Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, është zotuar të enjten se do t’i kthejë nëpër vendet e tyre miliona migrantë, në rast se fiton në balotazhin e 28 majit.
Ai është në garë me presidentin aktual, Recep Tayyip Erdogan.
Këto janë deklaratat e para të tij, prej mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
Në rundin e parë, asnjëri kandidat nuk ka arritur të fitojë mbi 50 për qind të votave për pozitën e presidentit.
Megjithatë, performanca e Kilicdaroglut ka qenë më e mira e një kandidati opozitar, përgjatë dy dekadave të fundit.
Kilicdaroglu, 74-vjeçar, ka folur të enjten në favor të votuesve të krahut të djathtë, raporton Rel.
Ai, po ashtu, pritet të takohet edhe me Sinan Oganin – figurë e të djathtës ekstreme, i cili i ka fituar 5.2 për qind të votave, në garën për president.
Të enjten, ai ka folur me ton më të ashpër, sesa në fazën e parë të fushatës.
“Erdogan, ju nuk i keni mbrojtur kufijtë dhe nderin e shtetit”, ka thënë Kilicdaroglu, ish-shërbyes civil.
“Ju keni sjellë me qëllim mbi 10 milionë refugjatë në këtë shtet. Sapo të jem në pushtet, do t’i dërgoj të gjithë në shtëpi”.
Ogan ka thënë se ai do të mbështesë vetëm kandidatin që merret me çështjen e migrantëve dhe e lufton “terrorizmin” – referencë në Turqi për militantët kurdë.
Një dokumentar i ri që flet për jetën e Britney Spears nga vitet e adoleshencës e deri më sot, zbulon krizën e madhe që po kalon marrëdhënia e këngëtares me djemtë e saj. Por një krizë që kishte nisur shumë vite më parë.
Arsyeja pse lidhja e tyre duket si xham i thyer që nuk mund të bashkohet është për shkak të fotove të saj në Instagram.
Në një dokumentar të ri të TMZ me titull ” Britney Spears: Çmimi i Lirisë” zbulohet se pas vendimit të gjykatës që hoqi kujdestarinë e babait të saj dhe martesës së saj me aktorin dhe gjimnastin Sam Asghari, këngëtarja nuk ka mundur të ndihet e ekuilibruar dhe i lumtur.
Asaj i mungon një pjesë e rëndësishme e jetës dhe e përditshmërisë së saj, pasi sipas dokumentarit prej një viti ajo ka humbur kontaktet me dy djemtë e saj, Sean Preston 17-vjeçar dhe Jayden 16-vjeçar, të cilët jetojnë me babai i tyre për 5 vitet e fundit Kevin Federline.
Këngëtarja vazhdon të japë 20 mijë dollarë për ta dhe kjo do të vazhdojë deri në moshën madhore.
Përçarja nuk ishte krijuar vetëm nga deklaratat e djalit të saj të madh, se nëna nuk i kishte kushtuar vëmendje vëllait të tij të vogël dhe la të dhëna se sa pranë tyre si nënë kishte qëndruar gjatë gjithë këtyre viteve. Në momentin e deklaratave u publikua edhe një video ku shihet ajo duke debatuar me ta në një stil shumë të rreptë.
Por arsyeja kryesore ishin diversionet e vazhdueshme të nënës së tyre në Instagram dhe fotot e saj nudo, siç raportojnë burimet e raportit. Djemtë e saj nuk donin të kishin kontakt me të, sepse ndiheshin të turpëruar nga sjellja e saj.
Nuk ka asnjë kontakt as me mesazhe dhe sipas dokumentarit ish-bashkëshorti i Britney ka thënë se është i gatshëm të pajtojë situatën mes tyre.
Dolores Aveiro – nëna e Cristiano Ronaldos – ka reaguar ndaj pretendimeve të një media portugeze se prej disa kohësh po përpiqet të ndajë Georgina Rodriguezin dhe futbollistin legjendar.
Së pari, ajo deklaroi se i ka kontaktuar avokatët, pasi që donte të mbronte reputacionin e familjes së saj.
“Lajmi është publikuar në një gazetë të njohur portugeze, e cila po abuzon me familjen time për qëllime promovimi. Ky lajm është i rremë dhe keqdashës”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Averio shtoi se nuk do të lejonte kurrë që një burim joprofesionist të përdorte emrin e saj. Ajo do të shkojë deri në fund jo vetëm për të mbrojtur veten dhe të dashurit e saj, por edhe për të provuar se gjithçka që është publikuar më parë është krejtësisht e rreme.
“Falënderoj ata që më ndjekin dhe më respektojnë. Lajme të tilla dhembin dhe i lënë ‘duart të lidhura’ kur bëhet fjalë për gjënë më të shtrenjtë – familjen. Nipërit e mi lexojnë dhe dëgjojnë gënjeshtrat që po përhapen. Prandaj nuk do të heq dorë derisa gazetat të vërtetojnë gjithçka që botohet”, përfundoi ajo.
Për të treguar se thashethemet për ndarjen me Georginan nuk janë të vërteta, Cristiano së fundmi ka shpërndarë një fotografi të tyre në Instagram me një mesazh të shkurtër: “Rroftë dashuria”.
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzetetre (23) persona, janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave, një (1) kërkesë për masën e arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi dhe dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe në dy raste të ndryshme të bastisjeve ka sekuestruar sende të cilat do të jenë të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, një (1) kërkesë për masën e arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar nëntë (9) persona në katër raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Një burrë ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:40, në rrugën “Jonus Emre”, në Prizren.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kredie që kishte pasur viktima me të dyshuarin.
“I dyshuari nuk kishte përfillur masën e arrestit shtëpiak të shqiptuar nga gjykata”- thuhet në njoftimin e Policia.Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit- Prizren, ka njoftuar policia.
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten, për shkak mungesës së të akuzuarit Berat Abdullahi, ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar, në rastin ku i njëjti po akuzohet se nga viti 2013 pa autorizim ka botuar veprat “Verorja, Lulëzo Vendi im, Lugjet e Verdha, Picimuli, Pipireku” të autorit Rexhep Hoxha.
Gjykatësi i rastit, Refki Piraj tha se i akuzuari Abdullahi ishte ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën e tij nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, Piraj tha se me ftesë të rregullt janë ftuar edhe të dëmtuarit Ilir dhe Luan Hoxha, mirëpo të njëjtit mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar.
Prezentë në seancë ishte i dëmtuarit Shpend Hoxha i cili tha se të dëmtuarit Hoxha janë vëllezërit e tij dhe se të njëjtit do t’i përfaqësoj sipas autorizmit.
Mungesa e kushteve ligjore ka bërë që kjo seancë të shtyhet, e radhës është caktuar të mbahet më 12 qershor 2023.
Gjykatësi Piraj tha se për të akuzuarin Abdullahi do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.
Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 16 shtator 2022, e ngarkon të akuzuarin Berat Abdullahi, se nga 18 prilli 2013 në vazhdimësi, pa autorizim përdor punën e mbrojtur me të drejtat e autorit, punën e të dëmtuarit, tani të ndjerit Rexhep Hoxha, të cilin e përfaqësojnë trashëgimtarët e tij Ilir Hoxha, Luan Hoxha dhe Shpend Hoxha.
Sipas aktakuzës, më 22 shtator 2011, i ndjeri Hoxha kishte lidhur kontratë me të pandehurin për botimin e veprave të tij “Verorja, Lulëzo Vendi im, Lugjet e Verdha, Picimuli, Pipireku”, dhe pas vdekjes së tij, trashëgimtari Shpend Hoxha me të pandehurin më 9 mars 2013 lidhin kontratë të re, mirëpo më 18 prill 2013, i dëmtuari Shpend Hoxha e anulon kontratën e cekur të datës 9 marsit 2013 për botimin e veprave të autorit Rexhep Hoxha.
Tutje, në aktin akuzues thuhet se i pandehuri, edhe përkundër shkëputjes së marrëveshjes vazhdon me botimin dhe shitjen në librari të ndryshme veprat e cekura të autorit Rexhep Hoxha, duke cenuar të drejtat e autorit, me të cilat veprime iu shkakton dëm material trashëgimtarëve ligjor të të drejtave autoriale.
Për këto veprime, Abdullahi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave të autorit” nga neni 296 par. 5 lidhur me nenin 81 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr. 04/L-082, e dënueshme deri në tre vite burgim. /BetimipërDrejtësi
Sot është Dita Ndërkombëtare e Muzeve, ditë kjo e cila shënohet edhe në Kosovë. Ciceroni i Muzeut të Kosovës, Mimoza Goçi Dragusha, tha për Radio Kosovën se Muzeu Kombëtar i Kosovës ka dy ekspozita bazë në dy salla ku prezantohet arkeologjia dhe historia.
“Muzeu i Kosovës prezanton dy salla ekspozuese. Janë dy ekspozita bazë ku prezantohet arkeologjia dhe historia, që janë të vendosura ashtu në mënyrë kronologjike, ku fillojnë nga neolitit, eneolitit, periudhën e bronzit, hekurit dhe periudhën romake. Po ashtu edhe pjesa e historisë prezantohet në mënyrë kronologjike që nga Perandoria Osmane, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pastaj lufta e fundit, zhvillimi i luftës, të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë luftës. Ka dëshmi të luftës dhe masakrave dhunimeve deri te pjesa e ndërkombëtarëve edhe dreri te shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha ajo.
Dragusha, tha se viteve të fundit është rritur numri i vizitorëve, ku vetëm vitin e kaluar mbi dyzetmijë vizitorë e kanë vizituar Muzeun Kombëtar të Kosovës.
“Është rritur numri i vizitorëve, sidomos gjatë vitit të kaluar që ka qenë pjesa e “Manifestës” që është mbajt brenda Muzeut Kombëtar të Kosovës. Pastaj është pjesa e bashkatdhetarëve që vijnë për pushime. Janë vizitorët ndërkombëtarë. Kemi nxënës dhe vizitorë vendorë të grupmoshave të ndryshme. Diku vetëm vitin e kaluar kemi pasur mbi 40 mijë vizitorë”, deklaroi Goçi Dragusha.
E për etnologen e cila është pjesë e Muzeut të Mitrovicës, Nora Prekazi, gjendja në muzetë e Kosovës nuk e kënaqshme. Ajo i tha Radio Kosovës se sidomos te muzetë lokale, ka mungesë të buxhetit.
“Muzetë qendrore e kanë një përkrahje për sa i përket buxhetit, të ardhurave që është pak me e kënaqshme. Ndërsa te muzetë lokalë kanë më pak për arsye se janë të gjitha pjesë përbërëse e drejtorive për kulturë. Nëse nuk do kishin pasur staf profesional që në disa muze janë mjaft të motivuar, kishim për ta pasur shumë të mangët botën muzeale të cilës i mungon përkrahja”, tha Prekazi.
Po ashtu, Samir Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, i tha Radio Kosovës se numri i vizitorëve në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit është në rritje, pasi është bërë edhe restaurimi i shumë artefakteve të cilat u janë prezantuar vizitorëve për herë të parë.
“Numri i vizitorëve në Muzeun Arkeologjik dita-ditës po shkon duke u rritur. Duke e ristrukturuar funksionimin e këtij institucioni muzeal, por edhe duke e bërë restaurimin e shumë artefakteve të cilat janë prezantuar për herë të parë para qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe turistëve. Po ashtu, numri i vizitorëve po shënon rritje të dukshme edhe në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dhe, pa dyshim, fluksi i vizitorëve po rritet çdo ditë e më shumë edhe në kalanë e Prizrenit”, deklaroi Hoxha.Ky i fundit shtoi se edhe Muzeu i Hidroelektranës është në proces të restaurimit dhe se shpejti do të jetë i gatshëm për vizitorë.
“Muzeu i Hidroelektranës është në proces të restaurimit. Dhe sa po të jetë gati kjo ndërtesë, do të jetë në funksion dhe në shërbim të komunitetit dhe vizitorëve dhe të jetë një qendër atraktive”, tha ai.
Në Muzeun Kombëtar të Kosovës janë mijëra artefakte të cilat janë nga periudha të ndryshme kohore.Radio Kosova
Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë.
Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifkuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër në periudhën e vjeshtës.
Në adresimin e tij për lexuesit në Kosovë, Pamuk ka kërkuar falje për këtë shtyrje, duke thënë se më patjetër do të vijë pas disa muajsh.
“Të dashur lexues nga Kosova. Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet të shtyej vizitën time të paraparë për këtë muaj, por definitivisht do të takohemi këtë vjeshtë. Ju lutem pranoni kërkimfaljen time dhe shihemi në vjeshtën e këtij viti”, ka thënë ai në mesazhin e publikuar nga Ministria e Kulturës.
Me kalimin e viteve, Oleksandr Usyk ka bërë një rrugëtim të gjatë dhe është bërë një nga boksierët më të mirë, duke u mburrur me një rekord prej 20-0.
Ai dëshiron ta vërë veten në provë kundër Tyson Fury-t dhe, përpara asaj ndeshjeje të mundshme, ukrainasi ka folur për udhëtimin e tij sportiv.
“Kur isha në vitin e dytë në shkollë, u sëmura shumë dhe pata pneumoni serioze që ishte shumë e keqe”, zbuloi ai në “The Overlap” në “Sky Sports”, ku u intervistua nga Gary Neville.
Sëmundja mund t’i merrte jetën
“Madje doktori i tha mamasë sime se mund të mos mbijetoja. Ajo sëmundje zgjati një vit”, tha boksieri.
“Do të kaloja dy muaj në spital dhe më pas dy javë në shtëpi, ose edhe një muaj në spital. Që atëherë, gjyshja ime më çonte gjithmonë në kishë dhe më dukej interesante, më pëlqente të shikoja shërbesën. Më pëlqente edhe era e temjanit. Unë studioja vendin. Mund të lutesha”.
“Në atë kohë fillova të bëja edhe pres-up, squats dhe vrap, kështu nisi rrugëtimi im sportiv. Nuk kishte shumë për të bërë në fshat dhe e vetmja gjë që kishim ishte futbolli. Kështu, unë luaja futboll, hipja në kuaj, notoja dhe përmirësova qëndrueshmërinë time duke u futur në ujë të ftohtë”.
“Kur u kthyem në Krime në vitin 2002, fillova të luaja për një ekip profesionist futbolli. Kam luajtur me ta deri sa ka ndërruar jetë babai im. Babai im ishte ai që gjithmonë më motivonte dhe më detyronte të stërvitesha dhe të studioja”.
“Gjithçka që kam tani i takon atij. Ai më dha shumë, më mësoi për prioritetet në jetë. Për mua kjo është familja, sporti dhe arsimi. Ai ishte ushtarak dhe nëna ime e urrente kur më mësoi të luftoja me thikë. Ajo bërtiste ‘Sasha, ai do të rritet si kriminel, çfarë po bën?’. Ai do të përgjigjej ‘Ai kurrë nuk do ta përdorë atë për të tjerët, por kur ai duhet të mbrojë dikë, atëherë ai do ta përdorë atë”, vazhdoi Usyk.
Usyk është i bindur se mund ta mposhtë Tyson Fury
Ukrainasi foli gjithashtu për luftën e tij të mundshme kundër Tyson Fury, ku ai do të synonte t’i jepte fund rekordit të pamposhtur të “Gypsy King”.
“Unë kam nevojë për këtë luftë dhe mendoj se edhe ai ka nevojë për të”, tha Usyk.
“Kjo luftë është shumë e rëndësishme për ne të dy, sepse të katër rripat nuk janë mbajtur nga një person për 30 vjet në kategorinë e peshave të rënda. Pra, të dy kemi nevojë për këtë luftë”.
“Nuk kam frikë nga Tyson Fury. Kjo do të jetë si çdo luftë tjetër. Është thjesht një njeri i madh që nuk ka humbur kurrë më parë kundër një njeriu që ka rripin WBC”.
“Është e mundur që të tërhiqesh, por në fakt kjo është një luftë normale për të drejtën për të fituar të gjitha rripat… Nëse një person është më i madh se unë, nuk do të thotë se është më i fortë. Nëse ka krahë më të gjatë, nuk do të thotë se do të jetë një avantazh”, përfundoi ukrainasi.
Pasi nuk mundën të siguronin një marrëveshje për një përballje në Arabinë Saudite, Fury dhe Usyk pritet të ndeshen në “Wembley” të Londrës më 29 prill. Megjithatë, ende nuk është caktuar asgjë zyrtarisht.