16.1 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 1502

X6-shi përfshihet nga zjarri në rrugën Prizren-Suharekë (VIDEO)

0

Një veturë e tipit BMW X6, është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Prizren -Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Klankosova.tv se nuk ka të lënduar.

“Sot me datë 31.07.2023 reth orës 17:40 është raportuar se një automjet ka marr flak. Incidenti ka ndodhur në autostrad, në Duhël, Suharekë. Për një kohë është mbyllur kalimi në atë segment të autostradës e tani më rruga është liruar për qarkullim. Nga incidenti nuk kishte të lënduar por vetëm dëme materiale”, tha Bytyqi.

Pamjet janë siguruar nga kameramani Munir Flugaj.

Liverpooli insiston për Lavian

0

Liverpooli nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit defensiv, Romeo Lavia. Pasi iu refuzua oferta e parë në vlerë prej 40 milionë eurosh nga Southamptoni, Liverpooli ka bërë edhe ofertën e dytë zyrtare.

Këtë herë, ka ofruar 50 milionë euro për ta bindur Southamptonin në lirimin e 19-vjeçarit. Lavia po pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp, i cili po insiston në transferimin e belgut në këtë afat kalimtar.

Ai vitin e shkuar iu bashkua Southamptonit nga ekipi U21 i Manchester Cityt dhe pati 1 gol e 1 asistim në 29 paraqitje në Premier League.

Lavia ka edhe një ndeshje të luajtur me Belgjikën, ndërsa me Southamptonin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Albina shkon në dasmë, me këtë fustan të bukur merr gjithë vëmendjen e dasmorëve

0

Albina Kelmendi është këngëtarja e cila këtë vit e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

Ky ishte viti edhe kur këngëtarja Albina Kelmendi i dha fund beqarisë.

Tani bukuroshja është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Ajo përmes një foto ka treguar se është bër gati për të shkuar në një dasëm.
E veshur me një fusta të gjatë, Albina duket që ka gjetur edhe ngjyrën ideale që i rri bukur, ajo e zeza. /ORAinfo/

“Demokracia vdes në errësirë”: Gazetarët protestojnë në mbështetje të Klan Kosovës

0

Gazetarët e Kosovës protestuan të hënën në përkrahje të televizionit Klan Kosova në Prishtinë, pas vendimit të Ministrisë së Industrisë për t’ia pezulluar licencën e biznesit këtij televizioni javën e kaluar.

Duke e mbajtur një banerë të gjerë në dorë, me mbishkrimin “demokracia vdes në errësirë”, dhe duke fishkëllyer vazhdimisht, gazetarët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti deri te ai Skënderbeu në kryeqytet.

Disa mediume i vendosën në tokë pajisjet e tyre të punës, si kamerat, tripodet dhe mikrofonat, për t’u solidarizuar me televizionin Klan Kosova.

Si erdhi deri te kjo situatë?

Më 28 korrik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e hodhi poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit saj.

MINT-i kishte ngritur fillimisht kallëzim penal ndaj Klan Kosovës më 14 qershor, me pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron “Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Pas kësaj, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve, ARBK, ia anuloi certifikatën e biznesit Klan Kosovës, para se ta shfuqizonte vendimin më 21 qershor. Megjithatë, një ditë më vonë, ARBK-ja anuloi vendimin e 21 qershorit.

Ky vendim i ARBK-së riktheu në fuqi masën e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat më 22 qershor.

Klan Kosova u ankua menjëherë në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, i cili më 28 korrik vendoi t’ia hedhë poshtë ankesën dhe ta konfirmojë përfundimisht pezullimin e certifikatës së biznesit të saj, duke theksuar se ARBK-ja kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.

MINT-i e akuzon televizionin se e “ka shkelur Kushtetutën e Kosovës” duke i “paraqitur dy qytete të Kosovës, Pejën dhe Gjakovën, si pjesë të Serbisë” në dokumentet e regjistrimit të kompanisë.

“Vetë fakti që përfaqësuesit e Klan Kosovës sh.p.k., pas kaq shumë vitesh, kanë nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga ARBK-ja dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë me të drejtë”, thuhej në njoftimin e MINT-it më 28 korrik.

Klan Kosova i ka mohuar akuzat dhe i ka quajtur gabim teknik lëshimet në dokumentet e regjistrimit.

“Pavarësisht se Klan Kosova SH.P.K. ka ndërmarrë hapat e rregullimit të dokumentacionit sipas udhëzimeve të MINT për të përmirësuar çështjen teknike në regjistrim, vendimi i Komisionit është refuzues, dhe si i tillë arbitrar dhe i papranueshëm për shoqëritë demokratike dhe shtetet ligjore”, thuhet në njoftimin e Klan Kosovës.

Ministria e përsëriti të hënën, ditën e protestës, se komisioni i saj e ka mbyllur këtë çështje, pra do ta mbajë në fuqi pezullimin e licencës së biznesit të televizionit, por konfirmoi se Klan Kosova gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.

“Çdo palë në procedurë gëzon të drejtën e ankimimit ndaj vendimeve të ARBK-së. Mirëpo, shkeljet e Kushtetutës nuk mund të konsiderohen kurrë si çështje “teknike””, tha MINT të hënën.

Por, vendimi i Ministrisë së Industrisë ka ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim “shumë të thellë” me vendimin e MINT-it për ta konfirmuar pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka duke kërkuar që çështja e licencës së televizionit të bëhet “duke zbatuar ligjin, pa ndërhyrje, bazuar në parimet e paanshmërisë dhe integritetit”, kryeministri Albin Kurti e ka mbrojtur vendimin, duke thënë se “zbatimi i ligjit kundër biznesmenëve që e shkelin atë për përftime financiare, nuk nënkupton sulm ndaj lirisë së mediave.”

Juristja e së drejtës së medias në Prishtinë, Flutura Kusari, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Rozeta Hajdari “kanë marrë vendim politik për të mbyllur Klan Kosovën”./evropaelire.org

Gjykata Speciale arreston ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn

0

Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër-arrest për Dritan Goxhajn, shoqërues i trupave amerikane gjatë luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.

Është bërë me dije se arrestimi i Goxhajt është ekzekutuar nga punonjësit e Policisë në Tiranë, e cila ka ushtruar kontroll në banesën e tij, për llogari të Gjykatës Speciale.

Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i ushtrisë shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

Edona Kryeziu kritikon pushtetin në Rahovec për konkurset nëpër shkolla dhe për drejtimet e tyre

0

Asamblistja e LDK-së në komunën e Rahovecit, Edona Kryeziu, ka drejtuar kritika në adresë të pushtetit lokal në seancën e sotme të kuvendit për konkurset nëpër shkolla dhe për drejtimet e tyre.

Ajo ka pasur vërejtje në konkursin për vitin shkollor 2023-24 për Shkollat e Mesme të Larta.

“Duke i analizuar konkurset e shpallura nga Drejtoria Komunale e Arsimit për vitin 2023-24 për shkollat e mesme të larta. Për tri shkolla unë kam bërë një analizë, sepse janë gjithsej janë katër. Shkolla e Mesme e Lartë ‘Xhelal Hajda – Toni’ 6 paralele në shkenca natyrore, 2 paralele në shkenca shoqërore. Shkolla e Mesme ‘Ukshin Hoti’ tri paralele në shkenca natyrore dhe tri paralele në shoqërore. Shkolla e Mese e Lartë ‘12 Maji’ tri paralele në natyrore dhe tri në shoqërore. Pse në Shkollën e Mesme e Lartë ‘Xhelal Hajda – Toni’ nuk praktikohet e njëjta politikë apo planifikim si në shkollat e lartcekura. Sa kam qenë unë nxënëse e shkollës së mesme prej 8-9 paraleleve të formuara, pesë kanë qenë në shkencat natyrore e të tjerat shoqërore. Logjika e shendosh e thotë shumë qartë; në momentin kur një person me ndikim të madh ka një person të vetin e bënë një kombinim të tillë. Kjo veç se po ndodh në vitet e fundit sa është AAK-ja në pushtet”, ka thënë Kryeziu.

Sipas saj, atëherë drejtorive të shkollave u imponohet që në shkencat natyrore të pranojnë edhe nxënës me sukses të dobët apo thjeshtë pa kurrfarë kriteri.

Pikë tjetër shqetësuese, asamblistja Kryeziu ka ngritur konkurset e shpallura në shkolla, që sipas saj po ndodhin çdo muaj.

“Drejtoria e Arsimit ose nuk i ka të dhënat e sakta për mësimdhënësit që janë pa plotësim norme ose shpall konkurse, e që është më e sakta, për t’i punësuar militanëtët politikë”, është shprehur ajo.

Kryeziu i është drejtuar me një mesazh edhe kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi.

“Kryetar me keqardhje po u them e keni demotivuar rininë e komunës sonë. Mësimdhënësit që pranohen janë të partisë në pushtetin lokal. Kërkoj nga komunarët që të bëhet një komision i përbërë nga të gjitha partitë politike dhe të shikohen dosjet e tyre, sidomos të këtyre të fundit që pa diplomë adekuate po pranohen”, është shprehur asamblistja e LDK-së, Edona Kryeziu.

Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se janë asfaltuar rrugët “Masar Shala” dhe “Nexhat Fanaj” në lagjen “Bajram Curri”.

Totaj ka thënë se paraprakisht është investuar në infrastrukturën nëntokësore si vendosja e gypave të rinj të ujësjellësit, kanalizimit dhe vendosja e kabllove elektrike.

“Ndërkohë po punohet në shtigjet e këmbësorëve (trotuaret), ku, do të vendoset edhe ndriçimi publik, gjëra të cilat e kompletojnë këtë projekt të rëndësishëm për banorët e kësaj pjese të Prizrenit”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Universiteti “Ukshin Hoti” për herë të dytë organizon shkollën verore

0

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren për herë të dytë organizon dhe realizon Shkollën Verore Ndërkombëtare në Prizren (SHVNP 2023). Organizimi është duke u bërë në bashkëpunim me Dokufest i cili bashkëpunim ka treguar një sinergji dhe një rezultat të jashtëzakonshëm. Në kuadër të SHVNP planifikohen të realizohen 6 module nga 6 njësitë akademike ku do marrin pjesë një numër i madh i studentëve, vendor dhe ndërkombëtar nga vendet më të ndryshme të botës.

Modulet e parapara për këtë vit përmbajnë tema aktuale dhe shumë atraktive, më konkretisht: Të dhënave për inteligjencën e biznesit: një perspektivë koduese dhe jo koduese, Financat ndërkombëtare: Sfidat dhe mundësitë e Blockchain, Ligji ndërkombëtar dhe përdorimi i forcës: zhvillimet e fundit, Eksplorimi i identiteteve gjuhësore dhe kulturore përmes filmave, Matja e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të sistemeve agro-ushqimore, Diskursi dhe Shoqëria: ri mendimi i kuadrit të analizës kritike të ligjërimit. Në thirrjen e hapur nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren kanë aplikuar gjithsej 336 student nga 45 vende të ndryshme të botës si Poloni, Hungari, Turki, Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, Francë, Belgjik dhe poashtu vende nga kontinente tjera si Argjentinë, Rusi, Indi, Australi, Kinë dhe SHBA. Këshilli Organizativ ka analizuar gjitha aplikimet dhe ka pranuar 200 studentë, ashtu siç janë edhe planifikuar.

Përveç pjesës kurrikulare, planifikohen edhe shumë aktivitete ekstra-kurrikulare duke e bërë këtë event edhe më atraktiv dhe madhështor duke filluar nga data 31 Korrik deri më 11 Gusht 2023 në hapësirat e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren , ITP (Innovation and Training Park) dhe në qytetin e bukur të Prizrenit. Si çdo event dhe organizim që respektohet, edhe SHVNP do të hapet dhe mbyllet me një ceremoni solemne ku do të ftohen shumë personalitete vendore dhe ndërkombëtare duke përfshirë Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Ekonomisë, Komunat e rajonit të Prizrenit dhe shumë përfaqësues të institucioneve tjera publike dhe private.

Realizimi i SHVNP përveç plotësimit të kërkesave të AKA-së lidhur me procesin e riakreditimit në nivel universiteti, ndikon pozitivisht edhe në imazhin e institucionit në nivel vendi dhe më gjerë. Organizimi dhe realizimi i SHVNP 2023 do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm edhe në procesin e ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren duke vendosur kontakte dhe përvoja të mira me staf dhe studentë të huaj nga vendet më të ndryshme të botës.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Pensionohet Diego Godin

0

Edhe një tjetër legjendë e futbollit evropian e kryesisht La Ligas i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Bëhet fjalën, për ish-qendërmbrojtësin e Aletico Madrid, Inter, Villarreal e Cagliari, Diego Godin, me uruguajanin, i cili të dielën mbrëma ka zhvilluar përballjen e fundit e karrierës së tij si futbollist profesionit, me skuadrën e tij, Velez Sarsfield që u përball me rivalët e Huracan.

Me një karrierë të pasur me plot arritje, Godin ka arritur të zhvillojë plot 626 përballje në karrierën e tij, ku ka arritur të shënoi plotë 38 gola e të dhurojë 23 asistime, si dhe ka arritur të fitojë tri herë Superkupën e Evropës, dy herë Evropa Ligën, një trofe të La Liga, një Copa del Rey, një Superkupë të Spanjës, 1 Superkupë të Brazilit dhe Kupën e Amerikës me Kombëtaren e Uruguait.

Ndërkaq, kujtojmë se pas largimit nga futbolli evropian në janarin e vitit 2022, ku u transferua te brazilianët e Aletico Mineiro, 37-vjeçari qëndroi vetëm 6 muaj në elitën e futbollit brazilian për t’u transferuar më pas tek argjentinasit e Velez Sarsfield, aty ku mbylli dhe karrierën e tij.

Në Rumani e bëjnë fakt të kryer, Albion Rrahmani kalon te Rapid Bukureshti për një shifër rekorde

0

Albion Rrahmani po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Ballkanit, pasi pritet ta bëj hapin e madh në karrierë.

Sulmuesi kosovar karrierën pritet ta vazhdoj në elitën e futbollit rumun te skuadra e madhe Rapid Bukuresht.

Ka qenë mediumi rumun ‘Fanatik.ro‘ që e ka bërë fakt të kryer transferimin e Albion Rrahmani te skuadra e madhe rumune.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, shifra që do të paguhet për Rrahmanin te Ballkani është 600 mijë euro, një shifër rekorde për futbollin kosovar pasi asnjë futbollist më parë nuk është larguar për një shumë të tillë.

“Dan Sucu ka paguar 600 mijë euro, Rrahmani vjen në Rapid dhe zyrtarizimi bëhet pas një jave. Duke qenë kosovar është më e vështirë që me atë pasaportë të hysh në Rumani”.

“Njoftimi zyrtar ende mungon, por lajmi është 100 për qind i saktë. Rrahmani është sulmuesi i ri i Rapidit për 600 mijë euro”, ka thënë gazetari i këtij mediumi Horia Ivanovic.

Albion Rrahmani shpreson në suksesin e vitit të kaluar në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu
Albion Rrahmani shpreson në suksesin e vitit të kaluar në Ligën e Konferencës
Ballkani do të zhvilloj këtë javë ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës me Larnen dhe kjo ndeshje pritet të jetë e fundit për Albion Rrahmanin me fanellën e Ballkanit.

22-vjeçari ka qenë i pandalshëm sezonin e fundit ku realizoi 30 gola dhe asistoi në tetë të tjerë në 50 ndeshje zyrtare./Telegrafi/