15.8 C
Prizren
E hënë, 25 Shtator, 2023

Foshnja vdiq në makinë, dëshmon babai: Isha i bindur që e kisha lënë në çerdhe

“Nuk e di se çfarë ndodhi, isha i bindur që e kisha lënë vajzën në çerdhe”. Kështu është shprehur babai i vajzës 14-muajshe të gjetur pa jetë brenda makinës së tij gjatë marrjes në pyetje të kryer para hetuesve.

Mediat italiane bëjnë të ditur se karabinieri 45-vjeçar italian është nën hetim për braktisje të të miturve.

Vajza 14-muajshe u gjet dje e pajetë në sediljen e pasme të një makine në zonën Cecchignola të Romës,  e harruar nga babai i saj, i cili duhej ta çonte në çerdhe.

Sipas hetuesve, babai i saj kishte harruar ta çonte në çerdhen e fëmijëve që ndodhet disa dhjetëra metra larg zyrës së tij. Makina është e sekuestruar, ndërkohë që hetuesit do të duhet të kryejnë një sërë kontrollesh në mjet për të sqaruar saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Mëngjesin e djeshëm, sipas rikonstruksioneve të para të asaj që ndodhi, babai i foshnjës, një  karabinier në detyrë në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes, duhet ta kishte shoqëruar vajzën e tij në çerdhe, ndërsa nëna duhet ta kishte marrë përsëri pasdite. Por pas mbërritjes së gruas, edukatoret i shpjeguan se vajza e saj nuk kishte ardhur kurrë në shkollë. Kur gruaja pa makinën e burrit të saj me foshnjën brenda, u frikësua dhe e ndihmuar nga një kalimtar vendosi të thyente xhamin në përpjekje për të nxjerrë foshnjën e gjallë, por fatkeqësisht ishte e kotë.

Ajo që ndodhi në Romë është një tjetër tragjedi e të ashtuquajturës ‘sindroma e foshnjës së harruar’. Një nga rastet e fundit në Itali daton në vitin 2019, kur në Katania babai i një djali dy vjeçar e la të birin në makinë për pesë orë në diell. Sërish prindi po e çonte fëmijën në çerdhe. Babai kujtoi djalin e tij të vogël të mbetur në makinë vetëm kur gruaja e tij e telefonoi, pasi shkoi në çerdhe për të marrë foshnjën. Burri nxitoi në parking duke gjetur djalin e vogël të pajetë, e dërgoi menjëherë në urgjencën e Poliklinikës, por edhe në atë rast mjekët nuk mundën më të bënin asgjë për ta risjellë në jetë.

Sipas të dhënave të ekspertëve, “Sindroma e Fëmijës së Harruar” ka shkaktuar vdekjen e 11 fëmijëve në Itali që nga viti 1998.

Në vitin 2019 parlamenti italian miratoi dekretin për detyrimin e sediljeve kundër braktisjes në makinë, pra të pajisura me alarm akustik për të kujtuar praninë e fëmijës në makinë. Pajisjet, përveç alarmit vizual dhe zanor, mund të lidhen edhe me telefonat inteligjentë të prindërve përmes aplikacioneve speciale.

Ballkani merr rrugë për në Republikën Çeke për përballjen me Viktoria Plzen

Ballkani është nisur për në Republikën Çeke ku do ta zhvilloj ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Konferencës. Kampioni në fuqi i Kosovës...

Konjufca: E kemi vërejtur nga fillimi se Lajçak-u mbron pozicionin e Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ditë më parë se emisari i Bashkimit Evropian për...

Lajmet e Fundit