Prizren, 8 aktakuza kundër 9 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 67 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë persona dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave.

38 aktakuza ka ngritur Prokuroria Themelore në Prishtinë,  kurse Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale, e  Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave.

Ndryshe nga ajo e Mitrovicës, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit