15.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026
Home Blog Page 1493

Rrahmani konfirmon largimin nga Ballkani

0

Sulmuesi i njohur Albion Rrahmani e ka konfirmuar edhe zyrtarisht largimin nga skuadra e Ballkanit. Sukseset e sulmuesit me klubin nga Suhareka përgjatë dy viteve ishin të mëdha.

22-vjeçari ka falënderuar të gjithë në klub, presidentin Arsim Kabashi, 6trajnerin Ilir Daja, tifozët “Xhebrailat” dhe gjithë trajnerët që ka punuar në të kaluarën.

“Te dashur miq, adhurues të futbollit e ju përkrahës të klubit FC Ballkani. Me anë të këtij njoftimi ju konfirmoj përfundimin e aventurës time 2-vjeçare në klubin e futbollit FC Ballkani. Klub ky që më dha shumë, e më bëri ky që jam sot, si vet ata, kampion. Për dy vite, fituam shumë çka në futbollin vendor e bëmë historinë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rrahmani.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe besimin maksimal ndaj meje, duke filluar nga kryesia, në krye me presidentin Arsim Kabashi, shtabin teknik me trajner, profesorin e nderuar dhe kampion Ilir Daja. Të gjithë bashkëlojtarët e mi që bashkërisht u rritëm e më ndihmuan shumë gjatë këtyre dy viteve, trajnerët e mijë të nderuar në të kaluarën, Nehat Kastrati, Faruk Statovci, Senad Alirifa, Arsim Thaqi. Si dhe pa harruar tifozët më të mirë në vend ‘Xhebrailat’ dhe gjithë qytetin e mrekullueshëm të Therandës, shtëpinë time te dytë. Ju premtoj që nuk do ju harroj kurrë, do ju bëjë krenar e do ju kem në zemër dhe do ju përcjellë gjithmonë. Deri në herën tjetër, mirupafshim!”, ka shtuar Rrahmani.

Albion Rrahmani karrierën do ta vazhdojnë në Rumani, te Rapidi i Bukureshtit.

Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator

0

Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Edona Kutleshi-Maliqaj ka konfirmuar për Telegrafin se procesi mësimor 2023/24 do të fillojë më datën 1 shtator (e premte).

“Viti i ri shkollor do të nis më 1 shtator dhe nuk do të ketë shtyrje. Së shpejti edhe ministrja do ta nënshkruajë udhëzimin administrativ”, ka thënë ajo.

Viti shkollor 2022/23 ishte përmbyllur në muajin qershor dhe ishte karakterizuar me protesta dhe disa pakënaqësi nga ana e mësimdhënësve.

SBASHK-u disa herë ka drejtuar ankesa për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Çmime të çmendura në Itali, La Repubblica: Turistët po largohen drejt Shqipërisë

0
Çmimet e çmendura në Itali largojnë turistët drejt Shqipërisë, shkruan Davide Carlucci për gazetën italiane “La Repubblica”.

Nën titullin “Shqipëria, Maldivet e Europës: plazhi i fundit i pushimeve me shezlong dhe çadra për 10 euro”, gazeta italiane i bën jehonë pushimeve ende të lira në Shqipëri.

”Pushimet në Itali janë të shtrenjta kudo thotë një çift italianësh për gazetën, duke treguar se e kanë zëvendësuar tashmë vendin e tyre me Shqipërinë.

”Kemi paguar gjithsej 1 200 euro, plus 850 euro për tragetin me makinë në bord. Tani do të shohim sa do të shpenzojmë për ushqimin. Na thonë se edhe atje janë rritur çmimet por sigurisht jo aq sa në Itali”, shprehen ata.

“Një darkë e bollshme me peshk të kushton maksimumi 25 euro, dyfishi i asaj në Itali. Dhe unë njoh gjithnjë e më shumë njerëz që po zgjedhin të vijnë këtu. Edhe mamaja ime dëshiron të blejë një shtëpi!”, thotë një tjetër italian.

Por jo vetëm të rinj e të moshuar, La repubblica shkruan se Shqipërinë po e zgjedhin gjithnjë e më shumë edhe profesionistët në Itali, si mësues e mjekë.

Tani Shqipëria paraqitet si një botë ende e virgjër dhe për t’u eksploruar, por e gatshme për të qenë sfondi i dëshirave intelektuale dhe bredhjeve endacake.

Shqiptarët i mirëpresin evropianët që i pritën kur e kishin problemin se si të mbijetonin. Ata ia kthejnë mikpritjen, por pa më shumë komplekse inferioriteti./Top Channel/

Sulmohet një polic në Prizren

0

Mosmarrëveshjet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur së fundmi edhe në Prizren, por këtë herë është sulmuar një zyrtar policor, (emër i njohur për redaksinë) i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sinjali mëson se incidenti ka ndodhur në rrugën “Suzi Qelebi” në Prizren, kur i dyshuari, 19-vjeçar, A.M., i cili ishte me skuter, e ka sulmuar me grusht policin, që në ato momente ishte si këmbësor.

Sipas informacineve të para, viktima nuk është prezantuar para të dyshuarit si zyrtar policor, pasi sipas tij, i riu është hedhur menjëherë në sulm.

Posa rasti është denoncuar, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendime për ndalim dhe ka urdhëruar dorëzimin e kallëzimit penal, brenda afatit ligjor.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

Zonja e Vjetër po mendon për transferimin e Goretzka-s

0

Klubi italian, Juventus është i interesuar për futbollistin e Bayern Munich, Leon Goretzka.

“Zonja e Vjetër” sipas medieve italiane, po mendon për transferimin e asit të ‘Bavarezëve’, Leon Goretzka.

Megjithatë, kampionët në fuqi të Gjermanisë, pak është e besueshme se do të heqin dorë nga shërbimet e Goretzka-s, i cili tashmë është një nga lojtarët kryesor tek Bayern Munich.

“Juventus po mendon për nënshkrimin e Leon Goretzka nga Bayern Munich”, shkruajnë mediet italiane.

Torinezët thuhet se janë duke përgatitur ofertën për Gortezka-n të cilin skuadra italiane do të provojë që deri në fund të afatit kalimtar të kësaj verë të transferojnë lojtarin në Torino.

Guardiola pas humbjes nga Arsenali: S’mund të fitojmë gjithmonë

0

Menaxheri i Manchester City-t, Pep Guardiola, e ka pranuar se është i zhgënjyer me humbjen dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me Arsenalin.

Kampionët në fuqi të Anglisë, mbrëmë u mundën nga londinezët (4-1), pas penalltive në Superkupën e Anglisë.

“Urime për Arsenalin. Në 20 minutat e fundit të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë ata luajtën shumë më mirë se ne”, ka thënë Guardiola.

“Ne u përballem me një ekip të jashtëzakonshëm. Ne jemi të zhgënjyer, por ky është futbolli dhe nuk mund të fitojmë gjithmonë”, ka theksuar strategu spanjoll.

Arteta: S’ka asgjë më të mirë se të fitosh trofe në ‘Wembley’

0

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Manchester Cityt.

“Topçinjtë” mbrëmë mundën kampionët në fuqi të Anglisë, me rezultat 4-1 pas penalltive.

Strategu i Arsenalit, duke folur për mediet angleze, tha se nuk ka asgjë më të mirë sesa të fitosh trofe në “Wembley”.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Nuk mund të ketë asgjë më të mirë se të fitosh një trofe në ‘Wembley’ kundër skuadrës më të mirë në botë, sidomos për mënyrën se si fituam ne”, tha Arteta.

“Ne patëm raste të shumta në pjesën e parë, por nuk i realizuam ato. Megjithatë, ne ia dolëm fillimisht të barazojmë rezultatin dhe më pas fituam në penallti. Në këtë ndeshje ‘luftuam’ shumë dhe bëmë paraqitje mjaft të mirë”, ka theksuar Arteta.

Për pesë vjet nga Kosova u larguan mbi 550 ekipe mjekësore

0

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu në një intervistë për thotë se për 5 vite janë larguar nga Kosova mbi 550 ekipe mjekësore.

“Për katër vite e gjysmë, pesë, sa ne monitorojmë këtë lëvizje, diku rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës”, thotë ai tutje.

Jashtë vendit më së shumti kanë ikur anesteziologë.

E kjo, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu thotë se ka ndikuar në listën e pritjes dhe janë rritur pakënaqësitë e pacientëve.

“Varet prej sektorëve. Më të goditurit ka qenë edhe sektorët e kirurgjisë, ku një numër i anesteziologëve ka shku dhe automatikisht është reduktuar puna në salla, është rritë lista e pritjeve, kështu edhe pakënaqësitë e pacientëve janë rritur”, thotë ai për Front Online.

“Eksperimentimi me faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë, po e dëmton rëndë buxhetin e komunave”

0

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu tha se vendimi për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë do të dëmtojë buxhetin e komunave dhe do të krijojë pakënaqësi.

Sipas tij, vendimi është një eksperiment që dëshmon mungesën e një dialogu të mirëfilltë.

“Vendimi tani për faljen e 100 eurove brenda vitit kalendarik të vitin 2023 besoj duhet të analizohet në tri aspekte, e para në aspektin ekonomik nuk e kanë të gjitha komunat nivelin e njëjtë të zhvillimit dhe të hyrat nuk janë në nivelin e barabartë, në rend të dytë nuk mund të krahasohet apo të jetë pikënisje Komuna e Prishtinës me komunat tjera, në rend të tretë do të ketë definitivsht dëm të buxhetit të komunave dhe mu këto të hyra janë shtylla e funksionimit të institucioneve në nivel komunal, prandaj besoj në aspektin social mund të arsyetohet, në aspektin institucional apo në aspektin komunal do te krijoj pakënaqësi dhe me siguri në të ardhmen duhet një vendim i tillë të korrigjohet”.

“Në mungesë të një dialogu të mirëfilltë sot bien vendime qeveritare në mënyrë arbitrare, vendime të cilat ose përfundojnë në gjykatë kushtetuese ose e dëmtojnë qoftë qytetarin, qoftë sektori privat, qoftë edhe niveli lokal, në këtë drejtim është bërë një eksperiment kohëve të fundit sa i përket tatimit në pronë, kemi pas ngritje, kemi pas pakënaqësi, kemi pas refuzim, kemi pas miratim” tha ai.

Tutje Gërxhaliu shtoi se vetëm përmes dialogut dhe kritikës konstruktive mund të bien vendime që janë në interes të qytetarëve dhe stabilitetit social, raporton EO.

“Duhet të mësojmë një herë e përgjithmonë që definitivisht dialogu nuk ka alternativë dhe vetëm përmes dialogut dhe kritikës konstruktive mund të bie vendime që janë në interes të qytetarëve dhe në interes të stabilitetit social duke aluduar gjithmonë që ky stabilitet dhe ky dialog do të ndikojnë në qëndrueshmërinë ekonomike që meriton Kosova”.

Kuvendi më 27 korrik ka miratuar ndryshimin e Ligjit të ri për tatimin në pronën e paluajtshme, i cili parasheh mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro, lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore, kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor, zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024 dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.

“Promovojnë antivlera dhe degjenerim”, reagime për performacën erotike në Dokufest

0

Shumë reagime ka ngjallur hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë DokuFest në Prizren, konkretisht i një shfaqje novatore me një performancë erotike të realizuar nga disa kërcimtarë të cilët janë shfaqur me veshje provokuese.

“Kemi qenë dëshmitarë të imazheve që nuk janë të përshtatshme për Prizrenin dhe as Kosovën”, tha ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, që vije në Prizreni.

Për Damkën, realizimi i këtyre ngjarjeve është në kundërshtim “me vlerat e historisë, kulturës dhe besimit në Kosovë”.

“Ata që e realizojnë këtë ngjarje, e cila është në kundërshtim me vlerat e historisë, kulturës dhe besimit tonë, kanë krijuar rrezik për të dhënë shembull të keq sidomos në zhvillimin personal dhe social të të rinjve tanë”, tha Damka.

Në anën tjetër, për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmanin, “është e tmerrshme” dhe e papranueshme se si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë dhe qindra aktivitete të mbështetën nga pushteti qendror dhe lokal me miliona euro nga paraja publike “për të promovuar antivlera dhe degjenerim të shoqërisë tonë”.

Madje, ai pretendoi se “është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes”.

“Asnjëherë ne nuk do të lejojmë që këto degjenerime të ndryshojnë vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj”, shtoi deputeti Rrahmani.

Mes reagimeve të shumta që ka pasur në rrjetet sociale, për rastin në fjalë ka shkruar edhe deputetja e njohur nga Prizreni, Duda Balje.

“Për gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne. Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional dhe kulturor”, thuhet në reagimin e saj”.

Në anën tjetër, analisti politik Blerim Latifi, ka potencuar se “kurrë nuk është vonë me dalë nga shpella e paditurisë”.

“Prandaj, ju zotërinj talebanë shqipfolës, kur merrni të diskutoni për këtë punë, mos u thirrni fort në traditën, se pastaj llogaritë u dalin keq. Lexoni pak më shumë, se mbase bëheni ma mendjehapur dhe, rrjedhimisht, edhe ma tolerantë”.

Latifi ka theksuar se në Prizren, në vendin ku u dha ajo shfaqja hyrëse e Doku Festit “që na paska alarmuar gardianët talebanë, fiks 160 vjet më parë po qëndronte austriaku i famshëm Johann von Hahn, themeluesi i Albanologjisë”.

“Gjatë qëndrimit në Prizren ai u njoh me jetën sociale të qytetit dhe ato që pa e mësoi i botoi në librin e tij ‘Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe Vardarit’. Mes shumë dukurive që pa, ishte edhe praktika e përhapur e homoseksualitetit në qytet”, potencoi Latifi.

Në Dokufest do të shfaqën 104 filma në tetë seksionet e tij konkurruese, me një numër filmash që do të kenë premierat e tyre botërore, ndërkombëtare dhe evropiane.