14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

‘Visa l asiv’, reflektim për liberalizim vizash nga Berlini në Prizren

Përderisa ditët e festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar, “DokuFest” po ecin, me të po shënohen edhe aktivitete të ndryshme. Por, Prizreni gjatë këtyre ditëve nuk po i ofron vizitorëve vetëm filma, por edhe programe përtej saj.

Një e tillë do të jetë ekspozita e cila do të hapet nesër, “visa l asiv”, e cila vjen si një reflektim artistik përtej kufizimeve të lirisë së lëvizjes. Me 40 fotografi të njerëzve e ngjarjeve të ndryshme, ekspozita mëton të sjellë një copëz artistike nga Berlini. E këtë e bën me dy emra eminentë të turizmit të përvitshëm në Kosovë, fotografes Corinne Holthuizen-Habermann dhe ish-ushtarit të KFOR-it në Kosovë, Axel Von Hoerschelmann.

Ky i fundit edhe pak vite i shënon dy dekada të rregullta që vjen në vendin ku kishte shërbyer si ushtarak. E ka një dashuri të jashtëzakonshme për Prizrenin dhe “Doku Festin”. E këtë e përçon edhe nëpërmjet kësaj ekspozite, e cila s’është risi për të sepse një të tillë e kishte realizuar edhe vite më parë.

Në një prononcim për RTKlive, Axel Von Hoerschelmann ka treguar për ecurinë se si po shkojnë përgatitjet e ekspozitës, e cila nesër duke filluar nga ora 17:00 e sheh dritën e publikut.

“Corinne vjen së bashku me familjen e saj në Kosovë për ‘Doku Fest’ disa herë, unë vij që 15 vjet. Të gjithëve na pëlqen atmosfera e hapur, të takojmë njerëz mendjehapur, autorë, producent. Është një eksperiencë shumë e veçantë të vish në kontakt me vullnetarë të rinj, të angazhuar dhe të respektueshëm, të cilët menaxhojnë shumë punë”, tha ai.

Hoerschelmann me prejardhje nga Gjermania, thotë se shtysa kryesore e kësaj ekspozite ka qenë rinia.

“Ne e dimë se si sidomos rinia e pret liberalizimin e vizave. Ne do t’u tregojmë të rinjve në Berlin se të rinjtë kosovarë do të takohen, me shpresë. Dhe ne do të tregojmë disa aspekte të Berlinit, drejtpërdrejt dhe të përditshme, vende, ngjarje që mund të jenë interesante për të rinjtë. Dhe do të tregojmë edhe disa aspekte realiste të Berlinit, sepse qyteti ynë i mrekullueshëm nuk është parajsa. Duam të japim një moment reflektimi”, shprehet ish-ushtari i KFOR-it./RTKlive

No description available.

No description available.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit shpreh pakënaqësitë për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Komuna e Prizrenit ka shprehur pakënaqësitë e saj për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, teksa i gjithë procesi ka përfunduar për...

Bashkimi zyrtarizon katër përforcime të reja: tre amerikanë dhe një shqiptar

Klubi i basketbollit Bashkimi i Prizrenit ka zyrtarizuar gjatë ditës së djeshme katër përforcime të reja për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë tre lojtarë...

Lajmet e Fundit