15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 1583

Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

0

Burimet e Bashkimit Evropian, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën – që është përmendur si mundësi në media, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – nuk është opsion.

Por, të njëjtat burime, kanë pranuar se edhe në BE po shqyrtohet mundësia e marrjes së masave ndaj Kosovës, në rast se vazhdojnë të mos përfillen kërkesat për uljen e tensioneve në veri, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për t’i kthyer serbët në institucionet lokale të asaj pjese.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 9 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

“Ekzistojnë një varg masash që po shqyrtohen dhe diskutohen. Por, shumica e madhe e shteteve anëtare në disa takime, e kanë bërë të qartë se suspendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është opsion“, ka thënë një zyrtar për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, shumica e shteteve anëtare mendojnë se një hap i tillë do të ishte i ekzagjeruar dhe kundërproduktiv, që do të shkonte kundër qytetarëve të Kosovës, e jo kundër atyre, veprimet e të cilëve nuk janë në përputhje me pritjet e BE-së.

Disa burime tjera diplomatike në BE, kanë thënë se pezullimi i liberalizimit të vizave, do të ishte proces i komplikuar edhe për shkaqe procedurale, sepse për këtë do të duhej të sigurohej shumica e kualifikuar në Këshill.

Sipas tyre, pezullimi i liberalizimit të vizave bëhet më shumë për shkaqe tjera, siç janë çështjet e migracionit apo sigurisë, dhe jo aq arsyet politike.

Por, megjithatë, këto burime nuk e përjashtojnë mundësinë që në rast të përshkallëzimit të mëtejmë të situatës, dhe paraqitjes së kërcënimeve për siguri, apo edhe rreziku për migrim masiv, kjo çështje të mos paraqitet në rend dite në BE.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar nga BE-ja më herët gjatë këtij viti.

Vendimi është zyrtar dhe përfundimtar, i botuar në Gazetën Zyrtare, dhe pritet të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2024.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon lëvizjen e lirë në vendet e Zonës Schengen.

Pulla postare, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

0

Filatelia e Postës së Kosovës nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’”.

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i vendosur 15 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, është një aeroport ndërkombëtar i frekuentuar nga më se 2.0 milionë pasagjerë në vit dhe paraqet portin e vetëm të hyrjes për udhëtarët ajrorë në Kosovë.

Emërtimin e mori në nderim të heroit kombëtar Adem Jashari, themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mund të jetë një vizatim i teksti

Pista është ndërtuar në vitin 1965 dhe është shfrytëzuar kryesisht si aeroport ushtarak, ndërsa në vitin 1985 aeroporti është pajisur në përputhshmëri me standardet e ICAO-së. Deri në muajin qershor të vitit 1999, aeroporti ka pasur vetëm trafik të brendshëm, por që nga ajo kohë, ka arritur të krijojë lidhje të rregullta për udhëtarë, si dhe për shkëmbim të mallrave.

Me ndërtimin e terminalit të ri të aeroportit të Prishtinës në Sllatinë në vitin 2013 dhe pas certifikimit me standardet më të larta evropiane në vitin 2018, aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, është edhe një urë lidhëse më e afërt e bashkatdhetarëve tanë me atdheun, si dhe mundësi e mirë e transportit ajror për vizitorët e tjerë nga e tërë bota.

Emisioni përbëhet nga një pullë postare dhe zarfi i ditës së parë që do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë.

Mund të jetë një grafik i teksti

 

Drafti i Ramës për Asociacionin mbërrin në Berlin

0

Gjermania tashmë ka konfirmuar se ka pranuar propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, por që nuk ka komentuar përmbajtjen e tij.

“Ne mund të konfirmojmë marrjen e një dokumenti të tillë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj se nuk duam të komentojmë përmbajtjen konfidenciale”, tha për Kosova Online zëdhënësi i Qeverisë gjermane.

Rama njoftoi dje se i ka dërguar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një propozim për draftstatutin e Bashkësisë së Komunave Serbe, duke shtuar se nuk e kupton ngurrimin e autoriteteve të Kosovës për të depërshkallëzuar situatën në veri, e cila “po merr përmasat e një tragjedie politike për Kosovën”.

Rama tha se për këtë dokument e ka vënë “në dijeni edhe palën amerikane”.

Kryeministri i Shqipërisë tha se dokumenti është konfidencial.

Megjithatë, ai tha se është i bindur se ky draft-statut është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Ky draft-statut, sipas Ramës, është hartuar nga ekspertë të pavarur dhe se ai vetë ka dhënë kontribut në të. Megjithatë, kryeministri shqiptar e pranoi se për këtë dokument nuk është konsultuar me homologun e tij kosovar.

Rama, po ashtu, tha se është i shqetësuar për situatën, në të cilën ndodhet Kosova dhe ai nuk dëshiron që situata të përkeqësohet edhe më tej apo të vendosen sanksione ndaj Prishtinës.

“Për mua është i pakuptimtë pozicioni i Kosovës, se Serbia bën atë që ka bërë herë tjera. Palët nuk po merren vesh kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më se si duhet hartuar”, shtoi Rama.

Kujtojmë se Ekipi Menaxhues për themelimin e Asociacionit, i cili është i autorizuar me Marrëveshjen e Brukselit për hartimin e Statutit, ka paraqitur propozimin e tij gjatë raundit të fundit të dialogut në nivelin më të lartë në Bruksel.

Ai propozim, megjithatë, nuk u miratua nga Qeveria e Kosovës, që vetëm një ditë më vonë shkarkoi Ekipin Menaxhues.

Foshnja vdiq në makinë, dëshmon babai: Isha i bindur që e kisha lënë në çerdhe

0

“Nuk e di se çfarë ndodhi, isha i bindur që e kisha lënë vajzën në çerdhe”. Kështu është shprehur babai i vajzës 14-muajshe të gjetur pa jetë brenda makinës së tij gjatë marrjes në pyetje të kryer para hetuesve.

Mediat italiane bëjnë të ditur se karabinieri 45-vjeçar italian është nën hetim për braktisje të të miturve.

Vajza 14-muajshe u gjet dje e pajetë në sediljen e pasme të një makine në zonën Cecchignola të Romës,  e harruar nga babai i saj, i cili duhej ta çonte në çerdhe.

Sipas hetuesve, babai i saj kishte harruar ta çonte në çerdhen e fëmijëve që ndodhet disa dhjetëra metra larg zyrës së tij. Makina është e sekuestruar, ndërkohë që hetuesit do të duhet të kryejnë një sërë kontrollesh në mjet për të sqaruar saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Mëngjesin e djeshëm, sipas rikonstruksioneve të para të asaj që ndodhi, babai i foshnjës, një  karabinier në detyrë në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes, duhet ta kishte shoqëruar vajzën e tij në çerdhe, ndërsa nëna duhet ta kishte marrë përsëri pasdite. Por pas mbërritjes së gruas, edukatoret i shpjeguan se vajza e saj nuk kishte ardhur kurrë në shkollë. Kur gruaja pa makinën e burrit të saj me foshnjën brenda, u frikësua dhe e ndihmuar nga një kalimtar vendosi të thyente xhamin në përpjekje për të nxjerrë foshnjën e gjallë, por fatkeqësisht ishte e kotë.

Ajo që ndodhi në Romë është një tjetër tragjedi e të ashtuquajturës ‘sindroma e foshnjës së harruar’. Një nga rastet e fundit në Itali daton në vitin 2019, kur në Katania babai i një djali dy vjeçar e la të birin në makinë për pesë orë në diell. Sërish prindi po e çonte fëmijën në çerdhe. Babai kujtoi djalin e tij të vogël të mbetur në makinë vetëm kur gruaja e tij e telefonoi, pasi shkoi në çerdhe për të marrë foshnjën. Burri nxitoi në parking duke gjetur djalin e vogël të pajetë, e dërgoi menjëherë në urgjencën e Poliklinikës, por edhe në atë rast mjekët nuk mundën më të bënin asgjë për ta risjellë në jetë.

Sipas të dhënave të ekspertëve, “Sindroma e Fëmijës së Harruar” ka shkaktuar vdekjen e 11 fëmijëve në Itali që nga viti 1998.

Në vitin 2019 parlamenti italian miratoi dekretin për detyrimin e sediljeve kundër braktisjes në makinë, pra të pajisura me alarm akustik për të kujtuar praninë e fëmijës në makinë. Pajisjet, përveç alarmit vizual dhe zanor, mund të lidhen edhe me telefonat inteligjentë të prindërve përmes aplikacioneve speciale.

Aksion kundër drogës në lagjen ‘Tusuz’ të Prizrenit

0

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës është duke realizuar një aksion në qytetin e Prizrenit.

Aksioni po kryhet në lagjen ‘Tusuz’, ku pritet të kapet sasi e substancës së dyshuar narkotike dhe personat e dyshuar lidhur me rastin.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Prizren, pesë aktakuza kundër pesë personave

0

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza kundër 48 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur nëntë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 11 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur 23 aktakuza kundër 28 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale, kurse  Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj,gjatë 24 orëve të fundit,  ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Mos qëndroni mbi 4 vjet në punën e njëjtë

0

Pavarësisht nga arsyet për ndryshim, klima aktuale e punësimit kërkon që punëkërkuesit të jenë më të shkathët. Si e tillë, ju do të vëreni se gjithmonë e më pak njerëz qëndrojnë në vendet e tyre për më shumë se tre ose katër vjet. Këtu janë katër arsye se, pse ju duhet të jeni një nga këta njerëz.

Evoluim i shpejtë i aftësive

Është në natyrën e njeriut që të rehatohet dhe të vendosë një rutinë të parashikueshme. Nëse jeni në gjendje ta kryeni punën tuaj me kompetencë, ju mund të ndiheni pak të motivuar, të përmirësoheni ose rinovoni aftësitë tuaja rregullisht.

Nëse ky jeni ju, mos u bëni merak, nuk jeni i vetmi. Por ju mund të dëshironi të dini se, çfarë po ndodh në tregun e punës. Kompanitë janë gjithmonë në ndryshim në mënyrën e bërjes së biznesit dhe se si i zënë pozitat e tyre.

Avancimet teknologjike

Teksa teknologjia evolon, po kështu ndodh me ‘fasadën’ e të gjitha industrive. Nëse ju keni një punë teknike, mbani dijeni se çfarë po ndodh në industrinë tuaj. Ndërsa punëdhënësi juaj aktual nuk mund të adaptojë platforma ose teknologji të reja, këtë mund të bëjnë konkurrentët e tij. Kështu që vihuni në lëvizje…

Perceptimi

Paramendoni se jeni përfshirë në një lidhje dhe zbuloni se partneri/ja juaj sapo ka dalë nga një marrëdhënie 12-vjeçare. Mendoni se si do e perceptonit atë person dhe se si ai ose ajo mund të lidhet me ju. E padrejtë apo jo, ju do të bëni supozime bazuar në jetëgjatësinë e marrëdhënies së mëparshme të lidhjes suaj.

Reagimi juaj nuk do të jetë i ndryshëm nga ai i një menaxheri punësimi ndërsa vlerëson CV-në e një kandidati, i cili i shpenzoi 12 vitet e fundit duke punuar për një kompani tjetër.

Avancimi në karrierë

Ndërsa mund të qëndroni në të njëjtën kompani për shumë vite, mbajtja e të njëjtit pozicion për më shumë se katër vjet mund të shfaqet problematike. Nëse aspironi të zhvilloheni brenda kompanisë suaj, duhet të kërkoni ta bëni diçka të tillë brenda dy viteve.

Nëse keni qëndruar në të njëjtën punë për katër vjet, mund të dëshironi të merrni në konsideratë opsione të tjera.

Hoxha largohet nga Ballkani

0

Rustem Hoxha është larguar nga Ballkani. Ka qenë vetë klubi suharekas që ka njoftuar se futbollisti shqiptar më nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

“FC Ballkani njofton se mbrojtësi Rustem Hoxha nuk është më pjesë e skuadrës sonë!.

Pas përfundimit të kontratës , Hoxha dhe klubi ynë kan vendosur që ta mbyllin bashkëpunimin.

Hoxha u bashkua me ekipin tonë në verën e vitit 2021 nga KF Teuta dhe pas dy sezoneve të sukseshme, aventura e tij përfundon këtu”, ka njoftuar Ballkani. “Po largohet si KAMPION. Klubi e falënderon Rustem Hoxhen për kontributin e dhënë për fanellën tonë dhe i uron suksese të mëtejshme”.

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

0

Sot mbi vendin ton parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius.

Gjatë javës, shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër. Reshjet me sasi më të mëdha priten në perëndim dhe veriperëndim të Dukagjinit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtime i verilindjes dhe jugperëndimit, njofton IHMK.

Pesë vite pa legjendën e futbollit

0

Sot bëhen pesë vite nga ndarja prej jetës e legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri.

Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.