19.8 C
Prizren
E enjte, 30 Maj, 2024

Dy kryeministra evropianë sot vizitojnë Kosovën

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe homologu i tij i Luksemburgut, Xavier Bettel, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë sot.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të qeverisë holandeze, ku thuhet se temë diskutimi do të jetë situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe liria e medias.

“Kryeministri Rutte do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën të hënën më 3 korrik dhe të martën më 4 korrik së bashku me kryeministrin e Luksemburgut, (Xavier) Bettel. Vizita ofron një mundësi për të diskutuar tensionet e ngritura mes Serbisë dhe Kosovës dhe rëndësinë për de-përshkallëzim dhe përkushtim ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizim të raporteve”, thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv.

Sipas agjendës, Rutte dhe Bettel më 4 korrik do të qëndrojnë në Kosovë, ku do të takojnë presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti nga krerët e shtetit, me të cilët do të diskutojnë, “mes tjerash, zhvillimet e fundit në rajon dhe luftën në Ukrainë”.

“Vizita do të përfundojë me një bisedë me përfaqësues të OJQ-ve në Kosovë në fushën e lirisë të mediave dhe LGBTIQ+”, thuhet në njoftim.

Ka disa ditë që qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka marrë vendim për shfuqizim të certifikatës biznesore të Klan Kosova sh.p.k. Mbrëmë, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, tha se është duke e përcjellë nga afër këtë zhvillim, duke u shprehur i bindur se veprimtaria e Klan Kosovës do të vazhdojë, e papenguar.

Veç ambasadorit, të shqetësuar janë shprehur edhe shumë kolegë të tij diplomatë të akredituar në vendin tonë, por edhe organizata vendore e ndërkombëtare që merren me lirinë e shprehjes. /Klankosova.tv

 

Më Shumë

Agron Llakaj humb bashkëshorten, fjalët e ndjera të aktorit: Sëmundja e pabesë na e mbylli perden e jetës!

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka humbur bashkëshorten e tij, Konstandinën, si pasojë e një sëmundje. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale,...

21 vite burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen axhës së tij në Kijevë të Malishevës

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit B.B., për veprën penale, “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose...

Lajmet e Fundit