14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 1515

Albin Kurti beson në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

0

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, pastër, çlirimtare dhe antikoloniale”, ishte përgjigja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur është pyetur nga gazeta kroate “Veçernji List”, për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Kurti tha se beson në pafajësinë e tyre, duke treguar se çfarë ka bërë shteti i Kosovës për të akuzuarit.

Kreu i ekzekutivit tha se si shtet kanë paguar mbi 16 milionë euro për mbrojtjen e tyre.

Pos kësaj, Kurti shton se drejtësia ndërkombëtare nuk ka përfunduar akoma puna për sa i përket drejtësisë në ish-Jugosllavinë.

Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe antikoloniale. Unë besoj në pafajësinë e atyre që janë atje. Ne e mbështesim mbrojtjen e tyre dhe deri më tani kemi paguar si shtet mbi 16 milionë euro për mbrojtjen e tyre. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se nuk e kanë mbaruar punën e tyre sa i përket drejtësisë në territoret e ish-Jugosllavisë, sepse në vitet e nëntëdhjeta nga forcat serbe janë vrarë 150 mijë joserbë. Do të thotë që, nëse një njeri ka vrarë deri në 10 prej tyre, janë 15 mijë vrasës serikë në Serbi të cilët shëtisin lirshëm. Nga ky numër, as 1% e tyre nuk kanë përfunduar pas grilave. Edhe këtu kemi një asimetri të theksuar që bie ndesh me pajtimin e popujve tanë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Gjykata Speciale po gjykon për “krime lufte” ish-krerët e UÇK-së. Ndërkaq kjo gjykatë ishte themeluar me aprovimin e Kuvendit të Kosovës.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Breshëri largohet me lopatë në Malishevë (VIDEO)

0
Në disa vende të Kosovës ka pasur të reshura.

Diku shi e murmurimë, e diku edhe breshër.

Një rast me këtë të fundit pati në Malishevë, konkretisht në fshatin Plloqicë.

Sipas pamjeve të publikuara nga Meteo Ballkan, shihet sasia e breshrit duke u larguar me lopatë.

 

Klinaku viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive

0

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, i ka vizituar ish-krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, që po e vuajnë dënimin në Hagë.

Ai i ka vizituar edhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerët.

Klinaku tha se ata po qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive.

“Të gjithë 8 shokët janë mirë me shëndet dhe ju dërgojnë të fala”, tha ai.

SHBA-ja ia dorëzon Serbisë 66 automjete të blinduara Humvee

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar ushtrisë serbe 66 automjete të blinduara Humvee (HMMWV – High Mobility Multiopurpose Wheeled Vehicle), të blera përmes një kontrate tregtare me kompaninë amerikane “AM General”, raportoi “BBM”.

Sipas këtij mediumi, kjo është dërgesa e parë nga gjithsej 118 automjete të porositura.

Siç bëhet e ditur nga Ambasada amerikane në Serbi përmes një postimi në Instagram, automjetet ndodhen në kazermën në Pançevë dhe do të përdoren ndër të tjera edhe për qëllime të pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

“Këto nuk janë vetëm automjete amerikane, ky është standard i NATO-s. Kur shihni se me kë është vendosur ushtria serbe në misionet paqeruajtëse, ku partnerë në Liban janë Spanja dhe Italia dhe në Sinai është SHBA-ja, ajo që kemi të përbashkët është standardi i NATO-s. Posedimi i automjeteve të tilla i lejon Serbisë të jetë pjesë e çdo misioni paqeruajtës, të riorganizohet shpejt me partnerët e saj në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej bëhet e ditur se kjo blerje do t’i mundësojë Serbisë jo vetëm që të jetë efektive në ruajtjen e paqes në botë, por edhe se është hapi i parë në arritjen e ndërveprimit me ushtrinë amerikane.

Siç raportohet, dërgesat e para të Humvee-ve të reja kanë filluar në fund të qershorit përmes aeroportit të Beogradit.

Në vitin 2012 dhe 2017, SHBA-ja i ka dhuruar ushtrisë serbe gjithsej 40 automjete të këtij lloji, dhe që atëherë ushtria i ka përdorur kryesisht në Brigadën Speciale të atëhershme (batalioni në Pançevë) dhe në Batalionin e 31-të të Këmbësorisë nga Zajeçari, pjesë e Brigadës së Tretë të Armatës Tokësore.

Sipas informacioneve, Serbia planifikon të blejë gjithsej 118 Humvee nga SHBA-ja, të cilët do të jenë të armatosur me materiale nga fabrikat e brendshme ushtarake. Është planifikuar që modelet e reja të pajisen me një mitraloz 12.7 mm ose një granatëhedhës automatik.

Humvee është një mjet luftarak shumëfunksional i blinduar, i cili përdoret nga shumë ushtri në botë dhe pothuajse të gjitha formacionet në Serbi. Për shkak të mbrojtjes relativisht të dobët të blinduar, Humvee përdoret kryesisht në njësi speciale ose ushtarako-policore, si dhe për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse.

Automjete të tilla u përdorën për herë të parë në Serbi në kuadër të Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO) tashmë të shpërbërë, të Departamentit të Sigurisë së Shtetit, e cila i bleu ato në vitet ’90 të shekullit të kaluar.

 

Kjo është gjendja në pikat kufitare

0

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në vendkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, të publikuar në ora 12:43,  në dy pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar vazhdon të ketë kolona.

Te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 1500 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë për të hyrë në Kosovë zgjat deri 2 orë, ndërsa në Merdar kolonat arrijnë deri 150 metra, qytetarët në këtë pikë po presin deri 30 minuta.

Vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim.

OVLUÇK në Rogovë të Hasit hoqi nga lista 1,300 veteranë të rremë

0

Në Rogovë të Hasit Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon pastrimin e listave nga veteranët e rremë.

Për një vit e gjysmë u hoqën më shumë se 1, 000 emra të personave, të cilët nuk arritën të dëshmonin se ishin luftëtarë.
“Kur e kemi marrë përsipër organizatën, numri ka qenë 4682 veteranë. Pas një viti e gjysmë i kemi heq 1, 300 veteranë, duke i shkëputë nga paga në mungesë të dëshmive dhe dokumentacionit”, thotë Xhevdet Thaçi kryetar i OVL të UÇK në Rogovë.

Procesi i pastrimit që bëhet përmes dorëzimit të dosjeve në prokurori nuk është i lehtë.

“Kemi pasur vështirësi, kërcënime. Por, këto nuk na ndalin…”, thotë një veteran i kësaj organizate.
Megjithatë, ka optimizëm se lista do të pastrohet tërësisht.

“Besoj se në vitin 2024 zona jonë e Hasit do jetë tërësisht e pastër. Do të kthehet numri në 1200”, tha Thaçi.

Ndërkohë, në qendër procesi i pastrimit të listave ka ngecur, meqenëse ka edhe proces gjyqësor ndaj komisionit për verifikimin e veteranëve.

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar nëse ka ndonjë plan konkret për nisjen e procesit të pastrimit listave në nivel shtetëror, raporton ATV.

Për këtë çështje të paktën deri në publikimin e kësaj kronike nuk është deklaruar as Organizata e Veteranëve të Luftës. Megjithatë, sugjerohet që puna në këtë drejtim të fillojë sa më shpejt.

“Pastrimi i listave së pari do t’u shërbente vetë veteranëve, për shkak se ne si IKD e kemi thënë që ka pasur fryrje. Dhe vetëm përmes proceseve gjyqësore do pastrohen, dhe më pastaj të mos kemi probleme që na shfaqen”, thonë në OVL të UÇK.

Organizata e Veteranëve ka shprehur pakënaqësitë pas miratimit të Ligjit për Pagën minimale, pa u përfshirë pensioni i veteranit.

Sipas të dhënave të Qeverisë, statusin e veteranit e kanë 53.000 persona. Kryeministri Kurti që gjatë luftës punonte në zyrën politike të UÇK-së, disa herë ka deklaruar se veteranë nuk ishin më shumë se 20.000 persona.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Pogba nuk stërvit me skuadrën e Juventus-it në SHBA

0

Paul Pogba iu bashkua skuadrës së Juventus-it për turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ai nuk po stërvit me shokët e tij të skuadrës.

30-vjeçari francez nuk pati një rikthim pozitiv në Torino sezonin e kaluar, duke humbur pjesën më të madhe të sezonit për shkak të lëndimeve të ndryshme.

Në total, Pogba luajti vetëm 161 minuta në 10 paraqitje, një shumë e ulët duke marrë parasysh se ai fiton mbi 8 milionë euro neto në sezon.

Siç theksohet nga gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, Pogba nuk po stërvitet me skuadrën e Juventus-it në SHBA, përkundrazi vazhdon të kryejë punë individuale në palestër, në biçikletë stërvitore ose në fushë.

Ai po lufton me një problem në gju për një vit tani dhe është ende e paqartë se kur do të kthehet në gjendje të plotë.

Ajo që është e dukshme është se ai nuk do të jetë 100 për qind për hapjen e sezonit të Serie A kundër Udinese muajin e ardhshëm.

Për këtë, Massimiliano Allegri po përpiqet të gjejë një alternativë dhe po provon të riun Kenan Yildiz.

Kujtojmë që në kohët e fundit Pogba ishte i lidhur edhe me një transferim në Arabinë Saudite. Albanian Post 

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Olta ka vendosur t’i ‘çmend’ ndjekësit, një mami më ‘hot’ zor se keni parë

0

Olta Gixhari vazhdon të jetë një personazh shumë i përfolur në publik.

Ajo është edhe shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Olta Gixhari është e martuar me Dorin dhe ka edhe një djalë që quhet Amar.

Ajo sot ka publikuar një pamje, me të cilën duket se ka vendosur t’i ‘çmend’ ndjekësit e saj, sepse po duket shumë atraktive./ORAinfo/

Dardanët po vazhdojnë përgatitjet në Prizren, para udhëtimit në Danimarkë

0

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet në Prizren, para udhëtimit në Danimarkë.

Dardanët menjëherë kanë vazhduar stërvitjet, ku të hënën udhëtojnë drejt Danimarkës, ndërsa ndeshja zhvillohet të mërkurën në udhëtim.

Kosova mundi Zvicrën 76:49, kurse Danimarka të shtunën në Fribourg mposhtin Zvicrën 46:60.

Këto takime zhvillohen në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Dymbëdhjetë të vdekur, 40 të zhdukur pas përmbytjeve në Afganistan

0

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë zhdukur, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Afganistanin qendror, ka njoftuar një zëdhënës i autoriteteve të udhëhequra nga talibanët, të dielën.

Zabihullah Mujahid ka thënë më 23 korrik se ndihma urgjente po dërgohet në zonën e katastrofës, në qarkun e Jalrezit, në provincën Maidan Vardak.

“Me pikëllim të thellë kemi marrë lajmin se 12 prej qytetarëve tanë janë martirizuar dhe 40 të tjerë janë zhdukur”, ka thënë ai përmes një komunikate, raporton AFP.

“Janë shkaktuar edhe disa humbje financiare”, ka bërë të ditur zëdhënësi.

Zyra e guvernatorit provincial ka thënë nëpërmjet një komunikate se qindra shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar, dhe se njerëzit e zhdukur besohet të jenë nën rrënojat e shtëpive të shembura.

Sipas komunikatës, qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur dhe shkatërruar, ndërsa autostrada ndërmjet kryeqytetit Kabul dhe provincës qendrore Bamijan është mbyllur për shkak të vërshimeve.