8.9 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026
Home Blog Page 1468

Kjo është gruaja që vdiq gjatë heqjes së dhëmbit në Malishevë, la pas katër fëmijë të mitur

0

Një vdekje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë privat në Malishevë.

Asaj i ishte komplikuar gjendja shëndetësore për çka ishte dërguar në QKUK, ku kishte ndërruar jetë.

Sipas faqes së fshatit, bëhet fjalë për qytetaren Leonora Shala nga fshati Ngucat i Malishevës e cila jetonte në Itali dhe në Kosovë kishte ardhur për pushime me familje. Ajo ka lënë pas katër fëmijë të mitur, një djalë dhe tri vajza.

Sipas raportit policor për këtë rast janë arrestuar dy mjek, një grua dhe një burrë. Dy të arrestuarit janë motër dhe vëlla.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Edhe Mytaher Haskuka angazhohet në betejën për librat: Gjakderdhja financiare është ndalur, andaj po rritet buxheti

0

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka është angazhuar në debatin mbi librat shkollorë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haskuka ka thënë se kritikuesit e vendimit të MASHT-it janë pjesë e grupeve që kanë përfituar nga plaçkitja e buxhetit.

Ai ka bërë edhe një lidhje se sa para janë shpenzuar për libra me çmimin sa është shitur një ari tokë në Kosovë.

“Për këta që po e kritikojnë Ministrinë e Arsimit për anulimin e blerjes së librave, po ju kalkuloj çmimet e librave me çmimet me të cilat kanë privatizuar tokat në Kosovë:  një ari tokë= 3.75 Euro. Ndoshta kuptojnë më mirë:

Libri “Shoqëria dhe mjedisi 3”, çmimi 27 euro apo 7,2 ari tokë.

Libri “Fizika 9”, çmimi 18 euro apo 4,8 ari tokë.

Libri “Matematika 4”, çmimi  17,5 euro apo 4,7 ari tokë

Libri “Matematika 3”, çmimi 12 euro apo 3,2 ari tokë

Libri “Gjuha boshnjake” çmimi 30 euro, apo 8 ari tokë.

Gjakderdhja financiare dhe plaçkitja e buxhetit shtetëror ka mbaruar, andaj buxheti shtetëror është në rritje.

Ata që kritikojnë janë pjesë e grupeve që kanë përfituar nga plaçkitja e buxhetit andaj janë mobilizuar me gjithë kapitalin dhe portalet”, ka shkruar Haskuka./Express

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Eksperti i sigurisë cak i një sulmi, i thyhet vetura në Suharekë

0

Eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala, ka njoftuar se të martën mbrëma i është thyer vetura në Suharekë.

Ai ka thënë se ka qenë cak i këtij sulmi të paidentifikuar.

Në orët e vona të mbrëmjes kam qenë cak i një sulmi nga persona të paidentifikuar në komunën e Suharrekës ku patem vetem deme materiale.” – ka njoftuar Shala.

Shala ka përgëzuar punën e policisë dhe ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë.

Ku duhet komplimentuar puna e policëve të stacionit policor, të cilët kanë vepruar me profesionalizëm të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku tani me hetimet janë në vijim e sipër dhe më intenzitet të lartë dhe pres që sa me parë personat të dyshuar të vihen para drejtësisë.” – ka shkruar ai.

Reagimi i tij:

Vdes këngëtari i famshëm italian, Toto Cutugno

0

Toto Cutugno, një nga interpretuesit më të mëdhenj të muzikës italiane, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë dje (e martë) në spitalin San Raffaele në Milano. 

Vdekja e kantautorit, i cili sapo kishte mbushur 80 vjeç në korrik, u raportua për ANSA nga menaxheri i tij Danilo Mancuso, i cili shpjegoi se si “pas një sëmundjeje të gjatë, gjendja e këngëtarit ishte përkeqësuar muajt e fundit”.

Cutugno ishte një nga artisët italianë më të njohur në shkallë globale, fituesi i Eurovision Song Contest 1990 me këngën e tij “Insieme: 1992”.

Ai ishte gjithashtu një nga kantautorët italianë më të suksesshëm të të gjitha kohërave, duke shkruar për artistë si; Dalida, Adriano Celentano dhe Domenico Modugno.

Cutugno konsiderohej një ambasador i vërtetë i muzikës italiane në botë, veçanërisht në vende si Rumania, Spanja, Turqia, Gjermania dhe Rusia.

Kënga e tij “L’Italiano”, e publikuar në vitin 1983, është përkthyer në shumë gjuhë dhe konsiderohet simbol i kulturës dhe identitetit italian.

Toto Cutugno mori pjesë pesëmbëdhjetë herë në Festivalin e Muzikës në Sanremo, por ai fitoi vetëm një herë, në vitin 1980, me këngën “Solo noi”.

Ai gjithashtu doli i dyti gjashtë herë me këngët si “Serenata”, “Figli”, “Emozioni” dhe “Le mamme”.

Ai ishte shumë i popullarizuar me italianët në vende të ndryshme të botës, veçanërisht në mesin e italianëve amerikanë të cilët vlerësuan këngët e tij që festojnë rrënjët dhe trashëgiminë e tyre. /Telegrafi

Vdiq një grua nga Malisheva, arrestohen dy persona për vdekjen e 35-vjeçares

0

Një 35-vjeçare ka vdekur dje në QKUK si pasojë e komplikimit të gjendjes shëndetësore

Mesditën e djeshme një 35-vjeçare nga Malisheva ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Siç raportohet, e ndjera ishte paraqitur për ta hequr një dhëmbë në një klinikë në Malishevë, por më pas asaj i ishte komplikuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në QKUK.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se është duke e hetuar këtë vdekje si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, shkruan Zeri.info.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se tashmë janë arrestuar dy persona.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje: 

TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR

Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, një femër dhe një mashkull, kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare, e cila ka ndërruar jetë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

16 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

0

Sot bëhen 16 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.

Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd, ku diplomoi në vitin 1966.

Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimit të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).

Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.

Drejtoria e Arsimit në Prizren e konsideron të parealizueshme idenë e ministres Nagavci për tekstet shkollore

0

Mësimdhënësit dhe shkollat e komunës së Prizrenit ndodhen në një situatë të vështirë pas idesë së paralajmëruar nga ministrja e Arsimit që prindërit t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre, e më pas ata të rimbursohen për këto blerje.

“Nuk është thjesht sfidë, por është e pamundur në këto kushte ideja e ministres të realizohet” – ka thënë për KALLXO.com Luljeta Veselaj-Gutaj, drejtoreshë e Arsimit në Prizren.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Rreth 75 euro kushtojnë tekstet shkollore për një nxënës të klasës së parë

0
Kostoja e teksteve shkollore për një nxënës të klasës së parë, sipas çmimeve nëpër librari, është rreth 75 euro.

Pas 15 vjetësh, sivjet prindërit do të obligohen që vetë t’i blejnë tekstet, e Ministria është zotuar se do t’i rimbursojë.

Ndërkaq, ka shkolla në kryeqytet ku vullnetarët janë mobilizuar për t’i ndihmuar rastet sociale që t’i sigurojnë tekstet për nxënësit.

E nga partitë opozitare e kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi vlerësuan se propozimi i saj përbën paaftësi në menaxhimin me sistemin arsimor dhe se ka një kosto për 20 për qind më të lartë sesa me anë të blerjes së librave nëpërmjet procedurave të prokurimit

Rreth 75 euro kushtojnë 16 tekstet shkollore të nëntë lëndëve mësimore për një nxënës të klasën së parë.

Çmimet nëpër librari për librin bazë variojnë nga 5 deri në 6 euro, ndërsa për fletore të punës dhe tekstet e lëndëve së artit, të muzikës dhe të edukatës fizike janë nga 4 euro. Të njëjta çmime variojnë edhe për librat e klasave nga e dyta deri në të pestën.

Sivjet, pas 15 vjetësh, obligimi për t’i blerë tekstet shkollore është duke u shqyrtuar që t’u bartet prindërve, pasi që vetëm 10 ditë para nisjes së procesit mësimor Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka dështuar që të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizim të shkollave me libra. Ajo i ka akuzuar shtëpitë botuese për ofertim të çmimeve shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për kompensimin e blerjes së librave, Ministria ka premtuar se do t’i deponojë mjetet në xhirollogaritë e prindërve. Por ish-kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi, e ka vlerësuar këtë premtim si të papranueshëm.

“Deklarimi i fundit, për të matur reagimin publik, që librat të mos blihen me prokurim publik, por t’u rimbursohen shpenzimet e blerjes së librave përmes transferimit të mjeteve në llogari të qytetarëve është i gabuar në shumë dimensione”, ka thënë Demi, i cili ka shtuar se me këtë propozim krijohet praktika që institucionet ta heqin barrën e vendimmarrjes nga vetja, duke ua bartur atë të tjerëve.

Praktika e shpërndarjes së librave falas nga Ministria e Arsimit për shkollat ka filluar që nga vitit 2008. Sipas udhëzimit administrativ, të publikuar në vitin 2016, për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, ky obligim i takon ministrisë.

“MASHTI ka obligim që të bëjë pajisjen e nxënësve të arsimit të obliguar me tekste shkollore”, shkruan në nenin 2 të udhëzimit, ku parashihen obligimet për MASHTI-in.

Deri në vitin 2021, Ministria e Arsimit ka përzgjedhur nga një shtëpi botuese për secilën lëndë dhe ato i ka shpërndarë në institucionet arsimore. Qe dy vjet, duke u thirrur në luftim të monopolit, Ministria ka vendosur që për secilën lëndë të ketë më shumë se një shtëpi botuese, e pastaj mësimdhënësit të vendosin se me cilën libër dëshirojnë të punojnë. E pastaj, Ministria ka pasur për obligim që të nënshkruajë tenderin me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me tekste.

Si rrjedhojë e pasigurisë së krijuar rreth pajisjes me tekste shkollore, në shkolla kanë thënë se prindërit kanë filluar që të mobilizohen për ndihmuar njëri-tjetrit në rast se ministria nuk i kryen obligimet e saj.

“Kemi diku mbi 30 nxënës që janë me asistencë sociale dhe është lajm i mirë se prindërit e shkollës, miqtë e shkollës kanë shprehur gatishmëri që ato raste t’iu ndihmojnë në blerjen e librave në rast se ka mundësi, nëse vije puna deri te blerja e librave për nxënës, madje rimbursimi”, ka thënë Visar Osmani, drejtor në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet.

E në Ministri të martën është mbajtur një takim midis Departamentit të arsimit parauniversitar dhe shtëpive botuese. Sipas njoftimit nga MASHTI-i, përfaqësuesit e shtëpive botuese janë zotuar se nuk do t’i rrisin çmimet.

 

 

“Në kuadër të takimeve të rregullta, Departamenti për arsim parauniversitar në MASHTI ka mbajtur takim me përfaqësues të shtëpive botuese rreth përgatitjeve për vitin shkollor, përkatësisht furnizimin me tekste shkollore. Në këtë takim, përfaqësues të shtëpive botuese janë zotuar se ka tekste të mjaftueshme shkollore dhe se nuk do të ketë rritje të çmimit të tyre”, është thënë në përgjigjen nga MASHTI-i.

Ministrja Arbërie Nagavci, pati akuzuar të hënën shtëpitë botuese se kanë ofertuar çmime të larta për libra. Pas kësaj akuze, nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” thanë se kanë dërguar ofertë për 4 për qind më të lirë se vitin paraprak.

Shukri Klinaku, pronar i shtëpisë botuese “Luarasi”, ka thënë për KOHËN se Nagavci ka gënjyer, pasi kompania e sivjet nuk ka marrë pjesë në tender, për shkak të vonesave me procedura nga ministria.

“Meqenëse në vitin 2023, në korrik, e ka dërguar me vonesë tenderin, ne nuk kemi ofertuar fare. Nga ky aspekt është e pandershme nga ana e ministres që ne të na përmendë në kontekstin e këtij viti, të na përmendë si shtëpi botuese”, ka thënë ai.

Sipas Ligjit për Botimin e Teksteve Shkollore, shtëpitë botuese materialet e tyre i dërgojnë te Komisioni i recensentëve, i formuar nga MASHTI-i dhe pasi të marrin aprovimin e, katalogu me librat e tyre dërgohet në shkolla për përzgjedhje.

Krahas kritikave nga shtëpitë botuese, propozimi i Nagavcit që prindërit t’i blejnë vetë librat për fëmijët e tyre, me rimbursim, është përcjellë me reagime edhe nga përfaqësuesit e partive opozitare.

Të martën konferenca shtypi lidhur me çështjen kanë mbajtur në Lidhjen Demokratike (LDK), në Partinë Demokratike (PDK) dhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Jehona Lushaku, anëtare e Kryesisë e LDK-së, ka thënë se Ministria ka treguar paaftësi me propozimin që blerjen e librave t’ua bartë prindërve. Ajo ka shtuar se kostoja e blerjes së librave nga prindërit do të jetë 20 për qind më e lartë se nga sigurimi i tyre me anë të procedurave të prokurimit.

“Varianti i Ministrisë do të jetë shumë më i kushtueshëm. Nga kjo do të dëshmohet se blerja me pakicë do të jetë më e shtrenjtë. Këtu nuk po e llogarisim edhe angazhimin e prindërve për t’i blerë. Të gjitha këto nuk janë llogaritur. Çmimi i librave do të jetë minimalisht 20 për qind më i shtrenjtë”, ka thënë ajo.

Për këtë arsye, Lushtaku e ka kërkuar dorëheqjen e ministres Nagavci.

“Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci, për shkak të keqmenaxhimit, shkeljeve sistematike të ligjeve në fuqi dhe anarkisë së krijuar në sistemin e arsimit. Kosova nuk meriton një ministre që ka dështuar të menaxhojë çdo nivel të arsimit”, ka thënë ajo.

E Besianë Musmurati, drejtoreshë për Arsimi në Komunën e Prishtinës dhe anëtare e PDK-së, ka thënë se propozimi i ministrisë është shembulli i keqqeverisjes në arsim.

“Tentativat për të fshehur dështimin në arsim me arsyetime e fshehje pas gabimeve të së kaluarës duhet të marrin fund. Gabimet nuk përmirësohen me gabime më të mëdha. Prindërit gjithandej nëpër Kosovë janë tejet të shqetësuar me situatën e re, e cila pritet të krijohet – ku edhe shtatori i dytë nën qeverisjen Kurti po i gjen nxënësit me probleme për të nisur vitin shkollor”, ka thënë ajo.

Ndërkaq Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, e ka ndërlidhur propozimin e fundit të Ministrisë me veprim për të nxitur nisjen e grevave.

“Ky vendim është për të provokuar greva, të dëmtojë arsimin publik dhe të krijojë edhe një krizë dhe të dëmtojë financiarisht qytetarin. Kjo situatë mund të përfundojë dhe të ndalet vetëm me shkarkimin e kësaj qeveri”, ka thënë ai.

Vitin e shkuar, procesi mësimor pati nisur më 1 tetor, si pasojë e grevës së mësimdhënësve për paga, të nisur që nga 25 gushti.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Mot me diell e vranësira, temperatura deri në 34 gradë

0

Sot do të mbajë mot me diell dhe  vranësira të lehta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin mes 29-34 gradë Celsius.

moti sot

Muharremaj këmbëngul në pafajësinë e dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se garanton me përgjegjësi të plotë në pafajësinë e dy zyrtarëve të kësaj komune të arrestuar sot nga Policia e Kosovës për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim me prokurim publik.

 

Të dyshuarit Enver Shabani dhe Berat Kabashi akuzohen se kanë përpiluar procesverbale të rrejshme dhe konfirmim të punëve sipas kontratave e që sipas gjendjes në terren ato nuk janë kryer.

Muharremaj ka thënë se i respektojnë organet e drejtësisë, porse sipas tij të gjitha projektet e rrugëve janë realizuar sipas kontratave.

“Është duke u bërë hetimi i lëndëve për vitin 2023. Ne i respektojmë organet e Republikës së Kosovës, i respektojmë gjyqësinë dhe hetuesin. Për këta dy zyrtarë bëhet fjalë për lëndën që i përket fshatit Mushtisht”,  ka thënë Muharremaj në magazinën e në RTK-së

Ai ka thënë se rrugët që janë kryer nga komuna e Suharekës të gjitha janë shtruar sipas kontratës së paraparë dhe të gjitha janë rregulluara me saktësi.

“I kuptoj të gjitha organet e shtetit, është ana ligjore, por mund të garantojë plotësisht për këta dy zyrtarë se nuk ka keqpërdorim. Mirëpo, në fund të fundit hetuesia i ka punët e veta dhe rasti është në hetim”, ka thënë Muharremaj.

Ai iu ka shmangur përgjigjes nëse do të jepte dorëheqje në rast se organet e drejtësisë konfirmojnë keqpërdorimin e pozitës zyrtare nga dy zyrtarët e dyshuar, duke këmbëngulur se të gjitha projektet janë realizuar sipas kontratave.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon