8.6 C
Prizren
E shtunë, 4 Prill, 2026
Home Blog Page 1590

Bashkia e Hasit shpall Rexhep Selimin “Qytetar Nderi”

0

Këshill bashkiak i Krumës-Hasit, me 28 prill 2023, ka shpallur “Qytetar Nderi”, ish eprorin e lartë të TMK-së, njërin ndër themeluesit e UÇK-së, Gjeneral Rexhep Selimin.

Kështu ka bërë të ditur bashkëshortja e Selimi, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi përmes llogarisë së vet në “Facebook”, përcjell “Epoka e re”.

Deputetja Shqipe Selimi ka falënderuar Këshillin Bashkiak si dhe kryetarin e Bashkisë, Liman Morinën për nderin që i kanë bërë bashkëshortit të saj, Rexhës i cili po mbahet padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

 

“Në emrin tim dhe të familjes Selimi dua t’i falënderoi antarët e Këshillit Bashkiak si dhe Kryetarin e Bashkisë z.Liman Morina për respektin dhe nderin që iu bë Rexhës.

Rexhep Selimi e ka për nder që të jetë bashkëqytetar nderi me banorët e Krumës dhe Hasit të cilët dhan kontribut të çmuar në Luftën e Kosovës për Liri, duke dhënë qindar luftëtar dhe ne mesin e tyre dhjetra dëshmor për lirinë e Kosovës.”, ka shkruar Shqipe Selimi në falënderimi e saj.

Njoftimi i plotë i Shqipe Selimit:

Në njëren nga seacat e fundit, Këshilli Bashkiak i Krumës-Hasit, nderoi Rexhep Selimin me mirënjohje “PËR KONTRIBUTIN E PAZËVENDESUESHËM PËR ÇLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE, SI NJË NDËR THEMELUESIT E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, I NJOHUR DHE SI KOMANDANT I AKADEMISË SË MBROJTJES NË TRUPAT MBROJTËSE TË KOSOVËS” duke e shpallur Qytetar Nderi të kësaj Bashkie.

Për këtë gjë në emrin tim dhe të familjes Selimi dua t’i falënderoi antarët e Këshillit Bashkiak si dhe Kryetarin e Bashkisë z.Liman Morina për respektin dhe nderin që iu bë Rexhës.

Rexhep Selimi e ka për nder që të jetë bashkëqytetar nderi me banorët e Krumës dhe Hasit të cilët dhan kontribut të çmuar në Luftën e Kosovës për Liri, duke dhënë qindar luftëtar dhe ne mesin e tyre dhjetra dëshmor për lirinë e Kosovës.

Faleminderit Krumë. /S.Z

Ky pritet të jetë largimi i parë nga Malisheva

0

Malisheva me trajnerin Bylbyl Sokoli përmbushi pritshmëritë dhe tashmë pritet të ketë ndryshime në ekip për t’u mobilizuar edhe stinorin e ardhshëm.

Faruk Bihorac mund të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga Malisheva në këtë afat kalimtar.

Bihorac nuk ishte fare i grumbulluar me ekipin në ndeshjen e fundit dhe tashmë palët mund t’i ndajnë rrugët në verë.

Ai erdhi tek skuadra e Malishevës në muajin janar dhe kishte paraqitje të vazhdueshme,

/GazetaBlic Sport

A është përrallë çdo tregim?

0

Nga: Gabriel García Márquez (Revista Cambio, 24 korrik 2000)
Përktheu: Bajram Karabolli

Të shkruash një roman do të thotë të bësh mur me tulla. Të shkruash një tregim do të thotë të bësh mur betoni. Nuk e di e kujt është kjo frazë e saktë. E kam dëgjuar dhe e kam përsëritur aq shumë sa ndoshta dikush mund të ketë besuar, se kjo ishte thënia ime. Ka edhe një krahasim tjetër që nuk është aq i fortë sa i mëparshmi: tregimi është të qëllosh me shigjetë në qendër të tabelës, ndërsa romani është të gjuash lepujt. Sidoqoftë, kjo pyetje e lexuesit ofron një mundësi të mirë që, si gjithmonë, të vrasësh mendjen edhe një herë, në lidhje me dallimet midis dy zhanreve letrare të ndryshme, por edhe të trazuara me njëra-tjetrën. Një arsye për këtë mund të jetë lajthitja për t’i ngatërruar ndryshimet e gjatësisë së tekstit me dallimin gjinore midis tregimit të shkurtër dhe tregimit të gjatë. Ndryshim që është i vlefshëm midis një tregimi dhe një tjetri, por jo midis tregimit dhe romanit.

Tregimi më i shkurtër që njoh është ai i guatemalasit Augusto Monteroso, i cili sapo ka marrë çmimit “Princit të Asturias”. Ja tregimi:

 

 

 

 

 

Tregimi më i shkurtër që njoh është ai i guatemalasit Augusto Monteroso, i cili sapo ka marrë çmimit “Princit të Asturias”. Ja tregimi:

Kur u zgjua, dinozauri ishte akoma atje.

Asgjë më shumë. Ka edhe një tjetër nga Një mijë e një net, tekstin e të cilit nuk e kam në dorë dhe më prodhon ngërçe zilie. Është historia e një peshkatari që i merr hua një plumb rrjete një gruaja të një peshkatari tjetër, me premtimin se do t’i dhuronte peshkun e parë që do të kapte; dhe kur ajo e merr peshkun dhe e hap për ta tiganisur, në barkun e tij gjen një diamant me madhësinë e një bajame.

Më shumë sesa vetë rrëfenja, e mahnitshme për thjeshtësinë e saj, kjo më intereson tani sepse shtjellon tjetër nga misteret e zhanrit: nëse plumbin nuk do ta kishte dhënë një grua, por një burrë tjetër, historia do të humbiste sharmin: nuk do të ekzistonte. Pse? Kush e di! Një mister më shumë i një zhanri misterioz në shkallën më të lartë.

Romanet shembullore të Servantesit janë vërtet shembullore, por disa nuk janë romane. Përkundrazi, Josef Konrad shkroi tregimin Duelistët, po ashtu një histori shembullore, me më shumë se njëqind e njëzet faqe, që shpesh ngatërrohet me një roman për shkak të gjatësisë së tij. Regjisori Ridley Scott e bëri atë një film të shkëlqyeshëm, pa ndryshuar identitetin e historisë së tij. Absurdja në këtë pikë do të ishte të pyesim nëse Konradit do t’i interesonte që ta ngatërronin vërtet me një roman.

Intensiteti dhe uniteti i brendshëm janë thelbësore në një tregim, ndërsa në një roman jo aq shumë, sepse në një roman, fatmirësisht, ka mjete të tjera për të na magjepsur. Prandaj, kur dikush sapo lexon një tregim, mund të imagjinohet se çfarë përjeton para dhe pas, dhe e gjithë kjo do të vazhdojë të mbetet pjesë e temës dhe magjisë së asaj që lexoi. Përkundrazi, romani duhet të mbajë gjithçka brenda. Përfundimisht, mund të thuhet, pa frikë, se ndryshimi mund të jetë po aq subjektiv sa edhe për gjithë bukuritë e jetës reale.

Shembuj të mirë për tregime kompakte dhe intensive janë dy perlat e këtij zhanri: Këmba e majmunit e V. V. Jacobsit dhe Njeriu në rrugë i Zhorzh Simenonit. Tregimi policor mbijeton në botën e tij të veçantë, pa nevojën e shoqërimit, sepse shumica e simpatizantëve të tij interesohen më shumë për intrigën sesa për misterin. Veçanërisht tek më i vjetri dhe i paarritshmi Edipi mbret, i Sofokliut, një dramë greke që ka unitetin dhe tensionin e jashtëzakonshëm të një rrëfimi, ku hetuesi zbulon se ai vetë është vrasësi i babait të tij.

Tregimi duket se është gjinia natyrore e njerëzimit për përfshirjen e saj spontane në jetën e përditshme. Ndoshta, pa e ditur, atë e shpiku njeriu i parë i shpellave që, një pasdite, doli për të gjuajtur dhe nuk u kthye deri ditën tjetër, për shkak se iu desh të luftonte për jetë a vdekjeje kundër një bishe të çmendur nga uria. Në të vërtetë, ajo që bëri gruaja e tij, kur kuptoi se heroizmi i burrit nuk ishte gjë tjetër veçse një përrallë, mundi të ishte romani i parë dhe mbase më i gjati i epokës së gurit.

 

 

Nuk di çfarë të them për supozimin nëse tregimi qenka një pauzë freskimi midis dy romaneve, kjo gjë mund të jetë një spekulim teorik që nuk ka asnjë lidhje me përvojat e mia si shkrimtar. Duke e vrarë mendjen shumë, do të guxoja të thosha se nuk janë të paktë shkrimtarët që i kanë provuar të dy zhanret në të njëjtën kohë dhe jo shumë herë me të njëjtën fat në të dy zhanret. I tillë është rasti i Uilliam Samerset Mom, veprat e të cilit – si ato Heminguejt – janë më të njohurat nga kinemaja. Midis tregimeve të tij të shumta, nuk mund të harrojmë P&O – sigël e kompanisë e lundrimit “Pacific and Orient” – e cila është drama e tmerrshme dhe patetike e një kolonizuesi të pasur anglez që vdes nga një hipostazë e pamëshirshme në mes të Oqeanit Indian.

Ernest Heminguej është një rast i ngjashëm. Sa i njohur për kinemanë aq edhe për librat e tij, ai mund të mbetet në historinë e letërsisë vetëm për disa tregime mjeshtërore. Duke studiuar jetën e tij, mendohet se prirja dhe talenti i tij i vërtetë ishin për tregimin e shkurtër. Për shijen time, krijimet më të mira nuk janë as më të vlerësuarat as më të gjatat. Përkundrazi, dy prej tyre janë një nga më të shkurtrat – Një kanarinë për një dhuratë dhe Një mace në shi – dhe e treta, e gjatë dhe e shenjtë, Jeta e shkurtër dhe e lumtur e Francis Makomberit.

Mbi supozimin tjetër se tregimi mund të jetë një lloj praktike për të arritur te romani, pohoj që e kam bërë dhe nuk më ka dalë keq për të mësuar të shkruaj romanin Vjeshta e patriarkut. E kisha mendjen të fiksuar te formula tradicionale e Njëqind vjet vetmi, për të cilin kisha punuar dy vjet, pa e ngritur kokën. Çdo gjë që përpiqesha të shkruaja më dilte njësoj dhe nuk arrija dot të manovroja për një libër tjetër. Sidoqoftë, bota e diktatorit të përjetshëm, të ftilluar dhe të shkruar në stilin e gjykueshëm të librave të mëparshëm, do të kishte jo më pak se dy mijë faqe rrotulla letre të padepërtueshme dhe të padobishme. Kështu që vendosa të shikoja çdo rrezik për një prozë të ngjeshur që do të më nxirrte nga kurthi akademik për ta ftuar lexuesin në një aventurë të re.

Mendova se e kisha gjetur zgjidhjen përmes një seri shënimesh dhe idesh për tregime të lëna, të cilëve iu ktheva, pa drojën më të vogël nga çdo lloj arbitrariteti formal, derisa gjeta atë që po kërkoja për librin e ri. Janë tregime eksperimentale për të cilat kisha punuar për më shumë se një vit dhe që u botuan më vonë më vete te libri Zemërdëlira EréndiraBlakaman shitësi i mirë i mrekullive dhe Udhëtimi i fundit i anijes fantazmë, që është një fjali e vetme pa pikësim, përveç presjeve apo, aty këtu, ndonjë pikëpresje, sa për të marrë frymë – dhe disa tregime të tjerë që nuk e kaluan provimin dhe që flenë gjumin e të drejtit në sirtarin e plehrave. Kështu gjeta embrionin e Vjeshta e patriarkut, që është një sallatë ruse eksperimentesh të kopjuara nga shkrimtarë të tjerë të këqij apo të mirë të shekullit të kaluar. Frazat që do të donin dhjetëra faqe janë zgjidhur në dy ose tri faqe, për të thënë të njëjtën gjë, duke u zënë ngushtë, nga shkelja e vetëdijshme e rregullave të kursimit dhe gramatikës diktatoriale të akademive.

Libri që doli ishte një katastrofë tregtare. Shumë lexues, besnikë të romanit Njëqind vjet vetmi, u ndjejnë të zhgënjyer dhe donin që shitësi i librave t’u kthente paratë. Duke qenë se libri qe lidhur shkel e shko, për të kursyer sa më shumë, botimi spanjoll do të më mbetej në dorë dhe një mik, duke bërë shaka, më ngushëlloi: “E lexova Vjeshtën tënde, gjethe më gjethe”. Shumë këmbëngulën në lexim, të tjerët mezi arrinin te gjysma dhe, me kohë, më shmangeshin, se mos më vinte keq që nuk vazhdonin më tej. Sot është libri im më i shqyrtuar në universitete të vendeve të ndryshme, dhe gjeneratat e reja mund ta lexojnë sikur të ishte muzgu i një Tarzani dyqind vjeç. Nëse dikush proteston dhe e hedh nga dritarja, kjo ndodh ngaqë nuk i pëlqen, por jo sepse nuk e kupton. Dhe ndonjëherë, për fat të mirë, ka edhe ndonjë që e merr përsëri nga toka.

 

 

 

Haradinaj kërkon mocion për rrëzimin e qeverisë Kurti II: Po rrezikohet sovraniteti

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Ai ka thënë se qëndrimi i partisë së tij, është që të organizohet mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti II.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë”.

“Ajo që e bënë këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurtit që në emër të Kosovës t’i drejtohet përmes mediave sekretarit amerikan. Kurti ka shkuar në ekstrem me garantin tonë të sigurisë. Jemi falënderues Policisë së Kosovës. Kemi filluar komunikimin e ndërsjellët me grupet parlamentare. Nuk besoj që është çështje pozitë opozitë”, tha ai.

Quni: Kosova u përjashtua nga “Defender Europe 2023”, si pasojë e politikave të gabuara

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni Anton Quni, tha se Kosova nga veprimet e gabuara politike është përjashtuar nga “Defender Europe 2023”.

Sipas tij, mbi 1300 ushtarë nga Kosova janë përgatitur gjatë që të marrin pjesë në këtë ngjarje, por që tani pjesëmarrja e tyre është anuluar.

“Siguria e Kosovës nuk varet vetë nga madhësia e tytave të armeve tona, por edhe nga bashkëpunimi me aleatët. Siguria e Kosovës është e garantuar nga aleanca më e fuqishme që ka njohur bota. Rezultati i politikave të gabuara është rënie në gracën e Vuçiqi, nga këto politika të gabuara Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’”.

“1300 ushtarë të Kosovë janë përgatitur gjatë që të marrin pjesë në këto ushtrime, por që tani ata janë përjashtuar nga kjo. Kosova duhet të prodhoj stabilitet këtë ja kemi borxh miqve, Kosova nuk duhet të vazhdoj të jetë konsumues e miqve tanë, por duhet që të kontribuoj në ruajtjen e paqes”, tha a, raporton Ekonomia Online.

Pas gjashtë javësh përfunduan vizitat sistematike të 6 800 nxënësve në 52 shkolla të Prizrenit

0

Pas gjashtë javësh intensive kanë përfunduar vizitat sistematike të 6 800 nxënësve në 52 shkolla të menaxhuara nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në tri shkolla private dhe në dy shkolla speciale të Komunës së Prizrenit.

Kryetari Shaqir Totaj ka shprehur mirënjohje për punën e jashtëzakonshme të ekipeve profesionale shëndetësore dhe personelit të arsimit.

Raporti nga ky aksion, i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Arsimit, do të del së shpejti me rekomandimet dhe gjetjet e këtij procesi.


Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Kurti në Bratislavë: S`mund të dal mbi ligjin për situatën në veri

0

Në forumin ‘Globalsec’ në Bratislavë, kryeministri Albin Kurti shpjegoi situatën aktuale në veri të Kosovës. Ai tha se kryetarët e rinj të komunat në veri janë kryetarë me ‘k’ të vogël për shkak të daljes së qytetarëve në numër të ulët në zgjedhje.

Kurti deklaroi se konsideron NATO-n të pazëvendësueshme për sigurinë e Kosovës dhe se me KFOR-in janë në kontakt të rregullt.

Por ai tha se jo çdoherë pajtohem për çdo gjë. “Por ndërtesat komunale i përkasin republikës. E kuptoj se nuk duhet të ketë shumë policë, brenda apo jashtë, por nuk duhet të ketë turma të dhunshme”, tha ai, duke shpjeguar se ata sulmojnë ushtarët, policët e gazetarët.

Kurti deklaroi se drejtësia  duhet të jetë në zinxhir dhe se pajtohet se duhet komunikim e koordinim dhe kjo bëhet.

“Por sa i përket komunave nuk mund të rri në zyrën time në Qeveri  e tu them kryetarëve mos shkoni në zyra”, u shpreh Kurti, duke shtuar se e kupton se ata nuk mund të qëndrojnë më shumë sesa mandati i tyre, janë më shumë teknikë, administratorë, dhe janë udhëzuar të kryejnë detyrat pa trimfalizëm.

“Nuk është sukses, por është situatë fatkeqe. Megjithatë, ministri i Financave duhet të bashkëpunojë me kryetarët sepse asnjë nga komunat në Kosovë nuk është e vetë qëndrueshme sepse të ardhurat e tyre janë të dobëta”.

Kryeministri deklaroi se kryetarët serbë në veri kanë dhënë dorëheqje për ta bërë sistemin jofunksional.

“Mua më duhet një legjitimitet minimal me ligjshmëri e me proces demokratik edhe pse dalje të ulët në zgjedhje e legjitimitet të dobët”.

I pyetur nëse për të mirën e situatës, a mund të punojnë kryetarët e këtyre komunave në ndërtesa të tjera, kryeministri Kurti tha se pozita e tij e fuqisë vjen nga zyra e Kryeministrit e republikës demokratike të Kosovës.

“Ajo që po bëj tani është detyrë e imja. Ka struktura paralele në pjesën veriore të Kosovës. Po të urdhëroja kryetarët që të dalin nga zyrat e tyre ku janë, do të ishte sikur unë po angazhohem të krijoj një strukturë paralele ndaj strukturave paralele”, shpjegoi kryeministri Kurti në këtë forum.

Ai tha se këtë nuk mund ta bëjë. Ai u shpreh se një nga definicionet e mira të demokracisë është se ligji duhet të jetë mbi politikën.

“Çfarë mund të bëjmë brenda ligjit dhe ende të bëjmë politikë është që në një pikë të caktuar të ketë zgjedhje të parakohshme, por këtë nuk mund ta themi që këta kryetarë nuk janë kryetarë”, deklaroi kryeministri Kurti.

Ai rikujtoi e vetë  bashkësia ndërkombëtare me konsensus të përgjithshëm ka pranuar procesin zgjedhor dhe rezultatin e tij.

“Ka pranuar kryetarët që kanë bërë betimin e si tash po i konteston kryetarët për të hyrë në objekte që janë publike. Nëse bashkësia ndërkombëtare do të thoshte mos bëj zgjedhje se nuk ka rrethana, apo keni bërë zgjedhje e nuk është proces i duhur, apo keni rezultat e mos bëni betimin, atëherë do të flisnim për politikë”.

Por sipas Kurtit, tani në këto rrethana, politikisht po bën atë që po bën, jo nga fuqia por mungesa e fuqisë sepse nuk ka fuqi të bëjë diçka tjetër.

Ai tha se po ndërmerr veprime juridike në kuadër të ligjit.

I pyetur për rrezikun e izolimit ndërkombëtar të  tij dhe Kosovës, si nga SHBA apo mundësia e pezullimit të liberalizimit të vizave, kryeministri Kurti deklaroi se- “jam i brengosur gati gjithë kohës, por nuk frikësohem”. “Është përshkrim i punës që të mos frikësohem, por të brengosëm”.

Sa i përket mesazheve të forta të SHBA-së, kryeministri tha se është duke u përpjekur shumë që të gjejë një rrugëdalje.

“Rrugëdalja nuk duhet të jetë rrugë e lakuar por një hekurudhë. Së pari të dalim nga kriza në veri, sundim i së drejtës. Turma ose kthehet në Serbi ose burgoset në Kosovë. E pastaj të ulim praninë e policisë në objektet komunale dhe normalizohet situata”.

Ndërkaq rruga e dytë ai tha se është zbatimi i shpejtë i pakushtëzuar, i drejtpërdrejtë të marrëveshjes së dakorduar.

“Legjitimiteti i palëve, Kosova -Serbia, BE e SHBA, po gërryhet sepse kemi një tekst por nuk kemi zbatim të tij”, tha Kurti, duke rikujtuar se edhe ai vetë i kishte kritikuar paraardhësit e  tij që mes  nënshkrimit të marrëveshjeve dhe realizimit, sikur ishin dy planetë larg.

Kurti tha se tani po i kthehen sërish palët sindromit të vjetër ku bëhen marrëveshje dhe nuk zbatohen. “Këtu kam një listë të gjatë se si Beogradi e ka shkelur zbatimin e marrëveshjes”.

Ai tha se duhet dialog i intensifikuar e jo të ketë takime në dialog, një herë në dy muaj.

Kryeministri tha se është shumë i gatshëm për takime me palën serbe, sepse i pëlqen njohja de-fakto, duke përfshirë edhe Vetëmenaxhimin e bashkësisë serbe.

“Dua t’i mbroj serbët sepse jam dhe kryeministër i tyre. Kam vuajtur shumë dhe nuk dua që edhe të tjerët të vuajnë”.

Kurti tha se e di se çfarë do të thotë të ndjehet i pa përfaqësuar.

Kurti në Bratislavë: Serbët e Kosovës janë nën presionin e Beogradit

Por ligjshmëria e kushtetutshmëria duhet zbatuar. Bashkësia Ndërkombëtare ka njohur procesin e zgjedhjeve dhe rezultatin.

“Por kur kryetarët u desh të shkojnë në zyrat e tyre që janë pronë e shtetit, serbët kanë filluar të organizohen në turma dhe kanë sulmuar”, tha Kurti.

I pyetur se çfarë mund të bëjë si Kryeministër për të ulur tensionet, Kurti u shpreh se në secilën komunë të Kosovës, ka nga disa dhjetëra policë dhe kjo është situatë normale.

“Për aq sa të ketë turma të dhunshme jashtë që shkruajnë grafite me shkronjën ‘Z’ e që shprehin admirimin për presidentin despotik Putin, dhe për agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, e disa prej të cilëve janë policë në Serbi, duhet t’i kemi njësitë tona speciale të policisë”, tha Kurti,  duke shtuar se ata po bëjnë punë shumë profesionale sepse janë të trajnuar nga perëndimi, SHBA e BE.

Kurti tha se i di shumë mirë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje të tyre nga Policia.

“Kam dhënë udhëzime që në këto komuna Zv.kryetarët të jenë serbë dhe pushteti lokal të jetë me shumë parti, gjuhë, etni sepse diversiteti i tillë duhet të reflektohet”.

Ai tha se kryetari i zgjedhur, i zgjedh nënkryetarët e tij. “Kam ministër në qeverinë time që ka partinë e tij dhe zëvendësministri i tij vjen nga Leposaviqi, nga komuna më veriore e Kosovës”, u shpreh Kurti, duke shtuar se ka serbë që punojnë në shtetin  Kosovës.

“Edhe pse shumë nga ta nuk janë të lirë për shkak të presioneve e shantazhit që marrin nga Beogradi zyrtar, ku janë angazhuar në projektin për botën serbe, të gjithë serbët në një vend të vetëm”.

Kurti tha se nëse këta kryetarë nuk shkojnë në objektet komunale, atëherë ku duhet të jenë.

“Mandati i tyre nuk është katër por dy vjet,por kjo nuk ka nevojë të zgjasë”. Kryeministri Kurti tha se Brukseli është vendi ku Kosova bën dialogun me Serbinë sepse nuk i pëlqejnë marrëdhëniet  fqinjësore pa vlera evropiane.

“Kemi aplikuar për anëtarësim në BE dhe duam t’i bashkohemi KiE dhe Kosova është tregim suksesi”, u shpreh ai, duke shtuar se të ardhurat dhe investimet janë rritur.

Kryeministri deklaroi se është e vështirë të paramendohet nga jashtë mungesa e lirisë së shprehjes për serbët, për gati kudo që jetojnë ata në Ballkan.

“Këndvështrimi që është instaluar, një shtet, një parti një lider, një kishë, sepse partia kryesore opozitare në serbi është Kisha Ortodokse”, tha Kurti, teksa shpjegoi se ata kanë logjistikën, infrastrukturën, peshkopët, çdo kund, në çdo komunë e ndoshta edhe në çdo lagje.

Ai tha se serbët e Kosovës duan të jenë pjesë e Kosovës, por nuk mund të shprehen lirshëm se çfarë duan.

“Kemi komunitetin serb në Kosovë është 4% e popullatës e ku kemi 3% të pakicave të tjera e 93% janë shqiptarë. Por serbëve në Kosovë, Beogradi ua lejon vetëm një parti, kurse boshnjakët kanë disa parti , edhe turqit e ne shqiptarët kemi dhjetëra parti politike”, shpjegoi Kryeministri, presionin që u bëhet serbëve nga Serbia.

Ai rikujtoi se një person  që ka krijuar një parti politike, Nenad Rashiqi, djali i tij është rrahur rëndë nga serbët. Kryeministri foli edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai shpjegoi historikun e nënshkrimit të marrëveshjes para dhjetë vjetësh, por që tani, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk dëshiron të nënshkruajë me të, “Marrëveshjen bazë’ të dakorduar.

Sipas tij, ky dokument ka disa pika të çuditshme ku në disa komuna, komandanti i policisë duhet të jetë serb. Kurti tha se ka shumë mundësi që në komunën me shumicë serbe, komandanti i policisë të jetë serb.

“Por është shumë problematike kur e shkruan e bën me vlefshmëri juridike. E çfarë nëse një rom dëshiron të bëhet komandant?”, pyeti Kurti, duke shpjeguar se -“tani ai a duhet të përjashtohet. E në këtë situatë kjo merr shijen e racizmit”.

Më tej kryeministri foli edhe për shqiptarët ën Luginë të Preshevës, për të cilët tha se kanë Këshillin Nacional Shqiptar, e për të cilin tha se ka fare pak kompetenca.

“Ata jetojnë në tri komuna e fatkeqësisht Serbia bën një lloj spastrimi etnik me masivizim të adresave”.

Ai tha se i ka thënë presidentin Vuiçiq që Kosova e Serbia duhet të kenë reciprocitet në aspektin e të drejtave të njeriut. “Ai  nuk ka dashur as ta  dëgjojë e lërë më të më përgjigjet”./RTKlive

Të dyshuarit në Prizren i gjenden pushkë e pistoletë në kulmin e shtëpisë

0

Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Lubizhdë të Prizrenit, kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë dhe 22 fishekë.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes për një rast të “Vjedhjes së rëndë”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me datën 30.05.2023, policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, gjatë ndërmarrjes se veprimeve të nevojshme hetimore (këqyrja e vendit të ngjarjes ) në një rast “ Vjedhje e Rende “ në fshatin Lubizhdë, Prizren, në shtëpinë e tij, një të dyshuarit i janë gjetur në posedim dy arme zjarri pa leje adekuate nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, armët janë gjatë nën kulmin e shtëpisë së të dyshuarit dhe më pas janë sekuestruar në cilësinë e dëshmisë materiale.

“Në këtë janë sekuestruar 1 (një) pushkë gjysmë automatike dhe një një pistolete ngjyre e zeze dhe njëzet e dy fishekë të kalibrave të ndryshme. I dyshuari shoqërua në polici për intervistim lidhur me rastin. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të cilit rasti procedohet i rregullt”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti do të trajtohet nga hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri. /BetimipërDrejtësi

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia – zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

0

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, konfirmuan se ishin martuar zyrtarisht në janar.

Dhe të sapomartuarit ngritën temperaturat së fundmi teksa pozuan së bashku për revistën Vogue të Australisë.

Ylli britanik i muzikës pop, 32-vjeçe, dukej e mahnitshme me një fustan të gjatë shkëlqyes, gjersa partneri i saj zgjodhi një palë xhinse dhe triko të bardhë.

Rita i la flokët e gjatë të lëshuara me një grim të lehtë thuajse natyral, duke hedhur kështu një vështrim tërheqës nga kamera.

Në një foto tjetër, Rita tregoi figurën me një fustan të shkurtër me pupla, ndërkohë që kishte vënë krahët të bashkëshorti i saj.

Image

Rita Ora dhe Taika Waititi

Në një imazh të tretë, këngëtarja mori një pozë të zjarrtë ulur në një tavolinë në natyrë me një fustan të gjatë blu dhe doreza të ngjashme.

Taika qëndroi aty pranë dhe po shikonte gruan e tij me një xhaketë kostum ngjyrë rozë, pantallona të ngjashme dhe një triko të bardhë.

Çifti zbuloi në intervistë sekretin e martesës së tyre të suksesshme që është të lënë kohë për njëri-tjetrin.

Kjo është çështja e martesës, e marrëdhënieve, ka të bëjë me gjetjen e atij personi me të cilin dëshiron të shoqërohesh”, tha Taika.

Image

Rita Ora dhe Taika Waititi

Rita shtoi: “Ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara dhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin, veçanërisht kur ka dy njerëz të zënë në marrëdhënie… Nëse vërtet kujdeseni për dikë, do ta kuptoni”.

Taika gjithashtu pranoi se ndihej ‘i relaksuar dhe i qetë’ sa herë që ishte pranë Ritës.

“Kam bërë shumë gjëra me njerëz të tjerë me të cilët nuk kam qenë kurrë në një marrëdhënie, të cilat ndjehen shumë të ngurtë dhe energjia nuk është në të vërtetë atje”.

“Jemi më të qetë me njëri-tjetrin dhe mund të bëjmë shaka dhe më pas mund të bëhemi edhe seriozë kur duhet’.

Sakaq, Rita zbuloi se bashkëshorti i saj ishte ‘frymëzimi më i madh’ pas albumit të saj të ri “You & I”.

Konjufca për sanksionet e Amerikës për shkak të veriut: Është një gjë e keqe për Kosovën

0

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë janë ngative për vendin tonë dhe situata nuk është mirë dhe nuk ka qenë asnjëherë e tillë.

Këto komente, i pari i Kuvendi i bërë gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka komentuar edhe sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të situatës në veri, duke thënë se “sanksionet janë negative” dhe se “Kosova duhet gjetur një zgjidhje që të dalë prëj kësaj situate”.

“Kjo nuk është e mirë për ne, është një gjë e keqe për Kosovës. Duhet ta bëjmë një dialog të hapur dhe të me aleatët tanë. Pozicionet tona nuk po kuptohen drejt nga Amerika. Kryetarët atje kanë dhënë dorëheqje pa dhunë, tash institucionet mbete ato janë pjesë e Kosovës nuk banojnë në qiell ato, atje shteti nuk pati mundësi tjetër veç se t’i shpall zgjedhjet në dakordim më SHBA-të. Pse nuk e kuptoj ShBA-në, a jemi duke dal na jashtë ligjeve tona nëse ne jemi në rregull me ligje a ka probleme më të mëdha se ligji. Kur u caktuan zgjedhjet SHBA nuk thanë që këto zgjedhje duhet të anulohen.” – ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për procesin zgjedhor në veri, ku u bojkotua nga Lista Serbe, e cila tash po kundërshton kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur nga këto zgjedhje.