26.8 C
Prizren
E enjte, 12 Shtator, 2024

Lirohen tre policët e rrëmbyer nga Serbia

Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.

Policia derisa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më Shumë

Sot varroset drejtori i  Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha

Drejtori i  Drejtorisë për Shëndetësi në Malishevë, dhe ish-pjesëtar i UÇK-së,Hajdin Berisha,do të varroset sot. Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00, ndërsa...

Kryeministri Kurti dhe ministrat Çeku e Peci vizitojnë Hardhfestin

Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kanë vizituar edicionin e dhjetë të festivalit...

Lajmet e Fundit