2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1622

Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë para 11 ditësh në Mamushë

0

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prizren, të cilët dyshohen për vrasje në tentativë që ka ndodhur më 6 maj në fshatin Mamushë.

Lidhur me këtë rast, Policia është në kërkim edhe të dy personave të tjerë të dyshuar të cilët ndodhen ne arrati.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Gjatë pasdites, hetuesit e Policisë në Prizren kanë bastisur tri lokacione, duke arrestuar një 45-vjeçar dhe një tjetër 26-vjeçar.

“Këto veprime hetimore janë ndërmarrë me funksion zbardhjes së rastit “Vrasje në Tentativë” të datës 06.05.2023 të ndodhur në fshatin Mamushë dhe me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar lidhur me këtë rast. Janë arrestuar personat e dyshuar M.U. (45-vjeçar) dhe I.B. (26-vjeçar). Te dyshuarit M.U. i është gjetur në posedim dhe më pas është sekuestruar nga krim tekniku në cilësinë e dëshmisë materiale një armë zjarri; Revolver model Knalle, Cal.9mm ROHM RG 69, katër fishekë të armës dhe një gëzhojë. Dyshohet se e njëjta armë është përdorur në rast. Dy të dyshuarit tjerë A.B. (50-vjeçar) dhe A.B. (25-vjeçar) ende janë në arrati dhe në kërkim nga ana e policisë”, ka njoftuar Policia.

Dy personave të arrestuar u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa arma e gjetur është sekuestruar.

Prizren /Deponon në Raiffeisen Bank rreth 10 mijë euro, një 100-she i del e falsifikuar

0

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedhat që raportohen më së shumti si të falsifikuara janë ato prej 50 dhe 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Pothuajse të gjitha bankat në Kosovë kanë rënë pre e bankënotave të falsifikuara dhe ndër to është edhe Raiffeisen Bank. Një rast i tillë ka ndodhur sot në filialin e kësaj banke në Prizren dhe është denoncuar nga një zyrtar.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, në bankomatin e kësaj banke, një klient ka deponuar 10 mijë euro dhe prej tyre një 100 doli të jetë e falsifikuar.

 

 

Pas denoncimit të rastit, kartëmonedha është sekuestruar nga Policia dhe në koordinim me prokurorin e shtetit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, hetimi ka filluar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Kujtojmë se kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

Mot sot: I vranët dhe me reshje shiu, temperatura deri në 17 gradë

0

Moti në Kosovë do të jetë kryesisht me vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, e enjtja do të jetë më e freskët se ditët paraprake.

Po ashtu sot parashihen edhe reshje të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 10 gradë kurse ato maksimalet nga 15 deri në 17 gradë Celsius

Malishevë, urbanizimi i rrugës “Ibrahim Mazreku” drejt finalizimit

0

Projekti për urbanizimin e rrugës “Ibrahim Mazreku” në qendër të Malishevës është drejt finalizimit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai  nga afër sot ka përcjellë  edhe procesin e mbjelljes së drunjve dekorativ, të cilët përveç rregullimit të imazhit urban, do të kenë ndikim tejet pozitiv edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Kastrati ka shprehur mirënjohje për qytetarët dhe bizneset që kanë mirëkuptuar dhe kanë përkrahur procesin e realizimit të këtij projekti.

“ U jemi shumë mirënjohës banorëve dhe të gjitha bizneseve përgjatë kësaj rruge që na kanë mirëkuptuar e na kanë përkrahur që nga dita e parë procesit të realizimit të këtij projekti”, ka shkruar Kastrati.

Mund të jetë një imazh i 12 persona

 

Qytetarët e kapin hajnin në Prizren | Video

0

Një person është kapur nga qytetarët në Prizren në kohën kur po tentonte të vjedhte në pikë të ditës.

Sipas një videoje të publikuar nga media lokale, Televizioni Prizrenit, shihen pamje të personit të dyshuar dhe të patrullës së Policisë dhe të qytetarëve që kanë intervenuar në këtë rast.

 

“E kryva” është porosia e qytetarit që publikon një video-selfie nga vendi i ngjarjes.

Mbyllet Instagrami i Luizit

0

Para pak çastesh, është mbyllur faqja e Luiz Ejllit, ish-banorit të Big Brother Albania që u shndërrua në fenomen në Kosovë e Shqipëri. Arsyet ende nuk dihen.

Herën e fundit kur Luizi hyri live në Instagramin e tij, arriti rekord të shikueshmërisë për disa minuta.

Problemet me faqen e tij u paraqitën edhe më parë. Sa ishte Luizi Brenda shtëpisë, Instagramin e mori nën kontroll motra e tij Ina Ejlli.

 

 

Krejt kjo pas një krisje që ndodhi me njerëzit që e mirëmbanin këtë faqe dhe Top Channelit që ka kërkuar që ta marrë nën menaxhim “Instagramin” e këngëtarit që tashmë ka marrë famë të madhe prej Big Brother VIP Albania.

Emri ‘Gena’ është bërë i njohur brenda shtëpisë së BBV nga Luizi, i cili ka shprehur se është mikesha e tij dhe i ka kërkuar përmes kamerave, që të kujdeset për rrjetet e tij sociale.

Llogaria zyrtare e këngëtarit nga ‘Luiz.Ejlli’ e cila thye rekord, (nga0-636 mijë ndjekës) sihte kthyer në ‘Ina.Ejlli’ dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim.

“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”

Zbulohet arsyeja se përse Nagelsmann refuzoi Chelsea-n

0

Agjenti i Julian Nagelsmann ka pohuar se ish-trajneri i Bayern Munich-ut ishte zgjedhja “numër 1” e Chelsea-t për të marrë drejtimin në “Stamford Bridge” këtë verë, përpara Mauricio Pochettino-s.

Nagelsmann u tërhoq nga gara për stolin e Bluve në prill pasi u zhgënjye me procesin, duke e lënë derën e hapur për kthimin e Pochettino-s në Premier League.

Pochettino, ish-trajneri i Tottenham-it, ka rënë dakord për kushtet me Chelsea-n dhe është vendosur të fluturojë në Londër për të nënshkruar një marrëveshje trevjeçare në ditët në vijim. Por, duke folur në podcastin e “Bild Phrasenmaher”, Volker Struth ka pohuar se Nagelsmann kishte të drejtë që refuzoi një “klub në ujëra të trazuar”.

Ai gjithashtu hodhi poshtë Chelsea-n si një klub që “shpenzon disa qindra milionë euro” për të rregulluar problemet e tyre dhe la të kuptohet se do të kishte “pritje” që të përmbushte rezultatet.

Agjenti 57-vjeçar tha se “Mund të konfirmoj se Chelsea ishte i shpejtë për të thirrur (pas shkarkimit të Nagelsmann në Bayern Munich). Pati disa biseda telefonike”.

“Ishte vendimi i duhur (nga Nagelsmann) për të mos shkuar atje. Është një klub në ujëra të trazuar për momentin. Dhe politika e tyre e transferimeve, duke shpenzuar disa qindra milionë euro, ka rritur pritshmëritë që duhen përmbushur. Kishte edhe disa çështje të tjera”.

“Ai ishte (zgjedhja) e tyre numër një, ky ishte informacioni ynë. Besoj se do të kishte ndodhur nëse ai do ta kishte dashur”, shtoi agjenti.

Megjithatë, sipas “The Athletic”, Chelsea ka hedhur poshtë pretendime të tilla, duke pranuar interesin e tyre për Nagelsmann, por duke mohuar se ai ishte zgjedhja e tyre e parë.

Qëndrimi i tyre vjen menjëherë pasi u zbulua se Pochettino kishte rënë dakord të bëhej trajneri i ardhshëm i Chelsea-t. Argjentinasi do të vijë nga Spanja për të përfunduar marrëveshjen që do ta bëjë atë të emërohet trajneri i ri i Chelsea-t.

51-vjeçari ka negociuar kontratën e tij dhe është në pritje të dritës jeshile nga avokati i tij përpara se të nënshkruajë dokumentet.

Ndërkohë, Nagelsmann ka qenë jashtë fushës që nga marsi, kur u shkarkua nga trajneri i Bayern Munich-ut dhe u zëvendësua me Thomas Tuchel.

Zvicra me vendim për heqjen e vizave për kosovarët, jep një sqarim për ata që duan të punojnë

0

Këshilli Federal i Zvicrës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se sot kanë aprovuar ndryshimet e nevojshme në përputhje me vendimin e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Nga 1 janari 2024, kosovarët s’do të jenë të detyruar të pajisen me vizë nëse dëshirojnë të vizitojnë Zvicrën për një qëndrim deri në 90 ditë maksimumi, raporton Gazeta Express.

“Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për viza që ndërlidhen me sigurinë, kontrollet kufitare dhe migrimin. Për këtë arsye Parlamenti Evropian dhe Këshilli I Be-së kanë aprovuar rregulloren më 19 prill 2023 që përjashton kosovarët nga kërkesa për t’u pajisur me vizë për qëndrim të shkurtër maksimumi 90 ditë. Kërkohet pajisja me pasaportë biometrike. Si një vend i zonës Schengen, Zvicra është e përkushtuar për të miratuar zhvillimet e më tejshme në kuadër të “Schengen Acquis””, thuhet në komunikatë

Nga Këshilli Federal sqarojnë se miratimi i këtyre ndryshimeve në kuadër të Schengenit kërkon edhe modifikimin e Urdhëresës për hyrje dhe lëshimin e vizave (VEV).

“Ky ndryshim i Urdhëresës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë sqarojnë se për të punuar në Zvicër vazhdon të jetë e nevojshme pajisja me vizë.

“Shtetasit kosovarë lejohen të punësohen vetëm me kusht që të kenë kualifikime të mira profesionale dhe të mos gjenden punëtorë ekuivalent në tregun zviceran të punës apo në vendet e BE/EFTA. Gjithashtu duhet respektuar paga dhe kushtet e zakonshme të punës”, sqaron shteti zviceran.

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Kurti: Progresi i Kosovës është i njohur nga raportet ndërkombëtare

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës.

Para studentëve, Kurti foli rreth sfidave dhe sukseseve të qeverisë që ai udhëheq.

Ai theksoi qëndrimin ambicioz të tij në sigurimin e një sistemi më të fortë të mirëqenies, forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen dhe përforcimin e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve dhe rritjen e ekonomisë.

“Ky progres, është njohur gjerësisht nga raporte të shumta ndërkombëtare, duke forcuar reputacionin e Kosovës si një histori suksesi në shtetin e demokracisë”, tha Kurti.

I pranishëm në takim ishte edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Arrestohet një 28 vjeçar në Prizren, i sekuestrohen dy pushkë automatike AK-47

0

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar V.S (28-vjeçar), pasi gjatë kontrollit nga njësitet policore, iu gjetën 20 fishekë, ndërsa në shtëpi edhe dy pushkë automatike AK-47 dhe dy karikatorë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku nga ana e zyrtarëve policorë patrullues është ndalur për kontroll në komunikacion automjeti “VW Golf-4”, me targa regjistrimi të shtetit Bullgar.

“Nen ulësen e ngasësit te këtij automjeti – te dyshuarit V.S.( 28 vjeçar) janë hasur njëzet cope fishekë te kalibrit 7.62mm te cilat me pas janë sekuestruar nga ana e krim teknikut ne cilësinë e dëshmisë materiale . Rastit, ne vendngjarje i përgjigjen edhe hetuesit policor nga te cilet ndermirën masat e duhura”, thuhet në njoftim.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Sipas Policisë, i dyshuari pas arrestimit u shoqërua në Polici për intervistim dhe i njëjti gjatë deklarimit të tij, ka pranuar se posedon dy armë të zjarrit, të cilat i mban në shtëpi pa leje adekuate nga organet kompetente.

Më tej, thuhet se nga ana e hetuesve policorë, të dyshuarit në shtëpinë e tij, i janë gjetur dhe më pas i janë sekuestruar dy pushkë automatike të modelit AK-47 dhe dy karikatorë.

“Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të të cilit armët e gjetura sekuestrohen, iniciohet rasti i klasifikuar si vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”. Me aktvendim me shkrim te Prokurorit, te dyshuarit V.S. i shqiptohet masa e ndalimit për 48 ore dhe kundër te njëjtit ngritët KALLEZIM PENAL”, njofton policia.