15.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026
Home Blog Page 1492

Ndryshime në qeveri: Mehaj jep dorëheqje, zëvendësohet nga Ejup Maqedonci

0

Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Burimet e RTKlive thonë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra. Sipas burimeve të RTKlive, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.

Kryesuesi kosovar për të Pagjeturit: Javën e ardhshme nis gërmimi edhe në dy lokacione tjera

0

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti bëri të ditur për Front Online se do të nisin javën e ardhshme gërmimin edhe në dy lokacione tjera, ku dyshohet për persona të Pagjetur/të Zhdukur me Dhunë nga lufta e fundit në Kosovë.

“Në vazhdimiesi jemi duke gërmuar. 8 lokacione kemi qenë në gërmime, bisedova me shefin e njësisë z.Kushtrim Gara i kemi shikuar edhe disa lokacione tjera të mundshme. Javën e ardhshme, do të jemi edhe në dy lokacione tjera, nuk po i përmendi me emër sepse jemi në përfundim të analizës. Është edhe një tjetër pastaj dhe janë nga këto 8 edhe tri lokacione, ku do të rikthemi sepse nuk kanë përfunduar gërmimet. Mund të këtë edhe tjera”.

Ai foli për gërmimet e fundit në Prishtinë dhe Mitrovicë.

“I kemi pas disa gërmime, në Mitrovicë, janë gjet tre trupa që dyshohet të jenë persona të zhdukur në bazë të ekspertëve të mjekësisë ligjore”.

Dyshimet hiqen tek pasi rezultatet e mostrave të kthehen nga Haga.

“Janë dërgu mostrat (e mbetjeve mortore të gjetura në Mitrovicë) atje me u bo identifikimi përmes ADN-së. Është gjet para tyre mbetje mortore në varrezën e Dragodanit, kur them është gjet, ta kemi parasysh që është dyshim, nuk kemi rezultat zyrtar prej ADN-së. Nuk kemi data të caktuara, mostrat dërgohen në Hagë, atje është laboratori ndërkombëtar për personat e zhdukur. Kryesisht në bazë të praktikave, dy a tre muaj merr kohë deri tek kthimi i tyre në Kosovë”.

Njeh gjashtë gjuhë të huaja, Ylber Ramadani mahniti Italinë

0

Ylber Ramadani ishte transferimi i fundit i Leçes, me mesfushorin shqiptar që erdhi nga Aberdin për shumën e 1.5 milionë eurove.

Media e njohur italiane, “TuttomercatoWEB” i ka kushtuar një artikull mesfushorit të Kombëtares, i cili nis kështu një aventurë të re në Serinë A.

Ai do të duhet të zërë vendin bosh të lënë nga Hjulmand që pritet të transferohet te Sportingu i Lisbonës, me median italiane që shkruan se ka një rol të rëndësishëm për Leçen këtë sezon.

Gjithashtu ajo shkruan: “Të gjithë që e kanë parë Ramadanin duke luajtur e krahasojnë atë me Xhenaro Gatuzon”.

“TuttomercatoWEB” ndalet dhe te jeta personale e Ramadanit. “Ai ka lindur në Starnberg të Gjermanisë, prindërit e tij janë nga Kosova dhe është pjesë e Kombëtares shqiptare”, shkruan prestigjiozja.

Gjithashtu ajo është ndalur dhe te fakti që Ramadani flet rrjedhshëm gjashtë gjuhë të huaja: shqip, gjermanisht, anglisht, danisht, hungarisht edhe italisht.

Hojlund thotë se dëshiron të fitoj trofe me Man Utd

0

Rasmus Hojlund ka kompletuar transferimin te Manchester United ditë më parë dhe ai ndihet shumë i lumtur për këtë hap të madh në karrierë.

Djajtë e Kuq kanë paguar 70 milionë euro për transferimin e danezit në Old Traford nga Atalanta.

20-vjeçari ka folur për transferimin e tij te Djajtë e Kuq duke thënë se është entuziast për këtë aventurë dhe se do të derdh gjak për fanellën e United.

“Jam entuziast, do të derdh gjak për këtë fanellë dhe dua të fitoj trofe, prandaj jam këtu. Sigurisht që kam shumë për të mësuar, por dua të bëhem një sulmues i klasit botëror sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Unë jam këtu edhe sepse Liga Premier është më konkurruesja në botë. Të luaja për Manchester United ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe këta faktorë më shtynë të vendos të vij këtu”, deklaroi Hojlund.

Reprezentuesi danez u kërkua edhe nga skuadrat tjera të mëdha si PSG,Real Madrid apo Bayern Munich, por ai ishte i vendosur t’i bashkohej vetëm Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Kurti jep detaje se si do të subvencionohen familjet që investojnë në energji efiçiente

0

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me hapjen e aplikimit për masat e radhës për rritjen e efiçiencës së energjisë. Kurti tha se masat do të vlejnë vetëm për shtëpitë private.

Përmes masave të reja, sipas kryeministrit qytetarët do të përfitojnë nga subvenciomi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme.

“Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%”, ka thënë ai.

Aplikimi për këtë masë do të bëhet online përmes e-Kosova.

“Gjatë vitit të kaluar kemi subvencionuar 10,000 familje me 5 milionë euro për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit kemi trefishuar buxhetin për pajisje dhe me 20 milionë do të investojmë në efiçiencë të shtëpive të banimit e ndërtesave shumë-banesore të destinuara për banim social. Aplikimi bëhet online përmes vjegëzës në vijim:  ekosova.rks-gov.net/466 Detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: www.fkee-rks.net”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”.

 

Sot vranët, vende-vende riga shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.

Arbër Sinani i bashkohet Ponte Prizrenit

0

Ponte Prizreni ka njoftuar se ka nënshkruar me Arbër Sinanin.

Këtë klubi prizrenas e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Sinani me Ponte Prizreni ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.

“I dëshirojmë mirë ardhje lojtarit Sinani i cili vitin e kaluar me sukses mbrojti ngjyrat e skuadrës së Vëllaznimit , në të kaluarën ishte pjesë e Sigal Prishtinës e Prishtina e re”, thuhet në njoftim.

Klubi prizrenas ka thënë se së shpejti do të prezantohet një lojtar i huaj.

Ballkani shet yllin e ekipit në Rumani! Bëhet më i shtrenjti në Kosovë

0

Albion Rrahmani është sulmuesi më i ri i Rapidit të Bukureshtit në elitën e futbollit rumun. Kampionët e Kosovës, Ballkani e ka lënë të lirë sulmuesin për 650 mijë euro, me 22-vjeçarin që bëhet lojtari më i shtrenjtë i shitur nga klubet e Superligës së Kosovës.

Kontratë tre vjeçare për sulmuesin, që ka të drejtën e rinovimit. Sezonin e fundit në elitën kosovare, Rrahmani zhvilloi 50 ndeshje dhe shënoi 30 gola, si dhe dhuroi tetë asiste në të gjitha kompeticionet.

I dalë nga moshat e Llapit, Ballkani i besoi djaloshit në 2021 duke e afruar nga Malisheva, aty ku mbante edhe nofkën “Ibrahimovic”. Duket se besimi që Ilir Daja i ka dhënë në sulmin e suharekasve ka sjellë edhe rritjen e kartonit të tij, si pasojë e performancës së mirë.

“Ndihem shumë mirë. Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Unë dua t’ua dëshmoj vlerën time tifozëve dhe klubit sa më shpejt të jetë e mundur. Mezi pres të debutoj dhe të marr disa ndeshje. Zgjodha Rapidin për shkak të projektit që synohet të zbatohet këtu. Është një projekt shumë i mirë dhe e ndjeva se ishte më e mira të isha këtu”, ka thënë Rrahmani për faqen zyrtare të klubit rumun në prezantim.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka zgjedhur të mbajë numrin nëntë mbi shpinë.

Daily Mail i dedikon shkrim shezlongëve më të shtrenjtë të Evropës

0

Daily Mail trajton çështjen e kostos së shezlongeve në destinacione të ndryshme të njohura evropiane duke paraqitur një raport. Publikimi i referohet edhe opsioneve ultraluksoze ku kostoja për një shezlong shkon përtej arsyes dhe arrin afër… 700 euro.

Ai thotë se klubet e mbyllura në destinacionet italiane të Capri, Sardenjës dhe Positano dhe vendpushimet spanjolle të Majorca dhe Ibiza paguajnë deri në 685 € për një vend në diell.

Klubet e plazhit në vende të njohura janë bërë një zgjedhje popullore për personazhet e famshëm, turistët e pasur dhe influencuesit e mundshëm që nuk e kanë problem të paguajnë aq sa duhet për një ditë në një plazh privat larg turmave. Por, shton Daily Mail, edhe familjeve që kërkojnë një arratisje buxhetore u kërkohet të paguajnë 40 euro për person për shezlongët në plazhin Fornillo në vendpushimin e Bregut Amalfi të Positano.

Arienzo Beach Club në Positano ishte ndër klubet më të shtrenjta të plazhit të gjetura në investigimin e mediave britanike sot. Kushton 685 euro për një “eksperiencë VIP” që përfshin një krevat dielli, çadër, ujë, meze, pjatë kryesore dhe një shampanjë vintage Dom Perignon.

Siç thuhet ndër të tjera “Ju gjithashtu mund të gjeni veten duke paguar 500 € në plazhin Nikki në Sardenjë për një eksperiencë të ‘krevatit ikonik’ për dy deri në tre persona, e cila përfshin shampanjë. Vende të tjera me çmime të jashtëzakonshme që përfshijnë Scorpios Beach në Mykonos me 160 € për një kabane dhe La Reserve A La Plage në St Tropez, Francë, ku një shezlong kushton 80 € në ditë ose 200 € për një shezlong dopio.

Ndërkohë, La Fontelina në Capri, Itali paguan 70 € për një shtrat në diell, ombrellë dhe peshqirë. Anima Beach Palma në Majorca, Spanjë kërkon 70 € për një shtrat në diell, ombrellë dhe peshqir. Dhe Blue Marlin në Ibiza, Spanjë paguan 30 € për një shtrat në diell, por ka gjithashtu një shpenzim minimal në vend prej 50 € për krevat“.

Shiu zhvendosi shfaqjen e filmave në kinemanë e mbyllur në DokuFest

0

Në Prizren po vazhdon të mbahet Festivali Ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “Doku Fest”.

Katarina Kajtazi menaxhere e kinemave të festivalit, në një lidhje të drejtpërdrejt për RTK, tregoi për rrjedhën e edicionit të 22-të të “Doku Fest”-it.

“Moti sot na ka befasuar pak, por megjithatë kemi arritur ta menaxhojmë situatën. Kinematë e hapura i kemi zhvendosur në kinema të mbyllura në ‘Cinemarine’. Të gjithë filmat që kanë qenë të paralajmëruar do të shfaqen. ‘Cinemarine’ është kinema që funksionon edhe gjatë tërë vitit. Ne kemi organizuar edhe  autobusë që mysafirët e huaj të mos i humbin filmat  dhe gjithçka jemi munduar që ta menaxhojmë sa më mirë”, ka thënë Kajtazi.

Ajo tha që nga nesër shfaqja e filmave do të kthehen në kinematë e hapura ashtu siç është paralajmëruar në program.

“Jemi mjaft të përgatitur për gjithçka por sipas parashikimit të motit kemi parë që nuk do të ketë më reshje shiu për gjatë kohës së festivalit. Shpresojmë që nga nesër shfaqja e filmave do të kthehet në kinematë e hapura ashtu siç ka qenë e planifikuar”, ka shtuar ajo.