15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 1581

Wilder dëshiron ndeshje me Ngannou në boks dhe MMA

0

Si një nga grushtuesit më të fortë në historinë e boksit, Deontay Wilder sigurisht që ka qenë në rrethana më të mira se sa është sot.

Humbja e dy nga tre ndeshjeve kundër Tyson Fury ishte një tronditje për reputacionin e tij, ndonëse ai u kthye për të nokautuar Robert Helenius. Por, ai nuk ka më një rrip rreth belit të tij.

Ka kaluar gati një vit që kur Wilder nuk ka hyrë në ring, por nuk e ka problem të mendojë për të luftuar brenda tetëkëndëshit. Një prej peshave të rënda që sapo u largua nga UFC dhe nënshkroi një marrëveshje të re me PFL është Francis Ngannou, luftëtari kamerunas. Ai ka ngacmuar për ndeshje disa nga peshat e rënda më të mira në botën e boksit.

Por lufta kundër Wilder mund të bëhet një nga ngjarjet më të mëdha të karrierës së tij, pavarësisht rekordit të kohëve të fundit të boksierit nga Alabama.

Gjatë një interviste me “The Sun”, Wilder-it i pëlqen ideja për të luftuar Francis.

“Do ta doja shumë. Do ta doja shumë, vetëm për të treguar anën konkurruese. Nëse ai kalon dhe vjen këtu ku jam unë, unë mund të vij dhe të kaloj atje ku është ai. Të dyja janë të dyja botët”, u shpreh Wilder.

“Unë mendoj se do të ishte më interesante, jo vetëm për ne, por edhe për fansat vetëm ta shihnin atë. Për shkak se kjo nuk ka ndodhur ende, ne kemi parë shumë djem MMA që vijnë. Unë mendoj se do të ishte shumë interesante”, shtoi ai.

Suharekë, një person u rrëzua derisa po punonte në një shtëpi

0

Një person në Suharekë është lënduar pasi është rrëzuar nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas raportit mjekësor ai është jashtë rrezikut për jetë.

“LËNDIM AKSIDENTAL- Suharekë 10.062023 – 12:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga një lartësi dhe është lënduar në kokë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë.”

Kurti: Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi ushtarak i NATO-s jo i drejtë

0

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kritikat e aleatëve janë të padrejta karshi situatës në veri të vendit.

Në një intervistë për Bloomberg, ai ka theksuar se Beogradi duhet ta bëjë hapin e parë drejt shtensionimit të situatës duke ndërprerë mbështetjen për milicinë fashiste.

Ndërsa, përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak i NATO-s “Defender 2023”, e quajti si jo të drejtë.

Horoskopi ditor, e diel 11 qershor 2023

0

Dashi

Fale ndikimit te madh te planetëve jeta juaj ne çift do jete edhe me e bukur sot. Do kaloni momente romantike dhe sensuale fale te cilave do iu duket vetja si ne ëndërr. Beqaret do jene te turpshëm, por ne momentin qe një person interesant do iu afrohet do harrojnë gjithçka. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni sepse gjerat do shkoje si duhet.

Demi

Duke filluar qe sot nuk do mendoni me për ato qe keni kaluar, por do tregoheni largpamës dhe mund te merrni vendime për te ardhmen. Partneri do iu gjendet pranë për çdo gjë. Edhe për beqaret pritet te jete një dite premtuese dhe e mbushur me takime interesante. Ne planin financiar do kryeni investime dhe transaksione me rëndësi. Situata do jete e qëndrueshme.

Binjaket

Marrëdhënia me partneri do filloje te përmirësohet mjaft sot. Te dy do toleroni shume dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe me ne fund nuk do ndihen me te vetmuar. Zemra do rrahe me fort sot. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do iu ndihmoje te vini pak rregull. Do tregoheni me te organizuar.

Gaforrja

Klima ne çift do ngrohet mjaft gjate kësaj dite. Ne disa momente pasioni do rindizet dhe do kaloni momente te zjarrta me partnerin. Venusi do ndikoje pozitivisht tek jeta e beqareve. Do jeni me te hapur ndaj eksperiencave te reja. Ne planin financiar çdo gjë do ndodhe si me magji. Jo vetëm qe te gjitha problemet do rregullohen, por do ketë edhe përmirësime.

Luani

Saturni do iu ndihmoje te kaloni një dite me te qete dhe te mbushur me emocione. Ju dhe partneri do jeni një ekip i forte dhe do flisni për gjithçka pa dorashka. Beqaret do kenë flirte me shumice, por nuk do kenë mundësi te krijojnë lidhjen qe kane dëshiruar. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur nëse nuk doni te përballeni me vështirësi te mëdha.

Virgjeresha

Nëse jeni ne një lidhje duhet te gjeni mënyrën e duhur për t’i thënë diçka delikate partnerit. Shmangni debatet e ashpra. Nëse keni kohe qe po kërkoni një person te veçante, sot do keni mundësi te mëdha për ta gjetur. Shikoni me kujdes ne çdo vend qe te shkoni. Financat do hyjnë ne një faze delikate prandaj duhet pasur shume kujdes me hapat qe do hidhni.

Peshorja

Dite e mbushur me surpriza dhe kënaqësi kjo e sotmja. Për ata qe kane shume kohe bashke mund te merret edhe një vendim te rëndësishëm. Beqaret nuk duhet te tregohen te turpshëm sepse ne këtë mënyrë nuk do e gjejnë dot atë qe aq shume po kërkojnë. Lëreni veten te lire! Financat do jene shqetësuese prandaj kërkoni sa me pare këshillat e një specialisti.

Akrepi

Venusi do e mbroje jetën tuaj sentimentale sot. Do qëndroni me shume kohe pranë atij qe dashuroni dhe do i harroni mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Beqaret duhet te bëjnë kujdes kur te joshin. Jo te gjithë personat kane te njëjtin tip dhe jo te gjithë janë njerëz te mire. Financat do jene te paqëndrueshme, prandaj kujdes kur te shpenzoni.

Shigjetari

Dita e sotme do jete e ndryshme për persona te ndryshëm. Nëse keni pasur një lidhje problematike do ketë një ndarje, por qe do iu beje te ndiheni me te qete. Ata qe kane një lidhje te forte do vazhdojnë te përjetojnë emocione te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do kenë ndryshime. Ne planin financiar vazhdoni te shpenzoni me maturi edhe pse buxheti do jete i qëndrueshëm.

Bricjapi

Do ndiheni te vetmuar gjate kësaj dite sepse partneri nuk do iu kushtoje rëndësinë e duhur. Para se ta gjykoni atë pyeteni cila është arsyeja e kësaj sjelljeje. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite me te animuar dhe te mbushur me takime interesante. Situata financiare do jete me e mire sesa ju e mendonit. Fati do jete ne anën tuaj prandaj peritoni sa te mundni.

Ujori

Do ketë disa incidente te vogla sot ndërmjet jush dhe partneri, por gjithçka do rregullohet shpejt. Humori juaj do ndryshoje shpesh sot dhe për këtë arsye do ndodhin mosmarrëveshje. Për beqaret nuk do mungojnë flirtet. Ne përgjithësi dita do jete emocionuese. Sektori i financave do jete gjate gjithë kohës i mbrojtur. Nuk priten probleme.

Peshqit

Fale ndikimit pozitiv te planetëve nuk do keni as probleme dhe as vështirësi ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do ece si çdo dite. Beqaret do marrin disa propozime te veçanta nga te cilat duhet te përfitojnë sa te mundin. Dashuria do linde pak nga pak. Ne planin financiar nuk do ketë as probleme te mëdha, por as përmirësime te dukshme. Mundohuni te ruani ekuilibrin.

Almir Kryeziu nënshkruan me Ballkanin

0

Almir Kryeziu është futbollisti më i ri i Ballkanit. Për transferimin ka njoftuar klubi nga Suhareka.

“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione.

FC BALLKANI ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me futbollistin, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Dritës.

Kryeziu është bashkuar menjëherë me ekipin, si një armë e fortë më shumë për trajnerin Ilir Daja”, ka njoftuar Ballkani.

 

Zyrtare: Ballkani e transferon edhe Ramush Ramadanin

0
Ballkani e ka prezantuar edhe transferimin e dytë në ditën e sotme.

Ramush Ramadani është lojtari i radhës që i bashkohet kampionit të Kosovës në futboll.

Ramadani ka nëshkruar kontratë trevjeçare me klubin suharekas.

Ai gjatë sezonit që shkoi, mbrojti ngjyrat e Ferizajit, teksa i është bashkuar menjëherë grupit të skuadrës, në përgatitjet për kampanjën evropiane.

Ballkani pak orë më parë njoftoi edhe për transferimin e Almir Kryeziut. /Klankosova.tv.

 

Arrestohen në Prizren se posedonin mbi 10 kg marihuanë në vlerë mbi 36 mijë euro

0

Policia i ka arrestuar dy të dyshuar se posedonin 10 kilogramë e 414 gramë marihuanë në vlerë prej 36 mijë e 500 euro.

Arrestimi i tyre ka ndodhur të shtunën në mëngjes në dy lokacione në Prizren.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa rasti ndaj tyre është iniciuar si “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Marihuana ishte destinuar për tregun ndërkombëtar.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe prova tjera që lidhen me rasti. Po ashtu janë arrestuar dy të dyshuar: O.F., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1976) dhe A.U., (mashkull shtetas i Turqisë, viti i lindjes 1970)”, ka njoftuar Policia./BetimipërDrejtësi

Osmani: “Lidhja e Prizrenit” ka shërbyer si model për lirinë e Kosovës

0

Sot në qytetin e Prizrenit po shënohet 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Më këtë rast atje po manifestohet kjo ditë, ku po marrin pjesë krerët e shtetit dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, po ashtu edhe shumë personalitete tjera.

Presidentja Osmani në përvjetorin e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, foli për rëndësinë e kësaj lidhjeje në historinë e popullit shqiptar për liri.

“Vendi simbolizon vendin e përafrimit të bashkimit të shqiptarëve drejt një qëllimi madhor, atë të lirisë kombëtare, ku i bashkoi e artikuloi kërkesat shqiptare, nga rrezikimi i copëtimit të trojeve shqiptare nga fqinjët”, tha Osmani.

Pikërisht në këtë datë, më 10 qershor të vitit 1878, patriotët shqiptarë  u tubuan nga të katër anët e dëshmuan vetëdije të lartë kombëtar, duke mos pranuar që të mbeteshin nën okupim por as të mbeteshin pre e shteteve fqinje gllabërues”, deklaroi presidentja Osmani, duke shtuar se ata kërkuan jetësimin e shtetit të shqiptarëve si instrument themelor të jetesës kombëtare.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte thirrje por bashkim kombëtar në kohën kur po rrezikohej ekzistenca e këtij kombi të lashtë. Ajo shprehu qartë jo vetëm përcaktimin e shqiptarëve për shtetin e pavarur si instrument I rëndësishëm politik për realizimin e aspiratave të tyre, por edhe orientimin e tyre drejt vlerave të larta qytetëruese perëndimore”, theksoi ajo, duke shtuar se kjo lidhej tregoi vetëdije të lartë shtetërore duke u shndërruar në platformë të fuqishme nacionale.

“Kësisoj ajo shtroi platformën politike për një shtet të shqiptarëve bën kryengritje të përgjithshme dhe motivuan për lidhje dhe lëvizjen e cila do ta përmbyllte procesin e shpalljes së pavarësisë se Shqipërisë”, theksoi presidentja osmani.

Ajo më tej shtoi se Lidhja ka shërbyes si model ipërhershëm nga icili janë frymëzuar breza të tërë intelektualësh dijetarësh, shkrimtarësh e politikanësh e nga icili kanë buruar projekte të tjera përbashkuese të tipit nacional kulturor, sikurse ai i vitit të ’90-ta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Krerët e shtetit së bashku me Begajn bëjnë homazhe te Lidhja e Prizrenit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, në përmbyllje të shënimit të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Lidhjes.

Para përmbylljes, u shfaq edhe një ekspozitë me veshje e ushqime tradicionale, me ç ‘rast krerët e shtetit provuan ushqimet tradicionale të Prizrenit./EO

Paul Pogba del si objektivi më i fundit i Saudi Pro League

0

Mesfushori i Juventus-it, Paul Pogba është objektivi më i fundit në Pro Ligën e Arabisë Saudite, ka raportuar “90min”.

Karim Benzema u largua nga Real Madrid për t’u bashkuar me Al Ittihad të martën në një marrëveshje trevjeçare dhe N’Golo Kante është afër t’i bashkohet atij, dhe pritet të ketë një valë lojtarësh të mëdhenj që do të ndjekin drejtimin e tyre duke iu bashkuar Cristiano Ronaldo-s në Lindja e Mesme.

Shefat në Arabinë Saudite duan të shtojnë më shumë talente elitare të Evropës në radhët e tyre dhe burimet kanë konfirmuar për “90min” se Pogba është i vendosur në radarin e tyre.

30-vjeçari ka pësuar një lëndim dhe një fushatë të mbushur me polemika pas kthimit të tij te Juventus verën e kaluar nga Manchester United.

Francezi filloi vetëm një ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, ndërsa ai u hoq nga skuadra e Juventus-it për ndeshjen e tyre me eliminim direkt në Europa League me Freiburg për shkak të çështjeve disiplinore.

Pavarësisht vështirësive të tij, Pogba ka këmbëngulur që ai dëshiron të qëndrojë në Torino dhe të provojë vlerën e tij, por vetë Juventus-i ka duruar një fushatë të trazuar të shoqëruar me polemika jashtë fushës.

Juventus-i tani po shikon një rindërtim të mundshëm këtë verë. Ata do të luajnë në Europa Conference League vitin e ardhshëm pasi humbën kalimin në Champions League dhe Europa League dhe kjo mund të çojë në largimin e mundshëm të Pogba, i cili është një nga fituesit e tyre më të lartë.

Mundësia për të larguar Pogba drejt Arabisë Saudite mund të jetë joshëse për Juventus-in, ndërsa një transferim i mundshëm do të ishte një tjetër goditje e rëndësishme për Pro League.

Të gjitha nënshkrimet me emra të mëdhenj të siguruar deri më tani kanë qenë transferime falas, por me Fondin e Investimeve Publike të vendit (PIF), i cili gjithashtu zotëron Newcastle United, pompon fonde në katër klubet më të mira të Pro League, Al Ittihad, Al Ahli, Al Nassr dhe Al Hilal, ata nuk do të kenë probleme në pagesën e tarifave të konsiderueshme për ndonjë objektiv të ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post