14.2 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 1490

Suharekë, lëndohet një punëtor në vendin e punës

0

Është lënduar një person në vendin e tij të punës në Suharekë.

Ai ka njoftuar policinë se sa ishte duke punuar e ka lënduar dorën.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

“Suharekë, 08.08.2023 – 14:02. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës nga pakujdesia e ka lënduar dorën. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.

‘Visa l asiv’, reflektim për liberalizim vizash nga Berlini në Prizren

0

Përderisa ditët e festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar, “DokuFest” po ecin, me të po shënohen edhe aktivitete të ndryshme. Por, Prizreni gjatë këtyre ditëve nuk po i ofron vizitorëve vetëm filma, por edhe programe përtej saj.

Një e tillë do të jetë ekspozita e cila do të hapet nesër, “visa l asiv”, e cila vjen si një reflektim artistik përtej kufizimeve të lirisë së lëvizjes. Me 40 fotografi të njerëzve e ngjarjeve të ndryshme, ekspozita mëton të sjellë një copëz artistike nga Berlini. E këtë e bën me dy emra eminentë të turizmit të përvitshëm në Kosovë, fotografes Corinne Holthuizen-Habermann dhe ish-ushtarit të KFOR-it në Kosovë, Axel Von Hoerschelmann.

Ky i fundit edhe pak vite i shënon dy dekada të rregullta që vjen në vendin ku kishte shërbyer si ushtarak. E ka një dashuri të jashtëzakonshme për Prizrenin dhe “Doku Festin”. E këtë e përçon edhe nëpërmjet kësaj ekspozite, e cila s’është risi për të sepse një të tillë e kishte realizuar edhe vite më parë.

Në një prononcim për RTKlive, Axel Von Hoerschelmann ka treguar për ecurinë se si po shkojnë përgatitjet e ekspozitës, e cila nesër duke filluar nga ora 17:00 e sheh dritën e publikut.

“Corinne vjen së bashku me familjen e saj në Kosovë për ‘Doku Fest’ disa herë, unë vij që 15 vjet. Të gjithëve na pëlqen atmosfera e hapur, të takojmë njerëz mendjehapur, autorë, producent. Është një eksperiencë shumë e veçantë të vish në kontakt me vullnetarë të rinj, të angazhuar dhe të respektueshëm, të cilët menaxhojnë shumë punë”, tha ai.

Hoerschelmann me prejardhje nga Gjermania, thotë se shtysa kryesore e kësaj ekspozite ka qenë rinia.

“Ne e dimë se si sidomos rinia e pret liberalizimin e vizave. Ne do t’u tregojmë të rinjve në Berlin se të rinjtë kosovarë do të takohen, me shpresë. Dhe ne do të tregojmë disa aspekte të Berlinit, drejtpërdrejt dhe të përditshme, vende, ngjarje që mund të jenë interesante për të rinjtë. Dhe do të tregojmë edhe disa aspekte realiste të Berlinit, sepse qyteti ynë i mrekullueshëm nuk është parajsa. Duam të japim një moment reflektimi”, shprehet ish-ushtari i KFOR-it./RTKlive

No description available.

No description available.

Beneficionet për specializantë mbesin në letër

0

Ka më shumë se 6 muaj prej kur janë prezantuar shtesat për mjekët specializantë të cilët përqendrohen vetëm në sektorin publik. Megjithatë të njëjtat nuk janë ekzekutuar asnjëherë. Megjithëse kjo u vlerësua si stimulim i mirë nga njohësit e fushës, tash kritikohet pse ky vendim nuk është zbatuar edhe në praktikë.

Deklarata e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia e dhënë në muajin shkurt të këtij viti mbeti vetëm premtim.

Kjo pasi benefitet për mjekët specialistë që punojnë vetëm në sektorin publik asnjëherë nuk u realizuan.

“Si nismë është e mirë për shkak se do ta rris cilësinë dhe përkushtimin e mjekëve në sektorin shtetëror të vendit, por kjo duhet të përcillet me verpime konkrete që dmth ata që përkushtohen vetëm në sektorin publik duhet ta hetojnë dorën e shtetit në drejtim të beneficioneve materiale. Deri më sot këto beneficione materiale janë vetëm të deklaruara dhe ende nuk janë të ekzekutuara në praktikë”, ka thënë deputeti Shemsedin Dreshaj.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të shëndetësisë, Bujar Vitija thotë se asnjëherë nuk u qartësua pse nuk janë ekzekutuar shtesat. Derisa konsideron se kjo nismë do të ishte dobiprurëse për institucionet shëndetësore.

“Jemi në një situatë ku mjekët me përvojë të gjatë po e lënë sektorin publik për të kaluar në sektorin privat, një pjesë e tyre pikërisht për shkak të pagave. Prandaj me rritjen e pagave me Ligjin e ri, poashtu dhe me kujdestaritë, me këtë stimulim, me këtë shtesë e cila jepet për mjekët të cilët punojnë vetëm në sektorin publik, mendoj që do të ishte një hap i mirë që mjekët me përvojë t’i ndalim në sektorin publik dhe të mos na ikin në sektorin privat”, ka deklaruar Vitija.

Por me këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk po pajtohet Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Pasi vlerësohet se përbën diskriminim.

Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës tha se ky është vendim është jo i duhur.

“Nga këndvështrimi ynë si FSSHK konsiderojmë se është vendim jo i duhur per disa arsye. Në lidhje me këtë kemi pasur edhe ankesa nga mjekët te cilët kanë vendosur të punojnë edhe në institucione private për faktin se ata e plotësojnë fondin e orëve. Prandaj edhe ne e konsiderojmë se është diskriminim brenda kolegëve! Është diskriminim edhe për faktin se kjo zgjedhje nuk ju është dhënë infermierëve”, ka deklaruar ajo.

Televizioni ka tentuar të marrë një sqarim nga Ministria e Shëndetësisë përkitazi me këtë temë, por që nuk janë përgjigjur./Teve

Megan Fox do të publikojë një libër me poezi

0

Megan Fox ka shkruar një libër me poezi, në të cilin synon të zbulojë sekretet e meshkujve.

Siç ka treguar aktorja përmes llogarisë personale në Instagram, është “lodhur duke mbajtur sekrete të të tjerëve”, ndaj ka ndërmend t’i ekspozojë të gjitha në librin e saj.

Në veçanti, Meganka postuar një foto, me kopertinën e një libri, ku ka gojën e një gruaje të vizatuar, duke kafshuar një gjarpër. Libri i saj quhet: “Djemtë e bukur janë helmues“.

“Këto poezi janë shkruar në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Kam kaluar gjithë jetën time duke mbajtur sekretet e njerëzve. Trupi që dhemb nga pesha e mëkateve të tyre”, ka shkruar aktorja duke shpjeguar qëllimin e librit të saj.

“Liria ime vazhdon në këto faqe dhe shpresoj se fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre, duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur në errësirë, por që nuk është harruar,” vazhdoi ajo./abcnews.al

Biden shpall zonën përreth Kanionit të Madh monument kombëtar

0

Duke filluar nga e marta, Kanioni i Madh do të jetë në listën e monumenteve kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Vendimi i Presidentit Biden ofron mbrojtje federale për një sipërfaqe prej rreth 405,000 hektarësh në shtetin e Arizonës, që njihet si fushëbetejë elektorale. Veprimi synon të çimentojë qëndimin e presidentit për çështjet e mjedisit. Prej disa dekadash fiset indigjene dhe ambjentalistët kanë kërkuar mbrojtjen e zonës turistike.

“Ruajtja e këtyre tokave është e mirë, jo vetëm për Arizonën, por për planetin. Është mirë për ekonominë dhe shpirtin e vendit”, tha Presidenti Biden.

Fiset në Arizona i patën kërkuar presidentit që të ushtrojë autoritetin e tij në bazë të Ligjit të Antikiteteve të vitit 1906 për të krijuar një monument të ri kombëtar të quajtur “Baaj Nwaavjo I’tah Kukveni”.

“Baaj Nwaavjo” do të thotë “ku enden fiset”, sipas gjuhës së popullatës Havasupai, ndërsa “I’tah Kukveni” përkthehet në “gjurmët tona”, sipas gjuhës së folur nga fisi Hopi.

Presidenti e lidhi vendimin me përpjekjet e administratës së tij për të luftuar ndryshimet klimatike, ndërsa vuri në dukje temperaturat ekstreme të kësaj vere. Presidenti po zhvillon një turne për të nxitur planin e tij për ekonominë.

Ai tha se nxehtësia ekstreme ishte përgjegjëse për më shumë vdekje sesa fatkeqësitë e tjera natyrore si përmbytjet dhe uraganet, por shtoi, se asnjë nga këto nuk duhet të jetë e pashmangshme.

Presidenti Biden kritikoi gjithashtu mbështetësit e lëvizjes “Make America Great Again” të ish-presidentit Donald Trump për kundërvënien ndaj përpjekjeve për të promovuar energjinë e gjelbër dhe për të zgjeruar mbrojtjen federale për mjedisin.

Presidenti Biden tha se vendimi kërkon që qeveria federale të përmbushë detyrimet e saj në bazë të traktatit me fiset indigjene amerikane.

Ligjvënës republikanë dhe industria e minierave të uraniumit që operon në zonë e kishin kundërshtuar përcaktimin e zonës si monument kombëtar, duke argumentuar përfitimet ekonomike për rajonin dhe se industria minerale është çështje e sigurisë kombëtare.

Ligji i Antikiteteve i vitit 1906 i jep autoritet një presidenti që të mbrojë territore me vlerë historike apo shkencore duke i shpallur monumente kombëtare.

Kanioni i Madh “Grand Canyon” njihet si një nga shtatë mrekullitë natyrore të botës./VOA

Kanioni i Holtës në Gramsh, duhet ta vizitoni ‘gjithqysh’

0

Kanioni i Holtës në Gramsh është një nga atraksionet turistike më të vizituara në Shqipëri.

Me shpatet e luginës 100-150 metra dhe me thellësi të ujit deri në 2-3 metra, Kanioni i Holtës është i mbushur me shpella karstike dhe gropa me ujëra termale.

Ky destinacion turistik përfaqëson një udhëtim në një botë misterioze të gërmimeve të shpatit dhe ujërave termale, duke e bërë atë një atraksion të mahnitshëm për të gjithë vizitorët.

Kanioni i Holtës është një dhuratë e natyrës, një vepër arti që është punuar gjatë mijëra viteve. Me shpatet e luginës, që ngjiten midis 100 dhe 150 metra lartësi mbi nivelin e detit, dhe me thellësinë e ujit që arrin deri në 2-3 metra, ky vend krijon një pamje impresionuese.

Hija e natyrës mbizotëron në çdo kthesë të shpatit të kanionit dhe tërheq këdo që e viziton.

Por, magjia e këtij vendi nuk mbaron vetëm me shpatet e mrekullueshme të luginës. Kanioni i Holtës është i njohur pra edhe për shpellat karstike dhe gropat me ujëra termale që ndodhen brenda tij. Duke hyrë në këto shpella të fshehura dhe duke shijuar ujërat e ngrohta termale, vizitorët janë të ftuar të zbulojnë një botë të fshehur të mbizotëruar nga stalaktitë dhe stalagmitë.

Koha që kalon në këtë mjedis të natyrshëm dhe të pastër nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër. Kanioni i Holtës sjell një ndjenjë lirie dhe harmonie me veten dhe natyrën. Është një vend ku mund të largoheni nga stresi i përditshëm dhe të bashkoheni me qiellin e pastër blu dhe ujërat e qetë të kanionit.

Përveç natyrës spektakolare dhe klimës mahnitëse, Gramshi ka edhe një kulturë të pasur dhe një popull të mjaft mikpritës.

Nëpër fshatrat malore të Gramshit, vizitorët mund të shijojnë kuzhinën tradicionale shqiptare dhe të njihen me zakonet e vendasve.

Kanioni i Holtës në Gramsh është një destinacion turistik që vlen të vizitohet, një udhëtim që nuk do ta harroni kurrë./ATSH

Al-Hilal me mega ofertë për Osimhen

0

Al-Hilal ka prezantuar mega ofertën për kartonin e Victor Osimhen.

Skuadra arabe i ka ofruar Napolit një ofertë jashtëzakonisht luksoze, shkruan arbresh.info.

Sipas Gazetta dello Sport, arabët kanë ofruar ofertë 200 milionë euro për 24-vjeçarin.

Pas dështimit të skuadrës arabe për transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain, i gjithë fokusi është kthyer tek lojtari i Napolit.

E konfirmon Barcelona, Dembele është i Parisit

0

Tashmë është konfirmuar edhe nga Barcelona që Ousmane Dembele do të luajë sezonin e ri për Paris Saint-Germain

Ousmane Dembele do të kthehet në atdhe për sezonin e ri, ku do të luajë për Paris Saint Germain.

Fillimisht lajmin për këtë transfer e dha gazetari i njohur italiano-britanik, Fabrizio Romano me një cicërimë në Twitter derisa më vonë atë e konfirmojë vetë drejtori sportiv i Barcelonës.

“Ousmane Dembele është rrugës së tij për në Paris. Marrëveshja ka përfunduar, ne vetëm do të nënshkruajmë të gjitha dokumentet. Do të zyrtarizohet në fund të javës”, konfirmoi Alemany për mediat pas ndeshjes Barcelona – Tottenham ku katalunasit fituan me rezultat 4-2. /GazetaExpress/

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 25 gradë Celsius

0

Gjatë ditës së mërkurë mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset për rreth relievit malor parashihen vranësira të shperndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 11 gtradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 dhe 25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperendimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së përcjell Klankosova.tv

Gjobitet shoferi me targa të huaja për vozitje të rrezikshme në Prizren

0

Të martën, policia ka arritur që ta identifikojë një person i cili me një veturë me targa të huaja ka bërë vozitje të rrezikshme në Prizren.

Identifikimi i tij është barë falë incizimit të një videoje nga një qytetar, raporton Klan Kosova.

“Stacioni Policor Prizren falë bashkëpunimit me qytetar ka pranuar një video incizim në të cilin shihet qartë se kundërvajtësi me targa të huaja bë vozitje të rrezikshme në vendbanim duke rrezikuat pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Kundërvajtësi, përmes rrugëve operacionale është identifikuar dhe ndaj tij është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurosh dhe heqje të një pike. ?