7.5 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026
Home Blog Page 1465

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët e Suharekës

0

Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), Enver Shabanit, drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë dhe Berat Kabashit, zyrtar i Komunës së Suharekës, të cilët po dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me tenderin e rrugës në Mushtisht.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, gjykatësja e procedurës paraprake, Teuta Krusha.

Ndryshe, paraprakisht është mbajtur seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve, ku prokurori Petrit Kryeziu kërkoi që ndaj të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa mbrojtja kërkoi që Shabanit dhe Kabashit t’iu caktohet ndonjë masë më e butë.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” kishte siguruar aktvendimin për fillimin e hetimeve, të cilin Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda e ka marrë ndaj Shabanit dhe Kabashit, ku sipas këtij vendimi, të njëtit prej 18 maj 2022 deri më 12 dhjetor 2022, në Suharekë në cilësi të personave zyrtarë dhe atë Berat Kabashi në cilësinë e menaxherit të kontratës dhe Enver Shabani në cilësinë e mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë të menaxherit të kontratës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tyre zyrtar nuk i përmbushin detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete dhe për personat tjerë, të njëjtit me dashje shkelin ligjin e Prokurimit Publik.

Sipas vendimit, Shabani dhe Kabashi me dashje nuk kanë kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuar me ligj, në atë mënyrë që me vendimin 01-Nr.016-29186 të datës 18.05.2022 të lëshuar nga Kryetari i Komunës së Suharekës caktohen në menaxhimin e kontratës me numër prokurimi 624-22-1007-5-2-1 dhe 624-22-016-521 me titullin e kontratës “ndërtimi i rrugëve: “Rexhepi Velia-me segment”, “Molika”, “Shaljanët – segment”, “Kovaçi”, “Tafa”, “Jetush Shala” dhe “Haxhi Shania”.. në fshatin Mushtisht”, mirëpo nga informatat e siguruara dhe verifikimit të të njëjtave është konstatuar se të hollat janë paguar për Operatorin Ekonomik mirëpo rrugët nuk janë shtruar siç parashihet në kontratë.

Për këto veprime, në vendim thuhet se të njëjtit Komunës së Suharekës i kanë shkaktuar dëm në shumën prej 74 mijë e 214 euro e 74 cent. /BetimipërDrejtësi

Blerja e teksteve shkollore, MASHTI sot pritet të publikojë vendimin për mjetet që do t’u ndahen prindërve

0

Pas 15 vjetësh, obligimi për t’i blerë tekstet shkollore është duke u shqyrtuar që t’u bartet prindërve.

Kështu ka bërë të ditur të hënën në një konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi siç tha ajo MASHTI ka dështuar që të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizim të shkollave me libra.

Ajo i ka akuzuar shtëpitë botuese për ofertim të çmimeve shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për kompensimin e blerjes së librave, MASHTI ka premtuar se do t’i deponojë mjetet në xhirollogaritë e prindërve.

Telegrafi merr vesh nga burime brenda MASHTI-t se ministrja pritet që sot të publikoj vendimin për mjetet që do t’i ndajë qeveria për blerjen e teksteve shkollore e gjithashtu do të bëhet publike edhe shuma që do të ndahet për secilin nxënës.

Prindërve do t‘iu duhet të aplikojnë në platformën online të Qeverisë, E-Kosova, për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Në një postim në Facebook, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka thënë se procesi i aplikimit do të zgjasë “më pak se 10 minuta”.

“Mjetet nuk mund të ndalen as nga përmbaruesit dhe as nga bankat, sepse kjo tashmë është rregulluar me ligj”, ka thënë mes tjerash Kelmendi.

Propozimi i Nagavcit që prindërit t’i blejnë vetë librat për fëmijët e tyre, me rimbursim, është përcjellë me reagime edhe nga përfaqësuesit e partive opozitare.

Jehona Lushaku, anëtare e Kryesisë e LDK-së, ka thënë se Ministria ka treguar paaftësi me propozimin që blerjen e librave t’ua bartë prindërve. Ajo ka shtuar se kostoja e blerjes së librave nga prindërit do të jetë 20 për qind më e lartë se nga sigurimi i tyre me anë të procedurave të prokurimit.

E Besianë Musmurati, drejtoreshë për Arsimi në Komunën e Prishtinës dhe anëtare e PDK-së, ka thënë se propozimi i ministrisë është shembulli i keqqeverisjes në arsim.

Ndërkaq Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, e ka ndërlidhur propozimin e fundit të Ministrisë me veprim për të nxitur nisjen e grevave.

Praktika e shpërndarjes së librave falas nga Ministria e Arsimit për shkollat ka filluar që nga vitit 2008.

Sipas udhëzimit administrativ, të publikuar në vitin 2016, për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, ky obligim i takon ministrisë.

“Përlindja e Shqipëniës”, gazeta e parë zyrtare shqiptare

0

Më 24 gusht 1913, shteti i pavarur shqiptar formoi të parën gazetë zyrtare të quajtur “Përlindja e Shqipëniës”.

Gazeta vijoi të botohej dy herë në javë deri në vitin 1914. Drejtuesit e kësaj gazete ishin Dhimitër Berati, një nga figurat më të njohura të kohës, si edhe publicisti Mihal Grameno. Kjo gazetë është pararendësja e gazetës që më pas u quajt “Fletorja Zyrtare”.

“Përlindja e Shqipëniës” mbështeti qeverinë e Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali. Shumica e kryeartikujve ishin politikë dhe i kushtoheshin mbrojtjes së interesave të vendit dhe luftës ndaj faktorëve kundërshtarë të brendshëm e të jashtëm, me qëllim bashkimin e përparimin e tij.

Në këtë gazetë u botuan të gjitha ligjet e kohës, sikurse ai për administratën civile, kanuni i Zhurisë e shumë ligje të tjera në të gjitha fushat e jetës publike.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një pamje të kësaj gazete dhe një shënim nga Ministri i atëhershëm i Financave, Gurakuqi, për mbulimin e shpenzimeve të kësaj gazete. Po ashtu, paraqitet ligji i përkohshëm i Administratës Civile të Shqipërisë nxjerrë nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe botuar në gazetën “Përlindja e Shqipëniës”./ atsh / KultPlus.com

Zyrtare/ Ballkani transferon sulmuesin Arb Manaj

0

Sulmuesi klinas ka firmosur një kontratë me ekipin suharekas.

25-vjeçari shtatëlartë me parë në Kosovë ka luajtur te Dukagjini dhe Trepça ‘89. Derisa në Turqi ka qenë te A. Keciörengücü, Balikesirspor (huazim), Bandirmaspor (huazim) dhe në Kroaci te Slaven Belupo.

Vlera e tij në treg sipas transfermarkt ka 300 mijë euro.

Manaj gjithashtu ka qenë pjesë e Kosovës U21 dhe Kosovës A, me këta të fundit ka të zhvilluar tre ndeshje. Ndërsa ka djersitur edhe fanellën kombëtare te U19.

Zelensky në Ditën e Pavarësisë, lavdëron popullin për ‘luftën deri në liri’

0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e lavdëroi popullin ukrainas për luftën për “liri” në një fjalim të mbajtur më 24 gusht për ta shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit, që për herë të dytë po festohet përderisa në disa zona të Ukrainës vazhdojnë luftime të ashpra kundër pushtimit rus.

“Sot ne festojmë 32 vjetorin e pavarësisë sonë – pavarësinë e Ukrainës. Një festë e njerëzve të lirë”, tha Zelensky, në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale.

Liria “është një vlerë për secilin prej nesh dhe ne po luftojmë për të”, tha Zelensky, në një kohë kur lufta në Ukrainë po hyn në muajin e saj të 19-të.

Shefi i inteligjencës ushtarake të vendit, Kyrylo Budanov, tha në platformën Telegram se lufta për pavarësi “vazhdon edhe sot e kësaj dite – tani me agresorin perandorak”, duke iu referuar Rusisë.

Shefi i shërbimit të sigurisë së Kievit, Vasyl Maliuk, tha gjithashtu në Telegram se festa ka marrë tani “kuptime të reja” shkaku i luftës me Rusinë.

“Ajo u bë jo vetëm personifikimi i së drejtës sonë për jetë dhe liri, por edhe një simbol i heroizmit dhe trimërisë”, tha Maliuk.

Një seri ngjarjesh janë planifikuar në të gjithë Ukrainën për ta shënuar këtë ditë. Në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizoi pritje zyrtare për gazetarët ukrainas që janë zhvendosur në Kosovë pas fillimit të luftës në Ukrainës, përmes programit “Journalists in Residence – Kosovo” – të iniciuar nga dy organizata evropiane të gazetarëve dhe të mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Në Bruksel, ndërtesat e qeverisë së BE-së u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Ukrainës gjatë natës dhe flamujt ukrainas u ngritën përkrah atyre të BE-së.

Shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, përgëzoi ukrainasit për “guximin, forcën dhe shpresën e tyre të qëndrueshme në një të ardhme paqeje dhe prosperiteti në një Evropë të bashkuar”.

“Ata janë një frymëzim për të gjithë evropianët”, tha ajo në rrjete sociale.

Arrestohet 59-vjeçari nga Kosova, mbajti peng 6 italianë se i dëmtuan orenditë e shtëpisë në Sarandë

0

Një 59-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga pasi mori peng për një orë gjashtë turistë italianë.

Kjo, pasi i dëmtuan orenditë e shtëpisë në Sarandë.

Policia tha se pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është vënë në pranga shtetasi J. A., 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti.

59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë gjashtë shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Digjen rreth 40 hektarë djerrina në Prizren

0

Rreth 40 hektarë tokë dyshohet se janë djegur nga një zjarr që ka përfshirë dje një zonë në Prizren.

Një qytetar ka raportuar në Polici se si pasojë e zjarrit janë djegur 40 hektarë kryesisht djerrina, amullore të shtrira dhe 30 topa kashtë.

Sipas tij, zjarri ka ndodhur në vendin ‘Tranzit i vjetër’ në Prizren dje rreth orës 13:00.

Në njoftim thuhet se njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti në procedurë hetimore, ka njoftuar Policia.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Shqipëri: Vdes vajza 18-muajshe, piu metadonin e lënë nga daja mbi tavolinë

0

Ka vdekur një vajzë 18-muajshe, pasi piu aksidentalisht metadonin e lënë nga daja brenda banesës në Delvinë.

Fëmija ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në Spitalin e Traumës. Viktima të dielën u nis me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi aty kishte marrë ndihmën e parë.

Vdekja e saj erdhi 5 ditë pas dëmtimeve që pësoi nga konsumimi aksidental i metadonit, raporton Euronews.al.

Metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorures lëndësh narkotike.

Fëmija i vdekur është vajza e një shtetasi italian, ndërsa nënën e saj është nga Delvina.

Afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

 

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1 mijë e 955 gjoba trafiku në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar dhe 57 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv.

Në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 16 persona dhe 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Vdekja e gruas në Malishevë, fillon seanca dëgjimore

0

Ka filluar të mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Gjakovës për kërkesën e prokurorisë për paraburgimin e dy të dyshuarve për vdekjen e gruas në Malishevë.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Lekë Muqaj, zëdhënës për media në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Ndërkaq, zyrtari i lartë për bashkëpunim profesional në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha, për Klankosova.tv ka deklaruar se dje është dorëzuar kërkesa në gjykatë për paraburgimin e dy personave për rastin në fjalë.

Gruaja ka vdekur në mënyrë tragjike pas një trajtimi që mori në një ordinancë private stomatologjike. Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë me një deklaratë në të cilën thuhet se përmes Inspektoratit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare që humbi jetën në Malishevë gjatë trajtimit në një ordinancë private.

“Kjo gjë është e patolerueshme dhe se do të angazhohen që të ofrojnë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryesve të kësaj vepre të rëndë. Njëkohësisht, MSh njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat”, thuhet në njoftim.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon