3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1618

Rama pyet Luizin nëse martesa me Kiarën është reale apo për spektakël

0

Fama e Luiz Ejllit ka përfshirë pothuajse të gjithë dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2 po vazhdojnë të jetë i pranishëm në shumë dalje publike dhe intervista.

Së fundmi, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ftoi këngëtarin në një ‘podcast’ bashkë me kryetarin e sapo zgjedhur të Shkodrës, Benet Beci.

Mes një interviste që Rama i bëri Luizit për gjithë rrugëtimin e tij, kryeministri e pyet gjithashtu për martesën me moderatoren dhe ish-banoren e BBVA 2, Kiara Titon.

Foto: Edi Rama/Facebook

Një ceremoni martesore mes Luizit dhe Kiarës u zhvillua në natën finale të BBVA dhe kurorëzimi i tyre u bë nga i pari i Tiranës, Erion Veliaj.

Dhe Rama e pyeti nëse martesa e tyre ishte reale, apo sa për spektakël.

“Një gjë dua të di unë, kjo martesa sa dole nga aty është reale apo vazhdim i spektaklit, po pyes se thash larg qoftë se këtë e ka organizuar Lali (Erion Veliaj) se do patjetër të martonte Luizin, urojë të trashëgohesh dhe të kesh një martesë sa më të lumtur”, i tha Rama.
Foto: Edi Rama/Facebook

“Unë nuk e di si i ke punët me Lalin, por është reale, më erdhi keq që nuk ishe”, u përgjigj Luizi.

Në këtë intervistë, Rama me dy të ftuarit e tij foli edhe për ndikimin që Luizi pati në fushatën e Becit në Shkodër. /Telegrafi/

Luiz Ejlli paguhet me shifra marramendëse për një postim në Instagram

0

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli arriti një famë të madhe brenda pak javësh.

E gjithë kjo vëmendje ndaj tij u përkthye edhe në përfitime të mëdha për të dhe një pjesë e mirë e tyre vijnë nga rrjetet sociale.

 

Llogaria e tij e re në Instagram tashmë ka grumbulluar 600 mijë ndjekës dhe fitimet për një post arrijnë shifra marramendëse.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Këtë e ka zbuluar eksperti i IT-së në Shqipëri, Tom Kallanxhi në një intervistë në emisionin “Më lër të flas”.

Ai tha se nga të gjitha personazhet, Luizi është në maje sa i përket përfitimeve nga Instagrami dhe një postimi tij kap shifrën e 10 mijë eurove.

“Luiz Ejlli është on top. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha Kallanxhi.

Foto: Efi Dhedhes/Instagram

Ndërkohë, gazetari Andi Vrapi tha se pas Ejllit renditen edhe ish-banorët e tjerë të BBVA.

“Vendin e dytë e mban Efi me 2000 euro, ndërsa më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pastaj vijnë Dea Mishel e personazhet e tjerë”, tha ai.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Tutje, eksperti i IT-së Kalalnxhi përmendi edhe personazhet e tjera publike që paguhen me shifra të larta për një postim.

“Për Borën dhe Arbanën shifrat lëvizin nga 3000-5000 euro për postim”, u shpreh Kallanxhi.

Theksojmë që adresa aktuale e Luizit në e dyta me radhës, pasi llogaria e parë u mbyll derisa ai ishte brenda shtëpisë së famshme dhe në pa javë kishte gati 700 mijë ndjekës. /Telegrafi/

Pamje: Ruizi i mohon akuzat për drogë: Ish e dashura ma hakoi Twitterin dhe postoi

0

Ish-kampioni i unifikuar i peshave të rënda, Andy Ruiz Junior, ka mohuar akuzat për drogë, duke i quajtur për broçkulla, pasi disa foto u postuan në rrjetin social të tij në Twitter të premten.

Boksieri amerikan, që më së miri njihet për dy përballjet me Anthony Joshua gjatë vitit 2019, u përball së fundmi me një ndarje, me ish të dashurën e cila gjithashtu është nëna e fëmijës së tij.

Ruiz famous knocked Joshua out before losing to him in their rematch

Në muajin e kaluar, TMZ kishte raportuar se kishin parë një dokument, ku Andy Ruiz kishte një ndalim pasi ai kishte abuzuar seksualisht dhe fizikisht ndaj të ish partneres dhe gjithashtu kishte ushtruar dhunë fizike në djalin e tij.

Ruiz kishte mohuar kategorikisht këto akuza, duke thënë se ish e dashura e tij ishte ajo që kishte abuzuar fizikisht.

Të premten, një postim befasues doli në llogarinë e Ruiz në Twitter, për të cilin ai pretendon se ish e dashura ia ka hakuar llogarinë dhe ka postuar.

Ruiz's social media accounts were very active on Friday

Në atë postim shkruhej: “Doja të ndaja me ju se si është vërtet jeta ime pas kampit! Më pëlqen të pi kodeinë dhe marijuhanë gjatë gjithë kohës. Gjithashtu e pëlqej të blej prostituta. Pas kësaj do të zhvilloj konsultë mjekësore për të pastruar gjakun tim, për t’u siguruar të jem i pastër kur VADA të vij në kampin tim stërvitor.”

Cicërima u shoqërua me një video të Ruizit që mbante në dorë dy qese të mëdha që siç duket ishte kanabis, e gjithashtu ishte një foto në të cilin supozohet se Ruiz tentoi të fshehte rezultatet e testit të drogës, VADA.

Krejt kjo ngjarje mori 45 minuta, para se ish-kampioni i botës të merrte llogarinë e tij në kontroll dhe të fshinte pamjet.

Shtëpia e mërgimtarit nga Prizreni bëhet cak i hajnave, vjedhin lëngje, gota uji e çokollata (VIDEO)

0

Një shtëpi e një mërgimtari nga Zvicra ishte cak i hajnave mbrëmë në fshatin Hoçë e Qytetit të Prizrenit.

Në lidhje me ngjarjen, Haxhi Shalla, vëllai i pronarit të shtëpisë tha se hajnat nga aty arritën të marrin vetëm disa çokollata, lëngje e disa gota uji.

“Dje rreth orës 22:00 jam lajmëruar prej vëllait nga Zvicra i cili i ka vërejtur hajnat përmes kamerave të sigurisë. Unë porsa e kam marrë lajmin kam ardhë në vendin e ngjarjes, ku derisa unë kam arritur tek shtëpia, ata kanë kaluar tek shtëpia tjetër”.

“S’kanë arritur të marrin asgjë me vete, me ardhjen tonë janë larguar nga këtu. Kemi gjetur një çantë me gota të ujit e cila ishte e mbyllur. Nuk e di arsyen pse e kanë marrë. Kanë marrë edhe disa çokollata e lëngje”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Tutje, Shala tha se me të arritur në shtëpi e cila ishte cak e vjedhjes, hajnat kaluan murin dhe u larguan në drejtim të panjohur.

“Përmes kamerave i kemi parë ku fillimisht kanë ardhur e kanë hapur derën kryesore e pastaj kanë depërtuar brenda. Shtëpia ishte e demoluar. I kanë demoluar dhomat e gjumit, kuzhinën e çdo vend tjetër”, tha ai, njofton Klankosova.tv

Moti sot me diell, temperaturat deri në 24 gradë

0

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira të pakta parashihen në relievin malor, ndërkaq temperaturat do të jenë në rritje në krahasim me ditët e fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8 gradë celsius, ndërkaq maksimalet do të arrijnë deri në 24 gradë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

I mbijetuari i masakrës së Dubravës: “Serbët gjuanin mbi ne si në kafshë me snajper, automatik e zollë”

0

24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq.

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Bylbyl Duraku, në TV Dukagjini ka rrëfyer për tmerrin që ka përjetuar në këtë masakër në këtë burg.

Duraku, ka thënë se serbët bënin shaka sadiste më të burgosurit që gjendeshin aty dhe i gjuanin si kafshe, pasi nuk kishin mundësi të largoheshin.

“Në atë pjesë ku është memoriali tani na kanë thënë rreshtohuni nga katër dhe kemi filluar të gjithë. Dhe nuk mund pa e cek, unë kam qenë më 5 shokë të mi, më bashkëveprimtarë që kemi qenë bashkë dhe jemi arrestuar bashkë, njëri prej tyre është Sherif Ilazi. Më kujtohet ku më thoshte: Hajde se është pushkatim, të largohemi njëherë e këqyrim”.

“Mua kjo më dukej si habi dhe thosha se këta na kanë në dore neve, kur duan mund të na rreshtojnë dhe të na vritnin, por, ndodhi pikërisht ajo çka tha Sherifi, në një moment njëri prej gardianëve del më një zollë  drejtohet kah ne (dhe shkrep mbi të burgosur) dhe në atë moment jam larguar nga rreshti dhe kanë filluar gjuajtjet nga armë automatike, bomba, granata, pa ndalë. I kanë gjymtosur ende pa vdekur, aty është bërë numri më i madh i viktimave por, jo me kaq.”

“Si kemi mundur të largohemi, me duket se bënim shaka sadiste me ne, dëshironin të na gjuanin si kafshë duke bërë shaka në ato momente tragjike ka pasur raste kur janë vrarë edhe me snajper prej karakollëve(kulla vrojtuese ku rrinë gardianët) mbi të brugosurit. Me 22 maj të viti 1999 janë vrare 154 shqiptarë aty”, ka rrëfyer tutje Duraku.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.

Dy gra dhe pesë burra në garë për rektor në universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit

0
Shtatë kandidatë janë në garë për postin e Rektorit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

 

Dy gra e pesë burra kanë aplikuar në konkursin për këtë pozitë.  Vjollca Dibra, Albana Milaimi, Arsim Susuri, Armend Podvorica, Mentor Alishani, Besim Gollopeni, e Samedin Grrabaj, do jenë kundër njëri-tjetrit për të fituar këtë post.

Sipas Universitetit të Prizrenit, Komisioni Profesional i formuar nga Senati ka përpiluar listën e aplikimeve dhe ka përcjellë atë në Këshillin Drejtues.

Deri më tash sipas këtij institucioni nuk ka pasur ankesa për procesin, njofton Klan Kosova.

Megjithatë po kërkohet që procedurat të zhvillohen në mënyrë transparente në mënyrë që të dihen programet e aplikuesve, ndërkaq që nga këshilli u kërkua që të mos bien pre e politikës e as grupeve të interesit.

Nait Hasani rrëfen përballjen me Arkanin: Jemi takuar ballë për ballë, na shikonte

0

Ish i burgosuri politik dhe ish-ushtari i UÇK-së ka rrëfyer për përballjen që kanë pasur me Arkanin gjatë kohës sa ishte mbajtur në burgjet e Serbisë.

Ai ka treguar se si ishin përballë sy më sy me Arkanin, pasi në burg e kishte sjellë drejtori serb i burgut.

Hasani thotë se ai ua kishte pyetur emrin e mbiemrin, derisa drejtori serb i burgut i kishte thënë se “këta janë terrorista”.

“Jam takuar ballë për ballë. Na ka pyet emrin mbiemrin. Drjetori i ka thanë këta janë terrorista. Arkani na shikonte”, ka thënë Hasani në T7.

Ai thotë se s’kanë pasur fare frikë, meqë ishin përcaktuar shpirtërisht dhe ishin të mësuar me vdekjen çdo ditë.

“Ne ishim përcaktuar shpirtërisht. Vdekjen e kishim cdo ditë. Ne ishim të përgatitur që mund të vriteshim”, ka thënë ai.

‘Xhebrailat’ ofenduan Batatinën, dënohet Ballkani

0

Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka dënuar FC “Ballkani” me një gjobë prej 1500 eurosh, pasi tifozët e grupit “Xhebrailat” kanë ofenduar kryetrajnerin e ekipit mysafir, Tahir Batatina.

Ngjarja ndodhi në sfidën Ballkani – Llapi që u zhvillua javën e kaluar. Vendimi është i plotfuqishëm dhe është bërë bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore.

Ndërkaq, trajneri i Lirisë, Xhengiz Rexhepi është dënuar me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës për shkak të kartonit të kuq si pasojë e ofendimeve ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar në ndeshjen Liria – Drenasi.

Kurti në Krushë të Madhe: Në vendin që pa shumë shkatërrim po hapim dyert e një shkolle të re

0

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, kanë marrë pjesë të premten në përurimin e Shkollës së re Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, në Krushë të Madhe, e që përkon me ditën e kësaj shkolle.

Duke e konsideruar këtë si festë të dyfishtë, Kurti ka thënë se në Krushën e Madhe të dhimbjes së madhe, “sot po i bashkon gëzimi”.

“Fëmijët e lindur në liri, po festojnë të lirë. Kjo shkollë e mban emrin e një atdhetari tonë të madh, të lindur këtu, në Krushë të Madhe, pra Bajram Currit, të cilit në vitin që shkoi e kishim 160-vjetorin e lindjes. Si veprimtar i çështjes sonë kombëtare që u angazhua edhe për shkollën shqipe, duke ndihmuar për themelimin e klubeve e shkollave shqipe në Kosovë dhe duke mbrojtur alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. E sot, bashkë po përurojmë një shkollë të re në vendlindjen e tij të dashur për të gjithë neve”, ka thënë Kurti.

Para të pranishmëve, Kurti, duke thënë se ndihet i lumtur që po merr pjesë në hapjen e shkollës së re, e ka quajtur këtë “një dëshmi e vendosmërisë së tyre të palëkundur, për të rindërtuar jetën, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të vegjlit e të rinjtë e Krushës së Madhe”.

“Në këtë vend që pa shumë shkatërrim, sot po hapim dyert e një ndërtese të re shkollore”, ka thënë ai, duke shtuar se arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për prosperitet për të ardhmen.

“Për ta ngritur cilësinë dhe për të përmirësuar kushtet arsimore, e kemi rritur buxhetin e arsimit edhe në këtë vit. Tanimë janë siguruar 18 milionë euro për investime fillestare për vitet e ardhshme në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla”, ka thënë ai.

Më tutje, Kurti ka thënë se me strategjinë qeverisëse për arsimin, të miratuar nga qeveria e tij për periudhën 2022-2026, parashihen investime domethënëse në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe teknologji të informacionit e të komunikimit.

Objekti i ri i shkollës ka një sipërfaqe prej rreth 5000 m², me 23 klasa mësimi, 2 dhoma për nxënësit parafillor me hyrje të veçantë, laboratorin, bibliotekën, dhomat e leximit dhe klasën e informatikës, të pajisura me inventar bashkëkohor.