11.2 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 1462

Moti sot me diell, temperatura deri në 35 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme parashihet të jetë mot kryesisht me diell.

Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Moti

Varroset punëtori që humbi jetën në Prizren

0

Shpëtim Gashi nga Peçani i  Suharekë është varrosur sot në vendlindje. Ai  humbi jetën në vendin e punës në një kompani ndërtimi në Prizren. Dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim e sipër në komunën e Prizrenit.

 

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, familjarë të të ndjerit të cilët kishin hapur të pamen në Suharekë kanë rrëfyer për RTK-në se si e kanë gjetur të ndjerin në vendin e ngjarjes.

Nga kjo ndërtesë e lartë që ishte duke u ndërtuar nga një kompani ndërtuese dyshohet se ka rënë dhe ka humbur jetën 30-vjeçari Shpëtim Gashi nga Peçani i komunës së Suharekës . Daja i viktimës, Zenel Daka, thotë se ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes dhe e ka parë trupin e nipit të tij të vdekur….

“Ka hec nëpër skele, mas dy kateve ka dal në bllok tjetër, përmes asaj fosnje, qysh po flitet, nuk e di unë, por e ka lyp rrugën më të shkurt , por nëse ato skele ishin kanë mbullur, ai nuk ka mundur me dal aty po ka mndur me shkua në rrugë tjetër …Ka pas plagë në krye shumë, kamën e djathtë ekishte të thyme krejt, unë e kam pa, e kemi la me hoxhën”, thotë daja i viktimës, Zenel Daka .

Shpëtimi ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa kishte gjashtë motra. Kushtet ekonomike më parë i kishte të rënda, thotë Daka.

“Ka jetua më herët në shumë kushte të vështira, vetë Shpëtimi u rrit me shumë fukarallëk , i vetmi djalë mas gjashtë çikave, tash me ndihmën e tij që ka nis me punua e u rrit, kanë përparua mirë, ka mbarua një shtëpi , një jetë normale, nuk ishte i martuar, ne e kemi prit një dirsëm prej tij”, thotë Daka.

Telefonat e kompanisë ndërtimore nuk kanë qenë të qasshëm këtë vikend, por policia ka njoftuar se për rastin janë intervistuar tre persona, ndërsa është ndalur në mbajtje njëri prej përfaqësuesve të kompanisë .

“Në vazhdën e hetimeve , sektori i hetimeve rajonale , ka shoqëruar në sektorin e hetimeve rajonale 3 persona , ndërsa njëri nga të dyshuarit është ndalur me urdhër të prokurorit të shtetit , ndërsa tani e tutje hetimet po udhëhiqen në koordinim me prokurorin e shtetit , ndërsa rasti po trajtohet si asgjësim , apo heqje dhe dëmtim i paisjeve të cilat e rrezikojnë jetën në vendin e punës”, thotë zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Vesel Gashi.

Shpëtimi është varrosur në varrezat e fshatit pas obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sipas policisë, vetëm këtë vit, në Prizren dyshohet se kanë humbur jetën dy të rinj që kanë rënë nga lartësia në vendin e punës , ndërsa ka pasur një numër të konsiderueshëm të të lënduarve. Në nivel vendi vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti 5 persona kanë vdekur në vendin e punës derisa 176 u lënduan.

Liria merr një pikë në Klinë

0

Dukagjini dhe Liria kanë ndarë pikët në një ndeshje pa gola të zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Edhe pse të dyja skuadrat kishin raste për të shënuar, ato nuk arritën të konkretizonin ndonjë gol.

Dy motoçiklistë goditen nga një veturë në Prizren

0

Një aksident trafiku ka ndodhur  në rrugën “Ekrem Rexha” të Prizrenit, ku një veturë ka goditur dy motoçiklistë.

Burime brenda Emergjencës kanë bërë me dije se dy shoferët e motoçikletave kanë marrë plagë serioze dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por njëri prej tyre më pas është transferuar në QKUK.

 

 

Ndërsa shoferi i veturës,  që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Rama: Qeveria nuk ka kompetenca për ta nxjerrë nga burgu Belerin

0

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në intervistën me gazetarin e gazetës greke “Kathimerini”, Pavlos Papadopoulos, foli për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës tani i paraburgosur, Fredit Belerit, ku tha se me çështjen u njoh pasi ishte ekzekutuar urrdhërarresti me prova bindëse ndaj tij.

Rama pranoi se përdori një gjuhë të ashpër për shkak të deklaratave të Belerit për Himarën. Ai tha se nëse do të ishte në dijeni të hetimit ndaj tij, nuk do të ekspozonte veten me një gjuhë të tillë.

Rama tha se presim argumentet e SPAK pasi nuk dimë shumë, ndërsa Beleri u kap në veprim e sipër duke blerë vota.

Pata gjuhë të ashpër për shkak të disa deklaratave që ai bëri. Në fushatë kam thënë gjëra për të cilat nuk ndihem mirë, pasi kjo u lidh me atë që ndodhi. Mësova për arrestimin e tij kur policia ishte në aksion. Ata më thanë se kemi arrestuar për blerje votash. U thash më mirë duhet të jeni të sigurt se çfarë po bëni dhe të keni prova. Bazuar në atë që dimë ai u arrestua në flagrancë me rrjetin e tij të blerjes së votës”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se qeveria nuk ka kompetenca që të nxjerrë leje për Belerin për të dalë nga burgu, që të betohet si kryebashkiak dhe se i takon gjykatës e cila në rastin konkret ka refuzuar.

“Nuk mundet që një shtet demokratik të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Për sa i përket dhënies së lejes për t’u betuar, në legjislacionin shqiptar nuk ekziston fuqia e qeverisë apo kryeministrit për të nxjerrë nga burgu një të ndaluar që të lërë burgun. Kjo nuk ekziston. Avokatët e tij duhet të kalojnë përmes gjykatës. Nuk ekziston që të marrësh leje ndërkohë që është në paraburgim, për një krim në flagrancë, ndërkohë që gjykata e ka refuzuar. Në tri nivelet e gjykatës ai nuk u la i lirë! Këto struktura janë të pavarura nga unë dhe nga qeveria,” sqaroi Rama.

I pyetur nga gazetari grek për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Himarën, Rama tha se duhet parë se si do të shkojë çështja.

“Po, para së gjithash, nuk jemi ne, nuk është qeveria që thërret zgjedhjet e reja në Shqipëri. Është Presidenti ai që i thërret. Ndërkohë, mënyra sesi shkon procesi është kështu: sipas ligjit tonë, nëse një person i zgjedhur nuk paraqitet për bërjen e betimit për çfarëdo arsye – nuk është e përcaktuar – pra, kur nuk paraqitet për t’u betuar brenda 90 ditëve, i takon qeverisë të veprojë duke shkarkuar personin dhe duke vendosur një kujdestar në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja, të cilat shpallen nga Presidenti.

U kam kërkuar juristëve të mi të përgatisin një opinion dhe nuk e di cili do të jetë, por mendoj se ky rast është tejet specifik. Nuk ka një precedent për këtë, kur është hartuar ligji askujt nuk i ka shkuar ndërmend një situatë e tillë. Instikti im apo reagimi im i parë është se, ndoshta, do të na duhet të presim procesin gjyqësor, derisa të provohet nëse ai është fajtor apo i pafajshëm. Sidoqoftë, ky nuk është opinion ligjor, është thjesht një mendim i imi për faktin se nuk kemi realisht asnjë precedent dhe pastaj, kjo do të hapte shteg për shumë interpretime. Më duhet të pres departamentin ligjor, por kjo mund të shkojë qoftë në një drejtim, qoftë në tjetrin. Kjo është edhe përgjigjja e duhur, mund të ndjekim njërin apo tjetrin drejtim, bazuar në argumentimin e departamentit tonë ligjor”, sqaroi kryeministri Rama.

Mbi 40 mijë qytetarë ia mësyjnë bregdetit shqiptar

0

Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetare janë nisur këtë fundjavë drejt bregdetit, duke sjelle ngarkesë trafiku në segmentin Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit. Kolona e mjeteve kaloi më shumë se 6 kilometra.

 

Të dhënat zyrtare të policisë kufitare të Kukësit flasin për mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës, që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Vërmicës me të paktën mbi 10 mijë automjete të vogla dhe autobusë.

Por numri i qytetarëve dhe mjeteve, nga pamjet mund të jetë shumë me i madh e kjo vërehet tek Ura e Kukësit pasi aty rruga e ngushtë po e vonon qarkullimin normal të automjeteve.

Siç dihet, përgjatë sezonit, policia kufitare e Morinit operon me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas marrëveshjes së përbashkët ndër qeveritare Kosovë-Shqipëri.

Nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës, janë marrë masa duke shtuar sportele dhe punonjës për të përballuar fluksin e shtuar dhe është bashkëpunuar edhe me Policinë e Kosovës dhe deri më tani sipas policisë kufitare nuk ka pasur probleme.rtk

Selmanaj: 60 ditë nga sanksionet e botës demokratike, qeveria mendësi komuniste e totalitore

0
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se sot janë 2 muaj prej kur shtetet aleate Kosovës i kanë vendosur masa për shkak të situatës së përshkallëzuar në veri të vendit.

 

Ai ka theksuar se vendin në një situatë të tillë e ka sjellë Qeveria Kurti të cilën e quan me një mendësi totalitare dhe jo demokratike.

“Dita e 60 apo 2 muaj, që kur bota demokratike i vendosi sanksione shtetit tonë. Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale të nivelit qendror. Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale për nivelin lokal. Janë bllokuar miliona euro për projektet për ndërmarrjet publike”.

“Janë bllokuar njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare. Janë bllokuar vizitat e bartësve të institucioneve publike në shtetet demokratike dhe institucionet ndërkombëtare. Në këtë gjendje e sjellë vendin e vet vetëm një mendësi qeverisëse komuniste, totalitare dhe jo demokratike”, ka thënë Selmanaj.

 

Prizren, fillon ndërtimi i trotuareve përskaj Stacionit të Autobusëve

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i trotuareve tërësisht të reja në të dyja anët e rrugës përskaj Stacionit të Autobusëve.

Sipas njoftimit të kësaj komune, ndërtimi i kompletuar i kësaj rruge, të asfaltuar rishtas, ka lehtësuar lëvizjen e makinave dhe këmbësorëve në këtë segment të rëndësishëm që lidh disa nyja rrugore të kësaj pjese të qytetit.

Vdes në moshën 67-vjeçare Arleen Sorkin, aktorja e njohur për rolet e saj në “Days Of Our Lives”

0

Ka vdekur në moshën 67-vjeçare Arleen Sorkin, aktorja e njohur për rolet e saj në “Days Of Our Lives” dhe si aktorja origjinale e zërit të Harley Quinn.

Lajmi e ka dhënë aktori i zërit Neil Kaplan, përmes një postimi në Tëitter, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

“Ma theu zemrën kur dëgjova se zëri origjinal i Harley Quinn, Arlene Sorkin ka vdekur”, është shprehur ai.

Lajmi për vdekjen e saj vjen pasi vdekjes së yllit të  “The Price Is Right”, Bob Barker, në moshën 99-vjeçare.

Jasharaj për takimin e nesërm: Grevë nuk do të ketë, viti i ri shkollor fillon me vështirësi

0
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka dhënë disa detaje për takimin që do të mbahet nesër, pas vendimit të fundit të Ministrisë së Arsimit, ku librat e nxënësve do të blihen nga prindërit, pastaj subvencionimi bëhet nga Qeveria.

 

Jashari tha se nesër në takim do të jenë kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve.

“Takimi që do të mbahet nëser është i rregullt, sepse çdo herë bëjmë analiza para vitit të ri shkollor. Nesër në takim do të jenë kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve, pra këta janë përfaqsuesit e tërë sistemit arsimor”, tha Jasharaj.

Jasharaj thotë se pas këtij takimi do të merret një përfundim sa i përket angazhimeve sindikale në lidhje me çështjen e librave.

“Ata do të raportojnë për situatën që e kemi nëpër shkolla të komunave të Kosovës. Do të diskutohet edhe çfarë mendojnë punëtorët e arsimit rreth situatës së re të arsimit, do të nxjerrim përfundime dhe do të vendosim se çfarë do të bëhet tani e tutje në angazhime sindikale”, tha ai.

Jasharaj shton se grevë në arsim nuk do të ketë, por sipas tij viti i ri shkollor do të fillojë më shumë vështirësi.

“Grevë nuk do të ketë, sepse në komunikimin që e kemi bërë me kryetarët për takimin e nesërm nuk është përmend se në ndonjë komunë është ngritur kjo çështje, por nesër do t’i marrim parasysh të gjitha opinionet. Viti i ri shkollor do të fillojë, por me shumë vështirësi ku do të kemi mungesë edhe të mjeteve shkollore”, tha Jasharaj për GazetaBlic.