8.9 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026
Home Blog Page 1467

Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhënie të fajdeve në Prizren

0

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit B.H., për dyshimin e kryerjes së veprës penale “fajde”.

Sipas Gjykatës Themelore në Prizren, nga 2016-a deri më 22 gusht të 2023-s, i jep të dëmtuarit F.S. 6.000 euro borxh, ndërsa me rastin e kthimit të të hollave iu kërkon nga 600 euro kamatë.

Në lëndën e tij thuhet se i dyshuari ia kishte kërkuar nga 600 euro shtesë krahas borxhit të dëmtuarit si kamatë, ndërsa deri në 2023-s i dëmtuari ia kishte kthyer gjithsej 49.200 euro.

“I gjendur në gjendje të rëndë ekonomike dhe duke mos arritur t’i paguajë shumat e kamatave, i dëmtuari F. më 18 shkurt 2018 merr nga i pandehuri B shumën e të hollave në vlerë prej 3,000 euro ndërsa në muajin mars nga i njëjti merr shumën e të hollave prej 2,000 euro, për të cilat paralajmërohet nga i pandehuri se për çdo vonesë duhet të paguajë nga 500 euro kamata mujore. I dëmtuari nga muaji mars 2018 deri në muajin janar 2023, në emër të shumës së marrë prej 5,000 euro vazhdon të paguaj nga 500 euro kamata mujore duke i dhënë të pandehurit shumën prej 29,000 (njëzetë e nëntë mijë) euro, në total i dëmtuari paguan në emër të kamatave për të pandehurin shumën prej 78,200 (shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind) euro, kur i dëmtuari nuk arrin t’ i paguajë kamatat, i pandehuri B.H., e paralajmëron se përveç borxhit bazë të marrë në fillim, duhet të paguajë nga 200 (dyqind) euro kamata ditore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Deri në 2023-n, i pandehuri i ka marrë 12.800 euro nga i dëmtuari.

Ai është arrestuar në flagrancë.

Gjimnazi “Loyola” shpall të lira këto vende pune

 

Robëri

0

Prend NDOJA (SHBA)

Robëria është si llavë vullkani
Vërshon drejt fushës ta përmbysë pamjen e vjetër
Plasaritje toke e përçarje njerëzish
-Pamje e vërtetë, asgjë s’duket tjetër.

Pjekja vullkanike ndryshoi trajta njerëzish
Kroi i vjetër mbetet gjithmonë i gjallë.
Burim loti kur humben krahë
Të pandjeshmëve nuk ua kthjelloi shikimin e harruar
Njeriu ynë për të tjerët u krijua.

Mbi këtë Tokë të shenjtë
Ata shkrihen ngadalë
Duke puthur shkrumbin e vullkanit të mbetur
Përpos shqiptar, në një Shqipëri të përjetshme
Mbi këtë Tokët asgjë s’do të mbetet tjetër.

“Veç me dorë ka reaguar”, familjari i gruas që vdiq gjatë trajtimit te dentisti, tregon si ndodhi ngjarja

0

Baki Shala, xhaxhai i Fatonit, bashkëshortit të gruas që vdiq në Malishevë pasi shkoi për trajtim mjekësor te dentisti, deklaroi se nipi i tij dhe e gjithë familja janë të shokuar dhe të prekur shumë nga ky rast.

Në këtë klinikë u trajtua gruaja që vdiq mbrëmë pas heqjes së dhëmbit

Ai tregoi se nipi dhe nusja kishin ardhur nga Italia për pushim në Kosovë dhe se i kishin mbetur edhe dy ditë për t’u kthyer atje.

“Ka shkuar te dentisti për ta hequr dhëmbin. Në momentin kur i ka dhënë injeksionin, ajo aty është ënjtur dhe nuk ka mundur të flasë më absolutisht. Veç me dorë ka reaguar dhe i ka humbur ndjenjat në ordinancë”.

“E kanë dërguar me emergjencë për Prishtinë, qysh flitet pa shenja jete e kane çuar atje. Ajo sëmurë s’ka qenë asnjëherë, kurrë s’ka pasur ndonjë sëmundje”.

“I ka marr në qafë fëmijët jetimë – të madhin 10 vjeç, më të voglin 5 vjeç”, deklaroi Shala për Klanin.

Tutje ai shtoi bashkëshorti i së ndjerës është i shokuar dhe ndjehet shumë keq, dhe se me dentistin në fjalë nuk kanë pasur punë më herët, veçse e kanë dëgjuar si emër.

“Mjekësia nuk ka kujdes absolutisht, veç paret me t’i marr. Ishalla drejtësia e çon punën e vet në vend dhe të marrin masa që të mos ndodhin gjëra të tilla në të ardhmen”.

Familjari i së ndjerës bëri të ditur se e kishin lajmëruar që obduksioni tashmë është kryer dhe se janë duke u marrë vesh për orën e varrimit.

 

Oda e Stomatologëve paralajmëron masa ndaj stomatologut nga Malisheva

0

Oda e Stomatologëve të Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve me rastin e ndarjes tragjike nga jeta e pacientes nga Malisheva, për të cilën siç është raportuar nga ana e mediave ka ndërruar jetë pas marrjes së shërbimeve shëndetësore stomatologjike.

“OSK zotohet se pas daljes së raporteve të inspektoriatit shëndetësor në insitucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërrmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut, anëtarit të OSK-së, në raport me të gjeturat e konstatuara të inspektoriatit shëndetësor”, thuhet në reagimin e Odës së Stomatologëve të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë njofton se klinika ku është trajtuar 35 vjeçarja nga Malisheva ka ushtruar veprimtari ilegale

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përmes inspektoriatit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për 35 vjeçaren.

“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetsisë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.

Sipas Ministrisë së Shëndetsisë të dhënat janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar.

Tutje Ministria e Shëndetsisë ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerës.

 

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Bate Borisov

0

Dolën në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Bate Borisov, e vlefshme për aktin e parë të finales kualifikues në Ligën e Konferencës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Suhareka, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Kampioni në fuqi i Kosovës njoftoi se shitja e biletave në formën fizikisht do të fillojë në orën 13:00 deri në orën 21:00, te zyra e klubit në Stadiumin e qytetit të Suharekës.

Më poshtë ju sjellim linkun ku mund t’i rezervoni biletat online:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IwAR2s4OgO35QlkW7TeblNJJpuMm6clOhtK4U-g5o8VenmEKlEwCuujktklcI

Ndeshja e parë ndaj Bate Borisovit do të zhvillohet nesër (e enjte), në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Të dashur tifozë,

Për të gjithë ju që dëshironi të pajiseni fizikisht me biletën tuaj, për aktin e parë të finales kualifikuese në UECL, te zyra e klubit në stadiumin e qytetit në Suharekë, ju mirëpret ekipi asistues, të cilët do t’ua mundësojnë secilit prej jush, ta rezervoni ulësen tuaj për ndeshjen Ballkani vs Bate Borisov.

Nga ora 13:00 e deri në orën 21:00, jemi në dispozicionin tuaj.

Hyrja në fuqi e Ligjit për Tatimin në Pronë, Murati: U takon komunave që ta miratojnë zbritjen prej 100 eurove

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Tatimin në Pronë, u takon kuvendeve komunave që të marrin vendim për zbritjen prej 100 eurove për qytetarët.

Murati në një konferencë për medie është shprehur se tashmë komunat e kanë të domosdoshme që të marrin vendime.

“Për sa i përket Ligjit për Tatimit në Pronë, pra ndryshimi që është miratuar, parasheh zbritjen e 100 eurove ose deri në lartësinë e faturës për secilin tatimpagues”, tha Murati, përcjell Telegrafi.

“Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, komunat e kanë të domosdoshme që të marrin vendime. Tash iu takon kuvendeve komunale që deri më 16 shtator ta miratojnë zbritjen për qytetarët në mënyrë që këta të fundit të përfitojnë”, shtoi ai.

Lidhur me faljen e 100 eurove të Tatimit në Pronë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka paralajmëruar se ky ligj të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese për interpretim.

Falja e 100 eurove të Tatimit në Pronë, Asociacioni i Komunave pritet ta dërgojë ligjin në Kushtetuese

Sipas AKK-së, komunat me miratimin e këtij ligji në Kuvendin e Kosovës do humbasin me dhjetëra miliona euro dhe miratimi i tij pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare.

“Duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marrë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij kushtetues”, thuhet në reagimin e AKK-së.

Reklama

Rritja e faturave të tatimit në pronë ka ndodhur pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, që ka bërë MF-ja në fund të vitit të kaluar.

Pas këtij vlerësimi, tatimi në pronë për disa është rritur deri në 100 për qind, e për disa ka mbetur i pandryshuar, pasi vlera e pronës, pas vlerësimit, nuk ka ndryshuar. Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës e kanë kundërshtuar rritjen e tatimit në pronë.

Nga tatimi në pronë, buxheti i Kosovës ka të hyra vjetore deri në 40 milionë euro. /Telegrafi/

 

80 vjetori i babit

0

Ben Blushi

Sikur im atë të ishte sot, me siguri do më thoshte shkojmë në Dardhë për të festuar 80 vjetorin dhe tani mund ta imagjinoj si do ishte ngritur herët në mëngjes, atëherë kur të gjithë do ishim duke fjetur dhe do ishte nisur në këmbë deri në Sinicë, 4 kilometra më larg, një fshat nga i cili kishte shumë kujtime bashkë me shtëpinë ku kishte lindur nëna e tij.

Pasi të futej në atë shtëpi, duke shtyrë derën e rrëzuar, do hapte një shteg mes ferrave dhe trëndafilave të egër që të ngjiten në rroba, si dhe kumbllave e mollëve të pakrasitura të cilat kanë hyrë nga dritaret, në kërkim të njerëzve që dikur i kanë mbjellë. Në vend të trokitjes, do fuste dorën në xhep, aty ku mbante celësat e tij të zhurmshëm dhe do afrohej në ndonjë xham duke parë fytyrën e tij të pjekur nga dielli dhe mendimet. Nga lartësia e atij oborri që bije mbi rrugën e pluhurosur të Sinicës, do përpiqej të shikonte Dardhën, që fshihet në mënyrë dinake pas shumë kthesave dhe me siguri do mendonte se Dardha është më e bukur, por Sinica është më e dashur.

Pastaj, duke këputur ndonjë degë kumbulle që në gusht rëndohen nga kokrrat e ëmbla, do kapërcente derën e thyer dhe pa e kthyer kokën pas, do kalonte mbi urën e mrekullueshme të Sinicës, do shikonte ujin e kulluar që rrjedh poshtë saj dhe do shkonte pak më lart te varri i gjyshes. Pasi ta pastronte nga barërat dhe nga disa lule të vogla ngjyrë vjollcë, që në këto anë zbukurojnë varret e njerëzve të mirë, me siguri do gjente ndonjë kryq apo ndonjë gur të shndritshëm dhe atëherë do mendonte se ishte ora për t’u kthyer në shtëpi, bashkë me kujtimet e një kohe që nuk vjen më.

Në mesditë, atëherë kur dielli që kishte mbajtur gjithë kohën mbi shpinë, si një orë jete, do fillonte të ulej nga perëndimi, im atë do ishte shfaqur duke qeshur dhe duke i thënë mamasë sonë se nuk ishte vonuar as sot, siç nuk ishte vonuar asnjëherë në takimet e përditshme me të.

Derisa dreka të shtrohej, në rrëmujën e shumë pjatave që shoqërojnë 80 vitet e një njeriu, ai do t’i kishte treguar fëmijëve tanë, gjithë aventurat e 8 kilometrave ku kishte ecur, duke i mbushur gropat e fantazisë së tyre me lloj lloj lulesh, kumbllash, lajthish, mollësh, njerëzish, zogjsh dhe kafshësh derisa seicili prej tyre, i magjepsur nga kaq shumë ngjarje, që duket e pamundur të ndodhin në dy fshatra të vegjël, do kishte kërkuar që ai ti zgjonte nesër në mëngjes dhe t’i merrte me vete.

Atëherë im atë do t’i vinte në sedër, sikur t’i kishte shokë të ngushtë dhe do t’i thoshte se ai që nuk do zgjohej në kohë, do t’i humbë gjithë këto mrekulli që e bëjnë jetën e njeriut kaq të bukur dhe që lehtësojnë rrugën e vështirë nga lindja deri në ikjen e tij.

Pas drekës, kur të gjithë do shkonin të flinin nën hijen e arrave që mbulojnë shtëpinë dhe fshatin, ai do ulej në një cep të oborrit me fytyrë nga mali dhe do mendohej për jetën e tij, që nga dita kur vetëm me një palë sy bojëqielli si të ngjyer në qiejt e Sinicës, kishte ardhur nga Korca në Tiranë dhe aty kishte ndërtuar atë që donte më shumë : familjen e vet.

Në këtë pozicion krenar dhe të heshtur e gjeta 5 vjet më parë dhe nga sytë e tij e kuptova që ai e dinte që po ikte siç edhe iku, disa muaj më vonë. Ai e dinte që do ikte në dimër, pa mbushur dot 76 vjet, por asnjëherë nuk ia tha mamasë sonë, për t’ia bërë asaj më të lehtë deri ditën e fundit.

Tani që mundohem dhe mendohem për të përshkruar tim atë, jam i bindur se ai bëri të gjitha gjërat që donte dhe askush nuk pati fuqi ta detyronte të bënte diçka që nuk e donte.

Ai mendoi shumë, shkroi edhe më shumë, bëri poezi, tregime, romane dhe filma, krijoi personazhe që jetojnë prej tij edhe pas tij, gëzoi shumë njerëz, nuk i bëri dëm askujt dhe iku si të gjithë burrat e fisëm, të cilët i marrin armiqtë me vete.

Mua dhe vëllain tim, na mësoi si të rriteshim dhe nuk na la asnjë armik, çka është një pasuri në kohën që jetojmë.

Im atë kishte me tepri tre cilësitë themelore të një burri : ai ishte i qeshur me fëmijët, i dashur me gratë dhe i vërtetë me burrat.

Këto tre cilësi, ishin edhe arsyeja pse nuk u plak.

Iku i plotësuar, si një njeri që ka ecur gjithë kohën në këmbë, mes pengesave dhe kthesave, pa ndihmën e askujt. Gjatë rrugës, me siguri ka thyer ndonjë degë të thatë, ka ngrënë ndonjë kumbull të thartë, ka shkelur mbi ndonjë gropë, është vrarë, është lënduar, është rrëzuar, është ngritur, është ngjitur dhe në fund ka arritur aty ku ishte nisur : drejt nderit të vet.

Ky ishte im atë, Kiço Blushi, që sot do festonte 80 vjetorin e tij, në freskinë e malit të kujtimeve që na ka lënë.

Gavazaj përforcon Lirinë

0

Skuadra e Lirisë që këtë edicion p[o bën gara në Superligën e Kosovës e ka realizuar sot edhe një transferim.

Bëhet fjale për mesfushorin Alush Gavazaj.

Mesfushori ka premtuar maksimumin për skuadrën e tij të zëmrës.

“Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Do të japi maksimumin për skuadrën e zemrës”, ka thënë Gavazaj.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Florian Tufallari sapo ka lansuar një super këngë të titulluar M‘kalle

0

Pas hiteve të një pas njëshme, Florian Tufallari vjen edhe me një tjetër hitë të titulluar M‘kalle, ku si bashkëpunëtorët e tij janë: Music: Sardi Mneri Lyrics: Saia Arrangement: Deyzoh & Sardi Solo: Alsked Rrënja Video: Dardha Studio.

Floriani në boten e muzikës ka hy fuqishëm gjatë viteve të fundit, i cili me muzikë ka filluar të merret që nga fëmijëria dhe është çun nga Tirana.

Gjatë karrierës dhjetëvjeçare ka sjell shumë bashkëpunime me këngëtar të skenës muzikore si: Ramadan Krasniqi ,Bardhi, Aida Doçi Landi Roko etj, me këngë ritmike dhe balada të bukura.

Florian Tufallari është i angazhuar nëpër mbrëmje rinore dhe ahengje të shumta familjare. Ai premton se do të sjellë edhe shumë këngë te reja dhe bashkëpunime.

Kujtojmë disa nga hitet e fundit te cilat titullohet ‘Ti ke lind për qejf’ në bashkëpunim me Landi Roko dhe Altin Tirona, ku numëron 12 milion klikime, Dilema me 14 milion klikime, Katile me 11 milion klikime etj., ku ende vazhdojnë të dëgjohen këngët e tij gjithë andej ku ka Shqiptar.

Me poshtë mund te dëgjoni këngën e re.