14.2 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026
Home Blog Page 1491

Petrit Halilaj, anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani

0

Petrit Halilaj nga Kosterrci i Skenderajit, është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai e ka quajtur të jashtëzakonshme arritjen e Halilit, në Akademinë e Artit Botëror.

“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe rruga e tij artistike është një frymëzim i madh për të  gjithë. I jashtëzakonshëm» është atributi që më së shumti i shkon për shtati Petritit, jo vetëm si njeri, por edhe artin që ai përfaqëson”, ka shkruar Ajeti në postimin e tij.

Tutje në postimin e tij, Ajeti ka theksuar se, “Petrit Halili me punën e tij nuk është duke prezantuar vetëm kulturën tonë shqiptare, por edhe duke e vendosur emrin e Republikës tonë në qendër të botës së artit, veprat e të cilit janë prezantuar në festivalet dhe galeritë më prestigjioze në botë”.

Si anëtari më i ri i kësaj akademie, Petriti do të jetë pjesë e një institucioni me renome globale, artistësh, shkencëtarësh dhe njohës të kulturës.

Petrit Halilaj

Brenda shtatë muajve të këtij viti policia i konfiskoi 636 armë

0

Në shtatë muajt e parë të këtij viti janë konfiskuar 636 armë, si dhe 9,531 pjesë të municionit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Klan Kosovën se për vitin 2022 se numri i armëve të konfiskuara është 1,473, ndërkaq numri i municionit është 29,903.

Ata thanë se policia në vazhdimësi ka ndërmarr veprime konkrete për parandalim të aktiviteteve të kundërligjshme, qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme, përfshirë edhe rrezikun nga plumbat nga ajri (plumbat çorr).

“Në aspektin e parandalimit përveç policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme në përgjithësi”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Ngjarja High Scardus Ultra Trail-Running kthehet në malet e Sharrit më 2 shtator

0

Përjetoni aventurën e pakrahasueshme të vrapimit të shtigjeve në malet e Sharrit, në malet mahnitëse rreth Prizrenit dhe shtigjet ndërkufitare nga Bregu i Diellit, Tetovë (Maqedoni të Veriut) deri në Prizren (Kosovë). Ngjarja ka 3 gara (22km, 52km, 70km) dhe është e vetme që është e certifikuar nga UTMB Index dhe ITRA në Kosovë.

Lidhni dhe shtrëngoni mirë patikat dhe përgatituni për një sfidë malore pasi që edicioni i dytë i ngjarjes së vrapimit në shtigje High Scardus Ultra (HSU) kthehet më 2 shtator 2023. Kjo ngjarje emocionuese premton të testojë aftësitë e vrapuesve të të gjitha kategorive, duke ofruar 3 gara të përshtatshme për të gjithë nivelet e vrapuesve/eve.

High Scardus Ultra ka filluar të marr epitetin si një ngjarje kryesore e vrapimit malor dhe edicioni i këtij viti pritet të tërheqë vrapues të shumtë vendor, por sidomos ndërkombëtar. Me sfondin e maleve piktoreske të Sharrit, pjesëmarrësit do të nisin një udhëtim që do të testojë aftësitë e tyre fizike dhe mendore, duke i dërguar ata/ato në terrene të thepisura, të rrethuara nga bukuritë mahnitëse natyrore, liqene akullnajore dhe majat epike.

High Scardus Ultra, edhe këtë vit, vjen me tri gara të veçanta për çdo nivel të vrapuesve:

1. Bear Trail (22 km me 1,200 m ngjitje): Një pikënisje e përsosur për ata që janë të rinj në vrapimin në shtigje ose që kërkojnë një sfidë më të shkurtër por gjallëruese.

2. Eagle Trail (52 km me 2,900 m ngjitje): E projektuar për vrapues mesatar, kjo kategori paraqet një përzierje të ekuilibruar të distancës dhe lartësisë, duke premtuar një sfidë të kënaqshme.

3. High Scardus Ultra (70 km me afro 4,200 m ngjitje): Pika kryesore e ngjarjes, kjo garë ndërkufitare nga Bregu i Diellit, Tetovë, Maqedonia e Veriut deri në Prizren, Kosovë është një provë e vërtetë e forcës dhe elasticitetit. Pjesëmarrësit do të përshkojnë një gamë të larmishme peizazhesh, nga pyjet e harlisur deri tek ngjitjet sfiduese, të gjitha duke festuar frymën e unitetit midis dy vendeve.

Drejtoresha e garës Uta Ibrahimi  – alpinistja e njohur kosovare aktualisht në ekspeditë për t’i ngjitur të 14 majat më të larta në botë (ka ngjitur 11 nga 14) – shprehu entuziazmin e saj për ngjarjen, duke thënë: “Përgatitjet për High Scardus Ultra po shkojnë jashtëzakonisht mirë. Jemi të emocionuar kur shohim një pjesëmarrje mbresëlënëse të vrapuesve të elitës ndërkombëtare, ku secili/a do të sjellë pasionin e vet unik në këtë vrapim të veçantë malor. Ekipi ynë i përkushtuar është duke punuar çdo ditë për të siguruar që çdo detaj të jetë në rregull. Ne jemi duke punuar me sponsorët tanë – Red Bull, Black Yak, PPSE dhe më shumë dhe partnerët tjerë si Klubi Alpin “Sharri” nga Prizreni, Shërbimi i Kërkimit dhe Shpëtimit Malor i Kosovës, Policia e Kosovës, Komuna e Prizrenit  – për të mirëpritur pjesëmarrësit për një eksperiencë të paharrueshme.

High Scardus Ultra gjithashtu thekson rëndësinë e bashkëpunimit, miqësisë dhe unitetit ndërkufitar. Ngjarja inkurajon pjesëmarrësit të lidhen me vrapuesit e tjerë dhe të krijojnë kujtime të qëndrueshme që i tejkalojnë kufijtë gjeografikë.

Regjistrimi për High Scardus Ultra është i hapur deri më 21 gusht 2023 dhe entuziastë nga të gjitha anët e globit janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Pavarësisht nëse jeni një vrapues me përvojë që kërkon një sfidë të re ose një fillestar i etur për t’u zhytur në botën e vrapimit në shtigje, High Scardus Ultra premton një përvojë të paharrueshme.

Ngjarja organizohet nga Fondacioni Utalaya dhe organizata TREX nga Maqedonia Veriore – të cilët tashmë organizojnë garat më prestigjioze të vrapimit në shtigje në vendin e tyre të respektuar.

Për më shumë informacion, detaje të regjistrimit dhe specifikat e garës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit High Scardus Ultra: www.highscardusultra.com / KultPlus.com

Kurti emëron ministër të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin

0

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kurti ka pohuar se kërkesa për lirim vjen për shkaqe familjare.

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, thotë ai.

Kryeministri poashtu ka njoftuar se ministër të ri të Mbrojtjes ka emëruar, Ejup Maqedoncin.

“Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.

Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari”, shtoi ai.

Kosova i mëson kundërshtarët për Kupën e Botës 2027

0

Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka mësuar kundërshtarët e saj për fazën parakualifikuese për Kupën e Botës FIBA 2027.

Kosova do të luajë në grupin A, ku do të jetë sërish me Zvicrën në një grup.

E po ashtu “Dardanët” për herën e parë do të luajë edhe ndaj Irlandës dhe Azerbejxhanit.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhen me datë 19-27 shkurt 2024,18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025,me nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku e renditur më të mirë ne vendi e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakulafikues të Kupës së Botës të FIBA-s,i cili do të luhet në verën 2025.

Kosova basket

Grupi A

Zvicra;

Kosova;

Irlanda;

Azerbajxhani

Mehaj flet pas dorëheqjes, tregon arsyet

0

Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.

Mehaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar edhe arsyet e këtij vendimi.

“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve sa isha në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, tha Mehaj.

Fëmija që vdiq dje në Suharekë varroset sot, motra e tij në gjendje të mirë shëndetësore

0

Sonte do të bëhet varrimi i djalit që ka vdekur dje në Suharekë pasi i kishin zënë dyert e shtëpisë.

Bashkë me fëmijën ishte edhe motra e tij, e cila sipas informacioneve të familjarëve është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur në dyert e fqinjëve që u rrëzuan mbi të vegjlit.

Sipas fqinjit, i cili edhe i largoi dyert nga fëmijët, gjendja e djalit ka qenë e rëndë, derisa vajza e cila po trajtohet në QKUK ka qenë me vetëdije./Klankosova.tv

Festa e vjeljes së rrushit ‘Hardh Fest’ mbahet më 1, 2 dhe 3 shtator

0

Festa e Vjeljes së Rrushit, e njohur tashmë si ‘Hardh Fest’ do të mbahet më 1, 2 dhe 3 shtator në Rahovec.

“Me të drejtë është festë për të gjithë ne. Festë e merituar për bujqit e vyeshëm dhe punëtorë të komunës së Rahovecit. Ky organizim, ndër vite e ka identifikuar rajonin tonë vreshtar dhe e ka shndërruar në festë kombëtare të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përtej saj. Si kryetar i Komunës së Rahovecit, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të mos e humbasin rastin, të vijnë dhe të përjetojnë Festën e Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest 2023!”, ka thënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka thënë se gjatë këtyre tri ditëve dhe netëve, organizatorët do të përkujdesen të ketë laramani të aktiviteteve kulturore, rekreative dhe turistike, që do të kulmojnë me koncerte në orët e mbrëmjes.

Komuna e Prizrenit vazhdon aksionin për hapjen dhe rregullimin e rrugëve fushore

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdon aksioni i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për hapjen dhe rregullimin e rrugëve fushore në fshatin Novakë (1.000m).

“Rregullimi dhe mirëmbajtja e këtyre rrugëve është shumë me rëndësi për fermerët, pasi iu krijon qasje të shpejtë e të lehtë në pronat e tyre”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Prizren: Një burrë sulmohet fizikisht nga një grua

0

Një burrë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një grua.

Rasti ka ndodhur në Prizren të hënën rreth orës 15:40.

Ai ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

E dyshuara ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim policor.

Nuk dihet relacioni në mes të dyshuares dhe viktimës, veçse rasti është cilësuar si “Dunë në familje”.