13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 1584

Ariana e tepron me këtë veshje rrugëve të Milanit!

0

Ariana Fejzullahu, është njëra nga emrat më të komentuat të show-bizit.

Që kur ajo u martua me këngëtarin e njohur, Ermal Fejzullahu, Ariana gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes.

Ani pse është nënë e katër fëmijëve, Ariana gëzon forma shumë të mira dhe hiret e saj shpesh i poston në rrjetet sociale.

Ajo se fundmi po qëndron për vizitë në qytetin e modës në Milano të Italisë.

Nga atje, Ariana ka publikuar disa fotografi ku shfaqet super joshëse.

E veshur me fustan të gjatë dhe provokues, Ariana shfaqet kaq joshëse rrugëve të Milanit. /ORAinfo/

 

 

 

 

U kap mat me të njëjtin vend me Luizin, reagon për herë të parë ish-e dashura e këngëtarit

0

Ditën e djeshme Kryefjala .com zbuloi se Jurgena dhe Luizi janë ndodhur në një nga parukieritë e famshme në Kryeqytet. Në të njëjtën ditë e orë!

Ndonse fill pas kësaj, Kryefjala. com kontaktoi me Jurgenën për të ditur versionin e saj të ngjarjes.

Votohet reforma zgjedhore

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan në parim projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. 86 vota ishin për. Kundër votoi deputeti Haki Abazi. Projektligjin e kanë mbështetur të gjitha partitë në Kuvend.Jo shpesh por në disa raste edhe ndodhë që partitë politike në Kosovë nga pozita e opozita, dakordohen për një çështje të caktuar.

Kështu, rasti i fundit i dakordimit të partive për një çështje të caktuar është ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ku në mënyrë të veçantë, mërgatës së madhe kosovare do t’i krijohen lehtësi për të votuar e për të thënë fjalën e saj.

Kështu, të gjitha partitë politike janë pajtuar që Projektligji për reformën zgjedhore, për të cilin thanë se duhet të kalojë. Kështu u deklaruan ata në seancën e së enjtes.

Adnan Rrustemi nga LVV-ja, parti kjo në pushtet, tha se si subjekt politik, e përkrahin këtë projektligj, duke paraqitur edhe ndryshimet e bëra. “Ky projektligj implikon secilin rekomandim të vëzhguesve të BE-së”, tha Rrustemi.

Për më tepër, ai tha se numërimi i fletë votimeve nga kandidatët nuk do të bëhet në vend votime.

“Do ta përmirësojë procesin zgjedhor dhe do të ndikojnë edhe ne forcimin e demokracisë”.

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh se partia në të cilën ajo bën pjesë, e mbështet projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Krejt kjo, siç tha ajo, duke marrë parasysh që komisioni ka marrë parasysh të adresojë të gjitha rekomandimet e BE-së.

“Ne si komision kemi arritur të kemi konsensus të plotë. Grupi Parlamentar i LDK-së e mbështet projektligjin”, tha ajo.

E shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se janë tri momente që janë të rëndësishme në këtë rast. Ai tha se e para është një mësim që është marrë nga ky proces është se kur partitë politikë bëhen bashkë për një qëllim fisnik e reformë, ato i tejkalojnë partitë e interesat e veta dhe i japin Kosovës një ligj që ka konsensusin e plotë.

“E dyta, për ne është tepër e rëndësishme që janë eliminuar disa probleme teknike pro e kanë penguar demokracinë në vend. Heshtja zgjedhore është keqpërdorë. E kjo tani vlen vetëm prej hapjes së kutisë së votimit”, tha ai.

Kurse sipas Tahirit, çështja e tretë ka qenë vota preferenciale.

“Vendimi është marrë në arsyetim të thjeshtë, duke qenë se numërimi i votave për parti ndodhë në klasë dhe mbyllet kutia e pastaj ato shkojnë në një qendër komunale e më pas të gjithë do ta shohin numërimin e tani do të anashkalohet katrahura. Votat tani nuk do të numërohen votat në klasë dhe tjetra është e rëndësishme për motrat e vëllezërit në diasporë të cilët do të votojnë me postë, në diasporë dhe përfaqësitë tona diplomatike”.

Kështu, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë mbështetur ia kanë dhënë dritën e gjelbër këtij projektligji në leximin e parë.

Sidoqoftë, në rast se janë pajtuar partitë në tërësi, kjo nuk do të thotë se janë pajtuar edhe të gjithë deputetët.

Një prej tyre, deputeti Haki Abazi, tha se Kosova ka numër të vogël të ambasadave e konsullatave.

Ai ka thënë se tentimi për ta paraqitur ambasadën si vend që u lehtësohet jeta, është manipulim.

Ai ka thënë se Projektligji i zgjedhjeve në përmbajtje është bërë sa për të thënë që ka pasur konsensus partiak por, sipas tij, në asnjë mënyrë për ta adresuar kualitetin e demokracisë.

 

Partitë dakordohen për Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme

Ka nisur shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Ky projektligj, është paraqitur para deputetëve si një ligj i ri dhe për të cilin grupet parlamentare kanë pasur konsensus gjatë hartimit të tij.

Në emër të grupit punues për reformën e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, deputeti Abelard Tahiri, tha se nga 130 nene gjithsej, 92 janë rishkruar apo rihartuar tërësisht.

Ai tha se ky projektligj ka sjell si risi mundësinë e votimit për mërgatën e cila do të mund të votojë edhe në ambasadat e Kosovës në vendet ku jetojnë, por edhe është rritur vota preferenciale për kandidatë, nga 5 në 10.

“Projektligji përbëhet prej 21 kapitujve, derisa ka trajtuar rekomandimin e misionit të vëzhguesve të BE-së dhe faza e dytë rekomandimin e Grupeve Parlamentare”, tha Tahiri.

Ai tha se nga BE-ja, janë trajtuar 40 rekomandime që kanë të bëjnë me zgjedhjet nacionale.

Sipas tij, për këtë projektligj ka pasur një konsensus politik si nga pozita ashtu edhe opozita.

Në seancën ku po shqyrtohet në lexim të parë Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës janë të pranishëm edhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada Amerikane të cilët kanë ndihmuar ligjvënësit e Kosovës për hartimin e këtij projektligji.

Liria transferon sulmuesin e njohur evropian, ish-partnerin e Mbappes te Monaco

0

Liria nga Prizreni ka bërë goditjen e parë në tregun e transfereve pa u bërë një javë e plotë nga rikthimi në Superligë. Skuadra prizrenase do të sjellë një emër të njohur dikur në futbollin evropian në sulm.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ish-partneri i Kylian Mbappes në sulmin e Monacos, Lacina Traore do të jetë transferi i parë i Lirisë. Marrëveshjen me sukses e ka kryer zëvëndës-kryetari i Lirisë, Valon Osmani.

”Jemi në bisedime edhe me shumë lojtarë cilësorë tjerë. Liria synon garat evropiane sezonin e ardhshëm” ka thënë Osmani për Indeksonline.

Lacina Traore ka qenë për disa vite emër i njohur në futbollin evropian. Sulmuesi afrikan ka qenë pjesë edhe e Premierligës Angleze so futbollist i Everton.

Edicionin e kaluar 33 vjeçari luante në Portugali te skuadra e Varzim.

 

Aksion i Policisë dhe Doganës në Prevallë

0

 

Aksioni është duke u zhvilluar për sekuestrimin e mjaltës që shitet atje.

Kryesisht bastisjet janë duke u kryere tek shitësit ambulant që janë vendosur me kioska në Prevallë për të shitur mjaltë.Gazeta Insajderi

——————————————————————————————

Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.
Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!
#quality #contrucion #design #park
www.renelualtahiri.com
+383 44 128 112

Mund të jetë një imazh i 3 persona

 

 

Dyshimet për përmbajtje të hormoneve në domatet nga Shqipëria – nga janari Kosova importoi mbi 4 milionë kilogramë

0

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave, të dërguara për domatet që janë importuar nga Shqipëria.

Ato, dyshohet se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

E varësisht nga rezultatet e testeve, AUV do të ndërmarr edhe veprime. Kështu ka thënë për Telegrafin një ditë më parë, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Si AUV kemi marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria. Përveç kontrollit të rregullt dhe analiza rutionre, në këtë rast janë marrë mostra /kampione përfaqësuese të regjioneve të caktuara prodhuese prej nga importohen këto produkte, të njëjtat janë dërguar në laboratorë jashtë vendit me qellim testimi në kontaminuës kimik/mbetje të pesticideve (Përcaktimi i nivelit maksimal të mbetjeve-MRL në produkt). AUV është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave zyrtare të dërguara. Pas pranimit të rezultateve të testeve analitike, varësisht nga gjetjet do të merren veprime/masa zyrtare”, ka thënë Thaçi.

Telegrafi ka pyetur në Doganën e Kosovës, se sa ka qenë sasia e domateve të importuara nga Shqipëria për në Kosovë.

Sipas statistikave të dhënave nga Dogana e Kosovës të publikuara në ueb-faqe, në periudhën janar-qershor, nga Shqipëria janë importuar rreth 4.5 milionë kilogramë domate, vlera e të cilave kap shifrën e 3 milionë e 029 mijë e 462 euro.

 

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, importi më i madh i domateve në këtë periudhë është bërë nga Turqia, ku janë importuar 5,110,931.00 kilogramë në vlerë prej 4 milionë e 521 mijë e 356 euro.

Pas Shqipërisë dhe Turqisë, Kosova ka importuar domate edhe nga Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në total nga 1 janari i këtij viti e deri më sot 8 qershor, në territorin e Kosovës nga këto vende janë importuar 9,904,735.00 kilogramë domate në vlerë prej 7 milionë e 741 mijë e 532 euro.

Taksat që i janë paguar shtetit të Kosovës nga këto importe janë 1 milionë e 722 mijë e 096. /Telegrafi/

 

Albin Kurti: Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në Kosovë (VIDEO)

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se xhudistja Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në Kosovë.

Sipas tij, qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesit – janë tri virtyte të Majlindës të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë, njofton Klan Kosova.

Tutje, ai ka folur edhe për programin e xhudos i cili do të futet nëpër shkolla.

“Përmes programit të xhudos, përveç që po sigurojmë zhvillimin e sportit në vend, njëkohësisht po krijojmë mundësi për të rinjtë tanë që të shprehin talentin e tyre, të jenë aktiv dhe të shëndetshëm si dhe të jenë të suksesshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shenja për krizë ekonomike në Turqi, Erdogan merr vendimin e rëndësishëm

0

Me Turqinë që po përballet me një krizë financiare të afërt, presidenti i sapozgjedhur Rexhep Tajip Erdogan i dha politikanit dhe ekonomistit Mehmet Simsek rolin për të drejtuar ministrinë e financave. Analistët thonë se kjo lëvizje shënon një kthim dramatik të politikës ekonomike.

Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, mbeten pikëpyetje nëse Erdogan do të pajtohet me politikat që mund të zgjedhë ministri Simsek.Emërimi nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i Mehmet Simsekut, një ish-bankier amerikan, si ministër i financave, shihet gjerësisht si tregues i fundit të politikës jotradicionale të ndjekur nga Erdogani për uljen e normave të interesit për të zbutur inflacionin në rritje, që zyrtarisht shkon në rreth 40%.

“Kjo shënon një kthesë 180-gradë të politikave ekonomike të Erdoganit. Dhe ai ka ndjekur politika jotradicionale për pjesën më të madhe të dekadës së fundit. Simsek ishte në administratën e mëparshme të Erdoganit që ndoqi ato politika dhe u largua sepse nuk i pëlqenin. Pra, mendoj se fakti që ai është kthyer sugjeron që Erdogani e ka kuptuar se duhet të bëjë diçka ndryshe”, thotë Timothy Ash me firmën ‘Blue Bay Asset Management’.Shumë fajësojnë politikën e normave të ulta të interesit të Erdoganit për rritjen e inflacionit, i cili mbetet i lartë, veçanërisht për artikujt ushqimorë, me tregtarët dhe blerësit të goditur rëndë.

Fuqia blerëse e të gjithëve është në rënie, kjo është shumë e qartë. Sidomos kur shet frutat dhe perimet në treg, shihet qartë se sa ka rënë aftësia blerëse e njerëzve”, thotë tregtari Gurol Simsek.

Lira turke është dobësuar në nivele të ulëta rekord pas rizgjedhjes së Erdoganit dhe Turqisë i kanë mbetur pak rezerva valutore për ta mbrojtur atë.

Turistët pritet të plotësojnë rezervat e valutës së huaj, por analistët paralajmërojnë se koha po kalon për të shmangur një krizë.

“Turqia po shkon me shumë shpejtësi drejt një krize valutore ose, më zyrtarisht, krizës së bilancit të pagesave. Unë personalisht mendoj se Turqia nuk mund të mbijetojë këtë dimër pa ndryshime të mëdha, thelbësore dhe të besueshme të politikës ekonomike” thotë Atilla Yesilada me firmën ‘Global Source Partners’.

Kthimi në praktikën ekonomike të rritjes së normave të interesit për të zbutur inflacionin është një opsion për rritjen e investimeve të huaja dhe madje mund ta afrojë Turqinë me aleatët tradicionalë perëndimorë.

“Shqetësimi është se gjashtë muaj më vonë dhe përpara zgjedhjeve lokale që priten në fillim të vitit të ardhshëm, Erdogani mund të mos pranojë më këtë politikë të shtrënguar dhe mund të fillojë të ushtrojë presion mbi Simsekun që të mos bëjë atë që duhet të bëjë ose madje ta shkarkojë atë”, thotë analisti Timothy Ash.
Erdogani tashmë ka deklaruar se prioriteti i tij është të rimarrë kryesinë e Stambollit nga opozita. Politika – si gjithmonë – ka të ngjarë të diktojë nëse Turqia do të ngulmojë dhe do të marrë vendime të vështira për ekonominë.

Dy djemtë e xhaxhait e bëjnë për spital 26 vjeçaren në Malishevë

0

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në Malishevë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë në këtë rast është një vajzë 26-vjeçare e cila jeton në bashkësi familjare me xhaxhain e saj dhe fëmijët e tij.

Dy djemtë e xhaxhait dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj viktimës, duke e rrahur brutalisht dhe duke i shkaktuar asaj lëndime trupore. Si pasojë e dhunës, ajo ka marrë lëndime trupore dhe për këtë ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Ndërkohë ka dhënë dëshminë e saj para organeve të hetuesisë, teksa ka shprehur dëshirën që të dërgohet në strehimore, pasi që nuk ndihet e sigurt të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e njëjtë me të dyshuarit.

Njëri prej të dyshuarve është intervistuar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Ndërron jetë babai i dëshmorit Afrim Krasniqi nga Malisheva

0

Ka ndërruar jetë, Fazli Krasniqi, babai i dëshmorit të kombit, Afrim Krasniqi nga fshati Bardh, Komuna e Malishevës

Lajmin e ka bërë të ditur nipi i tij, Kastrioti.

Ai ka bërë me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14:00.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj