14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 1514

Al-Hilal ofron 300 milionë euro për shërbimet e Mbappe-s

0

Al-Hilal ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 300 milionë eurosh (332 milionë dollarë) për yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, sipas ekspertit të tregut të transferimeve, Fabrizio Romano.

Nëse pranohet dhe Mbappe pajtohet me kushtet e gjigantëve të Ligës Saudite, marrëveshja e mundshme do të fshinte rekordin botëror të transferimeve për një futbollist.

PSG për herë të fundit e vendosi vetë rekordin kur pagoi klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurosh (246 milionë dollarë) të Neymar në vitin 2017.

Mbappe iu bashkua kampionëve të Ligue 1 në të njëjtin sesion merkatoje verore, por kjo duhej të bëhej përmes një huazimi të përkohshëm për të lundruar në kufijtë e Fair Play Financiar për shkak të tarifës së madhe që u ishte dorëzuar katalanasve për brazilianin.

Një vit më vonë, Mbappe iu bashkua parisienëve në pronësi të Qatar-it në një marrëveshje shtesë prej 145 milionë euro plus 35 milionë euro që e bënë atë adoleshentin më të shtrenjtë në botë.

Gjashtë vjet më vonë, Mbappe duket se do të largohet nga Parc des Princes për të mos dëgjuar ultimatumin për të rinovuar kontratën e tij.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Mbappe nënshkroi një zgjatje në pranverën e vitit 2022, por deri më tani ka dështuar të ushtrojë një 12 muaj shtesë, opsionale që do ta lidhte atë deri në qershor 2025.

Ai i ka thënë klubit të tij në një letër se do të largohet në qershor 2024 dhe të premten panë disa media që raportuan se PSG e ka nxjerrë në shitje pasi e hoqi fituesin e Kupës së Botës nga një turne parasezonal në Japoni.

Gjatë raportimit të këtij lajmi, The Athletic shtoi se klubet nga Arabia Saudite ishin të interesuara për Mbappe dhe do të ishin të përgatitur për të thyer rekordin botëror të transferimeve për ta sjellë atë në Ligën Pro Saudite.

Foot Mercato gjithashtu raportoi se qeveria saudite, e cila përmes Fondit të Investimeve Publike tani ka kontrollin e katër nga katër klubet më të mira të kampionatit vendas, po përgatitej t’i bënte Mbappe-s një ofertë të bujshme.

Dhe tani, në fund të javës, Romano ka dalë me një detaj ekskluziv duke treguar se si Al-Hilal i ka paraqitur një ofertë zyrtare PSG-së për të hapur bisedimet për Mbappe, të cilat ai e kupton se përmban një tarifë rekord botëror prej 300 milionë euro. Albanian Post

Mane është edhe më afër transferimit në Arabinë Saudite

0

Sadio Mane është ylli i radhës nga Evropa që pritet të transferohet në Arabinë Saudite.

Mediat prestigjioze e bëjnë punë të kryer transferimin e senegalezit te skuadra e Al-Nassr.

Klubi nga Arabia Saudite, që ka në përbërje edhe Cristiano Ronaldon, do të paguajë 40 milionë euro në arkat e Bayern Munich-ut për kartonin e 31-vjeçarit.

Ndërkohë që Mane, do të përfitojë 40 milionë euro në sezon nga akordi me Al-Nassr, ekip në të cilin do të formojë repartin e sulmit me legjendën portugeze, ndërkohë në mesfushë do të jetë Marcelo Brozovic.

Mane shënoi 12 gola në 38 ndeshjet e zhvilluara me kampionët e Gjermanisë.

Sezonin e fundit e nisi me suksesin në Superkupën e Gjermanisë dhe e mbylli me fitimin e Bundesliga-s.Albanian Post

Komuna e Malishevës formon komisionin për vlerësimin e dëmeve nga shiu dhe breshëri i madh

0

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se atje si pasojë e stuhisë, janë dëmtuar në masë të madhe kulturat bujqësore, serrat dhe të mirat tjera materiale.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se për të vlerësuar dëmet kanë dalë ekipe të komunale.

“Drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Sylë Dukolli, ka bërë të ditur, se menjëherë është aktivizuar komisioni i cili do bëjë vlerësimin e dëmeve, varësisht nga kërkesat dhe ankesat e qytetarëve, të cilët e kanë njoftuar komunën, për dëmet në të mbjellat e tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje, Dukolli e ka vizituar fshatin Plloqicë, ku fermerit Shkumbin Malokut, të cilit breshëri e stuhia, i ka dëmtuar rreth 80 ari serrë, si dhe Hashim Malokut, të cilit gjithashtu stuhia i ka dëmtuar në tërësi serrën.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

0

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pas konfirmimit për mosgjetjen e tij brenda vendit, SPAK i ka dërguar shkresë Interpol Tiranës për kërkimin e tij jashtë Shqipërisë.

Ahmetajt, gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

Disa ditë më parë, gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin për ish-zv/kryeministrin. Urdhri iu dorëzua nga SPAK për ekzekutim Policisë së Shtetit.

Me marrjen në dorë të urdhrit, Policia e Shtetit bën kërkime në gjithë vendin. Më pas, me marrjen e konfirmimit nga të 12 drejtoritë vendore të qarqeve për mosgjetjen e Ahmetajt, u vijua me procedurën për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë se me 117 vota pro, Kuvendi miratoi kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.

 

Ish-numri dy i qeverisë Rama akuzohet për refuzim për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, korrupsionit pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, vepra penale nga të cilat mund të dënohet deri në 15 vite burg.

Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli, ku po qëndron pranë familjes së tij. Në lidhje me pyetjen a do të kthehet, ish-zv.kryeministri për t’u përballur me drejtësinë, Ligori u shpreh se Ahmetaj do të vijë në Shqipëri kur të ketë lirinë.

Nga ana tjetër, ndonëse pa imunitet për të njëjtën dosje në kërkim ndërkombëtar u shpallën dhe pronarët e kompanive fituese të tenderave të inceneratorëve, Stela Gugallja, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, vendndodhja e të cilëve nuk dihet./A2cnn/

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Tentohet të dhunohet një femër në Prizren

0

Është raportuar se një femër, shtetase e Shqipërisë ishte tentuar të dhunohet nga një mashkull po ashtu shtetas i Shqipërisë.

Rasti ka ndodhur të enjten, më 21 korrik në Prizren.

“Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Ministrat e brendshëm të Kosovës e Shqipërisë e vizitojnë sot pikën kufitare në Vërmicë

0
Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë sot do të vizitojnë pikë-kalimin kufitarë në Vërmicë.

 

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, do të vizitojnë pikën e përbashkët të kalimit kufitarë në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Verimicë.

Vizita do të fillojë nga ora 13:00.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

 

Një grua në Prizren tentoi të vetëvritet pasi djalit të saj iu vazhdua paraburgimi

0

Një grua në Prizren ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur sasi të madhe të medikamenteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shyqri Bytyqi konfirmoi për Telegrafin, se gruaja gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Siç konfirmoi Policia, gruaja ka tentuar të bëjë vetëvrasje për shkak se djalit të saj i është vazhduar paraburgimi.

“Më datën 23.07.2023, rreth orës 15:00 policia është informuar se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit gjendet një viktimë femër, e moshës 53 vjeçare, për shkak se gjendjes së rënduar shëndetësore si pasojë e përdorimit të medikamenteve. Dyshohet se e njëjta me anë të medikamenteve ka tentuar të bëjë vetëvrasje për shkak se djalit të saj i është vazhduar paraburgimi”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se, djalit të saj i është vazhduar paraburgimi për një rast kanosje -dhunë në familje.

“Viktima gjendet jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dal në vendngjarje dhe rasti është nën hetime”.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Kuvendi sot dhe nesër i hapur për mërgimtarët

0

Kuvendi i Kosovës nga sot do t’i hapë dyert për bashkatdhetarë.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se më 24 dhe 25 korrik do të mbahet aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë nga ora 8:00 – 16:00.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

I zë rryma burrë e grua në Vlorë, vdesin të dy

0

Kanë vdekur nga korenti burrë e grua në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës.

Dy anëtarë të familjes Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës, raportohet ti ketë zënë korenti në shtëpi.

Mësohet se dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar në bahçen e shtëpisë së tyre, kur kanë rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike, kontakti me të cilën ka qenë fatal.

Ardi (Agim) Spahija shpall të pavlefshëm këtë dëftesë

Ardi (Agim) Spahija shpall të pavlefshëm deftesën e klasës 11B, për vitin shkollor 2018/19, lëshuar nga” Loyola-Gymansium” në  Prizren.