15.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Pamje: Ruizi i mohon akuzat për drogë: Ish e dashura ma hakoi Twitterin dhe postoi

Ish-kampioni i unifikuar i peshave të rënda, Andy Ruiz Junior, ka mohuar akuzat për drogë, duke i quajtur për broçkulla, pasi disa foto u postuan në rrjetin social të tij në Twitter të premten.

Boksieri amerikan, që më së miri njihet për dy përballjet me Anthony Joshua gjatë vitit 2019, u përball së fundmi me një ndarje, me ish të dashurën e cila gjithashtu është nëna e fëmijës së tij.

Ruiz famous knocked Joshua out before losing to him in their rematch

Në muajin e kaluar, TMZ kishte raportuar se kishin parë një dokument, ku Andy Ruiz kishte një ndalim pasi ai kishte abuzuar seksualisht dhe fizikisht ndaj të ish partneres dhe gjithashtu kishte ushtruar dhunë fizike në djalin e tij.

Ruiz kishte mohuar kategorikisht këto akuza, duke thënë se ish e dashura e tij ishte ajo që kishte abuzuar fizikisht.

Të premten, një postim befasues doli në llogarinë e Ruiz në Twitter, për të cilin ai pretendon se ish e dashura ia ka hakuar llogarinë dhe ka postuar.

Ruiz's social media accounts were very active on Friday

Në atë postim shkruhej: “Doja të ndaja me ju se si është vërtet jeta ime pas kampit! Më pëlqen të pi kodeinë dhe marijuhanë gjatë gjithë kohës. Gjithashtu e pëlqej të blej prostituta. Pas kësaj do të zhvilloj konsultë mjekësore për të pastruar gjakun tim, për t’u siguruar të jem i pastër kur VADA të vij në kampin tim stërvitor.”

Cicërima u shoqërua me një video të Ruizit që mbante në dorë dy qese të mëdha që siç duket ishte kanabis, e gjithashtu ishte një foto në të cilin supozohet se Ruiz tentoi të fshehte rezultatet e testit të drogës, VADA.

Krejt kjo ngjarje mori 45 minuta, para se ish-kampioni i botës të merrte llogarinë e tij në kontroll dhe të fshinte pamjet.

Më Shumë

Dramë në kufirin në Morinë: Policia gjuhet me armë nga disa persona

Policia e Shtetit informoi sot se në Morinë u godit një grup i strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar...

Vjedhja e 200 mijë eurove: Paratë do të përdoreshin për rindërtimin e Teqesë në Marash të Prizrenit

200 mijë euro dyshohet se janë vjedhur nga arka në shtëpinë e Shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë. E lidhur me rastin kanë reaguar...

Lajmet e Fundit