14.7 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 1522

Ballkani pëson humbje të thellë nga Ludogorets, eliminohet nga Liga e Kampionëve

0

Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi humbi ndeshjen kthyese ndaj Ludogoretsit me rezultat 4-0.

Ballkani pëson humbje të thellë nga Ludogorets, eliminohet nga Liga e Kampionëve

Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi humbi ndeshjen kthyese ndaj Ludogoretsit me rezultat 4-0.

Skuadra kosovare e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0, prandaj edhe pritjet ishin më të mëdha, por të mërkurën në mbrëmje në Bullgari djelmoshat e Ilir Dajës nuk e patën natën e tyre dhe është dashur të pajtohen me humbje.

Tekpetey realizoi dy gola në fillim dhe mbarim të pjesës së parë për të barazuar rezultatin e përgjithshëm 2-2.

Në fillim të pjesës së dytë u prit reagimi i Ballkanit, por një lëshim nga mbrojtësi Bajram Jashanica bëri që vendasit të shënojnë golin e tretë nëpërmjet Tisseras. Ndërsa Caio Vidal e shfrytëzoi edhe një gabim të Ballkanit për të shënuar për rezultatin 4-0. Ballkani tani do të vazhdojë garimin në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, aty ku do të synojë të arrijë grupet, ashtu siç bëri edicionin e kaluar.

Krasniqi viziton Sheh Besimin në Rahovec, i shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me deputetë dhe anëtarë të kryesisë të PDK-së, kanë vizituar sot Sheh Besimin në Rahovec për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së tij.

“Ajo ishte anëtare e familjes së Heroit të Kosovës, Sheh Myhedinit, patriotit e veprimtarit të shquar të kësaj ane, i cili duke mbrojtur qytetarët e pafajshëm që kishin gjetur strehim në konakun e tij, u ekzekutua nga forcat serbe 25 vjet më parë. Ngushëllime të përzemërta!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Dyshohet se vodhi kuletën me 750 euro, policia e shpall në kërkim një grua në Prizren

0

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një gruaje, që dyshohet për veprën penale “Vjedhje”.

Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur më 6 korrik, në orën 10:40, në rrugën “Edit Durham” në një lokal në Prizren.

Një grua ka raportuar në Polici se derisa ka qenë duke blerë disa gjëra në një lokal, dikush ia ka vjedhur kuletën, ku kishte 750 euro dhe dokumentet personale.

“Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë të nxjerra nga butiku ku ka ndodhur rasti është siguruar fotografi të dyshuarës, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim e saj”.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

—————————————————————–

 

Presidentja Osmani kërkon drejtësi për viktimat e masakrës së Rahovecit

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Rahovecit.

Sic dihet, më 19 korrik të vitit 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht afro 150 gra, fëmijë e pleq, të strehuar në Teqen e Sheh Myhedinit në Rahovec, sikurse edhe në vendin e quajtur “Tuma”.

“Përkujtimi i sotëm nuk është vetëm një mundësi për ta kujtuar këtë ditë të trishtë, për ta kujtuar të kaluarën dhe për t`i nderuar viktimat, por mbi të gjitha është thirrje për drejtësi. Kujtimi për jetët e humbura e të pafajshme do të jetë i përhershëm, teksa zëri ynë për drejtësi do të kumbojë, deri në triumfin e saj!”, ka thënë presidentja Osmani.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

Tri fshatra të Rahovecit bëhen me ndriçimi publik

0

U përurua ndriçimi publik në Vrajakë, Bratotin dhe Zoqisht, në gjatësi prej 7.6 km, ku përfshihen 100 për qind të rrugëve në këto fshatra.

Komuna ka njoftuar se këto vendbanime do të gëzojnë edhe shumë projekte të tjera në dobi të mirëqenies së banorëve.

“Ndriçimi publik, veç tjerash, rrit sigurinë e qytetarëve tanë, ku Vrajakën do ta ndriçojnë 87 drita, Bratotinin 37 dhe Zaqishtin 101. Ditët në vijim do të filloj ndërrimi i dritave ekzistuese dhe vendosja në tërë komunën të dritave efiçiente digjitale SMART (ESCO), si dhe do të vazhdojë zgjerimi i rrjetit të ndriçimit në vendbanimet ku nuk ka përfunduar ndriçimi në tërësi”, ka njoftuar komuna e Rahovecit, duke bërë me dije se do të përurohet ndriçimi publik me drita digjitale SMART (ESCO) edhe në Pastasel, Senoc, Pataqan të Epërm, Pataqan të Poshtëm dhe Opterushë.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat i kërkon Osmanit mos ta dekretojë Ligjin për pagën minimale

0

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat i ka bërë thirrje presidentes Osmani që mos ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale që u miratua nga Kuvendi javën e kaluar.

Kjo sindikatë ka radhitur 4 arsyet pse ky ligj nuk duhet të dekretohet.

 

Avokati i Jakup Krasniqit i drejtohet dëshmitarit: Ju vini këtu dhe thoni që ka burime të tjera që nuk iu kujtohen?

0

Avokati i Jakup Krasniqit, Adam Ellis, ka pasur një përplasje me dëshmitarin e Prokurorisë, ekspertin Frank Ledwige.

Kjo pasi Ledwige në një raport, kishte thënë se Jakup Krasniqi ishte parë në një zonë ku kryheshin tortura.

Megjithatë, dëshmitari tha se nuk i kujtohen burimet e sakta kush ia dha këto informacione. Këtu ndërhy ashpër avokati Ellis.

Ellis: Në deklaratë thuhet se koloneli Petroviq ju ka treguar se Jakup Krasniqi ka qenë atje?

Deshmitari: po, ashtu është. Është referenca e vetme që më kujtohet me z.Krasniqi.

Ellis: Nuk vihet në diskutim tema e pranisë së Jakup Krasniqit, se ai ka qenë atje por nuk më kujtohet nga ku vinte ky informacion?

Dëshmitari: Kjo ishte logjika dhe arsyeshmëria mbi të cilën mbështeteshin njerëzit e Rahovecit dhe qëllimi i kërkesat e vazhdueshme të ekipit tim për të folur me z.Krasniqi. Kishte shumë burime që konfirmonin se ai ishte aty.

Ellis: Ju vini këtu para një gjykate dhe thoni që ka burime të tjera por ato nuk iu kujtohen?

Dëshmitari: Koloneli Petroviq ishte ai torturuesi që e përmendët më herët?

Dëshmitari: Petroviq ishte komandant apo zv/komandant i forcave policore në Prizren dhe nuk ka dyshim se ai ka përkrahur e ka marrë pjesë në praktika të tilla të torturës.

Ellis: A iu ka pranuar që kur e keni pyetur që ka pasur gjak në mure?

Dëshmitari: Po

Ellis: A nuk mendoni që këto ngjarje pala serbe i ka përdorur për nevoja propaganduese?

Dëshmitari: Ata e përdornin cështjen e të zhdukurve si provokim, është e saktë.

Ellis: Ishte me vlerë për palën serbe që ta lidhnin zëdhënësin e UCK-së me ato ngjarje?

Dëshmitari: Po. Serbët nuk ngriti ndonjë problem, nuk e bën të madhe praninë e tij atje.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

Kapiteni i Ludogorets paralajmëron Ballkanin: Kemi cilësinë të shënojmë më shumë se dy gola

0

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani sonte luan ndeshjen kthyese ndaj Ludogorets në fazën parakualifikuese të UEFA Champions League.

Kapiteni i klubit bullgar, Kiril Despodov beson se skuadra e tij është shumë më e fortë se Ballkani.

Madje ai thotë se ekipi i tij mund t’i shënojë Ballkanit dy apo më shumë gola.

“Fryma në dhomat e zhveshjes është të fitojmë kundër Ballkanit. Pati një rënie në humorin pas lojës. Kemi shumë punë dhe një lojë të vështirë përpara nesh. Megjithatë ne jemi vendosur të bëjmë gjithçka për ta eliminuar Ballkanin. Ne kemi cilësitë për të shënuar më shumë se dy gola”, u shpreh kapiteni i klubit bullgar.

Kujtojmë që ndeshja kthyese zhvillohet sonte nga ora 20:00 dhe skuadra kosovare është në avantazh prej dy golave pas fitores në “Fadil Vokrri” 2 me 0.

Didaktikë historie

0

Nga: Milan Kundera (Le Livre du rire et de l’oubli, 1979)
Përktheu: Aurel Plasari

Në shkurt të vitit 1948, udhëheqësi komunist Klement Gottwald u shfaq në ballkonin e një pallati barok në Pragë, për t’u folur qindra mijëra qytetarëve që kishin mbushur sheshin e qytetit të vjetër. Qe një moment historik për Çekosllovakinë. Por, moment fatal, siç janë një ose dy në mijëvjeçar.

Gottwaldi ishte i rrethuar nga shokët e vet dhe pikërisht në krah të kishte Klementisin [ministry i Jashtëm, Vladimír Clementis]. Bënte ftohtë, dëbora binte me fjolla mëdha, ndërsa Gottwaldi ishte me kryet zbuluar. Klementisi, i kujdesshëm, hoqi kapën prej gëzofi që mbante vetë dhe ia vuri në kokë Gottwaldit.

Seksioni i propagandës shpërndau qindra-mijëra kopje të fotografisë së ballkonit nga i cili Gottwaldi, me kapën prej gëzofi në kokë dhe shoqëruesit pranë tij, i fliste popullit. Në atë ballkon filloi historia e Çekosllovakisë komuniste. Nga posterat, librat shkollorë dhe muzetë, çdo fëmijë e njihte atë foto.

Katër vite më vonë Klementisi u akuzua për tradhti dhe u var. Seksioni i propagandës e fshiu menjëherë nga historia dhe afërmendsh edhe nga të gjitha fotografitë. Qysh atëherë, Gottwaldit në atë ballkon ia kanë hequr Klementisin: aty ku ishte Klementisi është vetëm muri i zhveshur i ndërtesës. Nga Klementisi mbeti vetëm kapa që mbulon kokën e Gottwaldit.

Kurti përkujton 150 civilët e vrarë nga forcat serbe në masakrën e Rahovecit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 150 civilët e vrarë nga forcat serbe në masakrën e Rahovecit.

Kryeministri i vendit ka shtuar se forcat serbe në përpjekje të fshehjes së krimeve, hapën dy gropa të mëdha në Rahovec dhe i hodhën një pjesë të shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj masakre.

“Më 19 korrik 1998, ushtria dhe polica serbe vrau, dogji, plagosi, rrahu e maltretoi, mori peng dhe zhduku me dhunë civilë shqiptarë të Rahovecit. Ekzekutimet vijuan për disa ditë me radhë. U masakruan edhe fëmijët, gratë dhe pleqtë që ishin strehuar në Teqenë e Sheh Myhedinit. Në përpjekje të fshehjes së krimeve, forcat serbe hapën dy gropa të mëdha në Rahovec dhe i hodhën një pjesë të shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj masakre. Por nuk mund të zhduken e as harrohen krimet e kryera nga autoritetet e Serbisë urdhërdhënëse e ekzekutore”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti ka bërë me dije se për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë, Kosova po e themelon Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Një zotim i yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”, ka shtuar ai.

“Me angazhimin institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës në sistemin e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, përkujtojmë 150 civilët e vrarë nga forcat serbe në masakrën e Rahovecit. Nderojmë të mbijetuarit që u bënë ballë plagëve në trup e në shpirt. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shtuar kryeministri Kurti.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com