Zyrtare: Ballkani e transferon edhe Ramush Ramadanin

Ballkani e ka prezantuar edhe transferimin e dytë në ditën e sotme.

Ramush Ramadani është lojtari i radhës që i bashkohet kampionit të Kosovës në futboll.

Ramadani ka nëshkruar kontratë trevjeçare me klubin suharekas.

Ai gjatë sezonit që shkoi, mbrojti ngjyrat e Ferizajit, teksa i është bashkuar menjëherë grupit të skuadrës, në përgatitjet për kampanjën evropiane.

Ballkani pak orë më parë njoftoi edhe për transferimin e Almir Kryeziut. /Klankosova.tv.

 

Më Shumë

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit