14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1551

Gjendja në Rahovec është stabile, nuk ka vërshime

0

Besë Bytyçi, drejtoresh për Mbrojtje she Shpëtim në komunën e Rahovecit ka bërë me dije se gjendja në këtë komunë pas reshjeve të shiut dhe erërave është stabile.

Sipas saj, nuk ka vërshime në këtë komunë.

“Pas shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të fuqishme, ka pasur disa dëmtime në infrastrukturë publike, por situata vazhdon të jetë e qetë dhe e menaxhueshme. Ekipet e Komunës së Rahovecit janë akoma në terren dhe në dispozicion të qytetarëve. Ne po e përcjellim me vëmendje situatën dhe jemi të gatshëm për çdo intervenim në rast nevoje”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Juventus zyrtarizon blerjen e parë në merkato

0

Timothy Weah është zyrtarisht një lojtar i ri i Juventus-it. Amerikani mbërrin në marrveshje të përhershme nga LOSC Lille.

Juventus do të paguajë 10.3 milionë euro te Lille për kartonin e amerikanit, të ndara në tre këste. Shuma në total, në bazë të bonuseve, mund të rritet deri në 13.4 milionë euro.

Anësori do të mbajë veshur fanellën me numër “22” dhe kontrata e tij në “Allianz Stadium” do të zgjasë deri në verën e 2028.

22-vjeçari është djali i George, presidenti aktual i Liberisë dhe një ish-sulmues i madh, ndër të tjera, për Milan-in, ku luajti në gjysmën e dytë të viteve ’90, dhe më parë për PSG dhe Monaco.

Kontakti i Weah i parë me topin ndodhi në shtetin e Nju Jorkut, përpara se tu thoshte lamtumirë SHBA-ve dhe të mbërrinte në Evropë në moshën pak më shumë se pesëmbëdhjetë vjeç në ekipin e të rinjve të PSG-së në verën e vitit 2015.

Në Paris, ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë në mars të 2018-ës dhe po atë vit fitoi titullin e parë të karrierës së tij ende shumë të re, kampionatin francez.

Në fakt, që nga triumfi i tij i parë me PSG-në, mbrojtësi amerikan ka fituar tetë tituj të tjerë.

Në vitin e ardhshëm ai luajti deri në fillim të janarit për klubin në kryeqytetin francez dhe më pas u huazua në Celtic Glasgow. Në fund të atij sezoni, Timothy në mënyrë efektive shtoi katër trofe në vitrinën e tij personale, dy me PSG – Ligue 1 dhe Superkupën e Francës, dhe dy me skocezët, ligën dhe kupën kombëtare.

Sezoni 2019-20 është edhe një herë i suksesshëm për të falë kombëtares amerikane me të cilën ai fiton Ligën e Kombeve të Konfederatës së vendeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Triumfi i fundit, sipas rendit kronologjik, në Ligën e Kombeve vjen më 19 qershor 2023 në finalen kundër Kanadasë. Midis këtyre dy sukseseve, ai merr edhe dy kënaqësi të mëdha me LOSC Lille, një ekip të cilit iu bashkua në 2019 pas përvojës në PSG, duke fituar kampionatin francez në sezonin 2020-21 dhe Superkupën franceze vitin e ardhshëm.Albanian Post

Vetëvendosje në Prizren kërkon hetime për të gjeturat e Raportit të Auditimit

0

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren, sot ka mbajtur konferencë për media për të gjeturat e “Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2022”.

Shefi i Grupit të Asamblistëve në Kuvendin Komunal, Karanfil Haxhillari dhe asamblistja, Dafina Alishani kanë folur për të gjeturat e Raportit të Auditimit për Komunën e Prizrenit për vitin 2022.

Të gjeturat e Raportit të Auditimit për shkeljet ligjore të Komunës së Prizrenit konsiderojmë se janë shkelje që përbëjnë vepër penale, të cilat, ne, sot përmes kësaj konference për media i kemi denoncuar publikisht dhe do t’i denoncojmë edhe javët e muajt në vazhdim.

Vetëvendosje në Prizren i fton organet përkatëse të hetuesisë që të merren me hetimin e shkeljeve të gjetura në Raportin e Auditimit të Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2022.

Fjala e shefit të Grupit të Asamblistëve, Karanfil Haxhillari

Para pak dtësh Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2022.

Opinioni i Auditimit është opinion i kualifikuar për pasqyrat financare vjetore.Kuptimi i thjeshtë i raportit të auditimit të kualifikuar është se informacioni kontabël që paraqet në pasqyrat financiare nuk është i saktë.

Kryetari i Komunës është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave financiare, përgjegjësi që burojnë nga Ligji nr.03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike, përkthyer më saktë i bie që kryetari Totaj nuk i ka paraqitur saktë pasqyrat financiare.

Ky raport ka rezultuar me 14 rekomandime, përkatësishtë 14 gjetje të auditorit.Disa nga këto gjetje do ti zbërthej unë, kurse disa të tjera Dafina Alishani, edhe pse mendoj që aq gjetje dhe keqpërdorime të gjetura sa janë nuk mjafton veq kjo konferencë për media.

Po filloj me gjetjen B2 : Ligji Nr. 08/L-066 për buxhetin e Republikës së Kosovës e definojnë qartë se shpenzimet duhet të ndodhin nga kategoritë adekuate ekonomike neve në Prizren kjo qeverisje Lokale nga buxheti I mallrave dhe shërbime paguhet rehabilitimi dhe ndërtimi I rrugëve me asphalt I cili shpenzim I takon kategorisë së investimeve kapitale.

Këtu qartazi kemi konsumim të veprës penale ku prokuroria urgjentisht duhet të veprojë. Sa për kujtes si Lëvizje Vetëvendosje kemi reaguar me kohë për këto parregullsi.Poashtu nga kategoria e investimeve kapitale bëhet pagesa e shujtave e që i takon kategorisë së pagave dhe meditjeve.

Kalojmë te gjetja A2 : Mangësi në procedura të prokurimit publik

Sipas Ligjit Nr. 04/L-042 kërkohet që dosja e tenderit të përgatitet në atë mënyrë që nuk diskriminon ose vepron në favor të një ose më shumë Operatorë Ekonomik.

Në gjetjen e Auditorit e shohim se :

Ndërtimi i rrugës tranzitore – kryqëzimi me autostradën në Prizren, në vlerë 785,055€
Furnizim me pajisje stomatologjike për nevojat e departamentit të stomatologjisë në vlerë 25,750€.Renovimi i qendrës sportive Sezai Surroi në Prizren, në vlerë 518,036€
Furnizim me zhavor për rrugët e pa asfaltuara në komunën e Prizrenit, me vlerë të parashikuar 1,500,000€.

Pra, afër 3 milion euro projekte për Operator Ekonomik të cilet nuk i kan plotësuar ose shmangur kriteret e kërkuara me ligjë përkthyer më thjeshtë 3 milion tendera të kurdisur për Operator Ekonomik të caktuar e po dihet kuj.

Gjetja A3 : Zotimi I mjeteve pas nënshkrimit të kontratave publike

Imagjinoni 3 projekte me vlerë 2 milion e 700 mijë euro iu nënshkruhet kontrata Operatorëve Ekonomikë pa u zotuar mjetet. Kjo është shkelje flagrante e ligjit 05/L-063 I cili përcakton qartë që para inicimit të prokurimit paraprakishtë mjetet duhet te jane te zotuara.

Rastet kanë të bëjnë me projektet për:

Ndërtimin e qendrës së mjekësisë familjare në ambientet e ish KFOR-it në Prizren.Ndërtimin e infrastrukturës në fshatin Krushë e Vogël

Dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i qytetit të Prizrenit.

Poashtu kjo është përgjegjësi e Kryetarit të Komunës i cili para nënshkrimit të kontratave publike duhet të dijë se a janë zotuar mjetet në SIMFK.

Çështja A5 – Ndërrimi i afatit të kontratës së punës, nga kohë e caktuar në kohë të pacaktuar

Me nenin 66, të Ligjit për zyrtarët publik, përcaktohen kriteret për kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës.
Përsëri kemi shkelje flagrante të këtij ligji, ku auditori gjen se :

Të punësuarit me kontratë për kohë të caktuar në pozitën vozitës në QKMF, tre muaj para skadimit të kontratës i është bërë kontratë e re me afat të pacaktuar, pa u zhvilluar procedurë e re rekrutimit.Që i bjen i punësuari për kohë të caktuar pa “kunkuru” bëhet i punsuar i përhershëm.

Prokuroria këtu ka mjaftë material për veprim.

Nuk kam qare pa e përmendur edhe të gjeturën B3

Mbivlerësim i llogarive të arkëtueshme nga taksat për mbeturina

Për shkak të kontrolleve joadekuate në mbajtjen e regjistrave për llogaritë e arkëtueshme nga drejtoria përkatëse kemi kët mbivlerësim.

Kryetari duhet të sigurojë se drejtoritë përkatëse mbajnë evidenca të sakta për llogaritë e arkëtueshme në mënyrë që prezantimi i tyre në pasqyra financiare të jetë i saktë dhe i drejtë. Ama jo më shumë kryetarit i intereson punësimi i djalit të tijë se sa të kryej punën e tij.

Fjala e asamblistes, Dafina Alishani:

Cështja A1 – Vonesë në realizim të projekteve kapitale dhe mangësi në sigurim dhe garancion të punimeve të realizuara.

Ndër projektet që duhet vecuar është, ndërtimi I infrastrukturës në fshatin Malësi e Vrrinit, në vlerë 108,825 Euro e nënshkruar në fund të vitit 2021 dhe e planifikuar të realizohej për 150 ditë pune, nuk është përfunduar as deri në muajin prill 2023.

Vonesat në kryerjen e projekteve ndikojnë në rritjen e obligimeve kontraktuese të cilat mund të kenë implikime buxhetore për buxhetin e vitit pasues. Mungesa e sigurisë së ekzekutimit përvec që është anashkalim ligjor, rrit rrezikun që autoriteti kontratktues të mos ketë mbulesë për dëmet dhe shpenzimet eventuale të mundshme që mund të rrjedhin gjatë periudhës së shtyrë për implementimin e këtyre kontratave.

Cështja B4 – Vonesë në pagesën e obligimeve financiare.

Sipas ligjit cdo faturë e vlefshme dhe kërkesë për pagim për mallra dhe shërbimet e furnizuara dhe/ose punët e realizuara të paguhen brenda 30 ditëve kalendarike pas pranimit të faturës.

4 pagesa për investime kapitale në vlerë prej 187,358 Euro dhe 3 pagesa për mallra dhe shërbime në vlerë prej 41,380 Euro janë realizuar pas afatit kohor ligjor Brenda 30 ditëve nga data e pranimit të faturës.

Vonesat ishin nga 1 deri 237 ditë! Vërtetë talenta J Menaxheri I performancës nuk është në gjendje të bëjë pagesë të një fature. Pra për cfarë performance mund të flasim kur ka vonesa deri 237 ditë për një pagesë të faturës.

Cështja A4 – Mangësi në proceset e subvencionimit.
Komisionet e vlerësimit të kërkesave për subvencione në fushën e kulturës, rinisë, sportit nuk kanë aplikuar formularët zyrtar të vlerësimit të kërkesave, ashtu si kërkohet me rregulloren MF-Nr- 04/2017.

Pra është fjala nga 5 mostra të marrur e që kanë vlere 54,500 Euro.
Kryesuesi I komisionit të vlerësimit të kërkesave ishte caktuar monitorues I projekteve financiare.

Thirrjen publike në fushën e sportit, lot 2, përveq kritereve tjera ështe kërkuar që ekipi I futbollit të ketë së paku 2 trajner të licencuar. Përfituesi I projektit Masovizimi I futbollit Prizrenas, ne vlerë 30,000Euro kishte sjellë nje konfirmim me shkrim për trajnerët, por emrat e listuar në konfirmim nuk figuronin në regjistrin e lëshuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit Prizren. Përfituesi I subvencioni nuk kishte sjellë dëshmitë/licencat e trajnerëve.
Tek procedurat e subvencionimit të prodhuesve të qumështit, përvec kritereve tjera për aplikim, ishte kërkuar nga fermerët dëshmia për verifikimin e kafshëve të lëshuar nga sektori për identifikim dhe regjistrim të kafshëve në kuadër të AUV. Përfituesi/fermeri kishte sjell një document të nënshkruar dhe vulosur nga vet fermeri e jo nga AUV.
Projekti I parë në vlerë 45,000 Euro, projekti I dytë 4,000 Euro.

Cështja A6 – Dobësi në procesin e veprimtarive inspektuese apo verifikimit të pronave.
Me ligjin nr. 06/L- 005 për tatimin në pronën e paluajtshme, neni 15.2 përcakton se veprimtaritë inspektuese kryhen cdo vit për të paktën 20% të gjitha objekteve Brenda territorit të Komunës.

Nga 58,380 prona të regjistruara, gjatë vitit 2022 ishin verifikuar vetëm 9,155 objekte, apo 16% e objekteve të përgjithshme. Komuna nuk ka arritë që brenda vitit të verifikojë së paku 20% të objekteve të regjistruara.

Mbledhja e të hyrave nga ky burim do të ndikoj drejtëpërdrejtë në realizimin e projekteve që kanë efekt rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e komunës.

Cështja C1 – Mos regjistrimi I pasurisë jo kapitale në sistemin e-pasuria.
Në kohën kur Qeveria Qendrore me një dinamik të lartë po investon cdo ditë e më shumë në digjitalizim dhe në sektorin e IT-së, këtu në Prizren e kemi një qeverisje që nuk po mund të ec me kohën dhe të digjitalizohet në regjistrimin e të dhenave në sistemin e-pasuria. Po ta pyetesh talentin me certifikata të nënshkruara nga Obama për këtë, besoj që përsëri do ta fajsonte qeverinë qendrore. Por qytetarët duhet ta dijnë që kjo qeverisje është e paaftë edhe në futjen e të dhënave.

Kjo qeverisje, për 46 projekte me vlerë buxhetore 2,719,006 Euro nuk ka realizuar ende pagesa gjatë vitit 2022. Por gojën për inflacion dhe biznese e kanë plotë.
Po ashtu vlen të ceket që:

Komuna e Prizrenit ka përfituar nga programi I rimëkëmbjes ekonomike mjete në vlerë 389,209 Euro nga të cilat 359,900 janë shfrytëzuar për financimin e pagave dhe mëditjeve për shërbimet e përgjithshme mjekësore dhe strehim.

Pas 8 milion eurove suficit të buxhetit, në vend se të përkushtohen në përmirësimin e menaxhimit në këtë komunë, kjo qeverisje vazhdon me avazin e tyre, ashtu sikurse di më së miri të veproj PDK- ja kur është në pushtet.

Për fund, ftojmë prokurorinë, mediat dhe shoqërinë civile të jenë më vigjilent dhe më proaktiv në monitorimin e veprimeve të qeverisjes Totaj në Prizren.

Kryetari i komunës është përgjegjës edhe për vendosjen e kontrolleve të brendshme, të cilat I përcakton si të nevojshme për të mundësuar përgatitjen e pasqyrave financiare, pa keq deklarime material të shkaktuara, qoftë nga mashtrimi apo gabimi.

Dy të dehur rrihen në Prizren, i shkaktojnë lëndime njëri-tjetrit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë rrahur në mes veti në Prizren.

Sipas policisë, ata në momentin e ngjarjes kanë qenë në gjendje të dehur.

Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor.

Rr. Sylejman Vokshi, Prizren 30.06.2023 – 02:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rast rrahje kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovarë në gjendje të dehur, të cilët ishin rrahur në mes veti, duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit.Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor.Në konsultim me prokurorin të dyshuarit, pas këndelljes lirohen në procedurë të rregullt

Rama: Hashim Thaçin e kam vëlla, Albin Kurtin mik

0

Kryeministri i Shqipërisë, në një intervistë në Euroneësalbania, foli gjër e gjatë për Kosovën. Rama pati shumë kritika për Kurtin, dhe mënyren se si ai ka vendosur t’i qaset krizës në veri.

Kryeministri Rama foli edhe për marrëdhëniet personale të tij me Kurtin, si dhe me “vëllaun e tij”, siç e quan Hashim Thaçin, i cili gjindet në paraburgim në Hagë.

“Albin Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla, që të jemi shumë të qartë

“Dua të ritheksoj, kjo është një betejë konceptuale. Kjo nuk është një betejë personale e as politike e imja me Albinin. Albini është një person të cilin unë e çmoj, është një mik të cilin unë e respektoj, por në këtë rast është Kryministri i Kosovës rë cilin unë nuk e mirëkuptoj dot. Ky është një ballafaqim krejt i hapur, krejt i sinqertë, krejt demokratik për një interes shumë të madh dhe ky nuk është thjeshtë interesi i Shtetit të Kosovës. Ky është interesi i kombit shqiptar”, ka thënë Rama.

Vjosa Omsmani e ftuar në Ulqin bashkë me kryeministrin Rama

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është parë të premten pasdite në Ulqin të Malit të Zi së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

E para e vendit po merr pjesë me ftesë të kryetarit të Ulqinit në koncertin e tenorit, Ramë Lahaj, kanë konfirmuar zyrtarë për medie të Presidencës së Kosovës.

“Presidentja dhe familja e saj janë ftuar nga Kryetari i Ulqinit në koncertin e tenorit Ramë Lahaj dhe aktivitetet përcjellëse se bashku me liderët e tjerë dhe shumë mysafirë të tjerë pjesëmarrës” – tha Bekim Kupina, këshilltar për media në presidencë.

Zyrtarisht, në Mal të Zi nisi sezoni turistik këtë vit, ndërsa për këtë u organizua edhe një mbrëmje ku koncert mbajti tenori me famë botërore, Ramë Lahaj.

Rama kritik ndaj Kosovës

Takimet mes liderëve të Kosovës dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nuk janë zhvilluar kohëve të fundit, pas zhvillimeve në veriun e Kosovës.

Rama, në disa paraqitje të fundit për publikun ka adresuar kritika për drejtuesit e institucioneve kosovare, duke thënë se duhet të pranojnë propozimet e ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatës në katër komunat e veriut të vendit.

A u vjetërua me kohën modeli gjerman i futbollit?

0

Në vitin 2014, Gjermania dukej e pathyeshme. Në Kupën e Botës të fituar në Brazil, “Mannschaft”, në atë kohë i udhëhequr nga Joachim Low, kishte mposhtur çdo kundërshtar me lehtësi të jashtëzakonshme: 4-0 kundër Portugalisë, 1-0 kundër Francës, 7-1 kundër Brazilit dhe më pas 1-0 në finale kundër Argjentinës.

Ajo fitore shënoi triumfin absolut të modelit gjerman, të një procesi që kishte nisur shumë vite më parë. Në fillim të viteve 2000, në fakt, Federata vendosi të zbatonte një revolucion të vërtetë futbolli. Synimi ishte rikthimi në konkurrencë pas dy paraqitjeve të këqija në turnetë e mëdha ndërkombëtare, eliminimi në çerekfinale të Francës në 1998 dhe në fazën e grupeve në Kampionatin Evropian 2000.

Drejtuesit e futbollit gjerman vendosën të rinovojnë sistemin e tyre nga themeli, duke ndërtuar një model të bazuar në stërvitjen e talenteve të rinj dhe në një sërë parametrash që mund t’i bëjnë të qëndrueshme buxhetet e klubeve profesionale. Çdo klub ishte i detyruar të kishte të paktën një skuadër për çdo grupmoshë, duke filluar nga ata nën 12 vjeç, me dënimin e përjashtimit nga kampionatet.

Numri i qendrave federale në të gjithë Gjermaninë për 11 deri në 14-vjeç u zgjerua nga 121 në mbi 360, si dhe 45 qendra të ekselencës për 15-18-vjeçarët që u provuan të ishin më premtueset.

Me pak fjalë, Federata Gjermane e Futbollit u përpoq të ndërtonte lojtarët e ardhshëm të kombëtares duke filluar nga niveli më i ulët.

Photo: GOAL

Rezultatet e këtij revolucioni mbahen mend nga të gjithë, ndërmjet Kupës së Botës 2006 dhe 2014, Gjermania përfundoi gjithmonë në top katërshen, duke luajtur në një finale në Kampionatin Evropian (2008) dhe duke marrë titullin e botës gjashtë vjet më vonë. Edhe pas triumfit të 2014-ës, rezultatet nuk pësuan një rënie të dukshme. Në Kampionatin Evropian 2016, Gjermania u ndal vetëm në gjysmëfinale dhe një vit më vonë fitoi Kupën e Konfederatave me një kombëtare krejtësisht eksperimentale, plot talente të reja.

Dukej se cikli “Mannschaft” nuk do të përfundonte kurrë, dhe përkundrazi fushatat e fundit kanë qenë katastrofike. Në Kupën e Botës 2018 në Rusi, kombëtarja gjermane doli çuditërisht në fazën e grupeve, për më tepër në një grup jo “ferri” me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut.

Në Kampionatin Evropian 2020, të luajtur në 2021 për shkak të Covid-19, gjërat nuk shkuan shumë më mirë. Gara rrezikoi të përfundonte në fazën e grupeve, por një gol i Leon Goretzka kundër Hungarisë, lejoi gjermanët për të hyrë në raundin e 16-të.

Më në fund, turpi në Katar 2022. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick pas lamtumirës së Low u eliminua në fazën e grupeve për shkak të humbjes kundër Japonisë.

Nëse i shtojmë këto rezultate në Nations League, zbulojmë se Gjermania ka fituar vetëm tre ndeshje nga 13 në fazat e ndryshme të grupeve.

Photo: Alexander Hassenstein/Getty Images

Në 17 ndeshjet e fundit të luajtura, “Mannschaft” ka mundur vetëm Kosta Rikën, Perun, Izraelin, Italinë dhe Omanin. Sikur të mos mjaftonte kjo, në miqësoret e fundit erdhi një barazim zhgënjyes 3-3 ndaj Ukrainës dhe dy humbje ndaj Polonisë dhe Kolumbisë.

Edhe në Kampionatin Evropian U-21 që po zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji, gjërat nuk po shkojnë mirë për të rinjtë gjermanë, ashtu si Gjermania nuk arriti të kualifikohej në Kupën e fundit Botërore U-20.

Me pak fjalë, gjermanët po përballen me një krizë të vërtetë strukturore, talentesh, rezultatesh. Por çfarë nuk funksionon më? Ku do të filloni përsëri për të planifikuar Kampionatin e ardhshëm Evropian, i cili do të zhvillohet pas një viti?

Problemi më i dukshëm i Gjermanisë së re ka qenë dhe është ndryshimi i brezit pas fitores së 2014. “Mannschaft”-it i mungon cilësia, lidershipi në lojtarë dhe mbi të gjitha përbëhet nga disa talente të rinj.

Skuadra e fundit e mbledhur nga Flick ka një moshë mesatare prej 27.2 vjeç, më e lartë, për shembull, se ajo e Anglisë (26.33), Italisë (26.48), Spanjës (26 .57) dhe Francës (26.93).

Nga të gjithë ata që u thirrën nga trajneri në vitin kalendarik 2023, ishin vetëm katër lojtarë nën moshën 23 vjeç. E gjithë kjo tregon qartë se diçka është bllokuar në mekanizmin e prodhimit të talenteve të rinj në futbollin gjerman. Ose më mirë, problemi nuk qëndron në prodhimin e talenteve.

“Transfermarkt” në të vërtetë, zbuloi se mbi dyzet lojtarë gjermanë nga mosha 16 deri në 19 vjeç kanë dalë në fushë këtë sezon në Bundesliga, kështu që akademitë e klubeve vazhdojnë të lançojnë të rinjtë në skuadrat e ekipit të parë.

Vështirësia kryesore qëndron në hapin tjetër, përkatësisht në afirmimin e këtyre lojtarëve në nivele shumë të larta. Me disa përjashtime si Jamal Musiala i Bayern Munich apo Florian Wirtz i Bayer Leverkusen, nuk ka gjermanë të rinj që po arrijnë të vendosen në emrat e mëdhenj në Gjermani dhe jashtë saj.

Jamal Musiala – Florian Wirtz (DFB)

Këtë e thonë edhe shifrat e Kampionatit Evropian për U-21 që po zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji. Mes 20 lojtarëve me vlerën më të lartë në treg në të gjithë turneun është vetëm një gjerman, Youssoufa Moukoko i Borussia Dortmund-it.

Prandaj, në mungesë të lojtarëve të rinj të gatshëm për kombëtaren, trajneri Flick e gjeti veten dhe detyrohet të thërrasë e të përdorë lojtarë që janë më të vjetër dhe megjithatë nuk kanë një përvojë të madhe ndërkombëtare. Shembulli më i përshtatshëm është ai i Niclas Fullkrug.

Natyrisht, momenti i vështirë i futbollit gjerman lidhet edhe me situatën e klubeve dhe të Bundesliga-s, një ligë në të cilën ekziston një model korporativ që nuk ka të barabartë në asnjë vend tjetër evropian.

Ne po flasim në mënyrë të pashmangshme për të ashtuquajturin rregull 50+1, ai sipas të cilit shumica e aksioneve të klubeve duhet t’i përkasin komiteteve të tifozëve. Përjashtimet e vetme historike janë ato që kanë të bëjnë me skuadrat e themeluara drejtpërdrejt nga kompani të mëdha, si Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg, ndërsa kompanitë që janë përpjekur të anashkalojnë rregullin, para së gjithash Leipzig, konsiderohen si mënyrë negative për të thënë më pak.

Në këtë mënyrë sigurohet një stabilitet i madh ekonomik dhe bilanc në sistem, por zvogëlohet mundësia e aksesit në kapital nga jashtë.

Pasoja e pashmangshme është se ekipi i vetëm gjerman ndër njëzet më të pasurit në botë, nëse shikojmë renditjen e “Forbes” në lidhje me vitin 2023, është Bayern Munich. Klubi bavarez është i katërti, por ende larg rivalëve të tij, duke qenë se ka të ardhura prej 640 milionë eurosh, ndërsa Barcelona, ??Real Madrid dhe Manchester United kalojnë të gjithë 700 milionë.

Klubet e tjera gjermane, pra, janë krejtësisht në një dimension tjetër. Borussia Dortmund ka një xhiro prej 362 milionë dhe Schalke 04 vetëm 251. Ky kusht kufizon zhvillimin e futbollit gjerman, edhe në prodhimin e talenteve, dhe duhet të bëjë që Federata e Futbollit, klubet dhe liga të reflektojnë.

Ndoshta ka ardhur koha për të bërë disa rregullime, për të rishkruar një model futbolli të krijuar në fillim të viteve 2000, i cili funksionoi për një kohë dhe tani është i vjetëruar nga koha.Albanian Post 

Kurti vizitë në Prizren, pa nga afër trashegiminë kulturore të qytetit

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dy deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj dhe asamblistja e VV-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme ka vizituar qytetin e Prizrenit.

Gjatë qëndrimit atje Kurti vizitoi institucione të ndryshme në këtë qytet me plot trashëgimi historike e kulturore.

Vizitën e tij, kryeministri Kurti e filloi në Këshillin e Bashkësisë Islame, për t’i uruar për festën e Bajramit. Aty u prit nga udhëheqësit e saj të cilët e falënderuan kryeministrin për vizitën, njofton zyra e kryeministrit.

“Fillimisht u ndal për vizitë te hamami shumëshekullor i njohur si “Hamami i Gazi Mehmed Pashës” i cili është një monument në të cilin janë të kombinuar traditat orientale me ato lokale, e që është shndërruar në një nga simbolet shpirtërore të qytetit.

Pastaj pa nga afër finalizimin e punës tek Lokaliteti Arkeologjik në Sheshin e Lidhjes në Prizren, me rëndësi të madhe historike, shkencore, kulturore dhe edukative, dhe është dëshmia e radhës e lashtësisë mijëravjeçare së qytetit.  Qeveria e Kosovës është duke mbështetur projektet e restaurimit të lokalitetit që sa më shpejt t’i prezantohet edhe publikut, si dhe të promovojë vlerat kulturore përmes zhvillimit të turizmit kulturor”, thuhet në njoftim.

Kurti ka vazhduar pastaj te Katedralja “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, e cila përveç vlerës së rëndësishme historike, ka vlerë të lartë estetike, shoqërore, kulturore dhe edukative.

“Kjo Katedrale është në mesin e shumë aseteve të trashëgimisë kulturore të restauruara gjatë qeverisjes se deritanishme.

Vizitën e tij në Prizren, kryeministri Kurti e përmbylli në Kinemanë Lumbardhi, për të ndjekur koncertin “Harmonia e Kulturave” nën interpretimin e solistes Rejhane Kodrazi, pianistes Eda Vllaço dhe vilolinistit, Avni Thaqi”.

 

Rahovec/ Policia konfiskon pesë bimë të dyshuara kanabis sativa të mbjellura në vazo

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë bastisjes në dy parcela të ndryshme në Rahovec, ka gjetur edhe konfiskuar pesë bimë të dyshuara kanabis sativa të mbjellura në vazo të luleve.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar dy të dyshuar.

“Rr. 8-Dëshmorët e Pashtrikut, Rahovec 15.06.2023 – 04:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë bastisjes në dy parcela të ndryshme, pronë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) bimë të dyshuara kanabis sativa të mbjella në vazo të luleve. Në konsultim me prokurorin, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Vdiq në moshën 89-vjeçare aktori Alan Arkin

0

Aktori amerikan Alan Arkin, i cili fitoi një Oscar dhe një Bafta për rolin e tij si gjyshi mizor në filmin “Little Miss Sunshine”, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua nga djemtë e tij Adam, Matthew dhe Anthony në një deklaratë familjare të premten.

“Babai ynë ishte një forcë unike e talentuar e natyrës, edhe si artist edhe si njeri. Një bashkëshort, baba, gjysh dhe stërgjysh i dashur, ai u adhurua dhe do të na mungojë shumë”, thanë ata.

Aktori, regjisori dhe skenaristi i lindur në Nju Jork dhe i rritur në Los Anxhelos, mori mësime aktrimi që në fëmijëri, por në fakt karrierën e filloi në muzikë, duke kënduar dhe luajtur kitarë në një grup folklorik të quajtur The Tarriers.

Pasi e braktisi kolegjin, ai u transferua në Çikago në vitin 1960 dhe u bë një anëtar i hershëm i trupës së komedisë improvizuese, të cilën ai dikur vuri në dukje se ia kishte shpëtuar jetën.

Karriera e tij e aktrimit filloi në Broadway, duke u shfaqur në shfaqjen “Enter Laughing” në vitin 1963, e cila i dha atij një çmim Tony për aktorin më të mirë.

Ai u bë i famshëm duke u shfaqur në filma si “Rusët po vijnë” të vitit 1966 dhe më pas “Zemra është një gjahtar i vetmuar”, ku për të dyjat u nominua për Oskarin për aktorin më të mirë.