vit shkollor ka filluar me një sfidë të madhe, sa i përket teksteve mësimore, sidomos për ciklin e mesëm të ulët (nga klasa e gjashtë, deri në të nëntën), pasi tekstet e vjetra, përveç që janë të plotësuara, ka edhe mungesë të tyre. Sipas komunikatës së dërguar për medie nga kjo Komunë, sipas përllogaritjeve, mungojnë rreth 12 mijë tekste shkollore.

Përndryshe, sipas drejtoreshës Krasniqi, mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.

Hidhet shorti i Europa League

0

Këtë të premte është hedhur shorti që ka përcaktuar grupet e UEFA Europa League për sezonin e ri 2023-24.

Në edicionin e ri do të jenë 32 skuadra pjesëmarrëse. 12 janë kualifikuar automatikisht, 10 kanë ardhur nga faza e play-off dhe 10 të tjera nga faza e play-off të Champions League.

Ashtu si dhe në Champions League, nuk kanë munguar përballjet e “ferrit” në grupet e Europa League. Ajax do të gjejë Marseille, Brighton dhe AEK-un e Ahtinës, në atë që mund të cilësohet si grupi më i fortë.

Grupet:

Grupi A: West Ham (ANG), Olympiacos (GRE), Freiburg (GJE), TSC Backa Topola (SER)

Grupi B: Ajax (HOL), Marseille (FRA), Brighton (ANG), AEK Athens (GRE)

Grupi C: Rangers (SKO), Real Betis (SPA), Sparta Praha (ÇEK), Aris Limassol (QIP)

Grupi D: Atalanta (ITA), Sporting CP (POR), Sturm Graz (AUS), Rakow Czestochowa (POL)

Grupi E: Liverpool (ANG), LASK (AUS), Union SG (BEL), Toulouse (FRA)

Grupi F: Villarreal (SPA), Rennes (FRA), Maccabi Haifa (IZR), Panathinaikos (GRE)

Grupi G: Roma (ITA), Slavia Praha (ÇEK), Sheriff Tiraspol (MOL), Servette (ZVI)

Grupi H: Leverkusen (GJE), Qarabag (AZE), Molde (NOR), Hacken (SUE)

Java e parë e fazës së grupeve do të zhvillohet më 21 shtator. Java e dytë më 5 tetor. Java e tretë më 26 tetor. Java e katërt më 9 nëntor. Java e pestë më 30 nëntor. Dhe, java e gjashtë dhe e fundit zhvillohet më 14 dhjetor.

Shorti për play-off-et për fazën eliminatore, në të cilën marrin pjesë nënkampionët dhe skuadrat e treta në grupet e Champions League, do të hidhet më 18 dhjetor.

Lëndohet një person në vendin e punës në Suharekë

0

Një person është lënduar në vendin e tij të punës në një kompani private.

Kjo është bërë e ditur nga raporti policor.

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Osmani nga vreshti i Rahovecit fton qytetarët që ta vizitojnë Hardh Fest-in (VIDEO)

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur nga Rahoveci ndjekësit e saj në Facebook, duke i ftuar që ta vizitojnë këtë qytet dhe festivalin Hardh Fest.

Ajo shihet me kalavesh rrushi në dorë, duke treguar se ndodhet në “kryeqytetin e bujqësisë, kryeqytetin e rrushit, dhe se ndodhet aty së bashku me kryetarin e komunës dhe ministra të qeverisë për të hapur Hardh Festin, dhe se njëkohësisht ishte në një shkollë në fshatin Fortesë për t’i uruar nxënësit për ditën e parë të shkollës.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

“Rahoveci i ka dhënë shumë Republikës së Kosovës. Njerëzit e vyer, njerëzit punëtorë me duar të arta e kanë ushqyer dhe vazhdojnë të ushqejnë një pjesë të madhe të Republikës sonë nëpërmjet punës së tyre të palodhshme, prandaj qytetarët e kësaj anë kanë nevojë për përkrahjen tonë të vazhdueshme. Do të bashkëpunojmë bashkë edhe me ministrin e bujqësisë që të rritet kjo përkrahje”, shprehet Osmani nga vreshti i Rahovecit.

Ajo tutje tregon se gjatë festivalit Hardh Fest do të ketë një program të jashtëzakonshëm, program arti, program muzike, maratona, e shumëçka tjetër për të gjitha moshat.

“Ju uroj shumë sukses dhe shpresoj që gjatë këtyre tre ditëve do ta vizitoni Rahovecin deh Hardh Fest-in”, deklaroi presidentja Vjosa Osmani.