Ballkani pëson humbje të thellë nga Ludogorets, eliminohet nga Liga e Kampionëve

Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi humbi ndeshjen kthyese ndaj Ludogoretsit me rezultat 4-0.

Ballkani pëson humbje të thellë nga Ludogorets, eliminohet nga Liga e Kampionëve

Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi humbi ndeshjen kthyese ndaj Ludogoretsit me rezultat 4-0.

Skuadra kosovare e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0, prandaj edhe pritjet ishin më të mëdha, por të mërkurën në mbrëmje në Bullgari djelmoshat e Ilir Dajës nuk e patën natën e tyre dhe është dashur të pajtohen me humbje.

Tekpetey realizoi dy gola në fillim dhe mbarim të pjesës së parë për të barazuar rezultatin e përgjithshëm 2-2.

Në fillim të pjesës së dytë u prit reagimi i Ballkanit, por një lëshim nga mbrojtësi Bajram Jashanica bëri që vendasit të shënojnë golin e tretë nëpërmjet Tisseras. Ndërsa Caio Vidal e shfrytëzoi edhe një gabim të Ballkanit për të shënuar për rezultatin 4-0. Ballkani tani do të vazhdojë garimin në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, aty ku do të synojë të arrijë grupet, ashtu siç bëri edicionin e kaluar.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit