Tifozi brazilian ia lë tërë pasurinë Neymarit

Një tifoz brazilian është bërë viral në rrjetet sociale, pasi nënshkroi edhe testamentin që t’ia lërë tërë pasurinë e tij yllit të PSG-së, Neymar Junior.

Tifozi, emri i të cilit s’është përmendur, ka thënë që pavarësisht dashurisë së madhe që ka për kombëtaren e Brazilit, ai e ka identifikuar veten me Neymarin.

“Më pëlqen Neymar, e identifikoj veten shumë me të. Unë gjithashtu jamë pranë familjarëve dhe lidhja e tij me babain e tij më kujton timen me babain tim, i cili ka ndërruar jetë”.

“Nuk jam me shëndet të mirë dhe shkaku i kësaj e pashë që s’kam askënd që t’i lë gjërat e mia”.

“Unë nuk do të doja që qeveria apo edhe të afërmit e mi me të cilët nuk shkoj mirë të merrnin gjërat e mia”, tha ai për mediumin lokal brazilian “Metropoles”.

30-vjeçari shtoi se kishte tentuar t’i jepte pasurinë brazilianit edhe më parë, por tani me këtë testament të kryer në mënyrë ligjore gjithçka u finalizua.

Neymar mbetet një ndër lojtarët më të paguar në botë, pasi sipas Forbes ka fituar 85 milionë dollarë vetëm në vitin 2023.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit